#NdihmoniAnxhelen/ Jepni edhe ju kontributin tuaj sado të vogël per ti rithyer buzëqeshjen /Anxhela Nocka. Kliko Ketu
mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

Muli shpjegon pse nuk guxon njeri t’i thotë Doktorit, që është “bole”

Në një letër shfajësuese për Doktorin, Muli kërkon ndjesë që kishte dëgjuar gabim fjalët e Erionit dhe si ja kishin keqpërdorur faktin që ai kish menduar se e kishte quajtur “bole”, Doktorin:

“I dashur Doktor!

E di që e tepërova me gjestin e sotëm, por më lejo të të shpjegoj arsyet përse ndodhi e gjitha.

E para është se ai Erion Braçja, flet si miza në qyp dhe kur tha për ty “boll fole”, mua mu duk sikur të tha “bole” dhe më hipi gjaku në kokë.

Sytë mu errën dhe mornicat më përshkruan trupin kur mendova se si ai legen guxon e të thotë ty bole.

Kur u ngrita e po shkoja dejt tij, dëgjova Taulant Ballën që më tha ku shkon mo k…, dhe kjo ma forcoi më shumë bindjen që ai të kishte quajtur “bole”, se ndryshe s’kish pse të më quante mua k…, pasi dihet që unë jam figura kryesore pas teje.

Dhe kjo më fyeu dyfish, pasi e bënin ngatërresën me vetëdije.

Për çdo demokrat të ndershëm, kjo është e papranueshme dhe nuk mund ta durojë.

Duke shkuar për ta goditur atë, mendova se të njëjtën gjë do bënte çdo demokrat që do dalë më 18 shkurt në shesh, dhe ky ishte një rast për t’u treguar atyre dhe një motiv më shumë përse do protestojmë më 18 shkurt.

Por më pas e kuptova që e kisha dëgjuar gabim, dhe se ata socialistët e përhapën vetë fjalën që Erioni të kishte quajtur “bole”, se atij nuk ja mban ta thotë atë.

Ata duan të thyejnë mitin tënd.

Kjo është e pafalshme për mua, që rashë në kurthin e tyre.

Gabimi im i dytë ishte hyrja me forcë në Kuvend.

E bërë këtë i bindur nga ato që më ka thënë Luli vazhdimisht, se Ilir Metën e kemi me vete.

Ai ka kohë që na jep shpresë për këtë gjë dhe na ka thënë që Ilir Meta mezi pret një rast, të jetë në anën tonë.

-Epo thashë me vete, rast më të mirë se ky nuk ka. Unë kam qëlluar Erion Braçen, Ilirit i kanë raportuar që ai ka quajtur Doktorin “bole” dhe kjo mund ta ketë mërzitur, dhe si rrjedhim ai nuk do më dënojë mua, por Erionin, ose maksimumi do na falë të dyve.

Luli ma shtoi shumë besimin tek kjo pikë, kur më tha se Iliri ka marrë në telefon nga aeroporti dhe ka thënë mos bëni asnjë veprim pa ardhur unë në mbledhjen e  Byrosë.

Ishte kjo aryseja që unë injorova rojet dhe hyra brenda me forcë.

Por e vërteta është se Iliri, jo vetëm që nuk më barazoi me Braçen, por nuk hezitoi fare dhe më përjashtoi dhjetë ditë.

Kjo tregon se vizioni i Lulit për aleancë me Ilirin çalon dhe nuk është realist.

Ai e kishte shansin të dëshmonte që ishte me PD, por e injoroi me shumë vetëdije.

Nga aq sa pyeta dhe kolegët e tjerë pas kësaj, më thanë se kjo do ta rrisë shumë zemërimin popullor kundër qeverisë, pasi përjashtimi im do zemërojë mijëra demokratë në çdo anë të vendit.

Qysh tani kam marrë qindar mesazhe që më urojnë, që nuk pranove të quheshe ti “bole” në Kuvend.

Dhe jam i sigurt se kur të dal në tribunën e mitingut në datën 18 shkurt, sheshi ka për të shpërthyer në thirrjet “O Flamur trim i vërtetë/ O Erion bole je vetë”.

Duke të kërkuar dhe nje here ndjesë për shqetësimin, të lutem thuaj Lulit të më nxjerrë në tribunë, se ndryshe nuk kanë si ta këndojnë këtë këngën demokratët”.

5 komente në “Muli shpjegon pse nuk guxon njeri t’i thotë Doktorit, që është “bole””

  1. Tironsi i urtë says:

    Një tufë injorantësh të Sali Kriminelit kanë mbushur parlamentin, si puna e këtij rrugaçit nulmoka, ristanpijanecit, strazokoburres, palokëthuthuqit e plot vokshëra e albinëra.

  2. Gjithmone per kombin. says:

    Si gjithnje,kori i guzhines se Beogradit me kryeguzhinjerin Berisha sa here qe shohin fundin e tyre politik dhe ligjor,ndermarrin veprime te tilla ne parlament per te ” trimeruar ” bandat e mercenarve qe i mbeshtesin ne terren per te krijuar destabilitet dhe pasiguri tek qytetaret e ketij vendi. Turpi qofte me ato. Shqiperia do te rroje, do te forcohet dhe do behet zonje ne mes te kombeve te qyteteruara.Ato perfaqesojne regresin.

  3. Gjino Pojani says:

    Ka te drejte protagonisti: bolet rrine anash objektit qe eshte ne mes.

  4. Dr.Mulnuli says:

    Mul koqja nuk e di se perse Saliut i thone Sali Bolja. Arsyea eshte e thjeshte fare:I thone “Bole” ne njejez sepse ne fakt ai eshte vetem 1 tek bole qe nuk i hyn ne pune tashme askujt!

    1. Ai qe te qi robt.... says:

      pyeti grate e fist se ndoshta ju hyn ne pune atyre….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 10
            [name] => Antena
            [slug] => antena
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 10
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 2108
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 10
            [category_count] => 2108
            [category_description] => 
            [cat_name] => Antena
            [category_nicename] => antena
            [category_parent] => 0
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X