#NdihmoniAnxhelen/ Jepni edhe ju kontributin tuaj sado të vogël per ti rithyer buzëqeshjen /Anxhela Nocka. Kliko Ketu
mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

Dalja nesër në rrugë për kauzën e Gjin Gjonit & Co, vret opozitarizmin

Nga Keti Bazhdari

Për asnjë moment nuk mund ta përjashtoj politikën nga përgjegjësia dhe formati i saj për t’i paraprirë ndyshimeve të një vendi, qoftë në nivel fryme apo organizimi. Por kur ajo sillet në mënyrë vetëpërjashtuese askush nuk është i detyruar ta ndjekë.

Një protestë ka nevojë mbi të gjitha për kauzë, e cila vjen e formësohet në mënyrë kronologjike, pasi ezauron pa sukses, hap pas hapi të gjithë etapat e arsyeshme për zgjidhjen. Refuzimi i saj bën të akumulohet shumë energji e përbashkët, e represuar, që lidh individët në turmë, për të fituar njëfarë superioriteti numerik ndaj strukturës shtetërore, duke kërkuar/arritur t’i imponojnë kësaj të fundit zgjidhjen e kauzës, qoftë edhe përmes një formati më të dhunshëm.

Po kauza e protestës së opozitës nesër cila është?

Me formimin dhe filozofinë ku unë mbështes bindjet e mia rreth një sistemi demokratik funksional, as edhe një moment të vetëm nuk do ia lejoja vehtes të mendoja kundër cfarëdo proteste të cfarëdo opozite, kudo në botë, aq më tepër në vendin tim. Përkundrazi jap gjithë mbështetjen time, pasi arsyet për të protestuar ekzistojnë gjithmonë.

Sidomos në vende të një profili më të ulët demokratik, sacrifica dhe lufta ndaj fenomeneve regresive s’duhet ndërprerë për asnjë moment, derikur të kompaktësohet mirë botëkuptimi dhe sensi i përbashkët qytetar për liritë dhe të drejtat që i takojnë gjithësecilit dhe kur askush të mos guxojë më t’i shkelë ato…

Dhe deri atëherë ngelet shumë shumë punë për të bërë.

Por a bën pjesë e kësaj punë, protesta e nesërme e opozitës?! Nëse po, cila është kauza që synon të mbrojë liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe imponon ngushtimin e atyre që i kanë shkelur këto liri dhe të drejta?!

Mesa kemi kuptuar të gjithë, opozita del nesër në rrugë të mbrojë 600 gjyqtarë e prokurorë e bashkë me ta edhe një numër shumë më të vogël ish pushtetarësh e pushtetarësh, që kanë përfituar nga rrumpallhanja e të parëve në zbatimin e ligjit dhe njëkohsisht padija jonë për të protestuar ndaj të dyja palëve…

Unë e kuptoj që dilet në rrugë për të mbrojtur edhe një numër të vogël, biles edhe një individ tek, kur kauza e tyre/e tij i shërben të gjithëve. Por ajo që s’kuptoj është se c’lidhje ka kauza, fjala vjen e Z.Gjin Gjoni me kauzën e qytetarit nga Shkodra, nga Gjirokastra, nga Mirdita, nga Durrësi apo Tirana, nesër?!

Është e lexueshme nga larg që është një farsë e madhe dhe ndërton një precedent, ndoshta më të rrezikshmin për vendet me demokraci të brishtë. Deri këtu s’ka arritur as diktatura. I fundit mjet që mbetet në dorë të një populli dhe është thelbësisht autentik, është protesta. Nëse edhe ajo relativizohet në këtë fare feje, duke e vënë popullin kundër të drejtës së vet, për të mbrojtur shkelësit e saj, praktikisht është shuar cdo shpresë që ky vend ta marrë vehten për disa breza.

Opozita duhet të dilte nesër në rrugë për të kundërtën. Për të kërkuar shtrirjen e reformës tek e gjithë klasa politike, pa përjashtim, ashtu sic ndodh në cdo vend që do të jetë pjesë integrale e Europës së civilizuar.

…Por s’e bën.

Pse s’e bën?!

Cfarë e pengon?!

Të dashur lexues unë tërë jetën kam patur dhe kam për të patur besim tek opozita, pavarësisht se në këto momente e shikoj të lodhur, pa kauza dhe peng të një kaste të vjetër në të gjitha senset, por mbi cdo gjë idealizoj frymën opozitariste, si shpirtin e vërtetë të një demokracie, ndaj e ndjej për detyrë t’i bëj thirrje cdo bashkëqytetari, që dalja nesër në rrugë për kauzën e Gjin Gjonit & Co, vret opozitarizmin, demokracinë dhe të ardhmen e tij!

18 komente në “Dalja nesër në rrugë për kauzën e Gjin Gjonit & Co, vret opozitarizmin”

  1. Shpresa says:

    Ke te drejte Bazhdari ! Po une cuditem se si nuk r kupton ky Basha se sa paturpesisht perdoret nga Saliu . Si nuk e kupton se sa shume e budallalleps ne sy te popullit ky Saliu. Saliu ka frike mga drejtesia e nuk pret dot dhe 3 muaj deri ne zgjedhje. Te lumte Bazhdari. Shpresoj qe kete shkrim ta kene lexuar sa me shume e te kuptojne qellimin e protestes e te mos bien viktima te qellimeve personale te ndonje pushtetari qe nuk ka nguruar dhe te vrase per te mbrojtur veten.

  2. Ina says:

    Saliu eshte mesuar te perdore popullun per te mbrojtur by…en e vet. Nuk i behet vone ne merr jeten e ndonjerit sic eshtr mesuar ta bejesi ne 97 , si me 21 janar , si ne Gerdec….. nuk e di ku e gjejne moralin keta per te ngritur popullin ne proteste. Pupupupu keta jane te lojtur nga mend. Populli duhet te tregohet i zgjuar e te mos e lejoje veten te perdoret nga keta individe qe nuk i hengri meraku per popullin e shkrete por vetem u pasuruan ne kurriz te tij dhe tani qe ju ngushtua laku ne fyt hedhin popullin ne proteste. Bravo Keti Bazhdari. Figura juaj duhet marr shembull

  3. tani says:

    18 shkurti dita madheshtore po lexoja sonte ne titujt e lajmeve imagjino te jet dite madheshtore nje dite e cila ska as kauze e as arsye kjo opozit eshte per te ardhur keq me kryebanditat qe ka ne drejtimin e saj

  4. Keli says:

    Keta i kane ditet e numeruara e prandaj duan te bejne trazira e rremuje e kaos qe te largojne vemendjen nga zbatimi i reformes ne drejtesi. Keta jane per tu futur ne burg e per ti konfiskuar te gjithe pasurine e fituar ne kurriz te popullit. Te lodhen sa te duan se fatin per zbatimin e reformes ne drejtesi nuk e kane me ne dore keta sic paren deri me sot zbatimin e ligjeve qe i bene sic deshen. Duan s’duan ata , zbatimin e reformes ne drejtesi nuk ka asgje ta pengoje. Keti Bazhdari , jeni nje politikane me vizion dhe nje aset i vyer i politikes se sotme .

  5. Ardit says:

    Shum e sakte nga kjo qe thoni ju Keti , protesta e se nesermes per mendimin tregon se jan kunder reformes ne drejtesi kunder vetingut, protesta e tyre eshte pa motiv ,prandaj keto skane vlera demokratike e opozitarizmi.

  6. ai djali says:

    Respekte per analizen e njeanshme te zonjes Bazhdari por besoj se kjo esht fatkeqsia me e madhe e kti populli qe e shofim jeten bardh/zi nuk kena ide ,nuk kena vizion ,nuk kena kurajo ,e nuk jena te zotet per asgje . Nuk ka si te jet ndryshe kur jemi nje popull qe 90% te kohes se lir e kalojm nkafe edhe tu pa tv (telenovela) e nuk ka se ku te qendroj mençuria te neve .. ne thjesht jena rober te cilet presim se kur Edi Rama te na jap nje vend pune sa per te hanger buk e nga ana tj as buk nuk na del … gjithesisi nuk du te them se PD esht nje sukses sepse ne te vertet esht edhe ajo e kalbur ne pjes te saj e korruptuar etj , por ne kto kushte esht e keqja me e vogel…. gjithesisi te gjith atyre qe jan optimist per ket form qeverisje ju uroj qe sa te jen gjall mos ua heqt zoti Edi Ramen .. respekte ✌🏻

  7. T.Xh says:

    Asnje nuk duhet te dal neser te behet viktime e ketyre kriminelve qe me ane te protestave duan te pengojne Reformen ne Drejtesi ,Turp i madh per opoziten , 8 vite qendruan ne pushtet dhe e shkatrruan kete vend.

  8. Alma says:

    Me protesten e neserme opozita tregon se ka frik nga reforma ne drejtesi , kan frik se me reformen i dalin te palarat e krimet qe i kan bere vendit tone , Neser hajdutet po i nxisin njerzit te shkojn ne protest…

  9. gimi says:

    Protesta
    Protestat kan shume kauza, arsy dhe qellime te ndryshme per tu mbajt ne nje vend demokratik dhe ne nje vend me liri fjalet si Shqiperia.
    Nuk jam plotesisht i bindur qe protesta e neserme asht vetem per Gjygjtaret!!!
    Mendoj qe qellimi kryesor asht per kryeOrganizatorin e fushates per te mbosht brrylat brenda partise se tij, per te vendos veton si parti opozitare, ne munges te ideve kreative per nje opozite frutdhenese…
    Me vjen vertet keq teksa shikoj se ne cfar niveli ka ra dhe ne dore te kujt eshte opozita e sotme.
    Teksa degjoj per protestat me kujtohet ajo Shprehja ” Flururon Gomari” -“Fluturoooon”

  10. Dritani says:

    Me protesten e neserme ato tregojn se kan frik nga reforma ne drejtesi , kan frik se me reformen i dalin te palarat e krimet qe i kan bere vendit tone , Neser hajdutet po i nxisin njerzit te shkojn ne protest…

  11. suel says:

    Per mendimin tim, PD ka degraduar teresisht. Dhe si pjese e ketij degradimi eshte edhe protesta e neserme. PD nuk e mbeshtesin me as demokratet. Ke te mbeshtesin? Lulin qe qendroi 4 vjet kryetar bashkie e smbahet mend per asgje ??
    Nuk mund ta ndalni dot spastrimin e gjykatave, keshillat e bashkive apo Parlamentin.
    Pro Vetingut, dhe kunder ketyre organizimeve qesharake qe nuk mund te quhen protesta.

  12. besniku says:

    hahahahaha me qesh me lot te dalim ne protest qe te behet lulushi kryeminister hahhahahahah

  13. nord.al says:

    Per Shkodren, qytetin tim, kjo proteste ka nji te mire. Neser rrijme te qete , te gjith hajdutet jene ne Tirane.

  14. miri shkodra says:

    Per Shkodren, qytetin tim, kjo proteste ka nji te mire. Neser rrijme te qete , te gjith hajdutet jene ne Tirane.

  15. ali vlora says:

    O Miri mos vdekshe kurre ! Kam qeshur me lote. Ndersa Ketin e dua shume dhe i uroj : PAC FAT ! Na shkruaj sa me shume. Tung !

  16. butrinti says:

    Ke te drejte moj Keti ,por neser jane ne proteste ca hallexhinjte tjere . Jane mafia e te gjitha trafiqeve , po sme beson shiko perfaqesuesit e Lazaratit dhe ata jane ata qe njjohim se te tjeret i fheh mafia e drfejtesise . jane dhe hajdutet ne ish qeverine me kryehajdutin Berisha Meta e ka pushim se kujton se e kemi Harruar. Eshte Gjin Gjoni mesoj e sorollop akademik e plepist se bashku me bisnesmenen te shoqen Jane dhe Xhelil mezinjtejane dhe ca kreshniker qe kujtojne se duke uleritur e , me fal , duke ferkuar ato …te berishes do futen ne listat e parlamentit . Dhe nga keta duhet te ruhemi –sic thote dhe ambasadori lu –Jaane te marre e mund te presesh cdo gje

  17. njengapopulli says:

    Nuk mendoj sikundershprehet “ai djali’ se eshte analize e njeanshme,Znj,Keti si gjithnje qellon ne zemer te problemit.
    Protesta te behen,madje edhe me te shpeshta,por ceshtja shtrohet per cfare motivi ose kauze gje qe duhette jete
    konkrete dhe me tej kush e udheheq ate? Hajdutet e vraresit,ata per te cilet behet kjo reforme? Ndaj nuk ka vlere,
    Megjithate teksa lexova listen e Av.Popullit per kandidatura ne organizmat qe do te drejtojne e vendosin per Vitingun, eshte tejet zhgenjyese dhe e pashprese.Nje pjese e tyre, jane njerez qe kane qene te implikuar per ato cfare
    kjo reforme synon te luftoj,ndonjeri as te ngroh e as te ftohe sikurse Como…Kush do kaloj ne siten e tyre,shoket,miqte apo ishkoleget
    dhe kuptohet sa sa e si muindin ta bejne kete! E po te thelloheni me tej ne ate radhe emrash shihen mbiemra shume te njohur
    te politikes se drejtesise,E pra jane vellezerit,djemte,vajzat e drejtuesve te dikurshem te organeve te drejtesise apo dhe pushtetarebve te
    meparshem apo te sotem. Esa besim ngjallin ata? Per mua fare pak,nese do imponohen nga presioni i nderkombetareve,pa te tjeret
    nuk e bejne dot. Mbase kjo teme do nje analize me vehte dhe ju znj,Bazhdari i keni kapacitetet intelektuale per ta trajtuar pikerisht
    kete problem qe shihet ne horizont,

  18. ZHIN ZHONI says:

    Ke te drejte Keti.
    Ja do marrim masa e …heren tjeter kauzen opozites caktoja ti.
    HABITEMI SI KY BASHA NUK PO BEN REFORMEN NE DREJTESI.
    NE CDO VEND TE CIVILIZUAR E PERENDIMOR, PERFSHIRE EDHE SHKODREN, OPOZITA I BEN REFORMAT PASI KA SHUMICEN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 11
            [name] => Blogu TemA
            [slug] => blogu-tema
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 11
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 8183
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 11
            [category_count] => 8183
            [category_description] => 
            [cat_name] => Blogu TemA
            [category_nicename] => blogu-tema
            [category_parent] => 0
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X