#NdihmoniAnxhelen/ Jepni edhe ju kontributin tuaj sado të vogël per ti rithyer buzëqeshjen /Anxhela Nocka. Kliko Ketu
mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

Përse mund ta takosh djalin e një kryeministri të korruptuar, pasi ke takuar kryeministrin?

Mero-BazeNga Mero Baze

Ka një detaj domethënës, e-maili që drejtori i CEZ për Shqipërinë, i dërgon shefit të tij në Pragë, lidhur me takimin që do të kishin me kryeministrin Sali Berisha në Tiranë dhe më pas me djalin e tij.

Detaji është, që takimi me djalin, do të shtyhej dhe duhej bërë pas takimit me kryeministrin, takim nga i cili, siç rekomandonte sekseri Kalaj, pritej të realizoheshin gjithë pritshmëritë e tyre për çfarë kishin kërkuar shtesë, lidhur me debitë që duhet t’i ngarkonin shtetit shqiptar.

Ndërmjetësi i këtij takimi, zoti Kalaj, siç thuhet dhe në e-mail, i kishte siguruar se Berisha do t’ua plotësonte të gjitha kërkesat. Këtë e kishte parandjerë dhe vetë drejtori i CEZ nga takimi spontan që kishte pasur me Berishën një ditë më parë me disa investitorë të huaj, ku Berisha i paskësh përmendur takimin që pritej.

Pas kësaj, ata kanë takuar Shkëlzenin.

Përse mund ta takosh djalin e një kryeministri në një vend autoritar dhe të korruptuar si Shqipëria, pasi ke takuar kryeministrin?

Vetëm për t’i dhënë shpërblimin. Dhe ky në të vërtetë është steriotipi i gjithë mënyrës se si ka funksionuar Berisha në raport me korrupsionin.

Edhe kur investitorët e mëdhenj ishin seriozë, edhe kur ishin jo seriozë, gjithnjë filtri ka qenë djali, ose vajza e Berishës. Kur biznesmeni milioner me origjinë nga Pakistani që jeton në Suedi, Ansar, e takoi Berishën në vitin 2007, lidhur me interesin që ai kishte për një park energjetik në Durrës, Berisha e priti shumë mirë dhe i premtoi gjithçka, por kur doli tek dera i sugjeroi që për letrat ishte mirë të merrej me një studio ligjore. Ambasadori që e shoqëronte i tregoi për kë bëhej fjala. Për vajzën e Sali Berishës. Dhe ajo i hartoi një kontratë ku i kërkonte tre për qind të vlerës së investimit, kur qeveria t’i jepte licencën për TEC-in. Bëhej fjalë për 3 milionë dollarë, për një firmë që do hidhte babai i saj.

Kur binzesmeni libanez, i cili u rrah barbarisht disa muaj më parë, ndërsa ikte për në Rinas, kërkoi të merrte një tokë për investime në Lalëz, atij ju sugjerua po ashtu e njëjta zyrë ligjore. Dhe kur ai nuk plotësoi detyrimet ndaj tyre, i filluan problemet, ju shpikën pronarë dhe e njëjta punonjëse e zyrës që e pati ndihmuar për letrat, u bë gjyqtare dhe i humbi gjyqin. Në fund iku duke “ngrënë” dhe një dru.

E njëjta gjë mund të thuhet për koncesionin e ngjyrosjes së naftës, për skanimin e kontenierëve, pullat fiskale etj, ku Familja ka marrë pjesën e saj në parajsat fiskale duke lobuar koncesionet.

Rasti i CEZ dhe e-maili i drejtorit të CEZ nga Tirana, është një ilustrim perfekt i kapjes së shtetit nga kjo Familje, dhe kthimit të saj në një “bankomat”, ku duhet të paguaje për të vazhduar më tej.

Rruga për të investuar në Shqipëri fillonte si një autostradë e madhe, me shumë korsi, që të çonin në zyrën e Berishës dhe përfundonte nga një deriçkë ku të priste në pritë, ose djali, ose vajza e tij. Nuk ka gjë më ilustruese për këtë histori se sa ky e-mail, që tregon me detaje se sa i përfshirë është djali i kryeministrit në organizimin e një takimi me kryeministrin, kur qeveria ishte në kulmin e negociatave për të toleruar kompaninë të fitonte prej saj dhe se si ai përfundon si hallka e fundit e gjithë takimeve. Ishte sikur do të takoje më të madhin e vendit, pas kryeministrit. Atë që paguhej!

22 komente në “Përse mund ta takosh djalin e një kryeministri të korruptuar, pasi ke takuar kryeministrin?”

  1. endr says:

    familja ne pozicion te veshtire!

      1. i fundmi i mohikaneve says:

        Ke kohë i nderuar artikull shkrues që ke harruar një FAKTOR PLUS.

        Qe nga katapultimi i serberishës nga nentoka serbe e kohes se rajersonoviceve ai asnje hap nuk ka bere pa “keshillen’ e Granoff-ve te rradhes.

        Ose duhet ti japim nej dekorate saliqenit qe po sfidon Ameriken..ose duhet te mendojme se Sali berisha eshte ushtar i Granoff-ve dhe me gjere.

        Artikulli juaj i meposhtem tregon se ju po merreni kot me berishen…ju lutem merruni me bossat e tij:

        Ja kush jane :

        Michael Granoff njihet në Shqipëri prej vitit 1995, kur Presidenti Klinton e emëroi Drejtor të Fondit Shqiptaro- Amerikan të Ndërmarrjeve, një sipërmarrje e cila rezultoi e suksesshme dhe është ende sot aktive në Tiranë. Prej saj lindi Banka Amerikane në Shqipëri, ndërsa sot ata janë prezent në disa biznese të mëdha në vend, siç është prodhimi i kartave të identitetit, apo disa sipërmarrje në biznese të tjera, përfshi banka, supermarkete, apo projekte të tjera, po kryesisht partnerë me biznesmenë të enturazhit të Berishës dhe familjes së tij.

        Granoff vjen nga një histori suksesi për lidhjet e tij me politikën në Uashington. Ai ka punuar me presidentin Klinton, drejton një fond të madh investimesh privat në SHBA, është i lidhur me kompani lobiste dhe natyrisht vazhdon të ruajë ndikimin e tij jo vetëm mbi Fondin Shqiptaro- Amerikan të Ndërmarrjeve, por dhe qeverinë shqiptare. Është i matur, i qartë dhe di si të punojë në Uashington për një qeveri që i krijon vetes probleme përditë më papërgjegjësinë e saj ndaj qytetarëve dhe skandalet në korrupsion dhe drejtësi. Di si t’i relativizojë gjërat dhe t’i ç’dramatizojë ato.

        AAEF Mafia 2000: autostrada Durres – Tirana: shit tokes

        Disa muaj më parë ai ishte në një emision televiziv në Tiranë, me gazetaren Ilva Tare. Aftësia e tij për të relativizuar situatën në Tiranë ishte mbresëlënëse. Fjala vjen, nëse gazetarja i thoshte se Shqipëria është në krizë, ai e qetësonte duke i thënë se po ta shikosh në total, në 15 vitet e fundit ajo ka bërë progres. Kur gazetarja i thoshte se janë vrarë katër qytetarë më 21 janar, ai shprehte pikëllimin që politikanët nuk ruajnë jetën e njerëzve, pa iu adresuar atyre që i vranë. Kur e pyet për zgjedhjet, ai të flet për probleme të ngjashme kudo, kur i thua se s’ka liri shtypi, ai të tregon se dhe në SHBA diskutohet gjatë kjo çështje.

        Në verën e vitit 2009, kur Berisha po përpëlitej mes shpresës dhe makthit për të ndërtuar koalicionin me Ilir Metën, Granoff ishte inkurajuesi i duhur dhe garanti i tyre në Uashington. Inteligjent dhe eficent për t’i mbyllur problemet pa shumë zhurmë, ai konsolidoi fort raportet e Berishës me Podesta Grup, një nga grupet më të forta të lotimit aktual në SHBA, me rol kyç në administratën e Obamës, të cilët janë e vetmja barkë shpëtimi për Berishën në Uashington. Me pagesa marramendëse për gjëra qesharake, ata shfaqin Berishën në bursën e NASDAQ, duke i rënë gongut pasi ky i fundit ka paguar një faturë 360 mijë dollarë, përdorin vizitën e tij në OKB në New York, formalisht një ekstraterritor i SHBA, për t’i organizuar Berishës një takim me biznese shqiptarë që flasin anglisht, duke i marrë ata nga Tirana në Uashington. Kush mban mend emrat e atyre që morën pjesë në atë forum kujton se kryesor ishin Michael Granoff, Ambasadori Frank G. Wisner, si këshilltar i çështjeve të jashtme te Patton Boggs, Christian Canacaris, CEO, Raiffeisen Bank në Shqipëri, David Welch, Presidenti për Evropën Afrikën dhe Lindjen e Mesme në kompaninë Bechtel, e cila përlau 1.5 miliard euro për 60 km rrugë, të cilën tashmë e kemi të bllokuar, Suneel Gupta, CEO & zëvendëspresident ekzekutiv i Bankers Petroleum, Albania si dhe Sotiris Kapotas, president i Stream Oil & Gas, kompanisë që ka marrë gjashtëdhjetë përqind të vendburimeve të naftës në Shqipëri, dhe faktikisht i përket merita partnerit të Albana Vokshit, licencuar në kohën që motra e saj bënte ligjin në Ministri të Ekonomisë.

        Duke parë krizën e Berishës me SHBA dhe rrethimin diplomatik që i është bërë atij, vizita e Berishës në OKB ishte rasti për të krijuar idenë se Berisha u prit dhe jashtë dyerve të OKB, duke shkuar atje faktikisht “me bukë me vete” siç thotë një shprehje popullore shqiptare.

        Berisha nuk i kursen paret për lobistët që tentuan t’i çajnë rrethimin, por duket se ata nuk arritën t’i shpëtojnë gjithçka. Përfundimet e rezultateve të FBI e hodhën në erë përfundimisht imazhin e qeverisë shqiptare në Uashington dhe kundërshtimi i tyre i egër prej Berishës, duket se ka hequr pluhurin e dosjeve të vjetra të tij në zyrat e shtetit amerikan. Lobistët e tij atje u detyruan të kthehen nga mbështetës të Berishës në informatorë të tij për perceptimin që Departamenti Amerikan i Shtetit ka për të dhe politikën e tij. I vetmi rekomandim i ardhur prej tyre ishte sfumimi i tij dhe nxjerrja e Lulëzim Bashës në plan të parë. Granoff ishte përsëri gati. Ai prodhoi udhëtimin e Bashës në Uashington, leksionin në një universitet dhe ju gjend në krah për të improvizuar njësoj si Berisha disa muaj më parë, një takim me biznesmenë amerikanë, që në fakt ishin sërish Paton Gazz, i paguar nga Berisha dhe Granoff.

        Sërish me sforcim të madh në sfondin politik shfaqet Eliot Engëll, i cili po ngrys karrierën si kongresmen demokrat për New York-un, me dreka dhe darka shqiptares, të cilat duket se e kanë stërvitur atë të mos mërzitet, por dhe as të mos mërzitë askënd më me problemet e tyre. Shumë vetë panë me dyshim pse tonet e Lulëzim Bashës ndryshuan nga Uashingtoni për vrasjet në bulevard. Panë se ai i quajti ata të pafajshëm dhe kërkoi t’i lihej në dorë drejtësisë. Michael Granoff ishte pranë tij. Nga anija e madhe e pushtetit të Berishës, që po mbytet, duhet të shpëtohet ç’të mundet. Lulëzim Basha është njeriu i duhur për tu licencuar si i moderuar, pasi është pjesë e komprometimit të madh. Ai ka marrë pjesë në lobimin e Rrugës së Kombit, me lobistët që ishin në krah të Berishës, duke ndërtuar me një shifër skandaloze një copë rrugë që po varros ekonominë shqiptare. Ai është pjesë e negociatave të vitit 2009 për koalicionin e ri dhe sot brenda PD shihet si një pol pushteti në aleancë me Ilir Metën më shumë se sa me njerëzit e tjerë tradicional të PD-së. Më 21 Janar ai ishte në zyrën e Sali Berishës kur u vendos për të qëlluar mbi qytetarët. Katër prej tyre vdiqën, të tjerët i shpëtoi Zoti, kurse urdhëruesit po përpiqet t’i shpëtojë i talentuari Granoff.

        E ka pak të vështirë, por nuk është se nuk po ia del. U shfaq sërish në krah të Lulëzim Bashës në Katar, atje ku nuk ka debate për demokracinë apo vrasjet politike, por flitet vetëm për miliona. Ka gjithmonë një arsyetim dhe për këtë. Fondi i tij do t’i qëndrojë afër ambicieve të zotit Basha për të ndërtuar diçka në Tiranë, diçka që akoma nuk ia dimë emrin, fytyrën apo shifrën që kërkon. Dimë vetëm që tashmë atij i duhet të shpëtojë ç’të mundet nga “gjemia” e Berishës. Ka zgjedhur Lulëzim Bashën me idenë se gjërat e lehta qëndrojnë mbi ujë, por kur janë vërtet bosh. Ky i fundit ka aq gjëra të rënda në karrierën e vet, sa kemi frikë se zotit Granoff do t’i duhet kohë më vonë të mbrojë Fondin që drejton në Tiranë, formalisht fond jopolitik, nga komprometimi me politikën personale dhe lobimin në favor të atyre, të cilët FBI i ka certifikuar si udhëheqës që kanë vrarë njerëz të pafajshëm.

        1. Fierak says:

          Informacione interesante qe sqarojne ku e ka gjetur mbeshtetjen e keqja.

  2. Besoj says:

    Si gjithmone shume bindes Mero. Ju lumte

  3. Qytetar says:

    Vazhdoni o njerëz të mblidhni fakte,të denonconi e të zbuloni veprime që pak njerëz i dinë.
    Drejtësia vonon por nuk harron.
    Jam shpresplot se Ai kriminel vrasës e hajdut ordiner do ta provajë burgun para se ti dalë shpirti.

  4. Aureli says:

    Ja ku dolen paret e “talentit” te Armvrimes

  5. xheJ eN Bi says:

    Skypion…Lylzimi….

    As ne editorialin paraardhes dhe as ne kete editorial nuk ke per te komentuar.
    Analisti yne nuk ju vjen ne ndihme vetem “qelbesirave”,por edhe ty.
    E shohe se po ferkon duart nga gezimi nga editorialet e analistit tone.
    Lutju Zotit qe te kete dhe editoriale te tjera me kete teme.

  6. aqif tahipi says:

    Keto fakte qe dalin nga komisioni vertetojne se ,pse shqupsat ishin ne hasmeri me reformen ne drejtesi. Xhaxhi ishte ilac per keta shushunjat qe kane shfrytezuar shqiptaret e varfer .

  7. tomsojeri says:

    Cfar faktesh don akoma or qytetar !!A e di cfar ka ngel tani or mik ! Te cohet familja e ne transmetim live te peshurin atje ne parlllament dhe ne dalje ti fusin edhe nje te dhier mu ne hyrje ! Kjo ka mbetur tani or mik se bemat e ktij krimineli e klysheve, shqipteret i mbajten ne kuriz e akoma po i vuajn ! Pak ka then Izet Haxhia ??? Un nuk besoj se ka byth aty te arestoj kte far te ndyr antishqiptare, te zhytur ne krim e korupsion ! Arrestimi ,diskretitimi dhe denimi i tyre do jet clirimi perfundimtar dhe i vertet i SHqiperis, sepse pas tyre fshihet ter qelbi qe nuk le kte komb te mar jet e nderoj pamje
    Nuk flitet me per fakte ,se ato therrasin e jan sa ai mali i Dajtit qe sheh Tirana ,por flasim per deshir, vullnet e patriotizem qe don te thot dshuri per atdheun ,e ky popull e dha sinjalin me 13 Qeshor ! Flitet pra per nje qeveri qe te ket kurajon dhe burrerin te coj ne vend vullnetin e shqiptareve te dhunuar, te varferuar qe duan te dalin nga kjo erresir tradhtie !

  8. shqip says:

    Prisni se s’keni pare gje akoma.

  9. populli i thjeshte says:

    Bravo Mero per shkrimin, megjithese ceshtja nuk ka mbetur tek faktet dhe provat e vjedhjeve dhe vrasjeve te pa numerta qe Berishajt kane ber. Berisha i ka marr persiper hapur, publikishte, krimet e tija, biles mburret me to. Eshte pak per te qeshur se vjedhjet nuk i pranon me te njejten kenaqesi si vrasjet! Ceshtja ka mbetur tek cmontimi i sistemit te drejtesise, te cilet jane sherbetoret e bindur te Berishajve. Te shpresojme se kete familje te pa shpirte, hajdute dhe vrasesish te popullit te tyre do kemi mundesi ta shohim ne dyert e gjykates, para se ndonje i prekur prej tyre ti dergoj ne boten tjeter.

  10. Mentari says:

    Shrkime abuzuese,Hamendesime jasht cdo aresyje njerezore,spekullime vrasese etj.Ne Stanin shqiptar qe quhet shqiperi gjithmone shteti Demokratik pa experience keshtu ka punuar,me keto stile qe ne qoftese duhej te takohej me te parin duhej patjeter te gjeje per te biseduar me nje anetar te familjes se te parit.Keshtu po ben Edi Rama me villain dhe Djalin e tij ne Tirane por edhe dje ne Bashki.Tani le te kthehemi tek “Takimi” I Shkelzenit me Nendrejtorin e Cezit qe nuk u be asnjehere por si gjithmone kundershtaret shpifin e trillojne gjithcfare Historish qe per nje mendje normele keto shpifje jane vetem defrime per te kaluar Kohen ,keshtu me duket mua shkrimet Meros kunder Familjes Berisha.Ne fakt Shkelzeni asnjehere nuk u takua me nje fare Nen-Drejtori qe sot disa njerez kerkojne te bejne Historina me Tragjedi etj.Shkelzeni ne ate kohe jetonte ne Suedi por edhe sikur te ishte ne Tirane ai asnjehere nuk e ka takuar ate fytyre.Dhe pastaj del Pyetja se cfar ka biseduar Xheni me ate ????????????????????????????? Jepi o Lik se e ke pik.defrime te pa imagjinuara nga gazeta Tema

    1. Memoria Kombetare nuk te fal... says:

      i Nderuar Mentar !

      Bej pjese te ato shqiptare qe mendoj se sALI bYTHISHA eshte kriminel patollogjik por i sinqerte se i ka pranuar krimet e tij.
      Deklarata e tij “e lavderueshme” kur i tha ne parlament me nder socjalistave:
      PUSHONI SE DO JA U BEJ SI NE 21 JANAR…
      ==============================
      ose ajo me forta se
      DAMIR FAZLLICIN (qen serb) E KAM MIK SHTEPIE DONI TJA U BIE PER KAFE…
      ————————————————————————————————–
      tregon se Berisha
      eshte kriminel i sinqerte dhe duhet pergezuar.
      Si rrjedhim nga impotenca e ndyree PS qe nga koha e Nanos..MAJKOS Finos dhe tani Edi rAMUSHIT dhe tolerimi kriminal qe po i ben dipplomacia perendimore pa perjashtim…..eshte shtrati ku lulezon ky lriminel bashke me lulet dhe zenat argita dhe dasarat e tij
      _________________________________________
      Bashkohem me mendimin e Mentarit (qe eshte teper inteligjent per moshen qe ka) se BERISHA DHE BREK-SALEPET E TIJ nuk do ti gjeje gje me keto rromanca me CEZ-IT…sepse ai ka tallur lesht me tonelata krime qe ka bere dhe nuk e can menderen per keto gallata me Noel Kalin prij Kosove.
      ____________________________-
      NQS SE E KE MERAK O MENTAR MUND TE NJIHESH ME NJE PJESE TE SAGES KRIMINALE TE BERISHHORRIT QE NE NJE FARE MENYRE ESHTE VLERSIMI QE I BEN DIPLLOMACIA EUROATLLANTIKE ENVER HOXHES SI RAST I RRALLE DHE I VETEM NE HISTORINE E NJERZIMIT DHE JO VETM DUHET STJUDJUAR POR DHE SHENJTERUAR PER MENYREN SE SI I BASHKOI SHQIPTARET DHE SE RRUNTE TRAPIN PER PERENDIMIN KU KY I FUNDIT ESHTE FAJTORI KRYESOR PER POSHTRIMIN KOMBETAR PAS 1992

      ————————————–

      SAGA KRIMINALE E DINASTISE KRIMINALE TE SHTRIGUT VIQIDOLIT
      _______________________________________________________—-
      Kabllogramet, Shkëlzeni presion Luan Hoxhës
      Kabllogramet e ambasadës amerikane në Tiranës, dërguar DASH, dëshmuan qartësisht se çfarë mendonte Uashingtoni për pushtetin e Sali Berishës. Në kabllogramet e publikuara nga Uikiliks, përmendej Luan Hoxha për një bisedë në të cilën ai kishte informuar ambasadorin amerikan Uidhers në lidhje me Gërdecin. Hoxha kishte dënuar tek Uidhers edhe kërcënimet e djalit të Berishës, nëpërmjet telefonit. “Hoxha pranoi se stafit të tij ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e ambasadës së SHBA.
      Uikiliks, SHBA: Berisha strehon të akuzuarit e Gërdecit
      Në një kabllogram të dërguar më 17 prill 2009 nga ambasada amerikane drejt Departamentit të Shtetit, thuhet se: “Të akuzuarit e skandalit të Gërdecit mbajnë postet qeverisëse në Shqipëri dhe madje, atyre po u kërkohet ndihma-ekspertizë për hetimin më të madh në vend”. Sipas amerikanëve, të pandehurit e Gërdecit hetuan veten për tragjedinë. Në kabllogram theksohet se kjo është një shaka e Ministrisë së Mbrojtjes pasi Prokurorja e përgjithshme ka dërguar një kërkesë në Ministrinë e Mbrojtjes për ndihmë me ekspertizë ushtarake në hetimin për Gërdecin, dhe kështu drejtori e gjen veten duke dhënë ekspertizë dhe këshilla për hetimin. Pasi edhe pse akuzohen për shpërdorim detyre, drejtorët nuk janë lëvizur nga postet.
      Kabllogrami, Fahri Balliu u përfshi në Gërdec
      Ish-ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhers, informoi Departamentin Amerikan të Shtetit, mbi përfshirjen e një klani të ri të familjes Berisha në Gërdec, për mbrojtjen e përgjegjësve të tragjedisë si dhe për presionet mbi Ina Ramën për të mbyllur skandalin. Në kabllogramin që mban datën 17 prill 2009, thuhet se Fahri Balliu është i përfshirë në skandalin e Gërdecit, por ai çuditërisht nuk u hetua nga drejtësia.
      Kabllogrami, Shqipëria theu embargon e armëve

      Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, në një kabllogram drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit, trajton trafikuan e armëve dhe rolin e MEICO-s. Në kabllogram thuhet se Shqipëria ka shkelur embargon e armëve me Kongon, i ka shituar Sudanit helikopterë si dhe ka trafikuar armë sistematikisht drejt Afganistanit.
      Kabllogrami, Berisha afera me armët
      Një tjetër kabllogram që zëvendësambasadorja amerikane në Tiranë Deborah Jones i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, flet mbi përfshirjen e kryeministrit Berisha dhe kreut të shtetit në një skandal me pronat e ushtrisë shqiptare. Në kabllogramin e saj, shpreh shqetësimin e thellë për spastrimin e të gjithë drejtuesve të lartë të ushtrisë, të cilët nuk pranuan t’u shesin pronat e ushtrisë miqve të Berishës.
      Agjent i UDB
      Sali Berisha akuzohet se është rekrutuar nga UDB, shërbimi sekret jugosllav. “Sali Berisha është spiun i UDB jugosllave. E ka vendosur Shqipërinë dhe Kosovën nën varësinë energjitike të klaneve mafioze serbe”, ka deklaruar Taulant Balla. Në këtë kuadër, dyshohet se kryeministri i ka ruajtur lidhjet e tij me të gjitha pushtet që janë instaluar në Serbi, përfshirë edhe atë të Millosheviçit.
      Bombardimi i Vlorës
      Sali Berisha deshi të mbante pushtetin me dhunë në ’97. Ai urdhëroi bombardimin e Vlorës me avionë ushtarakë, por fatmirësisht asnjë nuk ia zbatoi urdhrin. Më tej, ai tentoi të shtypte revoltat me SHIK-un famëkeq të Bashkim Gazidedes.
      SHIK-u famëkeq
      Emri i Sali Berishës lidhet me SHIK-un famëkeq. Ai ishte pjesë e një mekanizmi represiv të qeverisjes 1992-1997, me shpërndarjen e dhunshme të protestave të opozitës, me burgosjet pa shkak të kundërshtarëve, si dhe me antiamerikanizmin drithërues, që kaploi në ditët e saj të fundit, qeverisjen e parë të demokratëve.
      Zhdukja e Remzi Hoxhës
      Emri i tij lidhet me ngjarje ende të pazbardhura si rrahja për vdekje e një mitomani që e morën për gazetar, Bardhok Lalës, dhe zhdukjes së një biznesmeni kosovar, Remzi Hoxhës. Familja e të nderit Hoxha akuzon edhe sot Berishën dhe Gazideden për vrasjen dhe zhdukjen e njeriut të tyre. Thuhet se Hoxha u zhduk se ishte dëshmitar i lidhjeve të Berishës me Millosheviçin.
      Trafiku i armëve
      Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Brendshëm Arben Imami kanë thyer embargon e vendosur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke trafikuar armë drejt Libisë në bashkëpunim me sekserë serbë të kërkuar ndërkombëtarisht. Ky është konstatimi i raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për trafikun e armëve.
      Vrasjet e 21 Janarit
      21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
      Vrasjet e Gërdecit
      Gërdeci është krijimi më i madh njerëzor dhe ekonomik i familjes Berisha. Tragjedia e Gërdecit është orkestruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga familja Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunë nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë. Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha.
      Shitja e detit Greqisë
      Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Ky i fundit asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar.
      Skandali me rrugën Durrës-Kukës
      19. 9 Tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Protagonist është sërish Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro.
      Grabitja e SHQUP-it
      Sali Berisha po tenton të largohet nga pushteti, duke marrë me vendet edhe pasuritë shtetërore. Me një vendim të fshehtë dhe në bashkëpunim me Ministrin e Mbrojtjes dhe Presidentit, Berisha tjetërsoi Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, duke e kthyer në seli për PD. Po ashtu ai mori edhe Shtëpitë e Oficerëve në Fier dhe Shkodër.
      Zhdukja e Kosta Trebickës
      13 Shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.
      Damir Fazlliç, skandali me pronat dhe Argita
      5 Tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions.
      Zhdukja e 1.3 miliard USD
      1.3 miliard USD janë zhdukur nga Shqipëria. Organizata “Global Financial Integrity” deklaroi se elita e korruptuar ka nxjerrë më shumë se 1.3 miliard dollarë nga Shqipëria. Ministri i Financave Ridvan Bode tha se ishte krenar për këtë shifër.
      Përplasja me SHBA për SHISH
      Korrik 2010. Shërbimi Informativ Shtetëror kthehet në një mollë sherri mes amerikanëve dhe qeverisë Berisha. Partia në pushtet tentoi të miratonte një ligj në Kuvend, i cili e kthente SHISH në një vegël në duart e Berishës. Beteja përfundoi me përçarjen e mazhorancës dhe më tërheqjen e Berishës para se të humbte pushtetin.
      Shkarkimi i kreut të SHISH
      Duke sfiduar hapur amerikanët, kryeministri Sali Berisha, ia arriti më në fund që të shkarkonte kreun e SHISH, Bahri Shaqiri, duke e zëvendësuar më një kamikaz politik, me të shkuar të zezë në SHIK-un famëkeq.
      Shkarkimi i Ina Ramës
      Sali Berisha detyroi Bujar Nishanin të largonte nga detyra kryeprokuroren Ina Rama gjashtë muaj para se t’i mbaronte mandati. Skandali bëri bujë ndërkombëtare. Zonja Rama u zëvendësua me një njeri të besuar.
      Spastrimet në Ushtri
      Pas kapjes së Presidencës, Berisha iu turr Ushtrisë. Disa gjeneralë u liruan nga detyra në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë bazë ligjore. Në vend të tyre u katapultuan ushtarë të oborrit të pushtetit.
      Masakra në drejtësi
      Pas bllokimit dhe rrëzimit të dekreteve të Topit, Berisha arriti ta shtrinte kontrollin e tij në piramidën e drejtësisë. Ai diktoi disa emërimeve nepotike në KLD, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe gjykatat e shkallëve më të ulta.
      52 hidrocentrale në duart e klanit familjar
      Gjatë tetë viteve në pushtet, mazhoranca e djathtë, ka dhënë 100 leje për ndërtimin e rreth 400 hidrocentraleve të përmasave të ndryshe. Licencat për ndërtimin e hidrocentraleve i kanë marrë kryesisht kunetërit e ministrave, burrat e deputetëve, njerëz pranë familjes kryeministrore dhe sekserë anonimë. Njerëzit e pushtetit kanë marrë 52 hidrocentrale.
      20 ligje klienteliste
      Kuvendi i Shqipërisë, gjatë tetë viteve të fundit, përpos shkeljes në mënyrë sistematike të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, është kthyer në një zyrë noteria e qeverisë, ku noterizon dhe vulos dhunën e kartonëve ligjet klienteliste. Qeveria dhe Kuvendi kanë miratuar plot 20 ligje klienteliste.
      Shitja e Albtelekomit
      1. Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta”, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.
      Fshesa në administratë
      Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe “fshesës Berisha”, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padrejtësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.
      Fahri Balliu
      15 Shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës “55”. Ndërkohë që menaxherja e “Alpine” ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.
      Minierat
      29 Gusht 2007: vdes punëtori i katërt në minierën e kromit në Bulqizë. Menjëherë ministria ndërpret punën në minierë derisa të plotësoheshin kushtet. Por duke filluar që nga viti 2007 e deri më sot, fabrika nuk është mbyllur dhe në Bulqizë kanë humbur jetën nën shkëmbinjtë e galerive rreth 30 punëtorë.
      Presioni ndaj Financial Times
      2 Prill 2008. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.
      Spotet turistike
      8 Prill 2008: Qeveria nëpërmjet ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja.
      Arben Sefgjini
      5 Maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e përgjithshem të tatimeve në administratën e Sali Berishës. Akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset në arrest shtëpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.
      Largimi i FMN
      23 Shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipëria. Në vitin 1996, ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që tërhoqi në mënyrë demonstrative, përfaqësinë e tij nga Shqipëria. Ishte pragu i kolapsit të piramidave, president i plotfuqishëm i Republikës ishte Sali Berisha dhe ministër Financash, Ridvan Bode.
      Lejet e ndërtimit
      26 Tetor 2008: Qeveria ndërmerr hapin e miratimit të një ligji të ri për lejet e ndërtimit “Për territorin”. Projekti shkaktoi skandal në zyrat e Bankës Botërore dhe Këshillit të Evropës: Qeveria po cenon autonominë e pushtetit vendor. Jemi kundër.
      Ligji i dosjeve
      16 Dhjetor 2008: Ligji i “Spiunëve”, Berisha akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. “ky është një ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera” deklaroi Berisha. Zamir Shtylla jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte çështje të rëndësishme si Gërdeci, Fazlliç e Durrës-Kukës.
      Skandali me “Plazhin e Gjeneralëve”
      29 Janar 2009: Skandali me pronat për herë të parë emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD Astrit Patozi në skandalin e “Plazhit të Gjeneralëve”. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajës, njëkohësisht kushëri me kryetarin e grupit parlamentar të PD.
      Vjedhja e pronave
      Shkurt 2009: Shpërthen skandali i “Jalës”, i implikuar dhëndëri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Bëhet fjalë për prishjen e shtëpive të banorëve në Jalë nën argumentin se do të zbatohej një projekt i Bankës Botërore. Por BB sapo mori ankesat e banorëve nisi një panel inspektimi në terren për të parë të gjitha shkeljet, dhe nxori me përgjegjësi një pjesë të zyrtarëve të vet lokalë dhe po ashtu edhe drejtorin e projektit të menaxhimit të bregdetit të Jugut, dhëndrin e kryeministrit. Çështja hapi debate të forta në Parlament…be continue..

  11. NjeQytetarOptimist says:

    Ky eshte nje fakt aq flagrant, sa po rri nga larg dhe po shoh reagimin e Prokurorise.. Deri dje e dinin me hamendje se c’fare ndodhte, tani ja ku eshte dhe FAKTI.. Ne perendim do te vinte letra me urdher arrest pa qene nevoja ta dergoje ne Prokurori.. Eehhh more Dhalle se do kapje peshkaqen.. Ja ku e ke sypeshkaqenin..

  12. Berishovici NE BURG says:

    Jemi Lodhur duke Degjuar..dhe Lexuar..KUR DO TI SHIKOJME TE ARRESTUAR BABE DHE BIRE?????Ketu nuk behet Fjale per 1-2-Milj E…Sali Berishovici ka Dhuruar Detin Grekeve..VETEM KJO MJAFTON ….lol

  13. qorri me motorr says:

    Edi, Edi kalbaroqi,
    Brekët i hoqi,
    I vuri te dera,
    Ja mori Ilir plera,
    I vuri te kolltuku,
    Ja mori Sal kopuku …….
    etj, etj,
    … deri sa ti mbushet mendja Ed loqes te fillojë të qeverisë.

  14. By the way says:

    Pershendetje zoti Baze!
    Ky eshte nje nga shkrimet e tua te ralla qe te nderojne. Them të ralla sepse te terheq kerrabza ne mbrojtje te Rames dhe nuk ke bere akoma nje shkrim per aferen e Olsit me kinezin Zhou por qe deshtoi per ca arsye qe nuk eshte vendi ketu.
    Une punoj me nje grup te huaj ne nje projekt ne fushen e energjitikes dhe mbas takimit qe grupi pati me kryeministrin, Zana Guxholli u kerkoi investitorve qe te gjenin nje studio ligjore por investitoret thane faleminderit se e kemi. Ne fakt Argita Berisha nuk u ngaterrua ne kete projekt direkt por u perpoq qe ta sabotonte indirekt.
    Keshtu funksiononte familja e Salih Gerdecit qe na doli se nuk njihte baxhanakun e vet e nderkohe qe interesohej edhe se ke kishte baxhanak Ten Hsiao Pin 😂

  15. katunsi nga bumsi says:

    PER TA Q! N BYTH,

  16. Qytetar says:

    Ti Mentor mendo si të duash or djal.
    Po qe se të duken normale ato që ka bërë familja kur ishte në pushtet për ne që mendojmë ndryshe ska problem.
    Veçse një gjë po të them:Nqs Ai do të marr dënimin që i takon edhe për Ty edhe për të gjith do të bëhet e do të jetë më mirë.
    Askush më nuk do të guxojë të vjedh e të vras për të ndënjë në pushtet që prap të vjedhë.

  17. dash says:

    Bravo :I Fundmi i mohikaneve” ….lexoni komentin e tij…

  18. loreta says:

    Kam nje pyetje: A i lexon Berisha vete keto komente apo ja ka derguar dixhitali tij? Dhe cili eshte reagimi? Nje nga deputet duhet te ja beje ne sesionin e ardhshem qe do filloje te shikojme reagimin se sidomos ndaj komentit “i fundmi mohikaneve”. Lexojani , ju lutem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 9
            [name] => Editorial
            [slug] => editorial
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 9
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 2163
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 9
            [category_count] => 2163
            [category_description] => 
            [cat_name] => Editorial
            [category_nicename] => editorial
            [category_parent] => 0
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X