mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

FOTOT/ Vendoset pllaka e parë e Bulevardit të Ri. Ja si do të jetë Tirana 2020

Nga fushata elektorale e 2011, kohë kur kryebashkiaku i atëhershëm i Tiranës, Edi Rama do të prezantonte projektin e tij për Bulevardin e Ri, u deshën plot 5 vite që në të të vendosej pllaka e parë. Kryeministri Edi Rama si ideatori dhe nismëtar i këtij projekti dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si kryebashkiaku që do të përfundojë këtë projekt, kanë vendosur sot në mënyrë simbolike dy pllakat e para në këtë bulevard, çka shënon edhe nisjen e fazës së fundit të ndërtimit të segmentit të tij të parë. Kryeministri tha në fjalën e tij se pikërisht për shkak të votës, ndryshimi mund të jetë radikal. Kreu i qeverisë theksoi se falë Kryebashkiakut Veliaj dhe ekipit që ai drejton, Tirana është tashmë një kryeqytet në lëvizje. 

“Tirana mund ta kishte patur këtë bulevard sot, mund ta kishte sheshin sot. Po ja për shkak të votës, gjërat nuk shkuan ashtu siç do të duhet të shkonin dhe për shkak të votës Tirana humbi vite, u përpëlit në një kurth të pakuptimtë dhe faktikisht u tërhoq zvarrë. Dhe po për shkak të votës, Tirana sot jo vetëm është vënë në lëvizje, por është vënë në lëvizje me një shpejtësi të re, me një shpejtësi të cilën nuk e ka pasur asnjëherë, falë lidershipit të kryetarit të bashkisë, falë ekipit të bashkisë, falë mobilizimit të ndjeshëm në çdo aspekt të të gjithë njerëzve që punojnë me bashkinë apo për bashkinë dhe që lidhet me këtë energji të jashtëzakonshme, të re që i ka sjellë Tiranës pikërisht një votë në drejtimin e duhur. Falë votës në drejtimin e duhur Tirana do të ketë shumë shpejt Bulevardin e Ri, Tirana do të ketë shumë shpejt më në fund sheshin e vet”, tha Rama. 

Kryeministri u shpreh se bulevardi i ri lidh Tiranën e sotme me Tiranën e gjeneratës tjetër. “Ky është një privilegj shumë i madh dhe sigurisht është edhe një përkëdhelje, pse mos ta them, i sedrës time si ish-kryetar bashkie, që bëra sa munda, jo aq sa desha, për të çelur pikërisht rrugën që lidh të sotmen me të ardhmen, rrugën që lidh qytetin që kemi me qytetin që duam, rrugën që lidh atë që kemi trashëguar nga të parët tanë, me atë që kemi detyrim t’u lëmë fëmijëve tanë”, theksoi Rama. 

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur për faktin që projekti i nisur shumë vite më parë nga Rama po finalizohet duke i dhënë gjithë zonës një mundësi të re zhvillimi. 

“Ajo që është e rëndësishme është që sot është një fillim i ri. Sot është një ditë e re dhe sot pas pesë vitesh ku ne humbëm kohë, të çmuar, nga zgjedhjet e 2011 deri sot. Unë besoj se në këto 500 ditë kemi justifikuar besimin që na kanë dhënë qytetarët për të rikuperuar kohën e humbur për të mos mbajtur kokën mbrapa dhe për të projektuar Tiranën moderne ku duam të jetojmë të gjithë”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kryebashkiaku shtoi se ky Bulevard do të shndërohet në një nga pjesët më të rëndësishme të kryeqytetit, pasi aty do të zhvendosen një pjesë e mirë e institucioneve qeveritare dhe zyrave administrative të qytetit.

10 komente në “FOTOT/ Vendoset pllaka e parë e Bulevardit të Ri. Ja si do të jetë Tirana 2020”

  1. Fallo Madhi thotë:

    Boll me propaganden e Gebelsit,Duam pune,arsim,buke,uje dhe siguri,Keto ndertime behen per pordhet e Rames dhe per hunden e Veli gabelit qe ja thith pordhet.Rama eshte nje genjeshtar dhe nje hajdut se me hajdutin Meta qeveris.Rama,Meta,Nano,sali qeni jane nga e njejta Parti ajo e ramiz ali bosnjakut.Poshte klani sllav qe nga 91 deri me sot.

    1. Sokol thotë:

      Me mire nje tulle apo asgje si lul pederasti

  2. nje lexues shqiptar thotë:

    Foli dhe Fallo Madhi Viçidolli , nje djale jashte martese i Sali Berishes dhe vellai i Shkerdhenit , eshte tamam si i jati , nuk i ka lene gje , lexoheni me lart , qe t’a besoni .

  3. Albi thotë:

    E vetmja gje e hajrit e planit urbanistik eshte vazhdimi i projektit qe ishte bere para tij.

  4. mirel thotë:

    Ndonje leke per shkollat apo per te pastrehet?
    E di, Edi do thote ” eshte e veshtire te permbysesh te kaluare”. Ne ate moment kthehet ne Rami qe nderton stadiume dhe koncesione.

  5. Messerschmidt thotë:

    Sheshin e tiranes e kane bere burra shume me te mire se ju tani qe po prishni cdo gje ..mer hale…gjakdhjere!

  6. petrit thotë:

    Ju lumte ,me punen qe po beni po i jepni Shqiperise nje pamje te re. Suksese te metejshme populli do te arrije te vleresoje punen tuaj.

  7. Qerimi thotë:

    Kam nje pllake te parketit per te nderruar. Te lutem zoti Kryeminister hajde ma ndrro pak.
    Pune te mbare

  8. A thotë:

    Fjalet e EDI RAMES dhe ERION VELISE jane pordhe me rigon. Tirana doli qe nuk ka pasur dhe nuk ka shesh qendror qe ne fakt eshte Sheshi “Skenderbej”. Kurse ky fjale madhi i pa zanat dhe profesion sepse thjeshte eshte nje barbon qe nuk din te beje asnje pikture por vetem ndonje zhgarravine na thote se do te ndertoj nje tjeter shesh??!!
    Sheshin “Skenderbej” e shkatarroj dhe hodhi ne ere idene e urbanisteve me te famshem italjan qe Sheshi “Skenderbej” eshte qendra e rrezeve te nje rrethi ku perfundojne te gjitha rruget.
    Me prishjen e kesaj qendre per ide idjote dhe mafioze te cilat sjellin vetem shkaterrim urban, ka bere ate qe makinat nga trafiku sorollaten me ore te tera per te shkuar ne destinacionet e caktuara.
    Me keto veprime EDI RAMA eshte nje idjot ne pozite.
    Kuptohet qe edhe pala e opozites nuk eshte me e mire me SALI BERISHEN dhe LULEZIM BASHEN qe Tirana eshte pa stacion udhetaresh treni dhe stacioninet e udhetareve per te hipur e per udhetuar neper Shqiperi, jane ne vende te ndryeshme te periferise.
    Ky eshte peshqeshi i 27 viteve te mender te politikes mafioze dhe shkaterruese per shtetin dhe popullin shqiptar. Tung.

  9. feniks thotë:

    Me keto ndertime POMPOZE,qe sherbejne me shume si reklame,po imitoni Enverin,qe ndertoi Kombinatin Metalurgjik,Uzinen e Autotraktoreve,por njerezit e merrnin buken me tallon!
    Mua me duhen rruget e shtuara e pa gropa e balte,ndricimi i tyre,lulishtet,kopshtet e cerdhet etj, aty ku banoj,pra ne Yzberish,prane KMY-se,zoti kryeminister,ndersa ne ate bulevard do kalosh vetem ti me shpuren tende,gazetaret,ambasadoret etj e jo une me nipat e mbesat e mija!
    Keni 3 vjet,qe ne Yzberish nuk keni ngulur qofte edhe nje gozhde!!
    Reklame,zoti kryeminister,reklame,per veten tuaj e jo per popullin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 3
            [name] => Aktualitet
            [slug] => aktualitet
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 3
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 79401
            [filter] => raw
            [object_id] => 612540
            [cat_ID] => 3
            [category_count] => 79401
            [category_description] => 
            [cat_name] => Aktualitet
            [category_nicename] => aktualitet
            [category_parent] => 0
        )

    [1] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 5
            [name] => Sociale
            [slug] => sociale
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 5
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 3
            [count] => 6640
            [filter] => raw
            [object_id] => 612540
            [cat_ID] => 5
            [category_count] => 6640
            [category_description] => 
            [cat_name] => Sociale
            [category_nicename] => sociale
            [category_parent] => 3
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X