#NdihmoniAnxhelen/ Jepni edhe ju kontributin tuaj sado të vogël per ti rithyer buzëqeshjen /Anxhela Nocka. Kliko Ketu
mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

Basha mëkatari që nuk bëri dot Tiranën, si do mund të bëj Shqipërinë.

                                                                                                                                                               

Brizida Gjikondi

 

Protesta do shpirt, dhe ndoshta pjesmarrsit e kanë, po lideri, Jo. Protesta do moral, po lideri i saj formal, nuk e ka. Ka qënë pjesë e pushtetit dhe kur partia që drejton ish në opozitë, po prapë ylli I tij mediokër nuk shkëlqeu. Sepse lider lind, nuk bëhesh dot rrugës. Sidomos kur rrugët e gjata drejt pushtetit vërtetojnë paaftësinë e liderit, mungesën e moralit, nuhatjes, ekuilibrave.

Tashmë duhet pranuar që Shqipëria ka një klasë politike mediokre, të kapur dhe antikombëtare deri në mosbesi, të pavetëdijshme për rolin dhe pasojat që sjell qoftë dhe kundrejt vetvetes.

Kjo klasë politike është si një kënetë e ndarë më dysh, ndaj kur njëra gjysëm bën sikur rebelohet ndaj gjysmës tjetër, nuk ka hipokrizi dhe shfaqje më të neveritshme antidemokratike teatrale.

Kjo klasë politike që për cështje madhore dhe me vlerë kombëtare ka një kod të frikshëm mafioz heshtjeje, dhe pavarësisht ndrrimit të pushteteve ato janë shpërdorueset më kriminale të besimit të shqiptarve dembelë dhe miopë.

Karrota dhe kamzhiku janë modelet e tyre të sundimit, kapja e mediave, burimeve dhe pasurive kombëtare është qëllimi i tyre dhe jo mirëqënia e një grusht shqiptarve të tkurrur në një tokë të begatë e të bekuar nga perëndia.

Shqiptarve të kësaj epoke ju shkoi jeta duke levizur kokën si fshirse xhami, një herë majtas një herë djathtas, të mpirë dhe frigur nga poshtërsia e kësaj klase politike vdektarësh, pa kuptuar që mekanizmi që lëviz atë fshirëse antikombëtare janë vetë ata me votat e tyre.

Protestat personalisht i konsideroj si frymëmarrje, tronditje dhe pastrim i kënetave që kanë pushtuar Shqipërinë, por kur shikoj që ajo që proteston është njëra gjysëm kënete kundrejt gjysmës tjetër, dhe jo Deti i shqiptarve të mirë dhe të heshtur, jetoj me shpresë se do vij dhe dita që Deti do të zgjohet, e do e pastroj këtë tokë të mallkuar dhe bekuar njëkohësisht.

9 komente në “Basha mëkatari që nuk bëri dot Tiranën, si do mund të bëj Shqipërinë.”

  1. veku says:

    Analize koncize reale. Shqiptaret nuk dine nga te vertiten. Mut njera parti kake tjetra.

  2. luan says:

    Po he pra, c’te bejme? Ku ta gjejme detin…!! Te vazhdojme keshtu me nje kryeminister qe vetem te qeverise nuk i shkon mendja, me tonelatat e kanabisit qe dalin perdite, apo me shkaterromin qe po i behet ketij vendi nga te pangopurit….Te levizim ujin e kenetave, qe ndofta duke levizur pastrohen, se pa levizur fare qelben e zene kore…

    1. Moni says:

      Dakort jam, por me kanabisin nuk e emocionon dot popullin. Kanabisi nuk eshte hall i popullit. Eshte hall i politikes. Populli ka halle te tjera qe politika nuk po arrin ti zbuloje.

  3. N. Asllani says:

    Te lumte Brizida Gjikondi. Eshte zonje, patriote, lufton me shpirt per mbrojtjen e vlerave kombetare te vendit. Eshte e vertete, te dyja forcat politike jane nje bajge e ndare pergjysem. Rilindja na zhgenjeu jashte mase. Shkaterruan trashegimine kultirore, shkaterruan Durresin me betonin e hedhur mbi zbulimet arkeologjike te antikitetit tone, te prejardhjes tone. Vangjush Dako sillet si pronar i Durresit. C’è duam protesten e nje opozite neser kur mban sehir kur mafia e te dy paleve derdh beton mbi vlerat kombetare. Mos votoni me as majta as djathtas. Me mire votoni per partine e Ben Blushit. Ta provojme edhe njehere se cfare do bej ai.

  4. ORTOPEDI says:

    Dy rreshtat e fundit te analizes jane ato qe ne menyre sintetike shprehin ate cfare duhet bere dhe nga kush duhet bere,Por hajde gjeje te kam rixha e nderuar Brizida.

  5. Shigjeta says:

    Jam dakort drita , shkrim brilant por do te qe te jate akoma me brilante zgjidhja eshte e thjeshte …. vota brilante , ai eshte sekreti dhe zgjidhja , mos ja jepni voten atij paraziti me IQ _ o , dhe shkrimi duket akoma me brilant dhe me vlere ….. vota kunder , tetjerat jane …….. ne muhabet te gjendemi ……

  6. Taras Bulba says:

    Shqiparet nuk e kane te keqen tek kanabisi. Ai mbillet kryesisht per ne perendim dhe ata as nuk e permendin fare, bile e legalizojne dhe ta shesin si ta dush. Ketu e demonizojne vetem per aresye politike dhe per te mbuluar vjedhjet e llahtareshme te fondeve shteterore, pronave dhe tokave.

  7. mirel says:

    Keshtu flitet nga ata nherez qe kane karakter.
    Laro te tjere i bejne fresk Ramiut. Alabaket Berishes.
    Zeri i protestes duhet te ngrihet kunder politikes -kenetes qe po kalb nje vend te tere.
    Vjedhja e pasurive kombetare eshte akti me i madh kriminal antikombetar qe nuk duhet te kete falje per masen e shkaterrimit qe po i bejne ketij vendi.
    Sikur plerat e sheshit te ishin qerruar me ato ye parlamentit sot, do ishte nje clirim i Shqiperise nga nje tumor i rrezikshem.
    Po shqiptaret jane bere pjese e tumorit..njerez te pavullnetshem dhe pa ideale.
    Qenie qe marrin fryme dhe rrojne si tjua sjelli fati. Te mire apo te keqe. Neshtrohen si delet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 11
            [name] => Blogu TemA
            [slug] => blogu-tema
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 11
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 8186
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 11
            [category_count] => 8186
            [category_description] => 
            [cat_name] => Blogu TemA
            [category_nicename] => blogu-tema
            [category_parent] => 0
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X