#NdihmoniAnxhelen/ Jepni edhe ju kontributin tuaj sado të vogël per ti rithyer buzëqeshjen /Anxhela Nocka. Kliko Ketu
mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

Shantazhi rus, reagon Trump!

trumpPresidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka mbajtur konferencën e parë për shtyp që prej korrikut, ku ka mohuar lidhjet e përfolura mes tij dhe Rusisë, si dhe ekzistencën e një materiali kompromentues ndaj tij nga shërbimet sekrete ruse.

“Kur largohem nga vendi unë jam shumë i kujdesshëm. Jam i rrethuar nga truproja dhe njerëz, të cilëve u them: ‘kini shumë kujdes se në hotelet tuaja mund të keni kamera’. Nuk i referohem këtu vetëm Rusisë, por ua them gjithmonë se në dhomat e hotelit kanë kamera të vogla të vështira për t’u gjetur. Unë isha në Rusi dhe u thash shumë njerëzve, kujdes se do të shihni veten tuaj në televizor”, ka thënë Trump.

Duke u shprehur skeptik për ekzistencën e një materiali të tillë filmik, presidenti ka mohuar edhe lidhjet e përfolura mes tij dhe qeverisë ruse.

“Unë nuk kam marrëveshje me Rusinë dhe as hua. Mund të bëjmë marrëveshje me Rusinë, por aktualisht s’kam asnjë hua dhe asnjë kontratë”, ka thënë Trump, që për të përforcuar tezën e tij ka treguar edhe një shembull.

“Në fundjavë mu ofruan 2 miliardë dollarë për të bërë një marrëveshje në Dubai, por e refuzova. E refuzova sepse nuk doja të përfitoja nga pozita ime si president. Do të ishte konflikt interesi”, ka vijuar Trump, duke shtuar se prioritet i tij si president do të jetë Amerika dhe jo bizneset, raporton TCH.

“Unë jam në gjendje të menaxhoj bizneset e mia dhe qeverisjen në të njëjtën kohë, por nuk dua ta bëj. Bizneset e mia do të menaxhohen nga fëmijët e mi, Don dhe Erik, të cilët do të jenë në lartësinë e duhur”, ka shtuar Trump.

1 komente në “Shantazhi rus, reagon Trump!”

  1. ben says:

    Ky robi qe u bo president e ka mendjen tek bizneset e veta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 3
            [name] => Aktualitet
            [slug] => aktualitet
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 3
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 82458
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 3
            [category_count] => 82458
            [category_description] => 
            [cat_name] => Aktualitet
            [category_nicename] => aktualitet
            [category_parent] => 0
        )

    [1] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 12
            [name] => Bota
            [slug] => bota
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 12
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 9033
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 12
            [category_count] => 9033
            [category_description] => 
            [cat_name] => Bota
            [category_nicename] => bota
            [category_parent] => 0
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X