mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

Zeni i përgjigjet Ballës: Unë i kam respektuar çekët, si miq të babit

Pas publikimit të një e-maili ku dëshmohet se Zeni është lidhja e ngushtë e sekserit që ka marrë 7 milionë euro cash nga privatizimi i OSSH, ky i fundit reagoi ndaj Taulant Ballës:

“Fakti që ti publikon këtë e-mail, tregon karakterin tënd të vërtetë.

Unë jam i gatshëm të t’i hedh poshtë një për një gjithë faktet që ka e-maili.

E para, e-maili thotë se miku im Kalaj, i ka siguruar çekët, se ata do ta takojnë një herë babin, pastaj mua.

Vetëm një njeri që nuk ka respekt për prindërit, mund të mendojë të kundërtën, d.m.th që ata të më takonin një herë mua, pastaj babin.

Ne jemi familje me norma, me respekt, me kanun, me traditë, me histori, dhe nuk mund t’i nëpërkëmbim rregullat kështu.

Është plotësisht logjike që ata të takonin një here babin, të mbaronin punë, pastaj të pinin një kafe me mua për respekt.

Së dyti, fakti që babi e kishte shumë me merak takimin, pasi kur e ka takuar atë çekun në një pritje, i ka thënë mezi pres të të takoj pas dy ditësh, tregon respektin e ndërsjelltë që ekziston në familjen tone, dhe sidomos vemendjen në relacionin baba- djalë.

Me gjithë ato halle që kishte Shqipëria në atë kohë, babi nuk e kishte harruar porosinë time për takimin me çekët.

Së treti, fakti përse sekseri e dinte për plotësimin e gjithë kërkesave nga pala shqiptare për palën çeke, ka të bëjë me intuitën e sekserit, por dhe sigurinë që rrezatonte babi im si kryeministër kur të jepte fjalën.

Ja kishte dhënë fjalën atij dhe e mbajti.

Këto janë e-maile që tregojnë konsideratat e të tjerëve për mua.

Unë nuk mbaj përgjegjësi pse të huajt më respektonin sa herë dilnin nga zyra e babit tim.

Në qoftë se do gjesh ndonjë konsideratë timen në e-mailin tim privat, atëhere mund të diskutojmë.

Dhe kjo është një traditë në familjen time.

Përshembull të dashurën time e respektojnë gjithë hotelet me 5 dhe 7 yje dhe e ftojnë të pushojë nga dy javë.

Ajo paguan për qejf, pasi nuk do t’u ngelet borxh, por ata janë gati ta mbajnë dhe pa para.

Dhe kjo  ka të bëjë me respektin që ata kanë për atë.

Por ti nuk e kupton dot këtë raport reciprok mirësjellje dhe respekti që njerëzit kanë pasur për mua pasi  dilnin nga zyra e babit.

Ata kërkonin doemos dikë të zbraznin mirënjohjen dhe respektin me të cilin i mbushte babi dhe unë isha gjithnjë i gatshëm aty”.

2 komente në “Zeni i përgjigjet Ballës: Unë i kam respektuar çekët, si miq të babit”

  1. robert thotë:

    Po Karminen mos ia le Babat ta provoje i pari meqe jeni familje me tradite ….

  2. zyko thotë:

    donin dike te zbraznin xhepin thuaj per favorizimet e bera nga Babai. Bukur fort. Fakte me te bukura per korrupsion askush nuk do i jepte. Qenke nje koqe hajvani e babaxhan korrupsioni o i biri i shkaterruesit me te madh te te gjitha koherave ne shqiperi. Trap.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 10
            [name] => Antena
            [slug] => antena
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 10
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 2073
            [filter] => raw
            [object_id] => 612905
            [cat_ID] => 10
            [category_count] => 2073
            [category_description] => 
            [cat_name] => Antena
            [category_nicename] => antena
            [category_parent] => 0
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X