#NdihmoniAnxhelen/ Jepni edhe ju kontributin tuaj sado të vogël per ti rithyer buzëqeshjen /Anxhela Nocka. Kliko Ketu
mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

Prokuroria i bllokon Strasburgut provat e 21 Janarit. Familjarët: Llalla kërkon të mbyllë çështjen

Prokuroria bllokon për të dytën herë dërgimin para drejtësisë të autorëve të vërtetë të ngjarjes së 21 Janarit, ku u vranë 4 persona. Ashtu siç çështja u zvarrit për vite e vite me radhë, tani autoritetet shqiptare nuk pranojnë rolin e ndërkombëtarëve.

Pak javë më parë, në Strasburg kanë shkuar dy padi nga familjarët. Nga ana tjetër, në janar, Strasburgu përmes një shkrese i kërkonte qeverisë dhe familjarëve që t’u dërgojnë të gjitha provat për ngjarjen në fjalë. Por duket se po përsëritet i njëjti skenar që ndodhi me padinë e parë, të dorëzuar në pranverën e 2016, ku prokuroria nuk u jepte provat familjarëve.

Por edhe në kërkesën e dytë të Strasburgut, prokuroria ka refuzuar. ‘Sot’ u interesua pranë familjarëve të viktimave të 21 Janarit, se çfarë është duke ndodhur me padinë e dytë të dërguar në Strasburg dhe kërkesën e bërë për marrjen e provave.

Por sipas tyre, sërish pengesë është organi i akuzës, pasi nuk jep asnjë dosje apo dokument për ngjarjen në fjalë. Ndonëse është hera e dytë që kërkohet një gjë e tillë nga Gjykata e Strasburgut, prokuroria sërish ka refuzuar bashkëpunimin.

Gjykata e Strasburgut kërkon që ankimimi të plotësohet me të dhënat dhe dokumentet përkatëse që kanë mbledhur autoritetet shqiptare, por pavarësisht kërkesave të përsëritura, Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Tiranës dhe Ministria e Brendshme ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës.

Nga familjarët mësohet se asnjë prej institucioneve nuk pranon të ketë të dhëna. Por dihet se është prokuroria ajo që ka dosjet hetimore dhe veprimet e saj bëjnë që të bllokohet për të dytën herë 21 Janari.

Duket se Kryeprokurori Adriatik Llalla vijon të zbatojë urdhrat politikë të Sali Berishës, i cili e vendosi atë në këtë post. Berisha bëri të gjitha lëvizjet për të mbyllur këtë çështje dhe tani po vijon si duket e njëjta lojë.

Shpresat te reforma në drejtësi

Teksa Gjykata e Lartë bllokoi përfundimisht hetimin e 21 Janarit, duket se tani edhe prokuroria nuk po lejon që të ndërhyjë Strasburgu. Por shpresat që kjo ngjarje të zbardhet janë vetëm te reforma në drejtësi. Aktualisht ka nisur zbatimi i vetingut dhe shihet se një pjesë e madhe e klasës politike është trembur.

Përgjegjësit e vërtetë të ngjarjes ku humbën jetën 21 persona, nuk flasin fare dhe shpresat janë që me reformën të rihapen hetimet. SHBA dhe BE kanë paralajmëruar se do të pastrojnë një herë e mirë drejtësinë shqiptare nga prokurorët dhe gjyqtarët e inkriminuar dhe të korruptuar.

Nëse ndodh kjo, atëherë nuk përjashtohet mundësia që të zbardhen dhe ngjarjet e mëdha. Vetë deputetët socialistë, por dhe njerëz të drejtësisë kanë deklaruar se 21 Janari, Gërdeci, apo vjedhja e rrugës Durrës-Kukës mund të rihapen.

Nëse gjenden prova të reja për ngjarjet në fjalë, atëherë përgjegjësit do përballen me drejtësinë. Por fakti se bllokohen provat dhe gjykata nuk jep asnjë lloj shkrese për familjarët dhe qeverinë, atëherë lindin dyshime se çdo gjë mund të jetë pastruar.

Familjarët në përvjetorin e 21 Janarit deklaruan se provat janë zhdukur dhe pas kaq shumë vitesh nuk dihet më se çfarë ka mbetur. Por gjithsesi pritet që me reformën në drejtësi, ngjarjet e mëdha të rihapen.

6 komente në “Prokuroria i bllokon Strasburgut provat e 21 Janarit. Familjarët: Llalla kërkon të mbyllë çështjen”

  1. dash says:

    Ne kete vend ka vetem nje rruge….zgjidhje….💃

  2. lali says:

    po kaq te pa zot jeni ju qe ju sjell verdalle Llalla nje kryeplehre nje koketrashe. lidheni si beri Erdogani ne Turqi dhe nuk pyeti per asnjeri,pastaj le te flase Europa.

    1. elona says:

      o lali, a s’e kupton ca rrace legene qe jemi?a s’e ke pare qe s’ka ngel legen i paafte , cope mishi, baxhelle politike ose jo pa na neperkembur???lere pse lodhesh?Keta dhe komunizmin e protestat e dhjetorit i bene 2 vjet pasi ra ne gjithe Evropen, pa e rrujt trapin fare.
      Ishin 3 drogaxhinj para murit te Berlinit.Nje pinte heroine, nje kokaine njeri hashash.Po diskutonin per arratisjen.Ky i heroines tha:
      -une per vete do behem njesh me molekulat e murit dhe do teletransportohem.
      -ca thu mer?une do i turrem me vrap e caj murin me koke-thote ky i kokaines-po ti ca do besh, i drejtohen ketij te hashashit
      -une?!…po pse mo vllai ca halli kemi, mir jemi ktu ku jemi.

  3. LORA says:

    Masakra kryeminitsrore e 21 janarit 2011 eshte masakra me transparente ne histori ;faqe mijra njerzve ne shesh dhe miliona te tjereve para ekranit te tv.,,,pra eshte nje masaker me kriminele transparente ,e pakundershtueshme edhe nga llalleria dhe korporata kriminale e dreqesise “gjin gjoni”.
    Rrjedhimisht gjykimi dhe ndshkimi do te jete fare I lehte per stafin e sistemit gjyqesor te kaluar ne filtrin e Vetting-ut.
    Nuk duhet humbur kohe e nder se referuari llallerise,per 21 Janarin,Gerdecin,shitjen e detit,rrugen e Kombit,maskarimine e sistemit energjitik shqiptar,,,,,,,,sepse keta jane sot me breke neper kembe ,kundrejt Vetting-ut dhe procesit te pandalshem te reformimit qilizme ne drejtesi.N’a duhet te durojme edhe ca.

  4. Shigjeta says:

    Qneroheni ndyresiren , cprisni ti mbaroje ,mandati ???? Qeroheni nuk e kuptoni qe ju sharon dhe ju prish pune ?? Nuk e kuptoj , cduhet te beje ta shporni kete qelbesire dhe fundurine , prisni te bjere vete si fruta e bere shume , me saduket ate prisni , gabim e keni spastrojeni mekanizmin shteteror nga plera te tilla , menyren e keni ta beni te jap doreheqjen , cprisni , cduhet te beje me shume ???? Mos haroni par ullen e madhe “asnje nuk eshte me i forte se shteti ” kushdo qofte ai , cprisni keni muaj e vite qe i luteni te iki , sapse per lutje behetfjale , qeroheni qenin e qelbur prish dhe figuren dhe punen tuaj , largoheni dhe futeni ne burg kete sinonimin e babezise dhe sahanlepiresin e sali kriminelit

  5. AVNI RUSTEMI says:

    JO VETEM DO TE GJYKOHEN PER 11 JANARIN , POR LLALLA FLUTURON DIREKT BRENDA PER FSHEHJE TE KRIMIT DHE BASHKEPUNIM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 3
            [name] => Aktualitet
            [slug] => aktualitet
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 3
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 82109
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 3
            [category_count] => 82109
            [category_description] => 
            [cat_name] => Aktualitet
            [category_nicename] => aktualitet
            [category_parent] => 0
        )

    [1] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 6
            [name] => Kronika
            [slug] => kronika
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 6
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 3
            [count] => 16251
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 6
            [category_count] => 16251
            [category_description] => 
            [cat_name] => Kronika
            [category_nicename] => kronika
            [category_parent] => 3
        )

    [2] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 4
            [name] => Politika
            [slug] => politika
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 4
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 3
            [count] => 24828
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 4
            [category_count] => 24828
            [category_description] => 
            [cat_name] => Politika
            [category_nicename] => politika
            [category_parent] => 3
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X