mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

Bare tregon debutimin me Atletikon e Madridit : Simeone më qetësoi para se të hyja në fushë

keidi-bareKeidi Bares ende nuk i besohet që ka arritur të veshë fanellën e skuadrës së parë të Atletikos së Madridit që në moshën 19-vjeç. Mesfushori i talentuar shqiptar ka treguar emocionet e debutimit të tij, duke e cilësuar atë si një ëndërr, ndërsa ka zbuluar pak edhe nga biseda që ka bërë me trajnerin Diego Siemone para se të hynte në fushë.

“Ishte hera e parë që luaja në një fushë aq të madhe dhe me shumë tifozë më dukej vetja në ëndërr. Por kur hyra në fushë, pak nga pak më ikën emocionet dhe e kisha mendjen te loja”, tregoi mesfushori i talentuar në një intervistë për “SuperSport”.

 Një dialog i shkurtër me Simeonen në momentin e aktivizimit u fiksua edhe nga kamerat dhe Bare ka treguar se ai të cilin futbollisti e quan “profesor Simeone” i kishte dhënë këshilla se si të shmangte emocionet në këtë ndeshje të parë.

“Marrëdhëniet me profesor Simeonen i kam shumë të mira. Më shpjegon në çdo stërvitje, me mbështet dhe kur u futa me tha ‘Kejdi mos ki frikë, luaj siç di ti dhe luaj si në stërvitje me ne, asgjë më shumë’”, ishte bashkëbisedimi me trajnerin, të cilin Bare shpreson ta përsëritë sa më shumë në vijim të vitit.

“Shpresoj që ky vit të vazhdojë kështu dhe pse jo të kem më shumë ndeshje me ekipin e parë”, tha ai, duke treguar se në këtë moment, pavarësisht miqësive që kishte krijuar në ekip, po mundohej të mësonte sa më shumë prej dy legjenda të Atletikos. “Të them të drejtën shikoj më shumë mesfushorët, ata që shoh janë Gabi dhe Koke, aty fokusohem. Ndërsa marrëdhënie miqësore kam me të gjithë po më shumë me Felipe dhe Himenez”.

Shumëkush mendon se që tani, Bare mund të tregojë vlerat e tij edhe me kombëtaren e madhe dhe duhet përfshirë në grupin e kuqezinjve nga De Biazi që në takimin e ardhshëm. “Jam i kënaqur edhe te U-21 por nëse më thërrasin me ekipin A do të ishte shumë e bukur. Fanella e Shqipërisë për mua është si një lëkurë e dytë”, deklaroi mesfushori fierak, i cili nëse vazhdon me këto ritme, nuk do të ketë të largët ditën kur do të bëhet pjesë e pandashme e kombëtares kuqezi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 17
            [name] => Sport
            [slug] => sport
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 17
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 11167
            [filter] => raw
            [object_id] => 612937
            [cat_ID] => 17
            [category_count] => 11167
            [category_description] => 
            [cat_name] => Sport
            [category_nicename] => sport
            [category_parent] => 0
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X