#NdihmoniAnxhelen/ Jepni edhe ju kontributin tuaj sado të vogël per ti rithyer buzëqeshjen /Anxhela Nocka. Kliko Ketu
mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

Bienalja Ndërkombëtare e Akuarelit në Tiranë mbledh 400 artistë nga 63 shtete

aaKur flasim për mediumin e akuarelit paralelisht mendojmë që nuk është në rresht të parë në artet pamore. Por shoqata ndërkombëtare e akuarelistëve ka vendosur t’i rikthehet nëpërmjet edicionit të dytë të Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit në Tiranë.

“Është një nga mediumet që ka mbi 30 vjet nga analizat që ne kemi bërë, ishte abandonuar sepse tashmë ka marrë një formë ku ne ndihemi krenar për arsye se është një medium ku të gjithë fillojnë nga ai”, thotë Helidon Haliti, kurator i Bienales së Akuarelit.

Ky edicion i dytë ka një zgjerim dhe në cilësinë e prurjeve. Rusia, Kina, Kanadaja, Korea etj., janë pjesmarrës në këtë biennale, në të cilën kanë aplikuar rreth 800 artistë.

“Prurjet që ne kemi sjellë janë të nivelit absolutisht botërore”, thotë Haliti.

Nuk ka vetëm komunikim me të rinjtë, apo ekspozita, por rëndësia më e madhe është që këta emra të mëdhenj të artit botëror do të pikturojnë Shqipërinë, ccka do të ngelet edhe një trashëgimi ndër breza.

“Kjo lë shumë gjurmë sepse ata pikturojnë Shqipërinë, sjellin me vete gjithë studentët e tyre ndaj ne kemi 400 artistë sivjet nga 65 vende të botës dhe kjo të do të ishte një ëndërr para 30 vjetësh ndërkohë që tani është bërë realitet”, thotë Haliti më tej.

Pas një punë tetë mujore me vështirësi, kjo Bienalet do të ccelet në 12 mars e do të vijojë deri në 22 mars, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Duke rikthyer dashurinë e parë që shumë piktorë e kanë pasur në fillesat e tyre./ Top Channel 

1 komente në “Bienalja Ndërkombëtare e Akuarelit në Tiranë mbledh 400 artistë nga 63 shtete”

  1. dash says:

    Mund te shtonit disa foto te akuareleve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 21
            [name] => Kulture
            [slug] => kulture
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 49
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 2355
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 21
            [category_count] => 2355
            [category_description] => 
            [cat_name] => Kulture
            [category_nicename] => kulture
            [category_parent] => 0
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X