#NdihmoniAnxhelen/ Jepni edhe ju kontributin tuaj sado të vogël per ti rithyer buzëqeshjen /Anxhela Nocka. Kliko Ketu
mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

Për çfarë po gënjen Taulant Balla?

balla berishaNga Erjon Braçe

Për çfarë po gënjen Taulant Balla?

Per faktin se, me 23 prill 2009, dy muaj para dites se zgjedhjeve-Kuvendi u mbajt hapur vetem per kete akt, qeveria e Sali Berishes legjitimoi shitjen e kompanise me te madhe publike ne vend, Operatorit te Sistemit te Shperndarjes se energjise elektrike?

JOOO!

Ka dokumenta per kete.

Per faktin se, shitja nuk ndodhi me 23 prill, por kish qene nje proces i nisur prej vitit 2006-te, pa asnje plan por me insistimin e nje ndermjetesi?

JOOO!

Ka dokumenta per kete.

Per faktin se, gara qe u shpall per kete shitje nuk ekzistoi, nuk pati konkurente dhe se, procesi ishte teresisht i individualizuar tek bleresi i ndermjetesit?

JOOO!

Ka domunenta per kete.

Per faktin se, me shitjen, nuk u transferua biznesi, por u shit i gjithe rrjeti kombetar i shperndarjes se energjise-me rendesi te madhe per sigurine kombetare, bashke me nenstacionet kudo ne Shqiperi?

JOOO!

Ka dokumenta per kete.

Per faktin se,  pas aktit te shitjes, ne kontrate, kushtet e “gares” vecanerisht ato me ndikim te madh financiar mbi ne, Shqiperine, ndryshuan teresisht duke na dhene nje kosto te madhe financiare e duke falur para, pa nisur, tek bleresi?

JOOO!

Ka dokumenta per kete.

Per faktin se, me pak se dy muaj nga votimi ne Kuvend i kesaj kontrate me anekse te bardha, pa nisur nga puna ne Shqiperi, bleresi CEZ, ka transferuar ne llogari te shtetasit Nue Kalaj, konsideruar “konsulent” shuma maramendese ne milione euro, pa pershkrim?

JOOO!

Ka dokumenta bankare per kete.

Per faktin se, Nue Kalaj eshte ndermjetesi mes CEZ dhe qeverise se Sali Berishes per ceshtjen e shitjes se OSSH prej vitit 2006-te?

JOOO!

Ka nje korrespondence te dokumentuar qe une po e lexoj per kete.

Per faktin se, ne harkun e nje jave, nga 16 deri ne 23 qershor, Nue Kalaj ka terhequr Cash nga banka ne Tirane, 6.8 milion euro, me canta?

JOOO!

Ka dokumenta bankare edhe per kete.

Per faktin se, qe ne vitin e pare te punes ne Shqiperi, entet shteterore, rregullatori dhe qeveria, shtuan nje varg me favore per kompanine CEZ ne dem te interesit publik?

JOOO!

Ka vendime zyrtare te dokumentuara per kete.

Per faktin se, nder favoret me te medha ishte rivleresimi thuajse i te gjithe treguesve te kompanise, per te cilat ishte bere gara, qe edhe nje here falnin para publike tek CEZ?

JOOO!

Ka dokumenta per kete.

Per faktin se, favori me i madh bere CEZ, ishte ndryshimi i cmimit te blerjes se energjise elektrike nga prodhuesi publik KESH, ne ulje gjithnje per CEZ, duke rrenuar KESH dhe gjithe sistemin elektroenergjitik?

JOOO!

Ka dokumenta per kete.

Per faktin se, borxhi i keq i kompanise, pertej faktit qe u njoh ne shifra krejt te tjera nga “gara”, por u kthye ne nje biznes per njerez te qeverise se Sali Berishes, me heret permes Ismailajt e me pas permes Samireve, Bashkimeve, Fatmireve dhe nje serie te gjate cekesh te panjohur por te shumepaguar?

JOOO!

Ka dokumenta per kete.

Per faktin se, nje shitje e tille deshtoi keq, duke falimentuar hidhur kompanine ne Shqiperi, humbjen e te gjithe vleres se aseteve te kompanise-perfshire humbjen e vleres se aksioneve te qeverise se Shqiperise, madje duke falimentuar te gjithe sistemin elektroenergjitik shqiptar duke cenuar rende sigurine kombetare?

JOOO!

Ka dokumenta per kete.

Pra, Taulant Balla nuk po genjen! Po nxjerr vetem fakte, dokumenta!

Kjo eshte e verteta;

Shitje te ketij lloji, te korruptuara e shoqeruara me pengmarrje te qeverise permes perfitimeve te drejtperdrejta financiare nga zyrtare te saj, ketu e keshtu perfundojne!

Tani te vime tek fakti me i rende;

Pagesat e parave për Nuel Kalaj, vetëm 7 javë pas ligjit për shitjen në Kuvend.

Nuk ka ndodhur kurre me pare qe, nje marredhenie e tille-ndermjetes per shitjen, ndermjetes per pagesa, te jete kaq e provuar.

Kush ka menduar se bankat nuk flasin e kane gabim;

Bankat kane detyrim ligjor te ruajne gjurmet e cdo transaksioni dhe ti dorezojne ato ne rastin e nje akti korruptiv.

Ja ku jemi.

Nuel Kala eshte nje individ, ne qindra email ai figuron si ndermjetes per shitjen e OSSH mes CEZ dhe qeverise se Sali Berishes;

Dy muaj pas shitjes, pa filluar ende pune kompania ai paguhet ne menyre maramendese ne miliona euro.

Pa përshkrim! Po përse? Është individ, nuk është një kompani e certifikuar për punë.

Lexova dje Shkelzen Berishen te reagonte duke u marre me faktadministruesin, Taulant Ballen, por jo me faktin.

Dua ta pyes sot;

Ti Shkelzen nuk ke lidhje me Nue Kalajn apo nuk e njeh Nue Kalajn?

Jane dy gjera te ndryshme apo jo?

Dhe hetimi sapo ka nisur.

Ne fund;

Ky eshte akti me i plote i korrupsionit politik, ne nivelin me te larte, i provuar ndonjehere ne kete vend!!

Nuk mund te fshihet, nuk mund te zhurmohet!

Te gjitha gazetat e Sali Berishes e Lulzim Bashes mund ta bejne si njeren ashtu dhe tjetren, por nuk do ja dalin kete here.

Ja ben muuuuuu!

Thene kjo per mediat, vijoj te pyes e te pres nje pergjigje:

Si mundet Prokuroria e mbylli kete hetim?

Po Gjykata e Larte si mundet vendosi per ta mbyllur kete hetim?

13 komente në “Për çfarë po gënjen Taulant Balla?”

  1. LORA says:

    Nuk e kuptoj se pse i referohesh sypeshkaqenit,Erion djali.
    Referenca e juaj ,per autoret e ketij krimi perbindesh penal,j nuk duhet te shkaperdahet ne njerez,qe ne ligj nuk jane pergjegjes sepse nuk zoterojne funksion publik per keto gjema te dokumentuara,ku pergjegjesi i pare eshte mortjemadhi brekedhjere dhe pasuesit e cetes kusaro-kriminale dhe antishqiptare shqup-se,bode-morracaku,
    rul-shemtira,,,,etj etj,te dokumentuar.
    Sidoqofte,do t’a besoj seriozitetin e ketij hetimit tuaj parlamentar,teresisht te dokumentuar,vetem nese pasohet nga ndeshkime te pameshirshme,,,te tilla quaj konfiskimin rrenjesor te zullumqareve dhe rrasjen,pa kthim ne burg,,,,ne te kundert,,,,vafshi edhe ju ne djall.

    1. Andi says:

      Po ju zoti Erion perse ne marrveshjen e bere me CEZ per faljen e 600 milione eurove u dhate ketyre te fundit imunitet nga ndjekja penale ne Shqiperi ? Rasti qe permend nese eshte vertet histori korrupsioni nuk do mund te zbulohet e vertetohet kurre pa penalizuar kompanine ceke sepse se pari duhet provuar qe kane qene para korrupsioni dhe kjo behet para se gjithash duket hetuar ate qe i ka dhene. Por ju i keni dhene cekeve imunitet dhe ata nuk ndiqen dot penalisht.

      1. loreta says:

        O Andi ! Rri me kembe ne toke dhe koke mbi shpatulla, jo ne vend tjeter. Leri çeket se duam te zgjidhim nje here ketu brenda çeshtjen. Nga dolen parate nga çekia apo nga Shqiperia dhe jane te çekeve apo te shqiptareve keto para? Prandaj , keta qe kane vjedhe keto para brenda vendit duhet te shkojne ne litar, ndryshe duhet vete njerezit ti zhdukin, se ato para s’kane per tu kthyer me shqiptareve. Kete e dime mire. Se sikur tu merreshin parate gjithe hajduteve politikane, prokurore, gjykates e administratore ne Shqiperi, vertete shqiptaret do hanin me luge te florinjte se ishte vendi me i pasur me resurse te brendeshme, po u vodh totalisht. A do tu merren keto para?! Nuk e besoj, se ne demokracine tone qe ndertuam e beme per te vjedhur, kur diktatura te fuste ne burg per 2000 leke te vjetra. Prandaj dy rruge ka: ose shqiptaret te vazhdojne te ikin nga syte kembet si te pa zot per vendin, pronat dhe parate e tyre, ose te rrethojne keta njerez dhe ti fusin ne burg, deri ne vdekje.

      2. Lugati says:

        hajde treshe hajde…SALI BERISHA…ERJON BRACE…TAULANT BALLA…QIJA MOTREN SI KENA PERFUNDU NE SHQIPTARET

      3. albaniafirst says:

        Andi, po ta jap une pergjigjen e pyetjes qe i ben Erionit. Aresyeja eshte se ne menyren se si eshte kopsitur kontrata me CEZ-in, sido qe ta rrotullojme ne jemi te humbur. Mos harro se kjo kontrate eshte nderkombetare, objekt i gjykatave nderkombetare te arbitrazhit qe nuk jane te perbere sigurisht nga ghykatesit e plepave qe mbajne anen e Saliut me shoke.

  2. kopani says:

    Nuk cudit askend qe ky veprim kjo vjedhje Maramendese e Banditit , Kriminelit , Ish Krye Ministerit Fame Keq e Faqe Zi, Por ajo qe kerkohet e pritet eshte venja me shpatulla per muri edhe I Bashkepuntoreve te ketij Satrapi , ku dukshem duket roli i Organeve Supreme te Drejtesise dhe pergjegjesve te saj . Te shpresojme se Reforma ne Drejtesi do ti Jape Rezultatet e saj ngaj Shume Mega Skandaleve Kriminale dhe te ketij Qofte Largut me SHputen e Tij te kudo gjendur dhe vecmas ne Strofullen e Shqupit .

  3. Qytetar says:

    Të parët në burg prokurorët e gjykatsit që e mbyllën këtë çështje.Ndyrësirat.

  4. Brahoo says:

    Nuk na mjaftonte “Qytetari dixhital” i PD tani kemi dhe “Braçen dixhital” te PS.

    I shkreti ai vend qe eshte midis malokeve dhe katunarve dixhital.

  5. Spartaku says:

    Te lumte zoti Braçe! Je njesh.

  6. Ka more ka dokumente per te gjitha,jemi edhe ne deshmitare se si Shqiperia u shkatrrua,se si pyjet u kthyen ne shkretire,se si shtraten e lumenjve po grryejn ura ,se si u shiten armet dhe paret vajten ne xhepin e sypeshkaqeneve,se si u vrane ne gerdec apo ne 97,apo 21 janar,ka dokumente dhe ne jemi deshmitare se si komunistet dhe sigurimsat u bene demokrat ,ka dokumenta dhe ne jemi deshmitare se si nje grup njerezish nga rjjepacak u kthyen ne milioner,dhe disa te tjere nga te varfer u katandisen ne mjerim.
    Ka dokumente dhe ne jemi deshmitare qe nga bllokmenet or taj ,ja kaluan dhe blokmeneve me te poshter dhe bijte e bllokmeneve te rinje bejne jete sheikesh.
    Ka more dokumente dhe ne jemi deshmitare,por kush pyet per keto sepse me dokumentet e tua, te gjithe politikanet ,prokuroret dhe gjykatsit fshijne bythen,me deshmite tona dhe te izetit fshijne sumen mbrojtesit e idhujve te tyre qe jane gati te japin jeten per te mbrojtur hajdutin e tyre.

    1. asi says:

      PO MER LAL,,, KETA KERKOJNE FAKTE,,,DUHET TE KESH JETUAR NE HON QE MOS TE DISH FAKTE SE SI U SHKATERRUA SHQIPERIA QE NGA NATYRA DHE EKONOMIA,QE NGA PASURIA NENTOKESORE DHE BREGDETI,,,,CFAR FAKTESH KERKONI O SHQIPE PA KRAH QE KTHENI SA MAJTAS DHE DJATHTAS PER PERFITIME PERSONALE,,,,,I GJITH POPULLI ESHTE DESHMITAR I TRANSFORMIMIT NE ALBANII NE ALBANISTAN,,,,, POR DIKUSH QE KA PERFITUAR NGA KY TRANSFORMIM ALBANISTAN,,NUK I VJEN MIRE TE FAKTOJ FAKTET,,,,,,JEMI POPULL I CUDITSHEM NE ALBANISTANET,,,,,

  7. ali says:

    Me te ardhe keq vertet qe kemi ngelur ne dore te malokeve dixhital sikurse Sala apo pioneri i Enverit Taulanti, apo katunaret sikurse
    Erion Brace, Ruci…. etj……..
    Kur do te fundosen keto barka te ndyra qe na shkaterrojne jeten?.

  8. Baca-Bajram says:

    PSE LEF SI GORE – HAM HAM HAM HAM… FAKTET I KINI, PSE S’I VINI PARA PERGJEGJSISE ATA QE JANE PERGJEGJES. MJAFTE ME SE NA CAT TORREVICEN ME LLAFE, KA ARDH KOHA PER VEPRIME. KUR TI NXIRRNI PARA DREJTESIS ATHERE DIL ME POSTIME MORE TWEET!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 3
            [name] => Aktualitet
            [slug] => aktualitet
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 3
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 82458
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 3
            [category_count] => 82458
            [category_description] => 
            [cat_name] => Aktualitet
            [category_nicename] => aktualitet
            [category_parent] => 0
        )

    [1] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 11
            [name] => Blogu TemA
            [slug] => blogu-tema
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 11
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 8214
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 11
            [category_count] => 8214
            [category_description] => 
            [cat_name] => Blogu TemA
            [category_nicename] => blogu-tema
            [category_parent] => 0
        )

    [2] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 4
            [name] => Politika
            [slug] => politika
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 4
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 3
            [count] => 24965
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 4
            [category_count] => 24965
            [category_description] => 
            [cat_name] => Politika
            [category_nicename] => politika
            [category_parent] => 3
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X