#NdihmoniAnxhelen/ Jepni edhe ju kontributin tuaj sado të vogël per ti rithyer buzëqeshjen /Anxhela Nocka. Kliko Ketu
mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

Kryengritja kundër “Veting”-ut

Nga Mero Baze

 

Dy drejtorët më të rëndësishëm të qeverisë, që do të ishin pjesë e strukturave të Vetting-ut, sipas ligjit miratuar në Kuvend, dhanë dorëheqje nga posti i tyre, pas kundërshtimeve të opozitës, për të pranuar procesin e Vettingu-ut, për shkak të pranisë së tyre në atë Komision. Alket Hyseni që drejtonte Agjensinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe  Arben Seferi, që drejtonte Drejtorinë e Informacionit të Klasifikuar, ishin pjesë e pretendimeve të Partisë Demokratike, se në Komisionin e Vetting-ut, për shkak të detyrës, bëjnë pjesë dy eksponentë socialistë.

Dorëheqja e tyre nga detyra, është gjetur si zgjidhje kompromisi, pas negociatave të diplomatëve Perëndimorë dhe qeverisë, për të përmirësuar klimën e besimit në procesin e zbatimit të reformës në drejtësi.

Por a qetëson kjo zgjidhje opozitën?

Natyrisht që jo. Opozita vërtet i ka anatemuar si emra, por e ka bërë këtë për të forcuar argumentat se nuk do ligjin e Vetting-ut. Largimi i tyre, vetëm sa shton nervozimin e opozitës, pasi konstaton se Perëndimorët janë të vendosur ta çojnë deri në fund atë, duke çmontuar akuzat fallco në adresë të procesit.

Ajo që opozita pret nga Vetting-u, është në të vërtetë anulimi i tij. Tendenca për të çarmatosur opozitën nga sebepet që gjen kundër reformës, e bën atë më nervoze dhe më agresive kundër reformës.

Shikoni sjelljen e saj para protestës së lajmëruar të tyre të 18 shkurtit. Në çdo detaj ata janë agresivë dhe përpiqen të demonstrojnë dhunë, si shenjë që janë ata që gjykojnë të tjerët dhe nuk janë në bankën e akuzave.

Shikoni çfarë bënë sot në Kuvend, ku një gomar bën aty si i fortë, me shpresë se populli poshtë do tensionohet dhe do vërshojë në shesh për nderin e tij.

Shikoni si sillen në foltoren e Kuvendit. Sali Berisha tenton të krijojë idenë, se tani ka ardhur në pushtet dhe po ndëshkon ministra dhe kundërshtarë. Njërës ministre i thotë “ulu”, tjetrës “rri në këmbë!”, dikujt i thotë “do dënohesh rëndë”, tjetrit i thotë “do ta paguash rëndë”. Sjellja e tij në të vërtetë është subkoshienca që prodhon “Vetting”-u, tek ai dhe familjarët e tij. Ideja që ata mund të dënohen një ditë, është kthyer në makth dhe reflektohet në gjuhën agresive për ta konsideruar 18 Shkurtin, si një ditë kur “Vetting”-u kalon në duart e opozitës dhe ata pastaj do bëjnë namin.

Shikoni si sillet Lulzim Basha në Kavajë. Lëshon një tufë çakenjsh të masakarojnë një demokrat kritik me të, me shpresë se kështu krijohet ideja, se ka filluar koha kur pushtetin e ka forca e opozitës dhe mund të rrahë këdo që i del përpara.

Shikoni si sillen me kapjen e kriminelëve dhe hajdutëve të bankave. Mbështetja që u japin të arrestuarve dhe ideja se ata po akuzohen pa të drejtë, do të thotë, që kushdo i cili vazhdon veprën e tyre, do të ketë mbështetjen e opozitës.

Shikoni se si përgatisin dhe alibitë e ndonjë dështimi të mundshëm në protestë, duke i dërguar ‘sms’ nga Zeni tek ushtarët e Zenit dhe duke i konsideruar ato “fakte alternative” që populli po paguhet që të mos dalë në protesta.

Shikoni si reflektohet tek Shkëlzeni, i cili ditën që duhet të paraqitej para Komisionit si dëshmitar njoftonte se kishte ikur për Shën Valentin në destinacione ekzotike jashtë Shqipërisë, për t’u imponuar si njeri që i takon dhe të bëjë qejf me milionat që ka fituar, se i ka ardhur dita dhe nuk ka frikë.

Shikoni në fund se si po sillen dhe ndaj ndërkombëtarëve që nuk i kanë në anën e tyre në procesin e Vetting-ut. Komedia me ambasadoren e BE në Tiranë, të cilës i kërkojnë llogari pse Bashkimi Evropian ka blerë zyra të shtrenjta në Tiranë, është sikur ti kërkosh Bujar Nishanit pse jeton në Pallatin e Brigadave, kur nuk meriton as pallate me parafabrikate në Kombinat.

E gjitha çfarë PD po bën, dhe çfarë realisht do, është jo që të përmirësojë procesin e Vetting-ut, duke hequr dy drejtorë socialistë të Edi Ramës, që do të zëvendësohen nga dy drejtorë jo socialistë, po të Edi Ramës, por që të krijojë idenë se ka nisur një epokë e re që do ta përmbysë Vetting-un. 18 Shkurti për ta është një rast për ta përmbysur Vetting-un dhe jo për ta korrigjuar atë. Është një kryengritje kundër tij.

Ndaj Edi Rama nuk ka bërë asgjë me dy dorëheqjet e sotme. Ai mund të ketë shpëtuar veshët nga pëshpëritja e ambasadorëve, që mendojnë se vërtet PD kërkon të përmirësojë procesin e Vetting-ut, por nuk ka shpëtuar realisht PD, nga makthi i Vetting-ut.  Biles sot ishin më nervozë edhe prej këtij gjesti. Dhe me këtë nervozizëm ata po shkojnë drejt 18 Shkurtit, me shpresë duke u hequr si të fortë, u duket vetja në Jurinë e Vetting-ut dhe jo në listën e atyre që do të verifikohen. Duan të ndjehen prokurorë dhe jo të pandehur!

 

33 komente në “Kryengritja kundër “Veting”-ut”

    1. Zoti e shpetofte Shqiperine nga Sali Satanai ! says:

      Qe kur doli fushata artificjale e Donald Lu-se
      per dekriminalizim dhe reforma ne drejtesi
      e kam denoncuar si nje farse…
      Eshte njelloj me “flete e votimit e gabuara” ne votimet e 2011..
      kur te gjithe shqiptaret kujtuan
      se Arvizuja i Olta Goxharit.
      .do te ishte me te verteten.
      .por ne fakt u be me kriminelin Lul..yllin e tij ne ngjitje.
      ..Historia po perseritet dhe me Wisnermenin Don Lu qe pas “reformes”
      do te shikojme nje Edi Rame LAKURIQ ME DUAR NE XHEPA….dhe Lu Bash Krimineli K/M ne 2017
      cka do te thote me i rende se pushtimi turk ne shekullin e XV
      .
      Edhe nje njeri me nivel mesatar e kupton qe nuk eshte vetem drejtesia qe eshte e nxire ne ate vend.
      .
      Eshte SISTEMI POLITIK i pas 1990 qe do te thote se Regjimit Ambasadorial i vendosur ne Shqiperi qe nga koha e kolonelit Rajerson duhet ti jepet fund.
      .
      Te kerkosh “drejtesi” te drejtesia sipas farses se Donald Lu-se dhe te mbyllesh syte para tonelatave te krimeve te dinastise berishes eshte ofendimi me i madh qe mund ti behet nje populli.
      .
      Edhe “tolerimi” qe po i behet krimineleve berishiste per Alket Hysenin dhe Arben Seferin nga Don Luja dhe Vlahutinja tregon se reforma e tyre jo vetem ka deshtuar ne menyre te ndyre..por po kthehet nje THIKE PRAPA SHPINES SE EDI RAMES.
      .
      ESHTE TURP PER AMERIKEN DHE BE QE AKOMA NJE KRIMINEL ME PERMASA KOZMIKE SI SALI BISHA JO VETEM PO TOLEROHET PREJ TYRE POR DHE KANE FRIKE NGA KY PERBINDESH I KRIJUAR PREJ TYRE.

      I ftoj shqiptaret qe te ndjekin nje nga artikujt me brilante botuar te gazeta Tema dedikuar KANIBALIT SALI BISHA:
      >>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
      Kanibali ynë
      ………………………
      Nga Mero Baze, 13 Tetor 2012
      ………………………………………..
      Greva e urisë tashmë po administrohet me forcë nga Sali Berisha. Dy gardhe të forta policësh kanë rrethuar tendën ku mbahet greva e urisë dhe kanë kufizuar çdo të drejtë të grevistëve, qoftë për tu takuar me qytetarë, qoftë dhe për të marrë ujë apo cigare si mjete mbijetese. Në një mënyrë të pazakontë, disa policë u kanë hequr liritë dhe të drejtat qytetare një grupi grevistësh, ende pa i ridënuar me gjykatë apo pa bërë ndonjë krim në flagrancë. Situata është tërësisht absurde. Policët kanë marrë kontrollin mbi administrimin e grevës, se ku duhet të bëhet ajo, kë duhet të takojnë grevistët, a duhet të pinë ujë apo cigare, a duhet të shkojnë në tualet apo të vdesin aty në shtrat. Të vetmit që janë lejuar në 24 orët e fundit të takohen me grevistët janë disa diplomatë perëndimorë, të cilët tentuan të hapin një kanal dialogu me Bujar Nishanin, i cili u prish ende pa u hapur. Të tjerët nuk lejohen të kontaktojnë me ta.
      .
      Në këtë heqje të dhunshme të lirisë së tyre për të protestuar, ata po tentojnë të japin sinjalin e alarmit duke shpallur atë që quhet greva e vdekjes, duke refuzuar ilaçet, ujin dhe serumet. Edhe ky vendim nuk i ka tërhequr policët nga vendimi për të administruar grevën.
      Në këto kushte, përveç protestës politike, dikush duhet të ndërmarrë hapa ligjorë kundër tyre. Në rastin konkret, Avokati i Popullit duhet të ishte përballë policëve, jo për të negociuar kërkesat e grevistëve, por për të ndalur administrimin e dhunshëm të grevës prej Sali Berishës. Marrja e kontrollit mbi grevën nga policia, dhe biles nga disa segmente fanatike dhe të dhunshëm të policisë, që funksionojnë si xhandarmëri politike e Sali Berishës, është një shkelje flagrante e skajshme e lirisë së tyre për të protestuar. Ky kontroll deformon tërësisht qëllimin e grevës dhe zhduk nga prioriteti kërkesat e grevistëve duke konsumuar kohë dhe energji me të drejtën për të protestuar. Është kjo arsyeja që Avokati i Popullit duhet të bëhet në këtë rast mbartësi i iniciativës për të paditur Policinë e Shtetit, e cila po përdhunon grevistët duke marrë me dhunë administrimin e të drejtës së tyre për të bërë grevë.
      .
      Një tjetër gjë urgjente është që ndaj atyre segmenteve të policisë, që po demonstrojnë sjellje të dhunshme, duhet dhe një vëmendje më konkrete. Dikush nga shoqëria civile duhet të regjistrojë gjithë emrat dhe numrat e policëve që bëjnë rolin e xhandarit të zellshëm të Sali Berishës dhe t’i bëjmë publike. Kjo është një mënyrë që ata të mos thonë nesër pse më flakët nga radhët e Policisë së Shtetit dhe pse po më çoni para drejtësisë. E pashë një prej tyre dy ditë më parë që kërcënonte një reportere të gazetës Shekulli vetëm pse i bëri një fotografi. Është një tip recidiv në dhunën politike, nga kontingjentet e gardistëve të dikurshëm të Sali Berishës, që rrihnin gazetarë dhe politikanë në vitin 1996- 1997.
      Dhe përpjekja e tij për të ushtruar presion mbi grevistët apo të afërmit e tyre dhe gazetarët, vazhdonte më tej dhe ndaj disa kolegëve të tij, që përpiqeshin të tregoheshin korrekt dhe të bënin vetëm detyrën e tyre si sigurues të mjediseve të grevës. Fjala vjen, nëse grevistët kërkojnë që dikush nga gazetarët të shkojë t’i takojë, apo dikush nga të afërmit të hyjë brenda, polici është i detyruar jo vetëm t’i lejojë, por t’i sigurojë që gjithçka të bëhet shpejt dhe pa asnjë problem. Përkundrazi, në këto mjedise kush polic guxon të bëjë këtë gjest, zëvendësohet menjëherë për t’i dëshmuar se është nën vëzhgimin e një gestapoje, që i raporton çdo gjest të tyre Sali Berishës. Ndaj evidentimi i këtyre policëve përmes mbajtjes shënim të numrave dhe mbiemrave të tyre, është një akt, i cili duhet të shërbejë për tu kujtuar atyre se shteti shqiptar do të jetë më jetëgjatë se pushteti i halabakëve të Sali Berishës.
      .
      Është ky mjedis i dhunshëm ndaj grevistëve dhe përdhunim i institucionit të grevës së urisë që ka detyruar gjithë reporterët e shtypit që ndjekin këtë grevë, të vendosin të dalin në një protestë të dielën në orën 12:00, para kryeministrisë. E kanë bërë këtë reporterë të thjeshtë, ata që fyhen dhe përplasen përditë me fodullë nga Tropoja, që flasin në emër të Sali Berishës dhe dhunojnë gazetarë e grevistë, që shtyjnë e përplasin në tokë familjarë të grevistëve dhe që ndalin çdo kontakt të tyre me qytetarët që shkojnë aty në mbështetje të tyre. Ata po dalin të protestojnë jo vetëm për shkeljen e të drejtës së informimit për ta, por si dëshmitarë të një terrori psikologjik, politik dhe policor, që pushteti po ushtron mbi grevën dhe grevistët. Është një iniciativë gazetarësh, jo pronarësh apo sindikalistësh. Është diçka që ka lindur nga revolta që ndjen çdo dëshmitar, që prek atë skenë të dhunshme krimi të shtetit mbi disa burra të fortë, por të pafuqi, që janë shtrirë përtokë nga përpjekja e pushtetit për t’i vrarë në heshtje.
      .
      Ajo që po ndodh është ridënimi i dytë i tyre, tashmë pa gjyq. Nëse ua morëm një jetë të tërë në burg për shkak të bindjeve të tyre, tani pushteti po u merr lirinë për të protestuar me dinjitet dhe për tu bërë shembull i kurajës qytetare. Ndryshimi i vetëm është se atëherë kishte një aparat të tërë dhune politike, që nga gjyqtari, hetuesi, prokurori e polici, ndërsa tani ka vetëm një polic, një gjyqtar, një hetues dhe një prokuror, që quhet Sali Berisha. Ai nuk duron dot që para syve të tij të lartësohet një institucion moral siç është protesta e atyre që po vetëflijohen kundër tij, duke e kthyer atë në kanibalin e kohëve modern të historisë sonë….Pse nuk u vetëdogj asnjë ne kohen e Enverit ?Pse po ndodhin ne kohen e Sali Bishes .
      ..
      Ju lutem shqiptare & shqipfoles:
      Mos e karbonizoni Shqiperine per here te trete dhe te fundit ne 18 shkurt.
      Ka ardhur koha qe te egzekutohet Sali Monstra qe ne nje fare menyre eshte lapidari
      qe amerika dhe europa po i ngre Enver Hoxhes duke e bere ne nje legjende me permasa boterore
      Kete nuk e them une por ju shqipfoles qe po pranoni tju shurroje Xen & Lul Berisha qe para tyre dhe
      donald luja me vlahutinjen po duken dele para nje ujku..para nje kanibali ..para nje shejtani
      qe amerika dhe europa e nxorri nga “shishja e tyre” dhe tani po kane frike prej tij.
      .
      .

      Zoti e shpetofte Shqiperine nga Sali Satanai dhe nga “miqte e Lu lesheve”

      1. xheJ eN Bi says:

        Skypion …Lylzimi…

        Je bere shume enigmatik.Kjo vjen se nuk te ben efekt ilaçet,paniku qe te ka zene
        nga Vetingu ?

        Flet kaq perçarte ,ose me sakt shkruan perçarte.Ne nje ane shkruan se Vetinga
        i Rames dhe miqve te tij nderkombetare ,Lu e Vllahutin eshte problematik
        e nuk do te zbatohet e nga ana tjeter shkruan se natyrisht qe Vetinga do te
        behet,
        Qe ke humbur llogjiken kjo duket, se nje Veting eshte votuar ne Parlament
        dhe per fatkeqesine tende dhe te “babi” Saliut ,nje eshte Vetingu,ai i
        “Rames dhe miqeve te tij” i cili do t’ju vere koqet ne megene.

        Semundja te ka demtuar memorien ,por per te sotmen ,se te shkuaren e ke te
        mire.Nga e shkuara mban mend ato qe keni bere prag zgjedhjeve ,qe paguat
        votuesit(qe i paguanit te Parku Rinia ,e faktuar dhe me video),qe liruat
        krriminelet nga burgjet,qe pushoheshin punonjesit e administrates qe nuk dilnin
        ne mitingjet e fushates se PD-es dhe ata qe nuk fotografonin voten per PD-en.

        Kjo te ka ngelur ne kujtese dhe te gjitha keto ja faturon Rames ,se Ilir Meten
        nuk e ze ne goje se shikon ndonje drit te shkrepses ne fund te tunelit.

        Skypion …Lylzimi ,qe Rama do te jete edhe 4 vjete ne pushtet ,e di dhe bufi
        dhe merita eshte e jotja dhe kete ta ka theksuar dhe analisti yne ne shume
        EDITORIALE ,po ty nga nje vesh te hyne dhe nga ana veshi tjeter te dalin.

    2. Skypion says:

      Retorika me “Vetingun” e perdorur per kaq kohe nga Rama dhe bashibozukeria e tij,eshte zhvleresuar aq shume, sa edhe ndonje sforcim nervoz per ta mbajtur gjalle ate,te rrit edhe me shume peshtirosjen ndaj saj.
      Dhe kjo duket nga doreheqja e dy drejtoreve te Rames,qe nuk shkaktoi me shume se nje ngritje vetullash,porqe nxori ne pah ate qe eshte denoncuar sa e sa here,sesa problematik eshte “Vetingu” i Rames dhe miqve te tij nderkombetare,Lu e Vlahutin;te dy te akuzuar nga zyrtare dhe media prestigjioze nderkombetare:njeri qe punon per llogari te interesave te Sorros, e tjetra si e korruptuar ,e ndaj se ciles pritet nje hetim i thelle nga Brukseli e qe pas kesaj padyshim do te kete te njejtin fat me turpin Deville.
      Le te heqe e te beje c’te doje Rama tani.Gjithcka ka perfunduar.Natyrisht qe Vetingu do te behet.Do te behet qe cke me te.Por,jo sipas Rames.Jo sic e do Rama.Jo.Ajo enderr e tij,eshte bere hi.Ka kohe.
      Rrugetimi i Rames dhe i Rilindjes ka marre fund.
      Eshte e pamendueshme qe Rama te jete ne pushtet pas 18 qershorit.Kush nuk e di kete,le ta mesoje qe tani.Gjithe cdo te ndodhe tash e tutje,do te jete nje perpjekje e deshperuar,per te shpetuar c’mund te shpetohet.
      Eshte pikerisht kjo vetedije deshperuese,qe e ka shtyre Ramen dhe te tijte,te kapercejne cdo kufi,duke shokuar mbare opinionin publik shqiptar.
      Po mobilizohen te gjitha llojet e bandave.Duke filluar nga ato te te forteve te lagjeve,e deri tek bandat e fuqishme qe kontrollojne te gjitha llojet e trafiqeve ne Shqiperi.
      Bandat me te rrezikshme,qe paten bere ploje dikur ne Shqiperi,ne kohen e qeverive te para socialiste,te futura ne burg ne kohen e demokrateve,po nxirren nga Rilindja,me te vetmin qellim: per t’i perdorur per zgjedhjet e 18 qershorit.
      Edi Rama po shfrytezon ne maksimum te gjithe potencialin e krimit ne Shqiperi.
      Per ato kundraligjshmerite e vogla e kundravajtjet e zakonshme,qe jane perdorur rendom nga te gjitha llojet e qeverive ne Shqiperi keto 25 vite demokraci,sic jane perdorimi i administrates,intimidimet e ndryshme nga pushteti,hilete e vogla e te medha qe t’i mundeson pushteti etj etj,dikur shqetesim i madh ne arenen e debatit publik,jane bere aq te parendesishme,sa te duken ca hollesira te vogla,pa peshe…!!!
      Aq i hapur eshte mobilizimi i bandave kriminale dhe perdorimi i pareve te droges per zgjedhjet ne 18 qershor,sa edhe analistet e majte,i bejne thirrje hapur opozites te mos marre pjese ne zgjedhje,se ato jane te grabitura qe tani nga Rama!
      Nje Qeveri qe hedh miliona,qe qytetaret te mos marrin pjese ne protesten e opozites,merret me mend lehte,se c’mund te beje per ta mbajtur pushtetin.
      Keshtu,te flasesh per “Veting” ne rrethana te tilla,aq me teper per doreheqje “fisnike” te drejtoreve te Rames,eshte nje luks i rralle,qe vetem bashibozuket e tij mund ta kene.

    3. majlinda says:

      Cfare thote Mero, nenkupton qe ju njerez qe keni 2 mend ne koke mos e beni mash e bashes dhe berishes, ata jane 2 kriminele qe e kane vendin ne burg, dhe nuk duan drejtesi, ata menduan dhune dhe flake e zjarr qe te sundojne , ndryahe ata quhen te mbaruar.
      Prandaj indirekt Mero ju thote MOS SHKON NE KETE PROTESTE TE DHUNESHME PER TE MBROJTUR NDERET E BERISHES DHE BASHES, qe jane me Dosje te hapura per vjedhje dhe vrasje.

      neser eshte e shtune, merrni familjet tuaja dhe beni pushime jashte Tirane, lerioni keta cakej te ulerasin si ujqerit ne boshllek.

  1. boom says:

    Cdo qelbesire e Sali Vuk Karadzic qe ushtron dhune ndaj policise apo vandalizon objektet publike me 18shkurt duhet te marre pergjigjen me te forte nga ligji,publiku dhe media.

  2. gysi says:

    Mero ke harruar te permendesh I Meten se ai me teper po e pengon vetingun

  3. Drejtësia says:

    Jemi të vendosur që ti heqim çdo mundësi bajgave në PD për të minuar vetingun dhe pastaj një e nga një si minj të ndyrë do ti mbyllim në qeli qenërit.

  4. racionali says:

    Si gjithmone Brilant , Mero. Bravo

  5. pedro i ri says:

    Sa te jete Saliu ne PD ,,, nuk ka hajer ne kete parti

  6. DETARI Atlantidhes @ says:

    18 SHKURTI do te jete nji buuuuuuumerang ne kokat e UDB asheve ,,,,,,

  7. albani says:

    Po duken te forte, sepse, nese duhet t’u besojme cfare flitet, Saliu dhe salilistet se bashku me plehun spiuunoserbin Flamur Noka, jane lidhur me serbet dhe serbet i kane lidhur me putinet, Putinin dhe me klikat dhe manjatet ruse ne Ballkan.

    Pikerisht per kete, jane bere te forte dhe u duket vetja se jane zoter te ketij vendi tashme.
    Nuk e di se cfare mund te dale ngfa protesta e 18 shkurtit, por skenari eshte shume i dhunshem dhe i ashper.

    Nuk e di nese do te kete viktima nga ana e policise apo forcave te Gardes se Republikes, por ata jane te pergatitur edhe per kete.

    Sikurse tha edhe Z. Kreshnik Spahiu, Tiraana dhe Shqiperia do te jene ne Flake.

  8. Skraparlli jo prej floriri says:

    O Mero une i kam lexuar artikujt e tu se ke qene gjithmone i pa anshem por mos permendja e faktoreve te tjere kunder vetingut nuk te ben te tille. Si mund te mos shkruash dicka per atentatorin Meta qe spo le shteg duge u perpjekur te deformoje vetingun. Qe ai vicidolsi ka qene kundra eshte marre vesh. Ne fakt edhe qe shtangisiti ka qene kundra dihet por habitem shume se perse nuk e permend ti duke marre parasysh reputacionin tend si gazetar. Ti ose e ke frike ate (dhe nuk te ve faj se ai eshte i te njeqindave) ose ke interesa tek ai. Une e di te verteten por me vjen keq te largohem nga tema dhe sdo doja qe ta shikoja kete gazete te perfundonte si ajo pacavurja 55 apo RD. Une i majte jam por dua te degjoj edhe kritikat ndaj ketyre ne menyre qe te permiresohen dhe jo tu bejme qefin dhe te na rreshkasin si perbindeshi qe lame pas.
    Kishille miqesore ky koment

  9. NjeQytetarOptimist says:

    Ke te drejte Mero..

  10. nora says:

    Epo zoti Drejtesia edhe une e di qe duhet ti heqim cdo mundesi jo bajgave po kermave ne PD por per kete duhet te ngrihemi te gjithe ne kembe per te mos lejuar horrat e PD te marrin peng vendin sic e morren per 20 vjet. Ky do te jete fundi i historise te Shqiperise po qe se do te eleminojne Vetingun . Protesta e 18 shkurtit eshte proteste jo per popullin por proteste per te mbrojtur miliardat e tyre qe i kane bere me gjakun e popullit. Prandaj duhet te ngrihemi ne kembe te gjithe edhe te mos lejojme qe PD istat e ndyre te realizojne skenarin e tyre te poshtersive. Te gjithe ne kembe. Kur fiton kombetarja jone ne futboll te gjithe dalin dhe gezojne, por kerkohet me shume se kurre te hapim syte e te mos lejojme kurre qe Saliu dhe hija e tij dhe atyre pas tij te na perpije prape se do jete fundi i te ardhmes se kombit, nje fund qe ne breza do kujtohet me turp.

  11. alphade says:

    Z.Mero ,pershendetje per artikullin ! Ju e quani “Kryengritje” ,ndersa
    Une do ta quaja ” Revolucion” me dhune kunder Ligjit te Vettingut !
    Bre- bre ,kaq shume paskan vjedhur banda mafioze e Saliut ! E pa –
    besueshme deri para Ligjit te Vettingut ! Sot shqiptaret po shohin me
    syte e tyre se cfare MONSTRE eshte Sali Vicidoli ! Vetem ,Ismaili mund
    te shkruaje nje roman mbi kete qe mund t’i vere titullin “Perbinshi i Dyte ”
    atje larg ne Vicidol !

  12. mos says:

    poshte vetingu! une dua te vjedh dhe te mos kontrollohem nga askush….te bej jete bosash….te tjeret le te ngordhin…ose dua te rruaj ate qe kam vjedhur ,gjithe keto vite……..dhe te bredh ne gjithe boten! sduam veting! o popull cohuni per ne me 18 shkurt ,ta permbysim ramen…….te bejme rremuje,dhe shkaterrojme cdo gje qe ka bere lali ERI! nuk presim zgjedhjet….se jemi te mbaruar me vote!!!! une luli ju betohem , se do ju jap falas energji,falas uje, falas buke,cdo gje falas….vetem une te behem kryeminister! poshte drejtesia! rrofte hajduteria!……..

  13. Capi dhia says:

    At a te dy Jane me listen e Rames per deputete.

  14. Endri says:

    O PO MOS U LODHNI KOT. ASNJERI NUK DO FUTET NE BURG. AS SALA AS LULI AS ILIRI AS RAMA. TE GJITH NJELLOJ JANE DHE TE GJITH NEN RROGOZ PUNOJNE QE TE MOS BEHET DREJTESI. SHQIPRIA SKA QENE NUK ESHTE BERE DHE NUK DO TE BEHET.

  15. vaso says:

    Shume te gezuar jeni me kete Vetingun.Por nuk eshte produktive te jetojme duke kercenuar njerezit tane ne emer te nje lloj drejtesie qe as vete nuk e dime cfare eshte e ku do te na nxjerre.500 emrat qe do te kontrollohen jane 500 familje,te cilat ne nje fare menyre do te perjashtohen nga jeta publike,sepse mendoj se ne rast se prindi nuk justifikon pasurine atehere edhe femija nuk mundet te justifikoje pasurine nga prindi.Vec ketyre ka te tjere qe s’do e marrin fare mundimin t’i hyjne ketij muhabeti.Pra jemi shume.Kush do te plotesoje vendet vakante?Kemi njerez te shkolluar me pasuri te vene me pasterti?Dhe ne qoftese po,kush do ju hapi rrugen?Partite e deritanishme te korruptuara ne palce?Parlamenti me banal ne histori?Njerezia do pyesi;Ku ish deri dje kjo fare sokoli,c’vapor i solli?Po pasurite e konfiskuara ku do te vene?Ku do te sistemohen?
    -Mendimi im eshte konsensusi.Te themi te gjithe nga lart deri poshte MJAFT.Ora te jemi serioze.

  16. Servet says:

    Ketu diskuton vete Mero per shkrimin e tij me emra te ndryshem apo jane njerez te paguar nga ai.

    1. vaso says:

      Ti Servet kush je?Shpjegohu i pari.

  17. kamorro says:

    E cja paske bere trekembshin o mero ati sb e gjithe funderinave te pd…po e vertete eshte qe po ju vjen fundi dhe si ajo bisha e strukur para zjarrit qe do e perpijne flaket po cirren me sa kane ne koke perpara fundit…

  18. Counting down says:

    Ligesia e ketyre bajgave te pd shenon kulme te
    Reja cdo dite pasi numurimi nga poshte ka filluar
    Perpelitjet e vdekjes tyre i ndjejne thelle e me
    Thelle kur sukseset e PS rriten keta ulerijne dhe
    Vjellin vrer ku edhe si te mundem Ne mendje
    Dhe syte e verbuar nga humbjet e vashdueshme
    Presin 18 Shkurtin. qe ti mbushin mendjen idiotesise
    Tyre ” jo Popullit ” qe keta bajga i ka mbuluar bajga

  19. Ana says:

    Mero, pse nuk thua qe keta jane dy plehra qe duhen hetuar per vete? Si u pasuruan keta????

  20. refree says:

    Me qetesi dhe dashuri….

  21. Ilir says:

    O lulke ti nuk e do vetingun se bashk me plakun mere do hash te sateme

  22. Sak says:

    Bravo per qartesine logjike dhe per nderin qe po i ben ketij vendi per shporrjen e Bandes Kriminale te Familjes.

    Terbimi u vjen se po u afrohet fundi!

  23. tomsojeri says:

    Shqiptar ! Sali Berisha esht pregatitur dhe ka hedhur ter arsenalin agjenturor,antishqiptar duke afruar dhe organizuar me te gjitha mjetet llumin e nje partie te shitur e te zhytur ne krim panshqiptar ! Nuk dim cfar arkivoli ka pregatitur tani qe te rezoj pushtetin ,po po pushtetin sepse rrezimi i vettingut esht baraz me kte ! Keni rastin shqiptar te paster te shikoni kush jan falangat qe duan nje Shqiperi te shtypur ,nje Shqiperi qe duhet te jetoj ne fundin e nje kenete per te ushqyer e mbrojtur armiqt e saj ! Dikur shpertheu depot e armatimeve dhe shpresoi se i dha fundin kombit e perseri erdhi ne fuqi me ndihmen e armiqve qe te mos shofim hajer ! 18 shkurti esht shpresa e tyre e fundit esht diskretitimi, esht falimentimi moral i ter kombit shqiptar nese kta bandit ja arijn qellimit !Nuk kemi cfar presim nga Zoti sepse Ai dergoi mesin e tij qe nga pertej atllantikut dhe mos e kryqezoni si Krishtin se mallkimi do na ndjek perjetesisht ! Mos bini preh i ksaj bande te pasuruar me gjakun ton se ju do paguani ! Kriminelet e tradhtaret nuk kan atdhe ………….Mjer ju po ju dhat doren edhe kte radh…………….

  24. Shigjeta says:

    O skypion , o plere e saliut , ik o legen ik ke tere javen qe leshon helm ik o bythlepires i sales e lulit , neser do kesh shume pune o legen do te behet gjuha gjak nga lepirjet , ik o i peshtire , kur vrisnin e prisni shiko gerdecin , 21 janarin e shume e shume te tjera , nuk thoshe gje o plere , o fundurine , e kuptojne qe po u vjen fundi dhe bejne te pamunduren te anullojne cdo gje qe ecen para , me manipulime nga me te ndyrat , futini brenda qenat sali lul adriatik fullanet dhe te gjithe qe ngjyen duart me gjak ,ose ndehyne indirekt te kryeshin ato futini brenda qelbesirat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 9
            [name] => Editorial
            [slug] => editorial
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 9
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 2159
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 9
            [category_count] => 2159
            [category_description] => 
            [cat_name] => Editorial
            [category_nicename] => editorial
            [category_parent] => 0
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X