#NdihmoniAnxhelen/ Jepni edhe ju kontributin tuaj sado të vogël per ti rithyer buzëqeshjen /Anxhela Nocka. Kliko Ketu
mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

PD merr në mbrojtje Ismailajn e aferës DIA, Spaho: Do lirohet dhe do padisë shtetin

Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor Parlamentar të ngritur nga opozita për çështjen e zgjidhjes me mirëkuptim të mosmarrëveshjes mes shtetit shqiptar dhe kompanisë çeke CEZ.a.s. ka patur një zhvillim interesant.

Në mungesë të kuorumit dhe dëshmitares së rradhës për të zhvilluar seancën e rregullt, kryetari demokrat i komisionit deputeti Edmond Spaho ka mbajtur një fjalim të përgjithshëm duke rreshtuar ato çka Partia Demokratike pretendon në këtë komision.

Por përtej akuzave tanimë tejet të përsëritura dhe rrëzuara si pabaza nga hetimi i Prokurorisë dhe Gjykatës së Lartë, Spaho nuk i ka rezistuar tundimit për të marrë në mbrojtje shtetasin Kastriot Ismailaj, ish drejtuesin e kompanisë DIA e cila akuzohet se zhvati miliona euro nga kompania e shpërndarjes përmes mashtrimit pa kryer asnjë punë. Spaho dekonspiroi planin për lirimin e tij nga burgu dhe më pas ngritjes së një padie në dëm të shtetit shqiptar.

“Konflikti është i pambyllur. Nesër do të dalë zotria nga arresti ku e mbajnë dhe do ti ridrejtohet arbitrazhit në Vjenë. Arbitrazhin e ka të fituar sepse është zgjidhur me mirëkuptim”, theksoi gjatë fjalës së tij Edmond Spaho duke ju referuar Kastriot Ismailajt.

DIA, një kompani e mbledhjes së borxheve u kontraktua nga çekët e CEZ për të mbledhur detyrimet e prapambetura kundrejt tarifave që shkonin deri në 50 për qind. Por në Janar të vitit 2013, kur u rikthye në administrim shtetëror, Operatori i Shpërndarjes e ndërpreu kontratën me DIA-n, që është përfolur si një instrument përmes të cilit u kanalizuan rryshfete për zyrtarët më të lartë të vendit. Por menjëherë pas këtij vendimi, DIA e hodhi në arbitrazh Operatorin e Shpërndarjes duke kërkuar 135 milionë euro dëmshpërblim për ndërprerje të njëanshme të kontratës.

Dhjetorin e vitit 2015, Shqipëria shmangu përfundimisht rrezikun për të paguar 135 milionë euro për kompaninë DIA. Gjykata e Arbitrazhit në Vjenë rrëzoi kërkesën e Kastriot Ismailajt për të shpallur të pavlefshme marrëveshjen e nënshkruar nga ish-ortakja e tij Rebeka Gaskin me qeverinë shqiptare, në të cilën DIA hiqte dorë nga çdo pretendim. Por, përgjatë kësaj kohe pronari i DIA-s, Kastriot Ismailaj u arrestua për mashtrim, kështu që në vitin 2014, administratorja e kompanisë u bë Rebeka Gaskin, që ishte aksionere në këtë kompani. Një shtetase amerikane, më 3 dhjetor Gaskin pranoi të tërhiqej nga arbitrazhi duke firmosur një marrëveshje që shuante çdo pretendim të DIA-s nga pala shqiptare, përfshirë pagesën prej 135 milionë euro. Në vendim kjo gjykatë vëren se shtetasja Rebeka Gaskin ishte e autorizuar për të vepruar në emër të DIA-s, ndaj rrjedhimisht, marrëveshja e arbitrazhit që shuan çdo pretendim të këtij subjekti ndaj palës shqiptare është plotësisht e vlefshme dhe e shpall çështjen të mbyllur.

Kastriot Ismailaj ndodhet aktualisht në burg pasi organet e drejtësisë e kanë marrë të pandehur nën akuzën e ”Mashtrimit”, të kryer në bashkëpunim dhe me pasoja të rënda, si edhe ”Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të kryer më shumë se njëherë. Sipas Prokurorisë, referuar firmës DIA (Debt Internacional Advisory”, i pandehuri Kastriot Ismailaj, duke pёrdorur tё dhёna tё rreme dhe dokumenta fiktive nё bashkёpunim me shtetasin Josef Hejsek,  ka  pёrfituar nё mёnyrё tё kundraligjshme shumёn  512 004 420 lekë, duke i shkaktuar pasoja tё rёnda pёr shoqёrinё “CEZ Shpёrndarja”, si rrjedhojё edhe pёr shtetin shqiptar, i cili ka zorёruar 26% tё  aksioneve tё kёsaj shoqёrie. Paratё e pёrfituara nёpёrmjet mashtrimit (vjedhjes), i pandehuri Kastriot Ismailaj nuk i ka pёrdorur me  qёllim realizmin e  kontratёs,  por i ka rinvestuar, i ka transferuar  jashtё vendit apo i ka pёrdorur  pёr qёllime personale.

Në një tjetër episode me kompaninë ADC (Adriatic Development Corporation”, vlera e transaksioneve të kryera nëpërmjet shoqërise “ADC” ёshtё nё hyrje në vlerën 9.8 milionë dollarë dhe 800,000 euro. Ndёrsa transferat dalëse për transaksionet jashtë vendit janё nё shumёn dalje  4.1 milionë dollarë dhe 11 mijë euro. Për të gjithë transaksionet hyrëse dhe dalëse nuk ka asnjë dokument justifikues. paratё e pёrfituara, janё transferuar nё shoqёri dhe individë tё ndryshëm me vendodhje në Zvicër, në Francë, në Angli, në Kongo, në SHBA, si edhe në Afrikёn e Jugut etj. Gjatë periudhës 2006-2015, për transfertat hyrëse dhe dalëse, pёrgjithësisht nuk ka dokumenta mbështetëse që të justifikojnë vlerat e arkëtuara/paguara. Ka rezultuar se shtetasi nën hetim, Kastriot Ismailaj, ka tërhequr nga llogaria e shoqërisë shumat 930.000 dollarë, 80,500 euro, si edhe ka bërë pagesa për kartën e tij të kreditit në shumat 11,725 USD dhe 15,652 euro.

3 komente në “PD merr në mbrojtje Ismailajn e aferës DIA, Spaho: Do lirohet dhe do padisë shtetin”

  1. Dr.Gjilpera says:

    Pse nuk habitem…

  2. shqip says:

    Pd dhe krimi Jane mish e thua. Kaq hapur ne krah te krimit nuk ka si behet. Pedja ka qene qe ne krijimin e saj nje organizate me tipare fashiste. Gjate rrugetimit u konfirmua si antikombtare. Por se fundi Po sanksionon pa ekuivoke e pa alibi, se eshte vete mafia e veshur me pushtet. Kush dyshin akoma per kete, ose eshte enuk, ose eshte i perfshire ne zullumin e pedes. Sa me shoejt te merren masat per nxjerrjen jashte ligjit , aq me mire do jete per vendin.

  3. tosi says:

    Po ju o dele pse flisni pa lidhje ,, kur nuk dine gje po te kishte mare leket nga Cez pse do e hidhte ne gjygj Kastrioti,, Pse doni me cdo mos te dizinformoni njerzit,, Kastrioti as ka vjedhur e as ja zhvatur po ka punuar si njeri tamam,, po te kishte probleme do e kishin arrestuar ose bllokuar parate vendet qe ju permendni , Kjo eshte nje loje politike dhe nuk i han njeri keto peralla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 3
            [name] => Aktualitet
            [slug] => aktualitet
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 3
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 82117
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 3
            [category_count] => 82117
            [category_description] => 
            [cat_name] => Aktualitet
            [category_nicename] => aktualitet
            [category_parent] => 0
        )

    [1] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 7
            [name] => Ekonomia
            [slug] => ekonomia
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 7
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 3
            [count] => 5232
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 7
            [category_count] => 5232
            [category_description] => 
            [cat_name] => Ekonomia
            [category_nicename] => ekonomia
            [category_parent] => 3
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X