mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

FAKSIMILE/ Zbulohet lidhja e Shkëlzen Berishës me Nuel Kalaj. Drejtori çek: Takimin me “të birin” (Zenin) do ta bëjmë pas ardhjes së kryeministrit (Berishës)

Shkëlzen Berisha e mohoi shkarazi dje, lidhjen e tij me sekserin Nuel Kalaj.

Por, dëshmia e drejtorit çek të CEZ në Tiranë, Josef Hejsek, tregon qartë lidhjen e tij me sekserin.

Hejsek i shkruan nëndrejtorit të CEZ në Çeki, se do të takohej me Zenin, bashkë me Nuel Kalaj.

Dje Komisioni Hetimor Parlamentar per hetimin e privatizimit te OSSH nga kompania CEZ u njoh me disa prova te rendesishme lidhur me nje person te quajtur Nuel (Nue) Kalaj i cili sipas deshmive te deritanishme ka qene “sekseri” i marteses se qeverise shqiptare te asaj kohe te drejtuar nga Sali Berisha me kompanine CEZ.

Komisioni ka administruar nga nje banke e novelit te dyte disa llogari bankare te Nue Kalaj, i cili ka marre nga CEZ transferta bankare disa milione euro.

Keto shuma me pas i ka terhequr cash me 16 qershor 2009, vetem pak dite para zgjedhjeve te vitit 2009.

Gjithashtu Komisioni ka kerkuar informacione shtese nga banka, por edhe nga banka te tjera, pse CEZ i ka bere keto transferta tek ky individ dhe ku i ka cuar parate cash Nue Kalaj.

Per Nuel (Nue) Kalaj ne deshmine e deshmitarit Romeo Karra ne Komisionin Hetimor rezulton te kete qene edhe ndermjetesi i kontakteve dhe bisedave ndermjet Qeverise shqiptare dhe kompanise CEZ.

Sot po publikojme nje nder shume provat e pakontestueshme, e cila deshmon qarte rolin qe ka luajtur Neul Kalaj.

Ai ka qene i lidhur me te birin e kryeministrit te asaj kohe, Sali Berishes.

Kjo kuptohet qarte ne kete e-mail ku drejtori çek ne Shqiperi, Josef Hejsek, i thote n/drejtorit te CEZ-it ne Prage, Tomas Pleskac, se do ta priste bashku me Nuelin ne aeroport, ne sallonin VIP.

Hejseku thote gjithashtu se sipas Nuelit, takimi me te birin do ta shtyjme per neser, pas ardhjes se kryeministrit.

Pra kuptohet qe Tomas Pleskac (n/drejtori i CEZ-it ne Prage), se bashku me Hejsekun dhe te tjere jane takuar me kryeministrin dhe pastaj me te birin e tij.

Sot nuk po bej asnje pyetje. Pyetjet do t’i behen ne komsion hetimor dhe me pas.

Hetimi parlamentar vazhdon”, shkruan kryetari i Komisionit Hetimor për aferën e CEZ, Taulant Balla.

Reagon sekseri: Nuk i fshihem drejtësisë

Pasi nuk është paraqitur në komisionin hetimor parlamentar për çështjen CEZ, Nuel Kalaj, i dyshuari për lidhjet mes qeverisë Berisha dhe kompanisë çeke në privatizmin e OSHEE-së në 2009, ka reaguar përmes një email-i.

Ai thotë se, këto ditë ndodhet në Kosovë për arsye familjare, ndërsa njoftimin për t’u paraqitur në komision e ka marrë vetëm një ditë para mbledhjes.

Kalaj thotë se, për shkak të kushteve të vështira atmosferike e kishte të pamundur të udhëtonte në Tiranë. I dyshuari si sekser thotë se, në asnjë rrethanë nuk do të fshihet dhe nuk do t’i largohet përgjegjësisë sa i përket kësaj çështjeje.

Kalaj mbron aktivitetin e tij duke thënë se, është i mbështetur në baza ligjore dhe se marrëveshja me ÇEZ-in është kontraktuale. Pas periudhës së pushimit, Kalaj thotë se është i gatshëm të paraqitet vullnetarisht pranë komisionit parlamentar.

Unë Nuel Kalaj dëshiroj të informoj se në lidhje me ftesën për tu paraqitur në Komisionin hetimor parlamentar për çështjen e CEZ.

Ndodhem në Kosovë dhe njoftimin e kam marrë një ditë përpara mbledhjes.

Për shkak të kushteve të vështira të motit e kisha të pamundur të udhëtona në  Tiranë.

Nuk fshihem dhe nuk i iki përgjegjësisë për këtë çështje.

Aktiviteti im është i mbështetutr në baza ligjore dhe marrëveshja ime me CEZ ka qenë kontraktuale.

Pas pushimit jam i gatshëm të paraqitem vullnetarisht në komisionin hetimor për CEZ”, shprehet ai.

8 komente në “FAKSIMILE/ Zbulohet lidhja e Shkëlzen Berishës me Nuel Kalaj. Drejtori çek: Takimin me “të birin” (Zenin) do ta bëjmë pas ardhjes së kryeministrit (Berishës)”

  1. Andi thotë:

    Domethen paska pas korrupsion ne kohen kur qeveriste Berisha…. pse thote qe ska pasur ai athere?

    1. Andi thotë:

      Aty nuk thote qe jane takuar por qe do takohen. Kanpak ndryshim apo jo ?

  2. Tirana thotë:

    Problemi duket qe eshte vjedhje ashiqare. Po te ishin bere veprimet sipas kontratave midis qeverise shqiptare e cez,pse te terhiqeshin leket cash? Perse duhej ky Nue ? Mos valle ishte administrator I Cez-it ? Hajde Sali fol se te erdhi dita te tregohesh nje here I ndergjegjshem!

  3. Dorian thotë:

    🙂 ka nje ndryshim midis ate qe nenkuptohet dhe asaj qe shkruhet.

    Kur nderkohe te gjithe ne e dime se per cilin behet fjale, perpara gjykatesit MR, PM ose I Biri nuk thone asgje konkrete…

    me nje fjale mbyllet ceshtja per mungese provash. Prape si futet gjembi ne kembe….

  4. Aureli thotë:

    Ky korrupsion eshte vetem maja e ajsbergut do shihni sa do dalin po doli sali mortja ne gjyq.

  5. Ndrikulla thotë:

    Te bahet kujdes me “Noelin”,se mos,peson ndonje aksident,e nuk do deshmoje…
    C’fare pritet me, por te arrestohet i paudhi Salih.

  6. Shqiptari i ILIRISE. thotë:

    Po kush beson se Saliu me Zenin nuk kane gisht ne vjedhjen e shqiptareve me privatizimin e OSSH dhe gjithe privatizimeve eshte vetem nje TRAP!

  7. Sa concesinsione ca dhene i “ndjeri” Salieh Karaxhic, e sa para i shkojne te ngrohta ne shtepi atij, Zenit, Gites cdo muaj, kjo qe po lexoni me lart s eshte gje….me fal, ne familjen Karaxhic Berishovic hyn edhe Lulza bashovic….do i ktheni nje me nje cfar i keni vjedhur popullit o kriminele, hajdute e vrases te paskrupullt. Zoti do marre hak mbi ju. Mendoni se keni siguruar edhe brezin e 7, por as ju sdo ti gezoni…harram, harram, harram…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 3
            [name] => Aktualitet
            [slug] => aktualitet
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 3
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 79370
            [filter] => raw
            [object_id] => 612656
            [cat_ID] => 3
            [category_count] => 79370
            [category_description] => 
            [cat_name] => Aktualitet
            [category_nicename] => aktualitet
            [category_parent] => 0
        )

    [1] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 6
            [name] => Kronika
            [slug] => kronika
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 6
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 3
            [count] => 15781
            [filter] => raw
            [object_id] => 612656
            [cat_ID] => 6
            [category_count] => 15781
            [category_description] => 
            [cat_name] => Kronika
            [category_nicename] => kronika
            [category_parent] => 3
        )

    [2] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 1
            [name] => Kryesore
            [slug] => kryesore
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 1
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 34450
            [filter] => raw
            [object_id] => 612656
            [cat_ID] => 1
            [category_count] => 34450
            [category_description] => 
            [cat_name] => Kryesore
            [category_nicename] => kryesore
            [category_parent] => 0
        )

    [3] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 4
            [name] => Politika
            [slug] => politika
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 4
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 3
            [count] => 24056
            [filter] => raw
            [object_id] => 612656
            [cat_ID] => 4
            [category_count] => 24056
            [category_description] => 
            [cat_name] => Politika
            [category_nicename] => politika
            [category_parent] => 3
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X