#NdihmoniAnxhelen/ Jepni edhe ju kontributin tuaj sado të vogël per ti rithyer buzëqeshjen /Anxhela Nocka. Kliko Ketu
mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

Kuvendi kundër Avokatit të Shtetit Hicka: Veprimet e Spahos, sipas ligjit

Shërbimet Juridike të Kuvendit rrëzojnë pretendimet e Avokates së Shtetit, Alma Hicka, për shoqërimin e saj me forcë në komisionin hetimor të PD për CEZ-in. Hicka kërkoi arrestimin e deputetit të PD, Spaho, i cili kryeson këtë komision, pasi sipas saj ka shkelur ligjin.

Përmes një memo drejtuar Sekretares së Përgjithshme të Kuvendit, Drejtoria e Shërbimeve Juridike i përgjigjet Hickës duke sqaruar se veprimet e kryetarit Spaho janë të ligjshme.

“Detyrimi ligjor i kësaj funksionareje është të paraqitet para organit të Kuvendit”, thuhet në shkresën e Kuvendit. Po sipas kësaj drejtorie, largimi i Avokates së Shtetit nga komisioni është një akt i paligjshëm.

“Ligji i aplikueshëm është neni 16 pika 4 e ligjit për komisionet hetimore si dhe Kodi i Procedurës penale. Në këto përcaktime ligjore, nuk përcaktohet specifikisht se autoriteti që dërgon thirrjen me forcë, duhet të marrë me vendim të ndërmjetëm, por kur mos ardhja e subjektit dhe mos paraqitja për arsye të papërligjura është pasojë e drejtpërdrejtë e zbatimit të ligjit (neni 16, pika 4 e ligjit për komisionet hetimore:

“Kur dëshmitari nuk paraqitet pa arsye të përligjura, i kërkohet organeve të policisë të bëjnë thirrjen me forcë të tij”. Neni 164 i Kodi i Procedurës Penale, pika 1 “Kur dëshmitari i thirrur rregullisht, nuk paraqitet në vendin, ditën dhe orën e caktuar, pa pasur pengesa të ligjshme, gjykata mund të urdhërojë shoqërimin e detyrueshëm”, thuhet në shkresën e Drejtorisë Juridike të Kuvendit.

“Lidhur me pretendimin për komunikimet dhe aktet që shoqërojnë atë, duke qenë se Znj.Hicka e quan një komunikim të vlefshëm ligjor vetëm me bashkëlidhjen detyrimisht edhe të vendimit të ndërmjetëm, atëherë po me këtë logjikë duhet të vleje edhe fakti se njoftimi i ligjshëm  nga ana tjetër për mos paraqitjen në seancën e radhës, duhet të ishte përcjellë me shkrim nga komisioni dhe të kishte patjetër bashkëlidhur vendimin e ndërmjetëm për largimin e saj nga dëshmia e datës 10 shkurt dhe paraqitjen e saj një datë tjetër”, vijon më tej shkresa e Drejtorisë Juridike të Kuvendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 3
            [name] => Aktualitet
            [slug] => aktualitet
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 3
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 82228
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 3
            [category_count] => 82228
            [category_description] => 
            [cat_name] => Aktualitet
            [category_nicename] => aktualitet
            [category_parent] => 0
        )

    [1] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 4
            [name] => Politika
            [slug] => politika
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 4
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 3
            [count] => 24879
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 4
            [category_count] => 24879
            [category_description] => 
            [cat_name] => Politika
            [category_nicename] => politika
            [category_parent] => 3
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X