#NdihmoniAnxhelen/ Jepni edhe ju kontributin tuaj sado të vogël per ti rithyer buzëqeshjen /Anxhela Nocka. Kliko Ketu
mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

Beteja e familjarëve të “21 Janarit”: Kemi prova të reja, por nuk na dëgjon kush. Na vranë dhe tani na kërcënojnë, presim Ramën të mbajë premtimin

aleks-nika_21_janari_0TemA

Teksa po mbushen 6 vite nga ngjarja që përgjaku bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 21 janar 2011, në katër familjet e viktimave vijon të ketë dhimbje, lot dhe lutje për drejtësinë e munguar.

Edhe pse tashmë e kanë humbur shpresën se një ditë fajtorët e vërtete do të marrin ndëshkimin e merituar, ata të bashkuar nga dhembja i janë drejtuar Gjykatës ndërkombëtare të Strasburgut.

Edhe pse i kanë shterur të gjitha fjalët, në një intervistë për gazetën “TemA”, familjarët shprehen se që nga momenti i atentateve edhe deri më sot, janë duke përjetuar vdekje të ngadalta. Sipas tyre, përgjegjësia e vetme bie drejtëpërdrejtë mbi qeverinë e djeshme, apo opozitën e sotme.

Me besimin tek drejtësia ndërkombëtare, ata akuzojnë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, si autorët e këtij krimi, duke thënë se vazhdojnë t’i ngrenë kurthe drejtësisë për të rivrarë çdo 21 janar katër viktimat.

Mark Nikaj, xhaxhai Aleks Nikajt, që u qëllua për vdekje përpara Kryeministrisë, i pyetur nga gazeta “TemA” mbi dosjen e depozituar së fundmi në Gjykatën ndërkombëtare të Strasburgut, shprehet se kanë mbledhur shumë fakte që provojnë krimin shtetëror.

“Prej 6 vitesh trupi i Aleksit po tretet në varr, ndërsa ne vdesim ngadalë nga kjo indiferencë.

Pas dy refuzimeve që kemi marrë nga Strasburgu, depozituam për herë të tretë me shkrim dosjen tone, që përmban të gjithë dokumentacionin e grumbulluar, ku përfshihen:

Materiale mediatike, vendime gjyqësore, prononcime ambasadorësh, deklarata politikanësh, qëndrime të forcave politike etj.

Këtë dokumentacion e kemi përpiluar vetë, pasi Prokuroria e Përgjithshme  refuzon të na japë  dosjen e 21 janarit për të bërë ankimimin, edhe pse ja kemi kërkuar konform të të gjitha rregullave”, tha Nikaj, i cili është autorizuar nga familjarët e viktimave për të ndjekur çështjen hap pas hapi.

Më tej  ai argumenton se ka munguar transparenca e hetimeve të bëra nga Prokuroria.

Nikaj nënvizon faktin se pas mbylljes së çështjes janë fshehur të dhënat e dosjes, veprim që e quan si varrosje të drejtësisë.

Sipas tij, presioni ndaj gjykatave shqiptare ka qenë tepër i lartë nga presidenti aktual i Republikës Nishani, nga lideri i opozitës Basha, si edhe ish-kryeministri Berisha.

“Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë emrat që kanë parapërgatitur skenarin  për të shkaktuar kaos 6 vite më parë.

Ata kanë urdhëruar Gardën e Republikës të qëllojë ndaj protestuesve dhe më pas i kanë mbyllur gojën drejtësisë.

Ne disponojmë fakte të reja mbi personat që kryen vrasjet, por për momentin nuk mund t’i bëjmë publike pasi ndodhen në proces verifikimi”, shprehet avokati Mark Nikaj.

Ndërkohë, edhe për familjen Veizi kjo datë vjen plot dhimbje.

Gruaja e të ndjerit Ziver Veizi, e lodhur nga labirinti ku ndodhet çështja, shpreh besim plotë tek organet ndërkombëtare.

“Shpresa vdes e fundit; është një shprehje që më shoqëron prej vitesh.

Tek ne ka vdekur edhe ka lindur prapë.

Gjykoj se një ditë e vërteta do të  trimfojë”, tha Alma Veizi, teksa e ka të vështirë të rrëfejë për kujtimet që i kanë ngelur nga ngjarja e hidhur.

Plaga qëndron ende e hapur edhe në familjen e Hekuran Dedës, ku familjarët shprehen se besojnë tek premtimi i kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen e çështjes.

“Këto 6 vite kanë qenë shekuj për shkak të vështirësive që kemi pasur. Kemi folur boll.

Nuk gjej shumë fjalë pasi gjithçka ka shterur.

Kam besim se kryeministri do ta mbajë fjalën dhe do të vendosë pas hekurave përgjegjësit”, tregon Zabit Deda, vëllai i Hekuranit që mbeti i vrarë me plumb në kokë afër portës së Kryeministrisë.

Edhe për familjen “Myrtaj”, fatkeqësia që u ka ndodhur nuk është përtypur ende.

Renato Myrtaj, i biri i  Faik Myrtajt, tha se përpos hallit që i ka rënë, në adresë të tyre vazhdojnë të venë kërcënime të forta.

“Kjo është një drejtësi e mohuar dhe 2 emrat e përgjegjësve tashmë i njohin të gjithë shqiptarët.

Edhe nëse do të guxojë ndokush ta hetojë, nuk ka për t’ia dalë kurrë.

Gjurmët që kanë lënë duart e lara me gjak, janë fshehur mirë.

Shpresa e fundit ka ngelur në duart e Strasburgut”, nenvizon RenatoMyrtaj.

Ngjarja e 21 janarit të vitit 2011, cilësohet si një prej më të hidhurave që kanë shoqëruar historinë e tranzicionit shqiptar.

Atë ditë opozita protestonte përpara Kryeministrisë kundër qeverisjes “Berisha”.

Në mbrëmje, ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë të menjëhershme për shtyp, e quajti revoltën si grusht shteti.

Ai fillimisht mohoi përfshirjen e Gardës së Republikës në krim, duke deklaruar se protestuesit ishin vrarë nga afër me armë të sofistifikuara, si çadra pistoletë, stilolapsa pistoletë dhe thika me helme.

Ky version ra shpejt pasi media faktoi mes pamjeve momentet kur forcat e Gardës së Republikës kishin hapur zjarr ndaj protestuesve.

Në një intervistë televizive rreth një muaj më parë, ish-kryeministri siguroi se nuk do ta lironte zyrën e tij për asnjë arsye dhe në rast se ish-lideri i opozitës Edi Rama nuk do të përmbahej, s’do ishte më gjallë.

Sot, tek sa po mbushen 6 vite nga ngjarjet e trishta, autorët e vërtetë të krimit shtetëror janë ende të lirë.

12 komente në “Beteja e familjarëve të “21 Janarit”: Kemi prova të reja, por nuk na dëgjon kush. Na vranë dhe tani na kërcënojnë, presim Ramën të mbajë premtimin”

  1. Valter says:

    Ai ,ZOOBI, eshte pergjeges per shume krime .Kurajo familjareve per perpjekjen e tyre. Po su denua nga gjykatat do te denohet nga perendia.

    1. Avni Rustemi says:

      Lere perendine ne pune te vet…

  2. Niko says:

    Dikur blente lule per pervjetor por tani ka dal ne origjinalitet ,me vjen keq per viktimat por habitem sa injorante jeni akoma se keni kuptu qe rama i kishte mish per karrige. Zoti ju lehtesoft dhimbjen se sa per mend nuk mund tju japi

    1. i revoltuari says:

      Kush i vrau mor ti Niko,o BIR KURVE!? 🙁

  3. katunsi nga bumsi says:

    o budallenj!
    nuk do gjeni kurr drejtsi as nga shteti shqiptar as nga bota.
    shqipnija dihet sesa drejtsi jep.drejtsija shqiptare esht si lesh arapi, dredga dredha.
    bota,perndimi,jep drejtsi me tendenc politike.po ti pershtatet politikes se saj,ke te drejt,nese jo,s gje drejtsi kurr.
    dhe tash qe ka hyp trumpi n amerik,kushedi se cfar kthesash do ket.
    s ka koh mundsi dhe interes qe t merret bota me 21 janarin. Europa po fundoset. amerika po ndrysho.. koha iken… njerzit pergjegjsa kriminela te janarit po plaken dhe do vdesin pa dhon llogari dhe me lumturi qe ja hudhen.
    prandaj,ne menyr qe sales ti ngelen ne fyt ato pare qe ka grabit,vritjani zenin dhe ai do cmendet.
    vritjani zenin dhe cunin e zenit po t ket ne menyr qe sala plak te ngelet pa trashgimtar. ateher ai do marr fund. do jet me keq sesa ta vrasesh ate.
    kte gje I beri amerika sadam hyseinit. ja vrau t gjith djemt,dhe se fundi e vari edhe ate. domethen zhdukje totale.
    a jem apo s jem proamerikan pra?! dhe nese doni te ndjeheni te suksesshem dhe fitimtare:
    kopjoni ameriken atehere!!!

  4. Flamur says:

    Niko qenke nje idjot

  5. Llesh says:

    Lulegjaku çel n’janar

    Vjen i ftohtë 21 janari
    Akull skuqur në çdo anë
    Janë Ziveri e Faiku
    Janë Aleksi e Hekurani
    S’ishin parë kurrë më parë
    Por varfëria bashkë i bani
    Në protestë…
    Në Tiranë.

    Armatosur me varfëri
    Veç marshuan nëpër shesh
    Se besuan n’demokraci
    Se menduan se ka shtet
    Që të gjithëve ua qanë hallet
    Jo se i vret e u hap varret!

    U bashkuan të gjithë bashkë
    Për tu ndarë me më shumë shpresa
    Por këtu u ndalet jeta
    E bashkë mbeten përgjithmonë
    Plumbat jetën ua kanë marrë
    Për ti ngritur n’piedestal.

    Si heronj ata mbeten
    N’mes të sheshit shpresëmadh
    Lulegjaku aty çelën
    Në mes të dimrit
    Në janar!

  6. pankreasi says:

    Niko, nuk eshte idiot, por bashepjestar ne vrasjet e 21 janarit. Ai per vete tashme e ka marre “rrugen e moskthimit (eshte me kancer) por ka hallin e dy djemeve qe edhe pse pa faj, do te paguajne krimin e te atit.

  7. fieraku NGA ferrasi says:

    MOS dilni ne rruge per asnje parti
    Nuk ja vlen te humbesh jeten qe Ta ka dhene Zoti.

  8. Albanistan em i dashtun says:

    Prit gomar te mbije bar.
    Edhe themi dhe e dime qe ne Shqiperi ska drejtesi dhe nga ana tjeter shpresojme si naive qe jeni ne Edscobare dhe Llalle.
    Pse kur u interesua seriozisht per krimet shteterore kjo bande politike e Saliut dhe Edscobarit.

    Vetem Strazburgu e zgjidh ket pune. Mos harxhoni kohe me Kamunistat e djallit.

  9. buburrexi says:

    strasburgu s din ku ka koken e vet,e jo te mendoj per te tjert.
    vetja.
    vetvetja e nxjerr qimen nga ulli
    I zoti e nxjerr gomarin prej balte
    I zoti qe ka edhe zotsi. duhet me pas zotsi dhe me vepru vet.
    atyre qe ju ka ra halli mbi kry I tako me e zgjidh alla shqiptarce

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 3
            [name] => Aktualitet
            [slug] => aktualitet
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 3
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 82458
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 3
            [category_count] => 82458
            [category_description] => 
            [cat_name] => Aktualitet
            [category_nicename] => aktualitet
            [category_parent] => 0
        )

    [1] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 6
            [name] => Kronika
            [slug] => kronika
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 6
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 3
            [count] => 16284
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 6
            [category_count] => 16284
            [category_description] => 
            [cat_name] => Kronika
            [category_nicename] => kronika
            [category_parent] => 3
        )

    [2] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 1
            [name] => Kryesore
            [slug] => kryesore
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 1
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 34843
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 1
            [category_count] => 34843
            [category_description] => 
            [cat_name] => Kryesore
            [category_nicename] => kryesore
            [category_parent] => 0
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X