#NdihmoniAnxhelen/ Jepni edhe ju kontributin tuaj sado të vogël per ti rithyer buzëqeshjen /Anxhela Nocka. Kliko Ketu
mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

Doris Pack më detyron ta respektoj kryeministrin e vendit tim

Nga Ilir Yzeiri

Inati dhe urrejtja e kanë një kufi. Por edhe dashuria e verbër duhet të kontrollohet. Ashtu si unë, besoj ka shumë të tjerë në këtë vend që i neverit kjo femër që vjen në Shqipëri dhe artikulon vetëm një emocion, dashurinë për Genc Pollon dhe urrejtje e akuza banale për cilindo që është kundër Genc Pollos. Kjo femër pa asnjë identitet politik, pa asnjë vepër në jetën e saj, kjo deputete e mërzitshme dhe parazite me emrin Doris Pack, ka qenë gjithnjë kundër së vërtetës dhe kundër tendencave reale që ka Shqipëria. Aksionet e saj politike nuk kanë qenë kurrë me peshë, por, në të gjitha rastet, kjo femër e natyralizuar si deputete e përjetshme e Parlamentit Europian ka ardhur në Shqipëri për të mbështetur kauza të humbura dhe lëvizje të dyshimta.

Është përzier më keq se politikanët e shpëlarë shqiptarë në punët e këtij vendi dhe gjithmonë ka pasur vetëm një merak që të bindë cilindo që ka dyshime, se Genc Pollo ka të drejtë. Në historinë e përzierjes me punët e pista të politikës shqiptare kjo femër hyri për herë të parë atëhere kur Genc Pollo u nda nga Berisha dhe kjo femër e natyralizuar si deputete vanitoze u bë si bishë kundër Berishës dhe mbështeste në atë kohë qeverinë e diskredituar të Ilir Metës, vetëm pse Meta e kishte bërë pjesë në kabinet Genc Pollon. Pas kësaj, të gjithë e dinin se prononcimet e saj për Shqipërinë kishin vetëm një drejtim – pro atyre që bënin Genc Pollon deputet apo ministër dhe kundër atyre që nuk ishin në një formacion politik me Genc Pollon.

***

Mirëpo këtë radhë ndërhyrja e saj është e shpëlarë, banale dhe pa asnjë vlerë. Fjala vjen të nxjerrësh të virgjër sot LSI-në se po ndotet nga qeverisja me PS-në siç bën Pack kur thotë se një ministër i LSI-së paska bërë hatanë duke denoncuar Ramën, kjo është të tallesh me shqiptarët. Personalisht, jam ndër të parët që e kam kritikuar Edi Ramën dhe kam numuruar të gjitha mangësitë e drejtimit të këtij njeriu. Koncesionet për Vilma Nushin, autoritarizmi dhe sharlatanizmi me të cilin e menaxhoi zgjedhjen e Drejtorit të RTSH-së duke lënë të kuptohet se atë aferë e mbylli vëllai i tij, këto e shumë të tjera, i kam shkruar e ia kam thënë në kohën e duhur. Ndaj nuk dua të krijoj asnjë keqkuptim.

Kam mbështetur dhe mbështes Ben Blushin dhe “LIBRA“-n, por nuk mund të pranoj që një deputete vanitoze me emrin Doris Pack të bëjë një pasqyrë të deformuar për vendin tim. Kjo qeveri dhe kryeministri Rama kanë shumë defekte dhe unë e shumë kolegë të mi i kemi vënë në dukje me kohë. Mirëpo, opozita e sotme dhe ata që e nxisin atë drejt veprimeve të dhunshme, jo vetëm nuk janë alternativë e besueshme, por po e dëmtojnë rëndë këtë vend sepse me veprimet dhe sjelljet e tyre po e shuajnë opozitarizmin në Shqipëri.

Të mbështjellë të gjithë bashkë rreth Berishës dhe krimeve të tij, opozitarët e sotëm e kanë braktisur interesin publik dhe nuk po i paraqesin vendit asnjë platformë të besueshme. Ata e kanë kthyer parlamentin në një llafehane të neveritshme dhe nga mëngjesi në darkë vetëm ulërasin dhe çirren për çështje që nuk u interesojnë shqiptarëve.

Kjo opozitë e ka bërë këtë vend të pajetueshëm dhe pa asnjë shpresë. Duke përzier të vërtetat gjysmake me shpifjet e llahtarshme, duke përdorur fjalorin më të ndyrë dhe më të dhunshëm, kjo opozitë po e shkatërron ligjërimin dhe jetën në këtë vend duke mbjellë panik, kaos dhe neveri. Edi Rama dhe qeveria e tij mund të kenë një mijë e një defekte, por opozita e sotme, jo vetëm që nuk diti të ringrihet dhe të korrigjojë vetveten, por, për më tepër, u ka kap fort pas krimeve e skandaleve që kishte kryer dhe zgjodhi si alternativë akuza pa themel, shpifje dhe sharje, fyerje dhe një zhargon rrugaçëror.

E të mendosh se këtë gjë ka katër vjet që e bën thuajse çdo ditë. Si mund t’i besojnë shqiptarët kësaj opozite? Dhe si të mos mjaftonte kjo, vjen dhe deputetja shetitëse vanitoze, me emrin Doris Pack dhe i shton një zë këtij kori që i ka shurdhuar veshët shqiptarëve tash katër vjet. Jo, përballë kësaj alternative, unë respektoj kryeministrin e vendit tim.

23 komente në “Doris Pack më detyron ta respektoj kryeministrin e vendit tim”

  1. Ina says:

    Bravo,Ilir.Lexova mendimin tim ,në shkrimin tënd.

  2. kombi says:

    DORISI ESHTE NJE PENSIONISTE E MBARUAR , QE NJK KA ASNJE INFLUENCE ,NUK E KA DERGUAR ASKUSH ,VJEN PER GENC POLLON ,NGA DASHURIA D MADHE QD E PASKA ZENE .
    SUKSESE NE PENSION DORIS !!!

  3. Edheune says:

    Ilir, nga cdo politikan i huaj, i majte apo i dhjathte, i pranoj verejtjet apo qendrimet ndaj se majtes por kam bindjen se te gjithe ata qe dajin ne krah te Berishes jane njerez aspak me pozitive se vet Berisha. Nje nga keta te neveritshem eshte dhe femra me emrin Doris. Ne nje nga daljet e fundit tha se do ishte e turpshme ne se do ishin te verteta ato qe thuhen per Vlahutin, dakort, por kjo grua e ndyre nuk vazhdoi te thoshte qe nese nuk eshte e vertete te denohen rende per shpifje ata qe e pergojojne. Dhe ne pastaj do thoshim turp per ne qe kemi patri e politikane te cilet i mbeshtet nje letyre e tille. Ketu besoj nuk ka asnje aludim.

  4. Gregor Lato says:

    Ti qenke nje si Doris Pak, kunder saj, se eshte pro Saliut dhe kunder Edi Rames, ti je kunder Saliut dhe kunder Edi Rames. Nuk keni asnje ndryshim, kjo rezulton nga llogjika e shkrimit tend.
    Shqiptare qe nuk e njihni realitetin, vetem kunder cdo gjeje, si te keqes, dhe per me teper kunder pozitives, vetem e vetem te keni nje material per te shkruar, ani se pa vend e pa llogjike. Mjerane.

  5. Drini says:

    Doris Pack erdhi ne shqiperi ti japi nje dore te fishkur PD.se sepse ajo nuk eshte as deputete dhe as eurodeputete. Thone se ka ardhur me ndermjetesine e Genc Pollos sepse Genci e ka mike dhe pertej mikes. Dorisi i kerkon tranazh special qe Genci ja ka dhene per te miren e partise.

  6. Treviso says:

    Zonjen Doris Pack e prita siç i ka hije nje shqiptarit dhe e percolla siç e meritonte. Ardhjen dhe ikjen ja bere menje koment te shkurter. Me duket se jam lodhur kot se, dhe ajo zonje eshte ne nje kategori me ato qe mbronte.

  7. Lpl. says:

    Kjo eshte si ai deputeti pa peshe qe erdhi e foli ne koke te vet , pa miratimin e Merkelit , si e kishte ai Krisbau me duket qe sillet si qen kur don te mbroje Merkelin , keshtu i thane Anglezet , qeni besnik i Merkelit .Mos u beni te marre ju qe keni dy pare mend , ajo ka shume force dhe i degjohet fjala dhe çfare ka thene jane te gjitha te verteta , por shumicen prej jush e ka verbuar militantizmi dhe urrejtja .Kjo eshte opozita e dine te gjithe por eshte opozite qe perfaqeson gjysmen e popullsise , keshtu opozite qene edhe komunistet por pushtetin e moren se nuk kishte tjeter opozite , dhe dreqosen per arsy se deshen te drejtojne me metodat dhe ideologjine e baballareve te tyre por sit nuk funksjonon propaganda si menduan nostalgjiket e komunizmit duke perdhunuar te humburit gje e cila nuk ka vend ne demokraci dhe ne Evrope ky lloj diskriminimi ne dukje i bute por duke perdore te gjitha institucjonet shteterore per te arritur qellimin qe ne shpjegimin e pergjithshem e ata Evropjanet e kane emeruar si diktature moderne , por diktature eshte dhe eshte shume shqetesuse dhe mos i beni budallej njerezit si ne kohen e Enverit .

  8. Shigjeta says:

    Ama mbeshtet blushin o koqe kandari , mire ekeppastaj ne rug te drejt je , ec o koqe kandari ti je nga fryn era dhe ata si puna jote jane njerit me te poshter ,prej tyre nuk di se si te ruhesh megjithate , ti njifesh si sarlatan, sahanlepires dhe i pabese

  9. Phoenix says:

    Na ka marre malli per ndonje shkrim objektiv te pakten ne 51% te mases. Eshte kriminale qe te botohet cdo gargare qe peshtyn cilido autor sado autoritar qofte.

  10. E megjithate me Ilir Yzeirin do te isha ,ne dore gje po te kisha..
    O popull mendi shtate here e vero nje here, kete radhe…
    Bllokoni shitblerien e VOTAVE ne cdo menyre paraqitur.
    Me fatet e atdheut mos LOZNI.

    Nene Pashako !

  11. alphade says:

    C’ merreni me nje plake te pjerdhur ! Humbni kohen kot ,letren kot ,
    c’do gje kot. ,!

  12. aliu nga maqedonia says:

    Me kurvat plaka europiane merrni. Asaj i kane rene trute ne palcen e kurrizit dhe vjen e kruhet me ndonje deputet kurvar plak ne shqiperi

  13. Vaso says:

    Doris erdhi ne Tirane per tegjallur qenin e ngordhur por

  14. saliu says:

    Mos ja ka ngrohur ndonjehere kesaj plakes ky kuqua sepse per perversistet nuk te fal ky lapanjos.

  15. XHIM XHIBOKSI says:

    Bravo Ilir ashtu eshte kur vjene kjo femer ne Shqiperi apo dhe kur flete kjo femer pa asnje dashuri per shqiptaret por per ata qe i kane siguruar ndonje favor me vjene per te vjelle .Ajo vjene dhe nuk thote asnje fjale per Reformat e kesaj qeverisje per 4 vjete qe dhe sistemi i meparshem te ishte nuk do ti kishte bere une ndjeje neveri ajo ka shpirtin sië ka fytyren te shemtuar qe do vetem Pollo pordhen. Kjo eshte nje pjelle e keqe e nje populli shume te mire,qe une theme se e meriton qe te vlersohet dhe me shume se deri tashi qe i ka bere populli yne deri sot dhe Kryeministri yne. Ndaj une jame me ty kur thua se une dua me shume Kryeministrin tim se sa nje femer qe ka dhe nje mandate si ajo qe nuk e meriton pasi sa here ka ardhur ajo ketu vetem vrere ka vjelle si deputete.Vijne te tjeret dhe ne nuk i dallojme se jane te majte apo te djathte ajo vete me vrap dhe shane socialistet njelloje si Kaçi qe bashkohet me PD,s’ka turp me te madhe kur prindrit e tij kane qene ultra te majte turpi ju mbulofte ju dhe Dori Spak.

  16. ta says:

    e lagu apo se lagu?

  17. azis says:

    doris pack vjen per te pare pronat e saj ne Shqiperi, ato qe i fali sala, minierat e arit ne veri ,shikoje qe ne fytyre kete femer (vetem femer nuk eshte )se cfare urrejte shpreh …

  18. l says:

    Ndjenë kënaqësi kur lexonë një shkrimë të till ju faleminderit

  19. Shqiptari i Ilirise says:

    Doris Pack ka mbezhtetur Berishen edhe ne vitin 97 bashke me Leni Ficher.Me mbeshtetjen e tyre kryekrimineli Berisha dogji Shaiperine.

  20. Malka says:

    Bravo ilir me i te vogel sepse shoku i meros (qeroxit) mos valle naten sju ze gjumi duke thurur intriga kunder Berishes, kur deri dje mero i lepinte bythen Saliut per ndonje kocketju vij turp qe fajin e kerkoni te nderkometaret shikoni ne fillim veten ne pasqyre se ss te pa lare jeni…………

  21. Drita says:

    Po asaj Sala i fali veriun dhe minjerat e popullit. ..desh t’i falte dhe jugun po ngeci karkaleci. ..fytyre me te shemtuar nuk gjen mbi dhe. ..plake e stazhionuar qe do ndonje kurvic thuthuq!

  22. Dori.... says:

    Autori i shkrimit njihet nje mendjendritur! Ndihemi te keqardhur nda ndonje mendje ROITUR te cilet e quajne edhe Doris Pack, eurodeputeten e Europes ne KAllepin e tyre. KJo eshte si te percmoje nje trumecak i ferrave, shqiponjen ne Fluturim… Ndja dhe jemi ne keto pika, e flasim, pjerdhim si nga maja e Plehut, apo perpara Kazaneve te Plehuat ata, ai qe i qun Pleh dhe eshte i tille… Me respekt per autorin

  23. Dori....Shkoder says:

    Autori i shkrimit njihet nje mendjendritur! Ndihemi te keqardhur nda ndonje mendje ROITUR te cilet e quajne edhe Doris Pack, eurodeputeten e Europes ne KAllepin e tyre. KJo eshte si te percmoje nje trumecak i ferrave, shqiponjen ne Fluturim… Ndja dhe jemi ne keto pika, e flasim, pjerdhim si nga maja e Plehut, apo perpara Kazaneve te Plehuat ata, ai qe i qun Pleh dhe eshte i tille… Me respekt per autorin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 3
            [name] => Aktualitet
            [slug] => aktualitet
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 3
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 82114
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 3
            [category_count] => 82114
            [category_description] => 
            [cat_name] => Aktualitet
            [category_nicename] => aktualitet
            [category_parent] => 0
        )

    [1] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 11
            [name] => Blogu TemA
            [slug] => blogu-tema
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 11
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 8183
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 11
            [category_count] => 8183
            [category_description] => 
            [cat_name] => Blogu TemA
            [category_nicename] => blogu-tema
            [category_parent] => 0
        )

    [2] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 1
            [name] => Kryesore
            [slug] => kryesore
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 1
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 34801
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 1
            [category_count] => 34801
            [category_description] => 
            [cat_name] => Kryesore
            [category_nicename] => kryesore
            [category_parent] => 0
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X