Nebi Bardhoshi e Mustafa Nano në Zululand: Kanunin e kemi brenda nesh, por koha e tij ka mbaruar

Nebi-BardhoshiSonte Nano kishte ftuar në Zululand antropologun Nebi Bardhoshi, i cili sapo ka publikuar një libër me titullin “Antropologjia e Kanunit”.

“Por nuk do të flasim posaçërisht për librin, i cili është impenjativ dhe i natyrës akademike; do të flasim për Kanunin”, saktësoi moderatori i Zululandit qysh në fillim.

Biseda u vërtit rreth pyetjeve, se kur e ku ka lindur Kanuni, nëse ka Kanune të ngjashme në Ballkan, nëse është një Kanun apo janë shumë Kanune, nëse Kanuni ka ndryshuar në rrjedhën e kohës, nëse Kanuni i kodifikuar është Kanuni i vërtetë, apo jo, nëse Shtjefën Gjeçovi, gjatë kodifikimit, e ka gjymtuar apo përmirësuar Kanunin. Në fund, biseda u përqëndrua rreth vlerës së Kanunit sot.

Nano tha se e vlerëson Kanunin si një “dokument fantastik të historisë, por nuk sheh tek ai një bazë apo referencë të organizimit të sistemit të sotëm juridik”.

Zoti Bardhoshi e nënvizoi më të fort këtë ide, dhe më pas u diskutua mbi kontrastin mes Kanunit “që ne e kemi brenda besh” dhe kushtetutës e ligjeve që duhet t’i kemi moderne.

Zoti Bardhoshi tha se koha e Kanunit ka mbaruar, por nga ana tjetër, megjithatë, nuk duhet të jetojmë me iluzionin se mjaftojnë ligjet moderne për të bërë ndryshimin te njerëzit.

Nano tha në fund se “biseda me Bardhoshin ishte një nga bisedat më interesante të bëra në Zululand”, sidoqë nuk ishte i sigurtë nëse biseda ishte televizive, apo jo.

Të plotë bisedën mund të ndiqni në linkun

2 komente në “Nebi Bardhoshi e Mustafa Nano në Zululand: Kanunin e kemi brenda nesh, por koha e tij ka mbaruar”

  1. Lpl. says:

    Nuk e kuptoj kane frike te permendin Serbine te gjithe historjanet tane , flasin per Malin e Zi Hercegovinen Vllehet e Bene edhe Balshiqet Vlleh ku e gjithe bota i njeh per Serb dhe smundet te jete ndryshe .Duhet te dihet legjislacjoni Serb ai Anzhuin Venedikas ai i Bizantit per te dhene ose per ti bere nje studim Kanunit .Antropologjia sdudjon njerezit dhe dhe botkuptimin e tyre ne histori ku edhe Kanuni ose ligji eshte pjese e jetes se perditshme ne formimin e tyre .Kanuni jane ligjet e Moisiut por te pershtatura me ndonje gje te re ashtu si pershtaten edhe sot ligjet sipas kohes , por shumica jane origjinal ligjet e Moisiut nuk eshte shpikje Shqiptare .Bota e Krishtere dale nga dale i ka zevendesuar me ligjet e Krishterimit ku hakmarrja nuk pranohet por vetem falja ashtu si Krishti qe i fali armiqte e vete .Mirdita duke ngele jashte sundimit Serb edhe jashte sundimit osman te sherjatit ju kthy ligjeve te burrave the pleqve ku ligji ishte i barabarte kjo barazi ndermerret ne kushte te veshtira per te mos pranuar Sherjatin dhe gjerat mos te mbesin pa zgjidhje .Bajraqet jane ndarje administrative Turke edhe Kanuni ka pjese zgjidhjeje per disa gjera nga Sherjati padyshim se ai eshte dhkruar mbas 500 vjeteve pushtim , asnje nuk e di si jane zgjidhur punet ne kohen e Lekes ne kemi ne dore nje materjal qe ka mbete ne memorjen e njerezve se si ju edhte dhene zgjillje disa gjerave nga pleqt nder vite aty ku ka pasur ngerç , dhe kjo ka ngel edhe per rastet tjera pastaj si ligj , se keshtu e sgjidhi filani , se zgjidhjet jane pa fund .

  2. vjosa krasniqi says:

    Lexo librin per te cilin bisedohet e mos u inatos prej intervistave i dashur. Prof. Bardhoshin e kem pas lektore ne Munich dhe u ka dhane pergjigjie shume pyetjeve qe keni qite ketu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *