#NdihmoniAnxhelen/ Jepni edhe ju kontributin tuaj sado të vogël per ti rithyer buzëqeshjen /Anxhela Nocka. Kliko Ketu
mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

Fjalori fashist i gojëndyrit Fërçkovski kundër shqiptarëve

FerckovskiLubomir Fërçkovski, një profesor maqedonas i drejtësisë, i cili ka qenë ministër i Brendshëm kur janë vrarë dhe torturuar shumë shqiptarë, ka fyer rëndë shqiptarët e Maqedonisë. Fërçkovski vazhdon të jetë eminencë gri e partisë socialdemokrate (LSDM). Si do të përgjigjen mbështetësit shqiptarë të LSDM-së ndaj fjalorit vulgar e ksenofob të Fërçkovskit? Dhe a do ta ftojë Top Channel në Tiranë si mysafir këtë gojëndyrë nga Shkupi?

Nga Enver Robelli

Si gjithkund në Ballkan edhe në Maqedoni politika është një arenë e polemikave të ashpra, e luftës gati të pamëshirshme për pushtet, e fushatave të egra dhe ofendimeve kolektive dhe personale. Në këtë mes nuk dallojnë aq as shqiptarët, si popullsia e dytë për nga numri, pas maqedonasve sllavë. Sidomos në fushatën para zgjedhjeve të fundit parlamentare mes katër partive shqiptare janë shkëmbyer fjalë të rënda, akuza, shpifje, kërcënime, denoncime.

Zgjedhjet në Maqedoni fatmirësisht kaluan pa tensione të mëdha, por ato nuk nxorën një fitues të qartë. Partia konservatore VMRO-DPMNE dhe partia socialdemokrate LSDM kanë marrë numrin pothuaj të barabartë të mandateve: 51 me 49. Duke pasur dy mandate më shumë se opozita socialdemokrate, kryeministri shumëvjeçar dhe i kontestuar Nikola Gruevski ka nisur përpjekjet për të krijuar qeverinë e re. Mandatin për këtë e ka marrë nga presidenti i vendit.

Ndërkohë partitë shqiptare, pas takimeve në Tiranë me kryeministrin Edi Rama dhe në Prishtinë me kryetarin Hashim Thaçi, dolën me një platformë të përbashkët, e cila përmban disa kërkesa si kushte për të qenë pjesë e qeverisë së ardhshme të Maqedonisë. Thënë shkurt: shqiptarët me platformën e tyre kërkojnë të jenë të barabartë në shtetin e tyre, të cilit ia paguajnë taksat.

Kjo platformë ka ngjallur reagime të ndryshme në Maqedoni, kryesisht ksenofobe. Ndërsa Gruevski supozon se pas platformës së shqiptarëve qëndrojnë «të huajt» (diplomatët e BE-së dhe ata të Ëashingtonit), Lubomir Fërçkovski, një profesor maqedonas i drejtësisë, i cili konsiderohet si eminencë gri e socialdemokratëve të Zoran Zaevit, e ka ndotur opinionin publik me komente vulgare dhe me një fjalor fashist antishqiptar.

Në një artikull të botuar në portalin maqedonas libertas.mk Fërçkovski në stilin e një pijaneci të kafehaneve më të ndyra ballkanike, ka shkruar: «Qijani nënën, vëllezër shqiptarë. S’keni mundur ta bëni më mut». Fërçkovski e ka fjalën për platformën e partive shqiptare. Domethënë kërkesa e shqiptarëve për barazi politike dhe gjuhësore në Maqedoni, për shanse të barabarta në jetën publike, për ndarje korrekte të buxhetit, për përfaqësim të denjë në administratën publike merituaka, sipas Fërçkovskit, vetëm një batare me fyerje nga përfaqësuesi i kombit suprem maqedonas, i cili shqiptarët autoktonë i konsideron mysafirë në Maqedoni.

Fyerjet e Fërçkovskit nuk marrin fund këtu. Ai i quan «prijës fisesh» liderët politikë shqiptarë, të cilët nënshkruan platformën politike pas zgjedhjeve. Nëntoni i kësaj gjuhe të politikanit maqedonas është ky: shqiptarët na qenkan si disa fise afrikane pa vetëdije kombëtare, pa kulturë, pa ide për shtetin, pa kureshtje për kulturë, arsim, mirëqenie. Fërçkovski e quan platformën «parazitizëm të shqiptarizmës». Përkthyer në gjuhë të kuptueshme kjo i bie: shqiptarët, këta parazitë, s’kanë të drejtë të kërkojnë asgjë, mjafton që i lëmë të marrin frymë në «shtetin tonë». Nuk thuhet rastësisht se më e poshtër se ksenofobia e politikanëve të djathtë është vetëm ksenofobia e majtistëve, të cilët hiqen si liberalë dhe në fund heqin maskën.

Fërçkovski, në të vërtetë, ndaj shqiptarëve ka vepruar përherë pa maskë, si nacionalist i egër dhe i dhunshëm, por mbi të gjitha si shtypës i të drejtave të tyre.

Lexueseve duhet kujtuar këtu në mënyrë telegrafike biografia politike e Lubomir Fërçkovskit. Ai ishte ministër i Brendshëm kur në vitin 1992 në lagjen Bit Pazar të Shkupit u vranë tre shqiptarë dhe një grua maqedonase. Këta qytetarë u vranë nga të shtënat e pakontrolluara të policisë maqedonase në lagjet e banuara me shqiptarë. Fërçkovski ishte ministër i Brendshëm kur më 1994 populli shqiptar i Tetovës dhe më gjerë doli në demonstrata në kërkim të së drejtës për shkollim në nivel universitar. Me atë rast policët maqedonas, shefi i të cilëve ishte Fërçkovski, terrorizuan qindra qytetarë dhe vranë të riun Abdylselam Emini. Paramendojeni: një profesor universiteti urdhëron policinë të masakrojë qytetarët që kërkojnë universitet.

Sipas njohësve të mirë të asaj periudhe policia – ndërsa shef e kishte Fërçkovskin – inskenoi një incident në fshatin Ladorishtë të Strugës me të vetmin qëllim: keqtrajtimin e banorëve shqiptarë. Fërçkovski ishte ministër i Brendshëm kur gjatë viteve 1993-95 me afera të sajuara u burgosën shumë funksionarë të Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD) dhe kështu filloi fragmentarizimi i bllokut politik shqiptar. Nga kjo lëngatë shqiptarët nuk po mëkëmbën ende. Si profesor i drejtësisë Fërçkovski është njëri nga autorët e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë pas shkëputjes nga Jugosllavia. Në këtë ligj themelor shqiptarët u degraduan në pakicë kombëtare dhe Maqedonia u definua si shtet i maqedonasve sllavë. Në prag të arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, Fërçkovski angazhohej për një betejë përfundimtare për mposhtjen e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK). Ai nuk mund ta përfytyronte se Maqedonia e tij duhej t’u jepte shqiptarëve të drejtat që u takonin ndërsa në malet rreth Shkupit e Tetovës ende kishte vajza e djem shqiptarë të armatosur.

Si do të sillet dhe si duhet të sillet opinioni shqiptar në Maqedoni ndaj deklaratave të fundit të Fërçkovskit? Injorimi i këtyre fyerjeve me heshtje do të ishte fatal. Socialdemokratët maqedonas kanë marrë mijëra vota nga shqiptarët (mbase rreth 30 mijë), andaj gjuhën fyese të Fërçkovskit duhet ta dënojë jo vetëm Zoran Zaevi, por edhe ata shqiptarë që kanë vendosur të jenë pjesë e LSDM-së duke besuar mbase me naivitet se Zaevi dhe besnikët e tij vërtet i pranojnë shqiptarët si qytetarë të barabartë.

Tani duhet ta kapin veten për hunde edhe disa analistë shqiptarë të çarshisë së Shkupit, të cilët e kanë lartësuar dhe promovuar Fërçkovskin si personalitet liberal. Si të tillë madje e kanë futur (kontrabanduar?) edhe në studiot e televizionit të Tiranës, Top Channel. Këta mondialistë superliberalë shqiptarë, të cilët të qenmit shqiptar e shohin si një lloj zhuge, duhet të mbajnë qëndrim tani – ndaj Fërçkovskit dhe fërçkofskëve të tjerë.

Të gjithë e kemi të qartë sa politikan i mbrapshtë është Nikola Gruevski – si për maqedonas, ashtu edhe për shqiptarët nga Ohri në Kumanovë. Por sa dallojnë prej tij politikanët si Lubomir Fërçkovski, i cili vazhdon të ketë ndikim të madh në elektoratin e LSDM-së? Vërtet, cili është dallimi mes diktatorit të vogël Nikola Gruevski dhe ksenofobit të madh Lubomir Fërçkovski?

Deklaratat çmendurake të Fërçkovskit tregojnë se elitat politike dhe intelektuale maqedonase vazhdojnë të kultivojnë urrejtje ndaj shqiptarëve, duke i shikuar si «racë të ulët». Me sa duket maqedonasit – pa marrë parasysh në janë nacionalistë apo pseudoliberalë – nuk e kanë kuptuar ende se kanë kaluar njëherë e përgjithmonë kohërat kur shqiptarët në rajon i shikonin me nënçmim dhe mund t’i diskriminonin orë e çast nxënësit në Tetovë e Kumanovë, fshatarët në rrethinën e Strugës dhe politikanët lokalë vetëm për shkak të shpalosjes së flamurit kombëtar shqiptar. Nacionalistët maqedonas mund ta bënin këtë kur e kishin Jugosllavinë si forcë mbështetëse. Jo më!

Për maqedonasit sllavë nënçmimi apo hapja e konflikteve me shqiptarët mund të ketë pasoja fatale. Prej të gjithë fqinjëve të Maqedonisë shqiptarët dhe dy shtetet me shumicë shqiptare në Ballkan (Kosova dhe Shqipëri) janë treguar më dashamirëse ndaj maqedonasve sllavë. Nuk e kanë mohuar emrin e shtetit të tyre (siç bëjnë grekët), nuk e kanë kontestuar gjuhën maqedonase (siç bëjnë nacionalistët bullgarë), nuk janë tallur me kishën ortodokse maqedonase (siç bën kisha ortodokse serbe). Kur në vitet ’90 Greqia bllokoi portin e Selanikut për Maqedoninë, qeveria e Republikës së Shqipërisë hapi portin e Durrësit për nevoja të qeverisë së Shkupit. Fërçkovski dhe ksenofobë të tjerë të Maqedonisë duhet të ndjekin urgjentisht ligjërata te profesoresha Latinka Peroviq në Beograd. Ajo para disa vitesh u pati thënë serbëve se duhet të kenë kujdes dhe të punojnë për marrëdhënie sa më të mira me shqiptarët si fqinjët më të rëndësishëm. Sepse ka kaluar koha kur nacionalisti serbomadh Vaso Çubrilloviqi thoshte se nuk bëhet askush merak nëse ua djegim vatrat shqiptarëve, nëse ua mbysim bagëtinë dhe nëse i përzëmë në fushat e Anadollit. Ëndrra të tilla mund të shoh edhe Fërçkovski, por një ditë mund të zgjohet pa Maqedoninë e tij.

20 komente në “Fjalori fashist i gojëndyrit Fërçkovski kundër shqiptarëve”

  1. Kellira says:

    Enver Robelli, se c’kane pas menduar dhe mendojne maqedonasit kjo nuk eshte gje e re.
    Po a mund te na shpjegosh se c’pjese e “platformes kombetare shqiptare” ka qenë në të kaluarën dhe eshte ajo partia muslimane?!
    Mos eshte pjese e platformes sllavo-maqedonase?!

    1. xxx says:

      Kellira/Po Maqedonija eshte 40% sllave dhe 60%muslimane,qfar perqindje te popullates kerkojsh atje,eshte normale qe tant thirren ne muslimanizam,kur jan te tille,mes maqedonve ki Bullgar,serb,vllleh,rumun,maqedon,po tan thirren ne ortodoxin,bile ky frqkovski eshte me origjine vllehe(ju qe pi thirrni ortodox shqiptar)

      1. Kellira says:

        Se ndoshta nuk e kupton.
        Po flas per “platforme kombetare shqiptare” dhe jo “platforme te shqiptareve te Maqedonise”. Nese ju e perjashtoni veten nga “kombi shqiptar” mund te zgjidhni cfare te deshironi por mos harroni historine.
        Platforma kombetare shqiptare qe prej shekullit te 19-te e perjashton besimin fetar. “Feja e shqiptarit eshte shqiptaria” dhe kjo i ka mbajtur shqiptaret e bashkuar.
        Nese ju do te fusni fene (por edhe ndonje gjuhe si psh turke apo arabe) ne platforme do ta humbisni mbeshtetjen nga pjesa tjeter e kombit por edhe nga Europa laike apo Amerika.
        Vllai turk nuk do t’ju vije dot ne ndihme per shume arsye. Percarja e shqiptareve eshte pjese e “plaftormes sllavo-maqedonase”.
        Nuk di e kuptove gjo…
        Hajt shnet!

        1. xxx says:

          Kellir/Duhet te qendrojsh ne Maqedoni per ta msu at vend,ti sigurisht mbshtetesh ne historin e rreme qe kemi,strukturat nacionale ne Maqedoni dallojn shum si nga Kosova ashtu dhe shqiprija,ne Maqedoni ke shqiptar te shperngulur nga sanxhaku i Nishit,pastaj ke boshnjak nga Bosna Sanxhaku,Kosova,ke Turq te shperngulur qe nga viti 1912 te cilet nuk kan arrit te shkojn per Turqi dhe aty kan ngele,perpos martesave qe bejn mes vetit kan dhe xhamit e perbashketa ku i kryejn ritet fetare,per ate te kam thene qe muslimanizmi ne kete vend eshte mbi kombin,se kemi te bejm me disa popuj qe kan perkatsi te ndryshme po nji fe,edhe ne Kosove nqf se i shiqojm rexhistrat e te lindurve,tek ka viti 1950 fillojn te shkruhen si shqiptar,dhe Kellire kta nuk jan perzen nga trojet qe kan qene shqiptar,po jan perzen qe kan qene musliman dhe aty ben dallim,se (shqiptaret)krishter qofshin ortodox apo katolik kan mbetur aty ku kan qene qimja e flokve nuk ju ka mungu,ti duhet te lexojsh pak te huajt qka kan shkru,sit mbshetesh ne shkrimet shqiptare dreqi na ka henger.

      2. ay qy says:

        IDIOT tyrceli xxx! Ku i gjete keto shifra 40% sllave e 60% “myslimane”!? Apo te rrocka e tyrcelies tende. Ne rradhe te pare ose ndaj perqindjet nga pikepamja etnike ose nga pikepamja fetare. Pra sa % jane sllave,shqiptare,vlleh,turq,rome..qe eshte krejt tjeter ndarje, apo sa % jane orthodhokse,myslimane,katolike,protestante … qe eshte po ashtu tjeter ndarje. “Perzierja” e ketyre dy ndarjeve eshte pune BYTHQIMASH si puna jote mor tyrceli xxx! Sepse halabake si puna jote nuk kane komb dhe atdhe,por jane arabo-tyrcelinj pa identitet kombetar. Ti je saktesisht nje arabo-turk shqipfoles (megjithese shqipja jote eshte si ajo e majmunit ne kopshtin zoologjik). Ti nuk njeh as realitetin shqiptar e as ate maqedonas! Orthodhokset shqiptare ne Shqiperi nuk jane vllehe,por shqiptare brez pas brezi. Natyrisht qe ka edhe vllaho-shqiptare ne Shqiperi,por ata jane vetem nje pjese e vogel e komunitetit shqiptar orthodhoks. E nje gje mos e harro mor PRESHEKAR Tyrceliu : edhe shqiptaret myslimane parardhesit e tyre i kane kristiane (ne shumice orthodhokse dhe ne zona bregdetare edhe katolike).

  2. temp says:

    Duket qe shtetit maqedonas po i vjen fundi. Shume mire. Te pergatitemi per nje gje te tille. Ose nje Maqedoni me model Sviceran (federate e gjere), ose nje shkrirje. Ato nuk e bejne kete vetem per nje arsye, sepse nuk duan te leshojne teritoret shqipetare. Prandaj as dhe nje hap mbrapa, pasi ne momentin e pare te dobesise se shqipetareve do bejne ate qe kane bere gjithnje me perpara, debimin e shqipetareve nga trojet e tyre autoktone.

    1. me thene te drejten says:

      MAKEDHONIA ESHTE SHQIPTARE,AS GREKE,AS BULLGARE
      Ne Makedhoni nuk ka patur e nuk ka “greke” (as ne Makedhonine e Shkupit,pra verioren e as ne Makedhonine e Selenikut,pra jugoren). Kur Makedhonia e jugut (ajo e Selenikut) u pushtua nga ushtria neo-greke ne 1913-en,atje nuk kishte asnje grek. Dokumentet historike te vete ushtrise neo-greke e deshmojne qarte kete. Askush nuk dinte greqisht ne ato ane,me perjashtime te prifterinjve qe e kishin mesimin e greqishtes te detyruar sepse ishte gjuhe administrative e kishes! Shteti neogrek u mundua te ndryshonte strukturen etnike te kesaj zone (qe popullohej nga shqiptare,sllave,vllahe,turq,hebrej e armene) duke sjelle popullsi kristiane nga Turqia (te quajturit ponte,karamanlinj dhe kapadhokinj). Keto popullsi ne fakt nuk kane lidhje me greket. Kapadhokinjte dhe karamanlinjte jane popullsi te Turqise jugore,popullsi turanike (te njejta me turqit dmth) por qe kishin ardhur me pare se turqit,rreth 2 shekuj me pare dhe ishin vendosur ne zonat e Perandorise Romane te Lindjes (i ashtuquajtur me vone nga historianet si Bizanti). Keto popullsi ishin kristianizuar dhe vazhduan te mbeteshin kristiane edhe pas ardhjes se vellezerve te tyre turqve osmane qe ishin myslimane. Keto popullsi kishin gjuhe amtaren turqishten dhe kete perdornin edhe ne kishat e tyre. Madje ata e shkruanin Ungjillin ne turqishten e tyre me shkronja greke dhe liturgjia kishtare behej ne turqisht. Edhe sot e kesaj dite keto popullsi qe jetojne ne shumice ne Greqine e Re,vazhdojne dhe flasin ne shtepi turqisht dhe kur organizojne festa e panaire,kendojne e vallezojne tyrcelinjshe! Karamanlinjte dhe kapadhokinjte kane tipare te dallueshme fizionomike si popujt turanike. Jene te shkurtet,fytyrgjere,syterhequr dhe dicka midis ezmerit dhe verdhacukut ne ngjyren e lekures. Pontet jane nje grup tjeter popullsie kristiane e ardhur nga Turqia veriore. Keta ndahen ne dy grupe : turkofone dhe pontiofone. Jane nje popullsi shume e perzier midis turqve dhe gjeorgjiano-kaukazianeve. Zona e tyre e prejardhjes ndodhet ne veri te Turqise se sotme,ne brigjet e Detit te Zi,me qender ne Trabzon (Trapezunda).Po te studioni historine e asaj hapesire do kuptoni thjesht se aty ka patur levizje popullsish nga zonat perreth kryesisht kaukaziane dhe gjeorgjiane. Pretendohet qe ka patur edhe koloni te heleneve te lashte,por qe gjurmet e tyre kane humbur ne histori,ashtu sic kane humbur ne histori gjurmet e kolonive te heleneve te lashte ne shume brigje te Mesdheut. Ardhja e turqve e beri edhe me mix popullaten e asaj zone dhe ekzistenca e ketyre popullsive as qe vihet ne dyshim. Gjate periudhes se Perandorise Romane (Bizantit) kjo zone ishte nen sundimin e Perandorise,ndersa Gjeorgjia apo Kaukazi,pergjithesisht ishin jashte sundimit roman. Kjo zone ka patur tendenca shkeputese (irretendiste) dhe nje fare organizimi fetaro-administrativ. Pontet turkofone kane shumer ngjashmeri me pontet pontiofone,si ne tradita,veshje,kenge e valle,por turkofonet shihen shpesh me percmim nga te tjeret dhe quhen turko-spori (dmth fara-turke). Pikerisht ne kohet e sundimit romano-lindor (bizantin),popullsia ishte mixe kauaziano-gjeorgjiane dhe duke qene se gjuha zyrtare e kishes dhe e shtetit ishte greqishtja mesjetare,ne keto zona u perhap nje gjuhe qe quhet pontiaka. Kjo gjuhe ka lidhje me greqishten mesjetare kishtare (po aspak me helenishten e lashte sic pretendojne disa),por eshte e pakuptueshme nga greqishtja e sotme (dhimotika) qe eshte gjuha zyrtare ne Greqine e Re! Natyrisht pontiaka-ja eshte e ndikuar shume dhe e mbushur me fjale nga turqishtja,por edhe nga gjuhet sllave apo gjeorgjiane.Kjo popullsi,qofte turkofone qofte pontiofone mbeten kristiane edhe gjate Perandorise Osmane dhe edhe sot e kesaj dite perdorin ose turqishten ose pontiakishten si gjuhe te tyre shtepiake, ne Greqi ku jetojne. Pontet (turkofone dhe pontiofone) kane tipare krejt te dallueshme fizionomike dhe dallohen shpejt ne gjithe Greqine. Ata jane te shkurter,fytyre gjere,hundekerrabe dhe shume ezmere. Kane veshjet dhe traditat e tyre,kenget dhe vallet,te cilat po te mos e dish i merr per turq,se jane krejt te njejta!
      Keto tre-kater grupacione popullsish u sollen ne Makedhonine e jugut (te Selenikut) dhe ne Thraken perendimore,sidomos pas vitit 1925,por edhe pas viti 1990 (keta te fundit erdhen nga Gjeorgjia,Armenia dhe Rusia). Ne nje popullsi prej rreth 800 mije banore qe kishte Makedhonia e Selenikut ne vitet 1920, erdhen rreth 700 mije ponte,karamanlinj dhe kapadhokinj. Duke perdorur politikat e spastrimit (turqit u detyruan te largoheshin te gjithe,por bashke me ta dhe shume popullsi te tjera myslimane, si shqiptare dhe sllave. Po ashtu edhe hebrejte u spastruan gjate Luftes II-te,ndersa sllavet u debuan ne shumice gjate Luftes Civile ne Greqine 1945-1948), po ashtu edhe politikat e te asimilimit ndaj popullsive vendase (shqiptareve,sllaveve,vllaho-shqiptareve,armeneve qe ishin popullsi kristiane) dhe duke sjelle keto popullsi kristiane nga Turqia,shteti neogrek u perpoq dhe vazhdon te perpiqet ende sot me te gjitha menyrat te grekezonte Makedhonine jugore. Keshtu ne 1990,kur Makedhonia e veriut (e Shkupit) shpalli pavaresine nga ish-Jugosllavia,ne Greqi plasi nje kundershtim i hapur ndaj atij shteti dhe filluan te shperthejne teorite “Makedhonia eshte greke” dhe te teorise se Makedhonia e lashte na ishin helene dhe Leka i Math na ishte helen. Deri atehere shume pak flitej per “helenicitetin” e Makedhonise se lashte. Dicka kishin filluar te perrallisnin ne Greqi ne vitet 1905-1913,kur u kuptua se Perandoria osmane do shkaterrohej dhe ne Greqi filluan te pretendonin territore. Si justifikim,pikerisht ne ato kohe, dolen disa teori per Makedhonine si “greke”,se deri atehere si kishte vajtur njeriu ne mendje. Por keto u shuajten shpejt,sapo arriten qellimin dhe moren nje pjese te madhe te Makedhonise (pjesen jugore) ne 1913. Pastaj nuk u ndjene me,derisa ne 1990 doli nje shtet tjeter qe quhej Makedhoni dhe pervec kesaj ky shtet kishte pretendime territoriale ndaj Greqise (kerkonin bashkimin me Makedhonine e jugut,ose te Egjeut sic njihet ndryshe). Aty filloi kundershtimi me kete shtet,te cilit Greqia nuk i njeh as emrin (prandaj nderkombetarisht quhet FYROM) dhe pas 1990 s’lane teori pa nxjerre dhe “vertetim” pa thene se “H Makedhonia einai elliniki – Makedhonia eshte greke”! Cuditerisht jane pikerisht pjesetare te ketyre popullsive te ardhura, qe quhen “prosfigies = ardhacake”,pra (ponte,karamanlinj e kapadhokinj) qe cirren me shume,qe bejne patriotin e flakte dhe thone se jane “pasardhes te Aleksandrit te Makedhonise”. Keta nga Azia,na qenkan pasardhes te makedhonasve!!!??? Por te verteten nuk e dine vetem neogreket,ata duan te vertete ate qe ju pelqen atyre. Te gjithe aktoret politike dhe vendim-marres ne bote e dine fare mire se Makedhonia e sotme (e veriut dhe e jugut) eshte banuar dhe banohet nga popullsi te ndryshme heterogjene. E dine shume mire se cfare politikash ka ndjekur shteti neogrek dhe e kuptojne hallin dhe interesin qe ka ky shtet. Sa per Makedhonine e lashte,pavaresisht perpjekjeve neogreke apo sllave,historia eshte shume me e thjeshte dhe e qarte :
      – makedhonasit e lashte nuk kane lidhje me sllavet! Keta jane te ardhur ne Makedhoni dhe ne gjithe Ballkanin ne shek VI-VII (pra 1000 vjet pas Lekes se Math) dhe jane sllave ashtu si sllavet e tjere (saktesisht sllavo-makedhonasit jane etnikisht bullgare dhe flasin nje dialekt te bullgarishtes)
      – makedhonasit e lashte nuk ishin helene! Vete helenet e lashte e kane dokumentuar qe para 2500 vjetesh se makedhonasit ishin “barbare” dhe flisnin nje gjuhe tjeter. Nuk ka asnje dyshim per kete. Kur e thoshin helenet e lashte atehere,c’rendesi ka se c’thone neogreket e sotem! Vete Leka i Math e ka mesuar helenishten ne moshen 15 vjecare (ashtu sic mesojme sot anlishten) dhe keto jane te shkruara e zeza mbi te bardhe,s’ka asnje dyshim!
      – makedhonasit e lashte ishin fise pellasgo-illyre. Shqiptaret shpesh here ne histori quhen makedhonas. Gjate periudhes romake,ka pasur periudha te gjata kohore kur kryeqendra e Provicium Ilyiricum-it ishte Seleniku! Makedhonia eshte nje nga krahinat shqiptare (Dardani,Makedhoni,Epir,Illyri). Fatkeqesisht vetem shqiptaret nuk e vrasin mendjen dhe nuk e rivendikojne Makedhonine (te veriut dhe te jugut),megjithese shkencetaret percaktojne vetem shqiptare si pasardhes te makedhonasve te lashte. Figura e Lekes se Math sidoqofte eshte vendosur ne monedhen kombetare shqiptare qe ne 1924-n .Monedha “1 Lek” e emetuar ne 1924, ka portretin e Lekes ne nje ane dhe ne anen tjeter Leken e Math ne kale. Monedha jone quhet Lek pikerisht ne perkujtim te Lekes se Math te Makedhonise. Pikerisht kete portret te Lekes se Math qe gjendet ne monedhen tone te 1924-s, kane vendosur greket ne monedhen e tyre “100 Dhrahmi” ne vitin 1978!!!!
      MAKEDHONIA ESHTE SHQIPTARE,AS GREKE,AS BULLGARE!!!

  3. zogu i tirones says:

    Po gjuha e gazetarit “gojendyre” nuk eshte e ndyre!!!?

  4. monika says:

    maqedoni ne shqip do te thote =mbase me kan qire

  5. Tralala says:

    Njerez si ky Ferckovski jane mbetje te se shkuares dhe ne Ballkan ka Jo pak. Por raporti shqiptareve me maqedonsit eshte I rendesishem dhe delikat. Maqedonia nuk mund te shperbehet kollajshem. Aty perplasen shume vende dhe shume interesa. Kjo eshte arsyja perse forcat amerikane, kur u prish jugosllavia, u vendosen me pare ne Maqedoni se ne Bosnje. Kjo eshte dhe nje arsyje perse shqiptaret Jane te rendesishem per paqen ne Ballkan. Ne thelb shqiptarve nuk u intereson shperberja e Maqedonise. Gjerat duhen zhvilluar sipas nje radhe logjike, jo kuturu.

  6. grameno says:

    Maqedonet jan si ajo fjala,kur eshte bere jevgu mbret e ka prere baben e vete,kshtu u duket ketyre vetja,mendojne se jan superiore,ne vend se ta vendosin gishtin ne koke te mednojne se disi me shqipetaret kan mundesi ta mbajne ate identitet, qe se kan,ate shtete qe shum shpjet mund te mos e ken,kta i mshojne avazit te moqem shovensit.Apo e kan pare se ndalgadal do ju hum edhe ajo pak force ne qdo lami ,histori,identiet,kulture.dhe edin se u ka ardh fundi,ndoshta ata qe e ndiejn veten sllave,deshirojne ti mbeshteten bullgarsie,edhe kjo per ne eshte zgjidhje,por per maqedonasit si popull i fallsifikuar.qdo zgjidhje fashiste eshte rrenim per ta.

  7. Real says:

    Εnver Robelli, nuk po e lexoj arikullin tend deri ne fund,jo per permbajtjen e tij, por sepse ke fyer rende ,edhe ti, ndjenjen tone kombetare duke quajtur maqedone sllavet pushtues. Nuk jane maqedone sllavet ne ate pjese te Maqedonise. Maqedone jane shqiptaret.
    Terhiqe artikullin dhe rregulloje. Jo per nderin tim por per nder te se vertetes qe disa gazetare si ti e mbulojne ,pa dashje natyrisht,por qe i bejne dem te madh historise tone .

  8. Edhe ti says:

    Edhe nga goja e nje injoranti si fercovski mund te dali nje e vertete ,dhe faktikisht maqedonia ekziston sepse deri me tash kane komanduar maqedonasit ,shqiptaret jo vetem qe nuk jane te zot bejne shtet ,por mbas 40 vjetesh si nen SFRJ apo tani e quajtur fyrom duhet ti kishin marre freret e politikes me kohe .Shqiptaret nuk i konkurrojne maqedonasit ne as edhe nje fushe ,pervec asaj te pjelljes se kalamajve

  9. N. KITA says:

    SHKËLQYESHËM!

    Mendimet e tija naziste (fashistët mbaheshin se janë ata të superkulturës), janë pjellë e shpirtit albanofob e një pjese mbidominante sllave, që identifikohen me emër të vjedhur “maqedonë” e që janë një amalgamë – shqiptarë ortodoksë, bullgarë, serbë, vllehë.
    Ne i quajmë shkie, kaurë, shule, shopa, dialektin e tyre bullgar e quajmë SHKINISHTE.
    Nga që politikanët i kemi DELE, ne pa kriter nisëm t¨´quajmë dhe i quajmë “maqedonas” rralë kush si ti, me të drejtë, maq sllavë.
    Sa për Fërcoskin, menjëherë pas firmosjes së Marrëveshjes së O. derisa politikanthët shqiptarë gufeshin nga deliri,ai, ngase i lexonte me shumë qartësi kurthat për shqiptarët në këtë dokument,deklaroi: Me këtë Marrëveshje u sigurua pozita betonarme e “maqedonishtes” në “Maqedoni, FYROM.
    Ne jemi e keqja e vetvetes. I ndjeri, pacifisti pa kritere, Arben Xhaferi me I. Imerin, ia futën firmës së kapitulimit dhe “elita politike shqiptare, do që të emërtojë një pjesë së autostradës – A. Xhaferri, duke lënë të rrënkojnë nën dhe Shaban Polluzhën e qindra e mijëra idealistë që dhanë jetën për liri kombëtare.
    Janë po këta politikanë qëi denigruan dhe denigrojnë shqiptarët nga statusi autentik POPULL në KOMUNITET!!! VETËVRASJE POLITIKE!!!

  10. Asus says:

    Ngadal more Real se nga inati nuk ke arritur te shprehesh as ate qe kerkon te transmetosh. Por shqiptaret nuk Jane maqedonas dhe as e kunderta. Ka nje ide se shqiptaret dhe maqedonsit kane nje lidhje qe mund te vije se te dy keta popujve mund te jene pasardhes te trakasve, po kjo teori eshte e pavertetuar. Kete lidhje e permend edhe Ismail Qemali ne kujtimet e veta. Kur flet per Ali Pashe Tepelenen, mbeshtetur ne kete teori ai thote pak a shume, se Ali Pasha mund te krijonte nje konfederate shqiptaro – Maqedonse, e cila me pas mund te sherbente si baze per shtetin shqiptare. Por ai (Ali Pasha) nuk e kishte nje nuhatje dhe vision te tille politik, perfundon I. Qemali.

    1. I paemërt says:

      Si maqedonasit si shqiptaret i per kasin fiseve Iliro-pellasge ku futen edhe Traket maqedonasit ishin fis pershembull si Dalmatet por u bene me te famshem nga Leka i Madhe dhe kultura helene qe e kishin aq prane ky eshte ndryshimi as me shume e as me pak

      1. N. KITA says:

        OR i PAEMËRT, ata maqedonasit, ishin popull antik, ndoshta ishin fis ILIR.
        Po këta sllavët, amalgama – shqiptare ortodoksë, bullgarë, serbë, vlleh që flasin shkinisht, dialekt bullgar, janë nga tajgat ruse dhe zemra iu digjet për rusët, se janë të një gjaku dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me ne shqiptarët. Ëndërrojnë të na shfarrosin…i paemërt.

      2. I paemërt says:

        E kisha fjalen per maqedonasit antike dhe jo per keto te sotmit or mik mos me keqkupto

        1. N. KITA says:

          I PAEMêRT, me nderime!

          Po, por flet jasshta kontekstit….

  11. mirel says:

    Vazhdoj te ngelem i befasuar ku i bien gozhdes komentuesit.
    Jo po jane ilire, jo po thrake..
    Problemi i kohes sot eshte antshqiptarizmi sistematik i shtetit maqedon.
    Si pergjigjen shtetet shqiptare ? Tirana dhe Prushtina i japin ok antishqiptarizmit duke iu hapur portet, ndersa Greqia jua mbyll..
    Kaq nuk mjafton qe ta ndryshoni temen e diskutimit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 3
            [name] => Aktualitet
            [slug] => aktualitet
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 3
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 82458
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 3
            [category_count] => 82458
            [category_description] => 
            [cat_name] => Aktualitet
            [category_nicename] => aktualitet
            [category_parent] => 0
        )

    [1] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 11
            [name] => Blogu TemA
            [slug] => blogu-tema
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 11
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 8214
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 11
            [category_count] => 8214
            [category_description] => 
            [cat_name] => Blogu TemA
            [category_nicename] => blogu-tema
            [category_parent] => 0
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X