#NdihmoniAnxhelen/ Jepni edhe ju kontributin tuaj sado të vogël per ti rithyer buzëqeshjen /Anxhela Nocka. Kliko Ketu
mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

Si guxon ti vrasës të protestosh si i “vrarë”?!

Nga Anri Bala

Nga natyra edhe unë jam rebel! E meqë thonë, se “vesi vdes me shpirtin”, edhe mua më lind shpesh dëshira të protestoj! Edhe protestoj, çdo ditë, çdo orë, kur ndjehem i pakënaqur. Është e drejta ime, është dhimbja e shpirtit që më bënë të uleras dhe të mos bindem, kundër të gjitha atyre që më fyejnë duke mos pasur të drejtë! Por e drejta ime është e drejta ime, ashtu siç e konceptoj unë, me matësin tim.

Dua dhe unë të protestoj me 18 shkurt, mbase dhe në të gjithë janarët, shkurtët e dhjetorët që do të vijnë,… por kur dua unë ama! Atëherë kur shpirti im e di, se sa ka duruar, ndaj nuk do pretestoj, se po më fton ti o lum miku! Nuk mund të protestoj kurrë përkrah teje, si gomari që pëllet, duke mbajtur në kurriz zullumet e padronit, që gjoja të ka thirrur në dasëm!

Vërtetë pandeh se jam kaq budalla, sa të dal bashkë me ty dhe një tufë “demokomunistash” kapur për krahu?! Me të njëjtët që më kanë gënjyer e fyer, e që më kanë vjedhur e poshtëruar?! Aaaaa, po më kërkon të protestoj për ta marrë pushtetin… unë?!

Vërtetë mund të gënjehem pak, sepse ti bashkë me padronët e tu, më thirrët në protestë për të më dhënë pushtetin mua… popullit?! Po mirë mor lum miku, këta padronët e tu, përse nuk ma dhanë pushtetin para 4 vjetësh, 8 vjetësh, 20 vjetësh, kur e kishin mundësinë?!

Tani na qenkeni bërë bujarë e shpirtgjerë, burra të vërtetë…! Duke ju njohur ama, dyshoj se bujaria juaj, buron nga të qënurit pa pushtet, e si “popull” që s’mund t’i bëni keq askujt, jeni tërbuar për karriget që keni humbur! Nuk e vrisni mendjen për karrige ju jo, se si ato keni plot! Por atë të pushtetit e doni… e doni për të mbrojtur pasuritë që vutë në kurriz të popullit, për të cilat jeni të aftë të bëni çdo gjë, edhe t’i drejtoni grykën e pushkës!

Fabulat, me ujqër që kthehen në qingja, nuk ekzistojnë… e ju, si lukuni që nuk shkëputeni dot nga zakoni i vjetër, ulërisni pa arsye, ditë e natë! Ju grabitqarë të viteve të mjerimit, sado të visheni me lëkurë deleje, nuk mund të fshiheni dot pas saj, sepse ju tradhtojnë gjurmët!

Vërtetë beson, se do t’iu lejoj të më trajtoni sërish si lolo?! Vërtetë më kërkon të parakalojë me “djajtë”?! Si mundem unë të protestojë përkrahë vrasësve dhe grabitësve më të pafytyrë që ka njohur Shqipëria?! Si mund të parakalojë unë, në atë bulevard i kthyer në vend krimi, të atyre që më thirrën aty, e që akoma nuk kanë dhënë llogari para drejtësisë?!

S’do guxoja t’i vija në ndihmë kriminelëve e të parakaloja në vendin e krimit, e bashkë me ta, të shkelnim mbi emrat e shkruar me gjak, në bulevardin ku u vra shpirti i protestës! Ndaj, më vjen keq, unë zgjedh të mos protestoj! Nuk mund të protestoj, që të rikthehen vrasësit, të rigjallërohen hajdutët, kriminelët, të mos dënohen dhe pushtetin ta marrin sërish ata… kampionët e zullumeve.

Por ti… ti nuk do marrësh asgjë o i mjerë! Do largohesh me turp! Do të të tronditet shpirti nga frika, kur të shkelësh mbi bulevardin me pllaka të bronxta, aty ku lotët e nënave të betuara për drejtësi, ende nuk janë tharë. Do tmerrohesh sapo të shkelësh mbi pllakën e Ziverit, Hekuranit, Aleksit dhe Faikut.

Do të të zhduket buzëqeshja nga frika e klithmave të nëntokës ku do të shkelësh! Do të të lebetitet shpirti kur të të thërrasin, katër herë: Vrasës… vrasës… vrasës… vrasës!

Ndaj do të largohesh me turp, me damkën e bashkëpuntorit të armiqëve të drejtësisë, si një vegël antikomb, si pjesë e “pavetëdijshmes” së bandës së të poshtërve.

Të tremburit si ty, që bërtasin të ngjirur, nuk e kanë seriozisht, thjesht bëjnë prova për të shantazhuar drejtësinë…, që ne presim çdo minutë të bëhet, kurse ti na kërkon të të ndihmojmë për ta penguar.

Frika të ka nxjerrë në shesh të kërkosh ndihmën e gjithë të “verbërve” që s’duan të shikojnë, shurdhë-memecëve që nuk duan të flasin e dëgjojnë. Por unë, populli, sa të kem sy e vesh, nuk do ta lejojë kurrë!

Asnjë si ti, nuk do lejojë të ma marrë lirinë e protestës! Asnjë si ti, nuk do më bëjë dot palë me vrasësit e protestuesve, të demokracisë dhe lirisë! Unë do jem aty, gjithmonë në shesh, por pa shkelur mbi lulet e kuqe dhe emrat e gjakosur të katër shqiptarëve!

Larg bandës së zullumeve, po dal këtë të shtunë të protestojë dhe unë: Të zbardhet 21 Janari… të filloi ndëshkimi zullumqarëve… të bëhet drejtësi… e vrasësit të ndalohen të protestojnë si të “vrarë”!

17 komente në “Si guxon ti vrasës të protestosh si i “vrarë”?!”

  1. tfgs1 says:

    muslimon brothers,varu kkkkkkkkkkkkkkk………………..

  2. xhulio says:

    Ky eshte speci djeges qe Rama e mban rezerve ne vrimen e b… dhe e nxjerr sa here i vjen veza …

    1. mergim tari says:

      Xhulio
      O Xhuliooooooo…., po ty çka qe te djeg speci moooooo,
      Mos te ka ndodhur edhe ty ndonje gje andej nga ndermarrja moo…
      Xhulio,,, mos je gje vellai i Bumçit ti mo….., po kaq budallenj ju te fisit moooo….

  3. Edheune says:

    Andi, po keshtu ndodh gjithnje kur gjarperin qe eshte duke ngordhur e le te mare veten perseri. Por nuk jam i qarte plotesisht se kush e ndihmon gjarperin Berisha qe ka hedhur aq shume helm mbi kete vend sa rezikohet te japim shpirt si popull. Keta plehra politikane bashke me te majtet per vete jane pasuruar e mund te rojne ne cdo vend te botes. Them te majtet aepse rezultuan hipokrite ne qendrimin ndaj krimeve te se djathtes te cilat jane provuar e pranuar boterisht. Edhe mbreme tek Ylli Rakipi doli se politikani me i pasur ne Shqiperi eshte ai qe u mor me Rrugen e Kombit pra Berisha ose Luli ose te dy bashke. E majta nuk duhej ta zhgenjente popullin duke u fshehur prapa gjendjes se mjerueshme ne Drejtesi. Ka pasur kohen e duhur te bente gjithshka per te bere drejtese dhe sot populli do dilte ne rruge per te mbrojtur ligjin ndaj kujdo qe do te protestonte kunder tij. E besoja Ramen kur thoshte mos na barazoni. Po sot c’te themi?! Ne Fukarenj qe fukarenj po kur eshte Berisha ne pushtet kemi qetesi. le ta mare e te rije ne kryeministri se keshtu na duket sikur cdo dite do na trokase ne dere nuk e di per cfare.
    Dua te shtoj, ne se ShBA ka bere gjynah me kete popull duke mbrojtur Berishen, ka ardhur koha ti ktheje dinjitetin keti populli pa perdorur ata shprehjet banale qe populli e ka vet ne dore. Si argument per kete kemi nje pale zgjedhje lokale ku nuk vendosi dora e popullit po dora e Arvizuse.

  4. titi says:

    Bravo Anri nje shkrim qe ju ben thirrje njerezve te mos genjehen dhe te shkojne ne miting neser

  5. Ehhhhh says:

    Respekt Anri.Shkrim i gotitur.Per ata qe kan sy e vesh dhe i din bemat e bandes berishjane.Por ka dhe nga ata kermat qe do ti ven nga pas palacove.Jane ata qe nuk rrin dot pa ndonje cop kock te hedhur.Se i ka mesuar i ligu duke lepir.Jane ata qe u ka ikur hajdutlleku nga duart dhe gje tjeter nuk din te bejn.Ata do te dalin qe te shpetojn antishqiptaret e PD-s.Do te dalin ata qe u eshte prekur interesi.Do te dali edhe fytyra e urryer Zheji.Edhe Kopili Marku.Edhe skandalozi Hoxha.Edhe turiderri Balliu.Se keta funderina duan nje Shqiperi ne kaos

  6. mirjam says:

    Hej te shkojme ne proteste po a ka fol gje Luli me Sajmirin se mos na fut ndonje plumb ky i fundit? Kerkojini me te madhe Lulit a ka marre premtimin e Sajmirit? Na duhet ai premtim, ndryshe nuk ia vlen, eshte bere nje prove qe te vrasin e ste qajne.

  7. Valter says:

    Dhe ne vedet demokratike ekzizton nje pakice fashestesh qe adhurojne vrasjet,
    Te shtyra nga idologjia urejtja,uni,injoranca,semundjet psikologjike,etj.
    Ne shqiperi te gjita keto jane meshiruar tek pd,te mbeshtetur
    nga intelektuale te pa fuqishem, ku interesi dhe paraja eshte gjithcka, fatekeqesisht.
    Sigurisht te udhehequr nga idhuj tashme te njohur si tradhetare, kriminele e hajdute.
    Eshte detyra e forcave demakratike ne shqiperi ,duke perdorur te gjitha menyrat demokratike,
    qe ti paksoje deri ne eleminim keto fenomene te ereta dhe jo te perfitoje nga to.

  8. Shigjeta says:

    O tfgs1 dicka duhet te kene bere myslimanet , ndryshe nuk shpjegohet kaq urejtje , thuaje hajd mos e fshe me ,thuaje mos e mba me sekret , thuaje ,dil hapur mos ndruaj o koprit

    1. tfgs1 says:

      me kane lerosur ”erdoganin” me mut,mgjs e kishin sumen te lare……………hahahaha,ta futa arapi mou!

  9. Alidemsi ri says:

    Te lumte XHULIANA se keshtu eshte kjo pune ,se ne Elbasan thone nje shprehje: Ec e ec efut nga nje spec ne bythen tende natyrisht…

  10. Alidemsi ri says:

    Te lumte XHULIANA, se keshtu eshte kjo pune ,se ne Elbasan thone nje shprehje: Ec e ec efut nga nje spec ne bythen tende natyrisht…

  11. Qytetar says:

    Ne jemi pregatitur ta qeverisim gjat këtë vënd ndaj qentë le të lehin.

  12. Polici pa fuqi says:

    Mire e ke o Anri,por edhe keta qe kane pushtetin
    kane bere te njejtat mekate ,prandaj sipas meje nuk
    kane forcen morale se pari qe te veprojne.Nuk them se
    gjithe pushtetaret e sotem jane te kesaj prerje por ama
    jo te detyrohemi qe mes dy te keqijave te zgjedhim me te voglen!
    na pafte zoti se ne njerezit nga populli nuk kemi me
    takat te merremi me ta.Po hiqemi zvarre,se
    ata qe duhet te na udhehiqnin,jane shkolluar ketu apo jashte
    na kane lene kepucet e shohin vehten matan detit,
    Ka ikur shumica e trurit te ketij vendi dhe nuk kane ndermend te
    na kthehen,,,qenka e thene qe do te vuajme! Asnje rreze shprese,asnje…

  13. fila says:

    MOS U GENJENI O POPULL SE luli DEL NE PROTEST PER TE SIGURUAR KOLLTUK PER VETE ,NUK E MERR DOT ME VOT DHE KERKON TA MARRI ME DHUNE ,DUKE PERDORUR FJALET: PUSHTETI I TAKON POPULLIT ,NJSOJ SI BABI I TIJ BIOLOGJIK enveri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 3
            [name] => Aktualitet
            [slug] => aktualitet
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 3
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 82109
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 3
            [category_count] => 82109
            [category_description] => 
            [cat_name] => Aktualitet
            [category_nicename] => aktualitet
            [category_parent] => 0
        )

    [1] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 11
            [name] => Blogu TemA
            [slug] => blogu-tema
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 11
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 8182
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 11
            [category_count] => 8182
            [category_description] => 
            [cat_name] => Blogu TemA
            [category_nicename] => blogu-tema
            [category_parent] => 0
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X