#NdihmoniAnxhelen/ Jepni edhe ju kontributin tuaj sado të vogël per ti rithyer buzëqeshjen /Anxhela Nocka. Kliko Ketu
mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

Në shesh, në emër të kujt! 

Artan Xh. Duka

Normal që PD të pretendojë se protesta e nesërme do të jetë shprehje e shpirtit demokratik opozitar përballë një ekipi qeverisës 4 vjeçar. Qeverisje pa kusure nuk ka dhe domosdo kauzat janë sheshit për të mbushur sheshe dhe opozita deri këtu është në misionin e saj. Por ajo që nuk shkon është se nënteksti i saj nuk është shpresa për të nesërmen por mbijetesa e së djeshmes! Kjo duket nga “flamurtarët” e saj dhe refreni absurd populist që ata përçojnë.

Sikurse edhe dje, dhe sot flitet dhe tërhiqen paralele me fillimet e demokracisë apo zhvillime gjetkë si skenari rumun, triumfi i Trump etj ndërkohë që qeveria dhe opozita nuk janë më ato të dhjetorit 90 dhe të stisësh me pahir atë kontekst politik dhe dramaticitetin e atyre viteve dëshmon se paria e opozitës është vërtet në hall të madh. T’i thuash “Don Kishotë”, nuk i thua dot ndaj për diferencë, mbetet veç synimi për të tensionuar situatën politike me qëllim sabotimin e reformës në drejtësi dhe ndëshkimin e abuzimit elitar që ajo ofron.

E nëse këtij takëmi i kuptohet halli, ajo që zhgënjen është fakti se ende një pjesë e qytetarisë e mbështet atë e për rrjedhojë indirekt rreshtohet me korrupsionin e abuzimin e tyre duke bërë edhe “dekorin” në sheshe për ta. Nuk jemi më në vitet 90 dhe pas bëmash të panumërta nga piramidat, anarkia 97, grushtshteti 98, 26 maji, 21 janari, Gërdeci, rruga e Kombit, dhurimi i detit etj, pretekset për ndjekur këtë takëm politikanësh nuk pijnë më ujë. Nëse ky takëm, me riciklimin e krizave politike pafund ka marrë peng integrimin europian, e ka marrë për të gjithë, anëtarë e simpatizantë të PD përfshirë dhe sot është momenti për ta jo të braktisin partinë që i besuan por për ta marrë në dorë atë.

PD është partia e idealeve të dhjetorit dhe misioni i saj është marrë peng gjatë dhe nëse vëndi ka nevojë ulëritëse për opozitë, vetë opozita ka nevojë për një lidership properëndimor që u revoltua jo vetëm me komunizmin atë dhjetor të ftohtë por dhe me uzurpimin e PD nga misionarët e katapultuar nga lart.

Protestat opozitare janë domosdoshmëri për të mbajtur me “gajret” shpresën e idealin e militantëve në opozitë por premisa e saj për ta arritur këtë gjë është “purifikimi” i lidershipit opozitar dhe trumbetimi i standartit demokratik në vënd. Protesta e sotme nuk ka as njërën, as tjetrën. As figura të papërfolura që ngjallin respekt dhe shpresë tek ndjekësit dhe as teza pro BE apo thellimit të demokracisë në vënd premisë për të cilat është zbatimi efikas dhe i shpejtë i reformës në drejtësi.

E nëse flasin për skenarin rumun, protesta e atjeshme nuk është për të falur korrupsionin pa dallim partiak e kohor, por për ta ndëshkuar më ashpër atë, nuk është për të shpallur “Monument kulture. Mbrohet nga shteti” syresh por për barazi para ligjit për të gjithë. E nëse do ndjekim shëmbullin rumun, le ta fillojmë nga ndëshkimi i abuzimit elitar sikurse ndodhi atje.

Me gjithë hallin e madh që ka, lidershipi opozitar e ka detyrim ligjor dhe qytetar të organizojë një protestë dinjitoze larg ekseseve që mund të cënojnë sigurinë e rendin për të gjithë. Nuk jemi më në vitet 90 kur Shqipëria u dogj disa herë dhe vlera njerëzore e materiale u cënuan dhe u zhbënë si me “porosi” nga histeria absurde antikomuniste që përçonte politika “demokratike” e kohës. Atëhere kishin “kartabjankën” e perëndimit dhe karta u antikomunistit përballë pushtetit të kohës u jepte imunitet pa limit edhe kur cënohej vetë interesi kombëtar. Sot karta e antikomunizmit nuk pi më ujë dhe kursi i saj opozitar është në kundërshtim me pritshmëritë e perëndimit për reforma rrënjësore në vënd duke filluar nga ajo në drejtësi. Përballë ka një qeveri ndaj të cilës kjo opozitë nuk ka as kauzë madhore dhe as moral. Një opozitë “protezë” që mbulon kalbëzimin e djeshëm brënda saj, nuk ngjall shpresë dhe ky është lajmi më i keq për të gjithë.

2 komente në “Në shesh, në emër të kujt! ”

  1. Duhet te dalin ne protest ne emer te ketyre super servilave qe jane ne kete foto.ketij fotoreporterit qe ka bere kete duhet ti jepet cmim special dhe kjo tregon se sa i peshtire behet servili.
    duhet protestuar per te mbrojtur hajdutet e kriminelet qe per 8 vjet vodhen vrane dhe shkatrruan dhe me pafytyrsin me te madhe kerkojne te vijne ne pushtet.Me sa duket po u mbarohen paret e vjedhura.

  2. Grand foto says:

    Ç fare foto fantastike!
    O PS, O ER, pa montazhe, zmadhojeni kete foto dhe shkoni ne zgjedhje, s’ ka nevoj per koment! Kujdes se mos dilni 100% dhe ju akuzojne si manipulues! Se paku keta personat te peshtire ketu nuk do te votojne per ju,por as per PD, per B. Megjithse se te pavlefshme, prape eshte ne mjafte per te prishur 100%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 11
            [name] => Blogu TemA
            [slug] => blogu-tema
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 11
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 8196
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 11
            [category_count] => 8196
            [category_description] => 
            [cat_name] => Blogu TemA
            [category_nicename] => blogu-tema
            [category_parent] => 0
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X