#NdihmoniAnxhelen/ Jepni edhe ju kontributin tuaj sado të vogël per ti rithyer buzëqeshjen /Anxhela Nocka. Kliko Ketu
mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

Izet Haxhia rrëfen planin e Berishës për bombën në Ambasadën e SHBA: Asaj lavires (Mariza Linos) duhet t’i japim një mësim të mirë

97Në vijim të bashkëbisedimit me Izet Haxhinë për ngjarjet e vitit 1997 ai thotë se marrëveshja e 9 marsit mes partive shqiptare ishte një gabim i madh i opozitës së kohës, e cila i dha Berishës pozitën e shpëtimtarit, kur ai ishte shkatërruesi i vendit.

Sipas tij, me këtë marrëveshje ata u bënë bashkëfajtorë në shkatërrimin e shtetit, në futjen e krimit të rrugës në politikë, në institucionalizimin e vjedhjes së pasurisë dhe votave, në shkatërrimin e drejtësisë. “Gjendja e sotme në politikë, drejtësi, parlament është një pasojë direkte e asaj marrëveshje famëkeqe”, thotë Haxhia për DITA…

Ai rrëfen për herë të parë se si Ambasada Amerikane ka tentuar të largojë për tre muaj dy badigardët kryesorë të Sali Berishës vetëm pak javë përpara trazirave të vitit 1997. Bëhet fjalë për një ofertë të Ambasadës për një kurs për Izet Haxhinë dhe Arian Adhamin.

Sipas Haxhisë, Berisha e refuzoi këtë ofertë, pasi sipas tij, dinte atë që do të ndodhte më pas. Më tej ai shton se si ndikuan firmat piramidale në rebelimit e qytetarëve dhe plani i Berishës për të vendosur bombë në ambasadën amerikane me qëllim fajësimin e të majtëve.

A ishin skemat piramidale të fajdeve shkaku kryesor i rebelimit në vitin 1997?

Duke ditur edhe vetë natyrën e popullit shqiptar si një popull i varfër, i cili vetëm po iu prek xhepi ngrihet të kërkojë të drejtat e tij, i bie që rënia e kompanive piramidale ishte shkëndija që ndezi rebelimin e 1997-s. Por faktorit fajde iu shtuan edhe faktorët e dhunimit të zgjedhjeve të lira,dhunimi i opozitës e mediave opozitare, persekutimi dhe shtypja e SHIK-ut ndaj çdo kundërshtari politik, qeverisja autoritare e Berishës e klanit të tij. Pa faktorin fajde, shqiptarët nuk do të ngriheshin në atë revoltë të madhe që u manipulua e u përfol për qëllime antishqiptare e përçarëse. Me ngritjen në revoltë shqiptarët synonin rrëzimin e regjimit të Berishës, por qëllimi i tyre u tradhtua edhe nga opozita e cila bëri marrëveshjen e 9 marsit me Berishën duke i dhënë atij rolin e shpëtimtarit kur ai ishte fajtori dhe nxitësi kryesor i katastrofës së’97-s… Me këtë marrëveshje ata u bënë bashkëfajtorë në shkatërrimin e shtetit,në futjen e krimit të rrugës në politikë, në institucionalizimin e vjedhjes së pasurisë dhe votave, në shkatërrimin e drejtësisë. Gjendja e sotme në politikë, drejtësi, parlament është një pasojë direkte e asaj marrëveshje famëkeqe…

Çfarë nënkuptoni me faktin qe opozita gaboi me marrëveshjen e 9 Marsit? Cilat janë pasojat që solli dhe çfarë përfitoi Berisha?

Përpara Berishës në atë situatë kishte dy rrugë: ose atë të shtypjes së “rebelimit të kuq”, siç e quante ai ose dorëheqje e pa asnjë kusht që vendi të mos zhytej në kaos e të mos ndodhte rënia e shtetit. Berisha si frikacak që është nuk bëri as njërën, as tjetrën. Dhe opozita që ka edhe ajo pjesën e vet në këtë tragjedi, i dha Berishës mundësinë e artë, atë të marrjes së rolit të pamerituar atë të paqebërësit… dhe këtë mundësi ia dha marrëveshja e turpshme e 9 marsit. A u qetësua situata pas kësaj marrëveshjeje? Jo, përkundrazi situata rrëshqiti me shpejtësi të madhe drejt kaosit dhe rënies së shtetit që kulmoi me datën 13 mars… Pasojat dihen me mijëra të vrarë, miliona armë në duart e civilëve, shkatërrim i pronës e pasurisë dhe më e keqja riciklimin e Berishës në politikë, amnistinë për krimet e bëra. Në sajë të asaj marrëveshje, Berisha edhe sot me veglat e tij kërcënon e bën karshillëk ndaj shtetit se do t’ua bëjë më keq se në 1997.

Sidoqoftë, marrëveshja u arrit dhe gjendja u duk sikur u qetësua?

Jo, nuk u qetësua aspak. Kishte tension dhe plasën grindje mes nesh. Pjesëtarët e mbetur të SHIK-ut me në krye Xhahit Xhaferrin, u mblodhën në Gardë nën drejtimin e komandantit të ri, dora vetë Xhahit Xhaferri… Ai filloi të shpifte tek Berisha për njerëzit që kisha afër. Atë ditë në Presidencë tek Berisha, e kapa për gryke dhe i them: “O spiun! Mos u merr me spiunime e shpifje si dikur në burg…” Iku tek Berisha dhe kërkonte prej tij që, o të më largonte mua, ose do të largohej ai… Berisha e qetësoi duke i thënë se “ti e njef Izetin që është i rrëmbyer, mos ia vë re” etj.. etj.. Por Xhahiti me njerëz të SHIK kishte shkuar të çarmatosnin njerëzit e mi tek kafe “Nkolino”. Pasi më njoftuan, shkova me shpejtësi atje dhe pashë që njerëzit e SHIK-ut të Xhaferrit me armë të mbushura të drejtuara nga njerëzit e mi po i çarmatosnin. Atëherë, u drejtova edhe unë armët atyre të SHIK-ut dhe isha gati të qëlloja mbi ta. Duke parë se unë e kisha seriozisht, u tërhoqën. Por kjo kthesë e Berishës, nga kryekomandant i operacionit për shtypjen e rebelëve, apo të kuqve, siç i quante Berisha, në një negociator apo njeri shpëtimtar që po sillte paqen, është vërtet e çuditshme! A thua se ai nuk ishte shkaktari. Situata erdhi e papritur për shumë eksponentë të PD-së, madje dhe për vetë komandantin e operacionit, gjeneral Gazideden.

Domethënë, marrëveshja e 9 marsit nuk i qetësoi ujërat?

Po nuk kish se si, sepse ajo marrëveshje nuk u bë për të qetësuar, por për të mbuluar krimet e Berishës dhe të politikanëve të të gjitha palëve, të cilët ishin të implikuar. Me amnistinë për ngjarjet e marsit ’97, që ishte pjesë e kësaj marrëveshjeje, vendi u zhyt më tepër në kaos. Psh i kemi kërkuar pas kësaj marrëveshjeje Agim Shehut që të ruhej burgu 313, ku ishin grumbulluar të gjithë kriminelët e Shqipërisë, por ai ka thënë se e ruan RENEA. Nga ana tjetër, po ky Agim Shehu, me urdhër të Berishës, ka bërë presion mbi komandantin e asaj kohe të RENEA-s që të mos bënte mbrojtjen e burgut. Siç doli edhe më 13 mars, kanë qenë njerëz të besuar të Agim Shehut nga forcat speciale të Briskut, me në krye Paulin Sterkajn, që kanë bërë evakuimin e Fatos Nanos nga burgu. U liruan me qindra vrasës nga burgu, vetëm e vetëm që të dilte i lirë Fatos Nano. Për mua Berisha në marrëveshje e kishte pranuar edhe lirimin e tyre në këtë mënyrë të jashtëligjshme. Me plot gojën mund t’u them se, pas kësaj marrëveshjeje, filloi parajsa për krimin dhe kriminelët në mbarë Shqipërinë. Edhe ata policë që u kthyen në detyrë, vazhduan së bashku me krimin t’u vinin gjoba bizneseve.

Përpara se të rikthehemi të zhvillimet e vitit 1997, a mendoni se kishin lidhje skemat piramidale me manipulimin e zgjedhjeve të vitit ‘96?

Pas humbjes së referendumit për Kushtetutën në 1994, Berisha e ndjeu se pushteti po i ikte nga duart, se shumica ishin në anën e tij të kundërt. Zgjedhjet e ’96-s po afroheshin e ato duheshin fituar me çdo kusht për të garantuar një mandat të dytë për Berishën. Çdo gjë u vu në funksion të kësaj. Dhe padyshim edhe rritja dhe shtrija marramendëse e firmave piramidale u bë në funksion të kësaj çmendurie për pushtet të Berishës… Berisha sot justifikohet se nuk dinim për firmat piramidale, por si është e mundur që një si Berisha që di çdo gjë e fut hundët edhe aty ku nuk merr vesh asgjë, nuk paska ditur se çfarë ishin ‹mrekullia ‹e tij ekonomike firmat piramidale. Ai është paralajmëruar nga FMN, organizëm financiar ndërkombëtar për rrezikshmërinë e tyre dhe përkundrejt këtyre paralajmërimeve, ai vazhdoi të mbronte e mbikëqyrte rritjen e tyre marramendëse. Vetëm për një qëllim të vetëm: Të fitonte me çdo kusht zgjedhjet e ’96-s që t’i siguronte vetes një mandat të dytë presidencial. Berisha po të donte mund t’i kishte mbyllur ato që në fillim të ’96-s kur filloi shtrija e tyre masive, por nuk e bëri sepse i duheshin paratë e këtyre firmave që paratë e popullit të varfër shqiptar për të blerë e manipuluar zgjedhjet e ’96-s …Dhe kur u vendos mbyllja e tyre, ishin njerëzit e klanit të tij që rrëmbyen e grabitën paratë e mbetura në llogaritë e këtyre firmave…

Ndërkohë që situata po ziente dhe po kuptohej se firmat rentiere do të binin, juve ju vjen një ofertë nga Ambasada Amerikane për një kurs tre mujor. Si është e vërteta dhe pse nuk shkuat? Çfarë komunikuat me Berishën?

Po, në fillim të muajt dhjetor 1996 na erdhi një njoftim i Ambasadës Amerikane, nëpërmjet Ministrisë së Brendshme, se Ambasada Amerikane në Tiranë më kishte akorduar mua dhe komandantit të grupit të shoqërimit të Berishës në atë kohë, Arjan Adhamit, një kurs tremujor kualifikimi në mbikëqyrjen e FBI që do fillonte nga fundi i dhjetorit ‘96. Pasi mbaruan gjithë procedurat dhe po bëheshim gati për nisje, Berisha thërret Arjan Adhamin ku i thotë se nuk keni për të shkuar në atë kurs as ti, as Izeti. Ngjarjet e mëvonshme e treguan qartë se Berisha priste turbullira dhe administrata amerikane ishte po ashtu në dijeni. Zëvendës Shefi i CIA-s në atë kohë George Tenet ka qenë për vizitë klandestine në Vlorë në shkurt të ’96-s , dhe po ky George Tenet në verën e ’98-s, tashmë Shef i CIA-s ka qenë po prapë për një vizitë të padeklaruar për mediat në kufirin verior të Shqipërisë.

Duke iu referuar kësaj që thatë më lartë, mund te themi se Ambasada amerikane kërkonte që t’i largonte dy shoqëruesit kryesorë të Berishës në prag të trazirave të vitit 1997?

Po duke pasur parasysh se koha e trajnimit përkonte pikërisht me kohën kur do të ndodhnin trazirat, e bën edhe më të qartë synimin e Ambasadës që pa asnjë kërkesë, as nga ana e Gardës, as nga ana e Ministrisë së Brendshme, ofroi këtë kurs trajnimi. Dhe refuzimi që i bëri Berisha shkuarjes tonë në momentin e fundit, tregon atë që jo vetëm Berisha ishte i armiqësuar në marrëdhëniet me Amerikën, por e parashikonte edhe skenarin që po e priste Shqipërinë, pjesë e të cilit u bë edhe Berisha…

Izet, ndalemi pak. E ke përmendur edhe herë tjetër: Çfarë është ky plani  i Berishës për të bombarduar ambasadën amerikane?

Po. Ka qenë muaj maj më duket, ishte koha kur Pjetër Arbnori ishte i ftuar për një vizitë në SHBA nga Kongresi Amerikan. Ishte krijuar opinioni në të gjithë se SHBA i kishte hequr vizën e kuqe Berishës dhe po përkrahte të majtët për të ardhur në pushtet. Ishte një rast i mirë për të treguar se të

majtët antiamerikanë u zhgënjyen nga kjo vizitë e Arbnorit që i jepte kredibilitet PD-së së shkatërruar. Duke u nisur nga kjo, më thërret Berisha në zyrë e më thotë që “asaj lavires (e kishte fjalën për Mariza Linon, ambasadoren amerikane në atë kohë në Tiranë) duhet t’i japim një mësim të mirë për të gjitha ato që ka bërë kundër nesh, sepse ajo po punon kundër Shqipërisë, është e lidhur me lobet greke antishqiptare në Amerikë etj. Ti mund ta godasësh atë”, më tha. Të mendohem, i thashë e të bëj planin për këtë. Në atë kohë, vërtet edhe unë isha i mendimit se Lino po punonte në mënyrë të tillë. Por kur bëhej fjalë për një vend si Amerika, thashë të pyesja dikë që njihte mirë politikën e jashtme dhe Amerikën. I them Mero Bazes se po të godisja Ambasadën Amerikane, kuptohet sipas planit tim, pa më thënë njeri, çfarë mund të ndodhte.

Më tha: “Në mënyrë absolute mos ndërmerr një veprim të tillë, sepse Shqipëria humbet pavarësinë e saj dhe fiton armiqësinë e Amerikës”.

Megjithëse kisha bërë planin për ta goditur nga disa pika Ambasadën Amerikane, pas kësaj që më tha Mero Baze, hoqa dorë nga plani. Pas disa ditësh më thërret Berisha dhe më thotë se çfarë kisha bërë për atë porosinë. I thashë që është e pamundur, sepse Ambasada ruhet nga forcat marinse të Amerikës dhe policia shqiptare. “Ti nuk ke dashur ta bësh!”, më tha i zemëruar. Ky ka qenë komunikimi i fundit i imi me Berishën president.

10 komente në “Izet Haxhia rrëfen planin e Berishës për bombën në Ambasadën e SHBA: Asaj lavires (Mariza Linos) duhet t’i japim një mësim të mirë”

  1. Kritiku says:

    Si eshte e mundur qe amerikanet nuk kane vepruar, deri tani, ne baze te fakteve, per te arrestuar Sali Karaxhiçin? Perse qe ne ate kohe kur ishte ky plan nuk u izoluar Saliu, por perkundrazi ai u mbeshtet akoma me shume, deri edhe ne mbeshtetjen direkte te Arixhiut, duke i vene edhe epitetin “burre shteti”, pasi vrau kater dhe plagosi dhjetera qytetare, te pafajshem? Te planifikosh sulme te tilla je i barabarte me nje terrorist. Perse Saliu nuk arrestohet nga amerikanet?
    Nuk flasim per Prokurorine shqiptare, sepse dihet qe ajo eshte komplet ne duart e Saliut, por u kerkojme amerikaneve, qe gjoja jane kaq shume te vendosur per vendosjen e shtetit ligjor. Amerikanet kane marre me mijera njerez ne mbare boten, vetem sepse dyshonin, qe ata mund te ishin te rrezikshem, ndaj Amerikes dhe i derguar ata ne Guatanamo, ndersa ndaj Saliut ata nuk ndermoren asnje hap. Kjo eshte shume e çuditeshme!
    Ka shume dyshime, qe te bejne qe te mendosh mire, per te verteten e ndihmes, se amerikane ndaj shtetit shqiptar. Ka me shume skene teatrale, se sa veprim konkret dhe me rezultat.
    Te kerkosh nje sulm ndaj ambasades amerikane diku ne bote, duhet qe te perballesh me nderhyrjen e marinsave, por ne Shqiperi kjo gje nuk ndodhi dhe nuk ka per te ndodhur. Lind dyshimi, nese nje dite Saliu do te denohet, me te vertete, per krimet qe ai ka bere. Shpresat nuk i kemi, kur shikojme realitetin.

  2. Totila Direktan Prenos says:

    Saliu eshte benjamon iUSA .
    Ata vete e kane trajnuar si qen ne zinxhir dhe hera heres e lene qe te lehe , por vetem kaq .
    Korbi korbit nuk ja nxjerr syte .

  3. geg says:

    Sa u kenaqen keta komunistat duke lexuar gjasme ato “sekretet ” e Izetit. Izetit i duhen lek per buke dhe ca dollar te qelbura qe i jep Meroja, i bejne pune ne Turqi. Ne krahun tjeter Meroja e Perdodr izetin si lope per ta mjele sa here i shterrojne intrigat e tija. Me nje ambjent me boom komunistash qe tani shumica jane ne pension dhe kan kohe te pafundme per te lexuar ato qe jau ben diten te lumtur cdo gje kunder Berishes.
    Po lajmi me i mire eshte qe kesaj kategorie qe jane ne prag te vorrit po i zvogelohet numri perdite.

    1. lola says:

      kurse sojit tend qe ke bere para te ”pastra” i paska hyre lepuri ne bark.Ke te drejte kur thua kesaj kategorie po i vjen i fundi.E ke fjalen per kategorine tende besoj.Reforma ne drejtesi ti ka tronditur themelet ty dhe sojit tend me ne krye felliqesiren e te gjithe kohrave me nder me thene Sali incest karaxhixhin ish sekretarin komunist me te poshter te dale nga gjiri i ish komunisteve.Behu gati ti shkosh nga prapa dhe tu shofte rraca deri ne shtate breza qenjie e felliqur.

  4. anonimo,,, says:

    KY FAKT ESHTE SHUM I VERTETE,,,DUKE NJOHUR MONSTREN SALI PER KOLLTUK DHE POST ,,,,KY PERSON PER KOLLTUKUN DHE POSTIN ESHTE NE GJENDJE TE NXJERRI NE SEMÀFORET E TIRANES SI LIRIEN DHE HUNDZHGABEN,,,,HUMBJA E POSTIT KETE E KA KTHYER NE NJERI TE RREZIKSHEM PER KOMUNITETIN,,,RSHTE KTHYER NE SCIZOFREN I RREZIKSHEM QE MUND TE BEJ CDO GJE,,,

  5. maximus says:

    o ‘geg’, po di ti me mire se IZETI, ka 2 mundesi, ti mund te dish shume sepse ben pjese ne ate çete fashiste ku ishte edhe IZETI, ose nuk di gje fare , por si nje qen besnik i çetes se pd-se, pret me pamundesi se mos behet qameti dhe vjen perseri partia jote fashiste e pd-se ne pushtet, keshtu qe mund te hash ndonje kocke qe do te te hedhin. kurse une si shume shqiptare u besoj fjaleve te IZETIT, si nje i penduar dhe nuk me intereson fare se ç’fare ka bere ai ne te kaluaren dhe pse u pendua, me intereson publikimi i ketyre fakteve te pakundershtueshme , te cilat i provojne edhe te tjeret me fakte. qe populli si puna ime edhe ty mbase, te dije te verteten se deri ku ka aritur ai plak i çmendur qe ti e mbron me kaq zell., sa per djeni vij nga nje familje qe s’ka patur kurre komuniste ne perberjen e saj dhe as jemi denuar o internuar ndonjehere.

  6. loreta says:

    Vetem dhe nje gje duket sheshit ne kete shkrim: Mero Baze ka qene dore e hekurt ne gjithe keto gjera. Dhe ne e dime se u rrah ne Gjirokaster nga djali Makbules me duket atehere per zgjedhje e ç’nuk degjuam. S’kemi ç’bejme dhe lexojme duke i pare gjerat nga strofkulla jone.

  7. Baxhanaku says:

    Natyrshem lind pyetja-a i ben keto poshtersira kunder kujdo,por vecanerisht Amerikes,nga nje shqiptar? pergjigja eshte jo.Po nje serb a .e ben nje gje te tille?-pergjigja nje po e madhe.Atehere edhe ne rastin e Saliut me Izetin ,provohet ajo qe Saliu eshte dobic serbie,i pjelle nga sheqerja me partizanin e plagosur serb ,ne kullen e berishajve ne vitin 1943.(Sheqere eshte mamaja e Saliut,qe ka dy data lindje)

  8. xhemi says:

    Po c’jane keto idiotesira, qe botoni o Tema???? Doni me rrejt’ e s’dini si….
    Po kush eshte ai udheheqes ne bote, qe mendon t’i vere bomben nje ambasade te huaj?? Kjo nuk ndodh as ne vendet ku behet lufte.
    Sali Berisha ka vrare e varferuar popullin shqiptar, shkaterroi Shqiperine, po jo t’i bente gropen vetes, duke vene bombe te ambasada e USA-s.

  9. SPLINTER says:

    IF THIS TRUE Z. IZET YOU WILL BE DEAD MEAT AS WELL AS SALI BERISHA THE FBI WIIL COME AFTER YOU
    YOU R AN IDIOT GIVING THIS STATEMENT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 3
            [name] => Aktualitet
            [slug] => aktualitet
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 3
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 82458
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 3
            [category_count] => 82458
            [category_description] => 
            [cat_name] => Aktualitet
            [category_nicename] => aktualitet
            [category_parent] => 0
        )

    [1] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 15
            [name] => Dossier
            [slug] => dossier
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 15
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 1531
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 15
            [category_count] => 1531
            [category_description] => 
            [cat_name] => Dossier
            [category_nicename] => dossier
            [category_parent] => 0
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X