#NdihmoniAnxhelen/ Jepni edhe ju kontributin tuaj sado të vogël per ti rithyer buzëqeshjen /Anxhela Nocka. Kliko Ketu
mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

Pse ka frikë LSI nga ndërkombëtarët?

Nga Ardit Rada

Që në krye të herës mazhoranca është përballur me një opozitë në radhët e saj sa i përket Reformës në Drejtësi, premtim ky madhor dhe më i rëndësishmi i Partisë Socialistë në fushatën e vitit 2013. Kundërshtitë në fjalë kanë ardhur nga Lëvizja Socialiste për Integrim, si partia e dytë bashkëqeverisëse, por jo e vetmja e koalicionit fitues të zgjeruar rrugës së administrimit të Shqipërisë.

E thënë kështu, çfarëdolloj zëri i ardhur nga partia e Ilir Metës nuk përbën më habi për ndërkombëtarët e aq më tepër për shqiptarët veçse thellon dyshimet se LSI gjendet mes gjysmë-mollës së krijuar në ekzekutiv gjatë bashkëqeverisjes me PS dhe pjesës tjetër të pushtetit në gjyqësor të tashëguar nga lumturimi me Sali Berishën.

Ndërsa reforma në Drejtësi është duke hedhur gurët e fundit të themeleve dhe është në hapat fillestarë të nisjes së zbatimit, partia e Ilir Metës ka zgjedhur të bëhet pjesë e një debati që as opozita e Lulzim Bashës nuk e kërkon. Në fakt, gjatë konventës së fundit aleati më i madh i PS për momentin mbajti 15 fjalime kundër subjektit politik drejtues të qeverisë, aq sa edhe opozita nuk kishte mundur t’i artikulonte për tri vite. Megjithatë mes paralelizmave të Kryemadhit për piktura shumëngjyrëshe, me fytyrën e vërtetë të qeverisë, LSI tregoi se nuk mundet ende ta shkëpusë dëshirën për më shumë pushtet nga kërkesat e SHBA-BE për drejtësi.

Ditën e djeshme, ministri i Drejtësisë i kërkonte sqarime Presidentit përmes një letre në lidhje me atë që ai e quante në fund të fundit: pozicion antikushtetues i Bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Kërkesa për t’u kthjelluar e Petrit Vasilit u pasua sot nga ajo e Klajda Gjoshës. Ministrja e LSI i drejtohej me një zarf Komisionerit Johanes Hahn për një sqarim të detajuar që lidhet kryesisht me rolin e dyshes Lu-Vlahutin në mbikëqyrjen e ONM-së.

Në fakt, nuk është e habitshme sesi për një parti që karakterizohet më tepër nga mendimi personal sesa ai programor, dy ministra bien në një mendje brenda 24 orësh. E habitshme është tendenca pse LSI-ja e Metës ka një kompleks kaq të madh ndaj kontrollit të ndërkombëtarëve. Paralelisht me Reformën e madhe kemi nje kryetar partie që për të mposhtur dyshimet u detyrua të shkojë në SHBA plot 3 herë brenda një viti.

Megjithatë ndërsimi ndaj reformës nga ana e ministrave të rinj apo të vjetër të LSI është bërë procedurë e njohur. Mos ndoshta ka të bëjë me gëlltitjen e një luge çorbe të prishur gjatë koalicionit Berisha-Meta? Koha e bëri të sajën e nuk ka çfarë të na tregojë më. Presim haber nga letërmarrësit!

9 komente në “Pse ka frikë LSI nga ndërkombëtarët?”

  1. AL-banistan em i dashtun says:

    Cne, ata jane t’paret per reforme sidomos Likja i Floririt.Vetem se LSI kerkon qe reforma te kryhet me qetesi dhe dashni dhe me ndihmen e Meros.

  2. Koci says:

    C’te prese me LSI, vetem kur ti vije mandata!!!

  3. Devolliu says:

    Në hall të madh janë këta të Bandës së Hajdutëve të LSI-së. Kanë frikë nga ekspertët ndërkombëtarë se mos ata kërkojnë rihapjen e Gjyqit të Videoskandalit të Like Floririt me bllok në dorë dhe pastaj Sheiku Like, pa një pady, shkon në burg.

  4. shelegura says:

    cd0 qendrim eshte i qarte ilir meta ka krijuar nje parti ne thelbin e saj jane nga skrapari
    kjo tregon mentalitetin e krahinizmit te vjeter fshataresk
    eshte per te hardhur keq se cdo orvajte rendon mbi shqiperin
    iliri dhe berisha po mbrojne padrejtesine dhe vjedhjen
    por nuk ka per tu ecur

  5. Dajti USA says:

    Pd-eja eshte vene ne mbrojtje te Saliut dhe familjes se tij,te njejten gje po bene dhe LSI-ija,eshte mobilizuar ne mbrojtje te bllokut te Ilir Metes,prandaj keta do vazhdojne ta pengojne vetingun,por sa me shume e godasin,aqe me shume diskretitohen para shqiptareve.

  6. Sefer says:

    Ilir meta ndersen ministrat e LSI.se kunder reformes dhe nderkombetareve ne Tirane, kurse Ilir Meta nga Austria u thote nderkombetareve se reforma ne drejtesi do te zbatohet. Mtoda dhiaresh qe jane te lexueshme dhe populli shqiptar ka neveri. Po ashtu edhe europa. Mero mos i hiq komentet per LSI dhe kryehajdutin Meta.

  7. alphade says:

    ” jo gelltitjen e nje luge me corbe te prishur te Metes me Berishen”
    por ka qene nje KAZAN me corbe te prishur : Tash po e besoj se
    ashtu si Berisha edhe Meta jane binomi i : vjedhjeve marramendese ,
    i krimeve monstruoze, i mafias ndertuar ne Shqiperi mbi bazen e per-
    vojave te mafias Siciliane .
    Deri dje besohej se Meta vetem vjedh ,por nuk vret ! Faktet po tregoj-
    ne se Meta nga vjedhes e hajdut me dore te rende eshte edhe vrases
    e komplotist i ndyre ! Dhe kjo shpjegon se Meta qellimisht u atashua
    te socialistet te zgjedhjet duke e ditur se populli po anonte per zgje-
    dhjet nga e Majta ,per te ruajtur statukuone e tij ne pushtet dhe per
    te qene “kollona e peste” e Saliut ne gjirin e PS ,me qellim qe ne mo-
    mente rreziku t’i dilte,sic po i del tash bandes se Saliut me ligjin e Ve-
    ttingut qe perpiqen ne unison ta sabotojne ,ta zerojne ,ta bejne te
    deshtoje duke iu vene me kercunj ne rrota ndaj avancinit te Edit ne zba-
    timin e Ligjit te Vettingut . Prandaj,e gjithe kjo lufte me vasilrat,gjoshat,
    manjanet ,ramat e vegjel , vete Meta jane hedhur kunder ONM dhe Vaso
    deklaron ne formen me te ulet se gjoja nuk e kupton kete ONM qe ka ar-
    dhur ne Shqiperi kur u pyet nga gazetarja ….! Eshte lufte per jete a vdekje
    per te mbrojtur pasurine e grabitur ? Duhet justifikuar e gjithe kjo pasuri
    marramendese e Metes dhe Saliut ……! Deri tani Saliu u pohonte shqiptareve
    se kishte vetem 129 m2 shtepi ne Tirane ,por nuk permendete Gjiri e Lalezit ,
    dhe kur e permendete thoshte se vila eshte e vajzes . Por kjo eshte vetem maja
    e aisbergut : Tash po na del se Zeni i Saliut,sigurisht me bekimin e Saliut , ka bere
    kerdine me CEZ-in . Por edhe kjo eshte maja aisbergut : me kohe do te dalin shifra
    astronomike te vjedhjeve nga Meta dhe Salu ?! Dhe pikerisht kjo i bashkon keta te
    dy qe kane dalur hapur kunder ONM ! Me vone egersia e ketij binomi do rritet edhe
    me shume ! Duhet mbrojtu me cdo kusht pasuria. !!!!

  8. kombi says:

    Ilir HALJA hedh gurin dhe fsheh dore , por e ka te kote ,emri j tij eshte ne listen e zeze ,prandaj ai eshte shume i merakosur per fatin e tij nga Wetingu .

  9. Mihali says:

    Reformen ne drejtesi nuk e do vetem Ai qe ka mizen ne ksule(kapele)!!!!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 11
            [name] => Blogu TemA
            [slug] => blogu-tema
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 11
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 8186
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 11
            [category_count] => 8186
            [category_description] => 
            [cat_name] => Blogu TemA
            [category_nicename] => blogu-tema
            [category_parent] => 0
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X