Gazeta Tema

Dhoma e Tregtisë e pranon: Janë riaktivizuar fajdet. Interesat deri në 20 përqind
Në kushtet kur bankat kanë shtrënguar kreditë, bizneset në vend kanë gjetur një zgjidhje të shpejtë, por të kushtueshme dhe me pasoja të rënda, raporton Shqip. Fajdet, fenomeni që rrezikoi një komb në vitin 1997, po rikthehen frikshëm 15 vjet më pas, kur ekonomia sipas kryeministrit po lulëzon madje tri herë më shumë se vendet e rajonit.

Firma të ndryshme dhe sipërmarrës me peshë janë përfshirë në këtë mënyrë huamarrje. Sipas Shqip, interesat arrijnë deri në 20 përqind. Ndërkohë edhe Dhoma e Tregtisë e Tiranës e pranon një fakt të tillë.

“Është e natyrshme kur shteti u ka borxhe, biznesi gjen një zgjidhje të mesme. I drejtohet dikujt për të marrë hua kundrejt interesit,” thotë Nikolin Jaka, drejtues i Dhomës së Tregtisë.

Nuk dihet ende sa është shuma pasi nuk raportohet, por Jaka thotë se i duhet dhënë fund këtij fenomeni para se të përhapet me të madhe.

Të parët për marrje borxh janë kompanitë e ndërtimit dhe më pas vijnë ato të hidrokarbureve. Qeveria u ka atyre një borxh deri në 12 miliard lekë. Për këtë arsye ato janë duke u zhytur në borxhe të rrezikshme.

Ndërkohë kreditë e këqija në vend kanë kapërcyer nivelin e 20 përqind, duke kapur shifrën rekord të 1 miliard dollarë.

Ti e ke për detyrë që të jesh më e bukura në botë (FOTO)
Ajo është ish- Miss Bota, një aktore e suksesshme në Bollivud dhe e martuar me djalin e një prej yjeve më të dashur në Indi.

Ajo është bërë e famshme në mbarë botën me filmin e Hollivudit “Grua dhe Paragjykim” dhe Julia Roberts thotë se ajo është vërtet gruaja më e bukur në botë.

Falë kësaj fame Aishwarya Rai Bachchan është bërë një nga femrat më të adhuruara në Indi e madje edhe në botë. Por kjo famë ka koston e saj.

Që prej lindjes së vajzës së saj nëntorin e shkuar, Aishwarya Rai thotë se nuk e ka me nxitim që të humbasë kilet që ka shtuar gjatë shtatzanisë.

“Dua ta shijoj këtë periudhë,” thotë 38 vjeçarja.

Por mediat dhe opinioni publik janë tërbuar. Ata duan me çdo kusht që ajo të duket sërish e bukur. “Është detyrimi që ke ndaj fansave që të rifitosh pamjen që kishe para shtatzanisë,” shkruan një media, e tërbuar me faktin se ajo është shëndoshur aq shumë sa i duken dy mjekra.

Të tjerë i thonë se duhet të mësojë nga yjet e tjerë si Victoria Beckham, të cilat pas shtatzanisë rikthehen në formë të shkëlqyer.

Kjo e gjitha ka nxitur një debat në vend, por edhe më tej për mënyrën se si e shohin femrën indianët. Një komentatore thotë se ajo është si perëndeshë, prandaj është ky debat.

FOTO LAJM: Politikanët braktisin “Kukafshehthi”-n e gay-ve
Organizatat që bëjnë avokatinë e personave me prirje të ndryshme seksuale kanë çelur një ekspozitë të titulluar “Kukafshehthi”, që vjen në prag të Ditës kundër Homofobisë. Në fakt nuk ka pasur ndonjë politikan në çelje të kësaj vizite, përveç diplomatëve, ku ka rënë në sy ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu.

Ndërkohë ambasadori i BE, Etore Sekui, ka reaguar me anë të një mesazhi ndaj qëndrimeve të Ekrem Spahisë kundër homoseksualëve.

“Më lejoni të theksoj se Bashkimi Evropian, anëtare e të cilit Shqipëria aspiron të bëhet, bazohet në vlerat themelore të respektimit, mbrojtjes dhe promovimit të të gjitha të drejtave njerëzore dhe në luftën kundër çdo lloj diskriminimi. Do doja po ashtu të risillja në vëmendje se Shqipëria është angazhuar në përmbushjen e 12 prioriteteve kyçe të Opinionit të Komisionit Evropian dhe lufta kundër diskriminimit është një prioritet shumë i rëndësishëm. Do të doja gjithashtu të shpreh solidaritetin tim të plotë dhe të vendosur për kolegun tim, Ambasadorin hollandez në Shqipëri, një koleg me përvojë dhe shumë i respektuar për angazhimin e tij personal dhe të jashtëzakonshëm dhe rolin e tij aktiv, si edhe mbështetjen e madhe të vendit të tij në promovimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri në të gjitha aspektet e tyre si dhe angazhimin e tij të admirueshëm në luftën kundër diskriminimit. Komentet dhe thirrja e bërë lidhur me kolegun tim të Bashkimit Evropian janë për të ardhur keq dhe të papranueshme,” tha Sekui.

Një diplomat që turpëron OSBE-në
Nga Mero Baze

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Eugen Wolfarth, i ka thyer të gjitha rekordet në qëndrimet e tij publike pro qeverisë, për të gjitha çështjet e diskutuara që prekin kornizën demokratike të vendit, për të cilat OSBE është vendosur këtu në vitin 1997, kur Berisha në përpjekje për të mbrojtur pushtetin, rrënoi gjithë shtetin shqiptar. Dy nga çështjet më të rëndësishme, për të cilat OSBE justifikon faturën e shpenzimeve dhe rrogave në Shqipëri, janë zgjedhjet e lira dhe demokratike dhe liria e shtypit.

Ambasadori i OSBE në Tiranë është diplomati me profil më të ulët publik që ka pasur ndonjë herë OSBE në këtë vend, dhe ndoshta zyrtari që ka shmangur me vetëdije nga axhenda e punës së tij misionin e OSBE në Shqipëri. Qyshkurse ai ka ardhur në Shqipëri, imazhi i tij i vetëm publik është një fytyrë e skuqur nga kënaqësia pas çdo takimi dhe deklaratat e tij të papërgjegjshme politike pro qeverisë, që shpesh herë po qe se ky diplomat do të merrej seriozisht, mund të kishin shkaktuar dhe trazira në vend. Ky është diplomati që deklaroi se kishte mbyllur çështjen e 21 Janarit, kur hetimet ende nuk kishin përfunduar nga vetë SHBA, që është sponsori kryesor i OSBE dhe e ka atë mekanizmin kryesor të ndikimit mbi demokracitë e reja në Lindje. Pas ekspertizës së SHBA, kur u mësua se Komandanti i Gardës ka vrarë së paku një qytetar dhe dyshohet për një të dytë, dhe rojet e sigurisë kanë vrarë dhe dy të tjerë, ky diplomat, jo vetëm që nuk kërkoi ndjesë për deklaratën e tij, por vazhdonte të relativizonte procesin e mospërfilljes së drejtësisë nga qeveria, sikur të ishte një debat politik dhe jo një çështje kruciale për ndarjen e pushteteve në Shqipëri. Ai heshti për zgjedhjet e 8 Majit në Tiranë, ndryshe nga diplomatë të tjerë, dhe puna e vetme që bëri si përfaqësues i OSBE ishte të vraponte i pari në zyrën e Lulëzim Bashës fill pas therjes së dashit. Rutina e tij e punës së përditshme në Tiranë është të vrapojë nëpër institucione ku ka aplikime për fonde dhe e ka kthyer misionin e OSBE në Shqipëri në një OJQ, e cila u merr nga duart OJQ-ve shqiptare dhe ato pak fonde që kanë mbetur në këtë vend për shoqërinë civile. Në mënyrë të papërgjegjshme ky ambasador shikohet të shëtisë nëpër panaire ushqimore dhe vende turistike, ndërkohë që nuk ka ardhur në Shqipëri për cilësinë e birrës Korça, por për cilësinë apo problemet e gazetës Panorama apo News 24, që kanë të njëjtin pronar me birrën Korça. Nuk do të çuditesha aspak të shikoja ambasadorin përkrah Hysenbelliut në redaksitë e tij, por jo nëpër punishtet apo fabrikat e tij.

Ky ambasador, i cili gjendet në Shqipëri në periudhën më putiniste të këtij vendi, kur media është tërësisht nën ndikimin e pushtetit dhe asfiksuar prej tij, jo vetëm që nuk ka ngritur qoftë dhe një herë zërin për standardin ku ka rënë liria e shtypit në Shqipëri, por i është bërë patericë qeverisë kundër saj në disa raste. Ai dhe kur shfaqet në media, gjen mediat më fanatike proqeveritare për tu bërë palë me to dhe për të dhënë mesazhet e tij shpesh qesharake.

Shqipëria po aplikon gjyqe drakoniane ndaj gazetareve, duke i dënuar ata shpesh me pagën e 90 viteve punë, dhe ky diplomat nuk e ka ngritur zërin asnjëherë. Ambasadori i SHBA, Arvizu, edhe pse është ambasador i një vendi të madh si SHBA, që ka dhjetëra probleme me Shqipërinë dhe një miqësi të konsoliduar, ka gjetur mundësinë të flasë për gjyqet e gazetareve apo për zgjedhjet e 8 Majit, ashtu siç ka gjetur kohë të vizitojë dhe Berishën e Bashën. Ambasadori i BE, po ashtu ka një gjuhë më të rrumbullakosur ndaj problemeve të pushtetit me median. Kurse për ambasadorin e OSBE thua se nuk ekziston asnjë problem dhe ai të duket dita- ditës se po plas nga kënaqësia për këto suksese në këtë vend.

Ky diplomat nuk ka bërë asnjë deklaratë për luftën e Berishës ndaj institucioneve, veçanërisht Presidentit dhe Kryeprokurores, nuk ka folur asnjëherë për cilësinë e gjykimeve politike të Gjykatës së Lartë për zyrtarët e lartë, nuk ka ngritur asnjëherë zërin për pandëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë, nuk ka dalë asnjëherë në mbrojtje të shtypit kritik me qeverinë, edhe pse organizatat botërore të lirisë së shtypit çdo vit e zbresin Shqipërinë me dy- tri shkallë nga renditja. Shumë shqiptarë janë të mllefosur me të pasi mendojnë se ai njeri është thjesht një nga zyrtarët palë me qeverinë shqiptare dhe i korruptuar si shumica e tyre. Dikush thotë e ka ushtar Genc Pollo, e dikush Sali Berisha. Unë nuk mendoj kështu. Mendoj pak më keq për këtë dështak. Ky është një standard i ulët diplomati, që as nuk e paguajnë për t’u shërbyer. Është inferior, i paaftë, dhe vullnetar i bindur i pushtetit. Si i tillë ai fyen rëndë misionin e OSBE në Tiranë dhe i jep OSBE dhe ODIHR ngarkesa negative në opinionin shqiptar, duke e keqkatandisur kreun e saj në një nëpunës të paaftë të Berishës. Ai mund të qëndrojë këtu sa të dojë, por sa më shpejt ta ndërrojë OSBE, aq më shpejt do të shpëtojë fytyrën e saj në një vend, ku simboli i saj ngjan me një sarahosh drekash e darkash, që ngatërron kënaqësinë e tyre me vlerat e deformuara të demokracisë në këtë vend.

Së fundmi e pamë sërish të dilte në krah të qeverisë për të justifikuar dështimin e reformës zgjedhore, mos kontrollin elektronik të kartave dhe mos numërimin elektronik të votave. Por nëse i heqim këto dy elementë, përse duhet të quhet reformë zgjedhore muhabeti tremujor i Damianit me Oertin, pasi vetëm këto dy gjëra ishin të reja? Përse presim kot datën 24 nëse nuk miratohen dy elementët reformues të Kodit Zgjedhor? Reforma nuk bëhet për të korrigjuar gabimet ortografike të ligjit të parë, por për ndryshime cilësore në të, dhe nëse diplomati i OSBE bëhet palë me Berishën kundër këtyre ndryshimeve, atëherë ç’kuptim ka të flasim për dështim të reformës zgjedhore. Duhet ta flasim thjesht për zgjedhje me kodin e vjetër zgjedhor.

Ky diplomat e ka ndërtuar vetë dita- ditës profilin e tij të ulët në publik, herë naiv e herë të neveritshëm, herë gazmor e herë të rrezikshëm, por asnjëherë nuk na ka lënë të kuptojmë se është një përfaqësues i OSBE në Tiranë. Imazhi i shqiptarëve për OSBE është shumë më i fortë se vetë ndërgjegjësimi që ka ambasadori Wolfarth për këtë mision. OSBE lidhet në kujtesën e shqiptarëve me institucionin e parë që hyri si dallëndyshe demokracie në këtë vend qysh në vitin 1991, dhe si shpëtimtare në vitin 1997, dhe kurrë nuk mund ta ngatërrojnë me profilin banal të atij që i ka ngelur në dorë në vitin 2012, pikërisht atëherë kur demokracia në këtë vend po vihet në pikëpyetje nga ato sëmundje që OSBE shëron kudo në botë. Ky mision ka pasur në Shqipëri diplomatë të shkëlqyer si ambasadori Ahrens apo ambasadori Liponnen, të cilët janë burra të denjë shtetesh. Një profil kaq të ulët nuk ka pasur kurrë. Ne nuk na bën dot më dëm duke ndihmuar Berishën. Aq dëm na bën çdo bodigard i tij. Ai i bën dëm vetëm OSBE dhe imazhit të saj. Është mirë që ata të mendojnë për veten e tyre se ne mendojmë vetë për të ardhmen tonë. Nuk e shkëmbyem ëndrrën tonë për liri dhe demokraci me një pjatë qofte si ky diplomat.

Përurohet shoqata e miqësisë ndërparlamentare Shqipëri- Itali. Ardian Ndreca: Kemi nevojë për një politikë të re
Në bibliotekën e Senatit italian është përuruar shoqata e miqësisë ndërparlamentare Shqipëri- Itali. Të pranishëm ishin ambasadori italian në Shqipëri dhe ai shqiptar në Itali. “Shqipëria është pak e pranishme në mediat italiane dhe ky është mëkat”, tha ambasadori italian në Shqipëri, Massimo Gaiani. “Bëhet fjalë për një vend që po rritet ekonomikisht me rreth 6 përqind në vit, që ka një popullatë të re dhe të mirëarsimuar. Janë 50 përqind e shqiptarëve që flasin italisht,” ka shtuar Gaiani.

Kurse ambasadori ynë në Itali, Llesh Kola, tha se Roma është avokati më i mirë i Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. “Roma është edhe partneri ynë i parë kulturor e institucional,” tha Kola.

Por atmosferën e mbushur me lavdërime e ka prishur studiuesi Ardian Ndreca, që deklaroi se Shqipëria është në një krizë institucionale. Ai përmendi faktin se Shqipëria nuk ka marrë statusin e vendit kandidat për në BE dy vjet rresht dhe rrezikon sërish. Ndreca përmendi edhe faktin se tani pritet të zgjidhet presidenti i ri dhe mënyra se si do zgjidhet ai do tregojë nëse interesat personale prevalojnë mbi interesat shtetërore.

“Ajo që ka penguar më së shumti progresin demokratik në Shqipëri është fakti se në këto 20 vite në skenën e vendit janë të njëjtët njerëz që i përkasin një mentaliteti të vjetër dhe që kanë treguar se nuk shkëputen nga komunizmi. Sot duhet ndërruar faqja, ky është një apel i rinisë shqiptare, e lodhur nga retorika e vjetër dhe nga ecja e ngadaltë në drejtim të integrimit në familjen evropiane. Kjo shoqatë miqësie mund të ndihmojë Shqipërinë në rrugën e reformave e të demokratizimit,” tha Ndreca.

Shteti i Teksasit ka ekzekutuar një njeri të pafajshëm
Shteti amerikan i Teksasit mesa duket ka ekzekutuar një person të pafajshëm për shkak se çështja e tij është trajtuar pa kujdes. Kështu thuhet në një raport voluminoz të përgatitur nga Universiteti i Kolumbias.

Sipas BBC, Carlos De Luna u ekzekutua me një injeksion vdekjeprurës në vitin 1989 pasi akuzohej se gjashtë vite më parë kishte vrarë në mënyrë brutale një nënë.

Deri në ekzekutimin e tij, De Luna pretendoi se ishte një hispanik tjetër, i quajtur Carlos Hernandez, fajtor për këtë krim.

Raporti i Universitetit të Kolumbias është përgatitur nga një grup studentësh të drejtësisë, të udhëhequr nga profesori i tyre, James Liebman. 12 studentët kanë shpenzuar pesë vite duke u marrë me çështjen e vrasjes së Wanda Lopez. Kanë studiuar çdo dosje dhe të dhënë dhe kanë intervistuar mbi 100 dëshmitarë. Në fund kanë përgatitur një raport prej 436 faqesh.

Në studim detajohet se si 40 minuta pas vrasjes së Lopez, policët e gjetën De Luna-n të fshehur poshtë një makine, pranë skenës së krimit.

Ai u dënua me vdekje, pavarësisht dëshmive kontradiktore të dëshmitarëve. Vrasësi ishte arratisur drejt veriut, kurse De Luna u kap në jug. Policia nuk arriti të testojë armën e krimit dhe thonjtë e viktimës për gjak apo për të tjera mostra.

Për më tepër, ata injoruan deklaratën e De Luna-s se vrasësi ishte Carlos Hernandez.

“Nuk e kam bërë unë, por e di kush e bëri,” pati thënë De Luna, që shtonte se e kishte parë Hernandezin duke hyrë në karburantin ku ndodhi krimi.

Prokuroria tha se Hernandez ishte një fantazi e De Luna-s. Por studentët në raportin e tyre thonë se Hernandez ishte një kriminel famëkeq.

Në esencë, De Luna u ekzekutua për shkak se i ngjante vrasësit të vërtetë dhe policia e trajtoi çështjen me mungesë profesionalizmi, thekson raporti.

Studentët thonë se kjo histori nuk është unike, pasi histori të tilla ndodhin edhe sot.

Carlos Hernandez vdiq në një burg në Teksas në maj të vitit 1999 pasi ishte dënuar se kishte sulmuar një fqinj me thikë.

Lul Basha kërkon të shpallë “A Non Grata” Eqrem Hurin
Lul Basha është vënë në vështirësi nga Eqrem Huri dhe Komuniteti Mysliman me paradën e Gay-ve. I pari, Eqrem Huri, ka bërë një deklaratë publike ku kërkon të zbohet nga Shqipëria ambasadori holandez. Ky i fundit është ankuar në Bruksel dhe Brukseli është ankuar tek Berisha përmes ministrit të danez për çështjet europiane, që ka kryesinë e radhës së BE.

I shqetësuar nga kjo situatë, Luli mori Doktorin në telefon.

-Dua të distancohem nga Eqrem Huri, i tha. Kjo deklarata kundër ambasadorit holandez na prish shumë punë. Ti e di që gruaja ime dhe dy vajzat janë qytetare holandeze dhe kjo i bie që tre të katërtat e familjes sime të jetë në rrezik në Shqipëri.

-Luli, shiko. Ne do bëjmë një deklaratë dhe do distancohemi. Do themi që është deklaratë personale…

-Po ai është zëvendësministër Doktor. Ata duan të dinë pse e mbajmë ne në qeveri.

-Luli, tani shiko. Ta them unë ty, dakord, mirë, shiko, ke të drejtë, por tani ashtu siç është personale puna e shijeve seksuale, ashtu është personale dhe puna e kundërshijeve. Shiko, Eqremi e ka pak problem atë punë. Të jem i sinqertë me ty…

-Po diçka duhet të bëjmë Doktor. Të paktën ta shpall unë “a non grata” në Tiranë. Le të shkojë të bëj regjistrimin në Paskuqan ca kohë. Mua më është tmerruar familja. Më tha dhe guraja. Si mund të jemi ne të sigurt në këtë vend nëse na ikën ambasadori jonë? I thashë që rendi dhe siguria tek ne është në kulm, por ti e kupton ajo është qytetare holandeze, ka parametra të tjera.

-Luli, shiko, mirë, dakord, erdhi dhe ai danezi sot, i thashë dhe atij që e dënojmë deklaratën, por ti e kupton, nuk është se na prish punë si deklaratë, se ti e kupton, një farë elektorati na intereson.

-Po kanë dalë dhe myslimanët Doktor, po ata ç’duan?

-Shiko, fola me Zenin, janë kot, janë këta të Rrugës Kavajës, janë pak më konservatorë se të jesh i bindur ti që fjalën dylber myslimanët e kanë nxjerrë, nuk e kemi nxjerrë ne, por tani ka dhe myslimanë fanatikë, s’ke ç’i bën. Unë them të mos ngatërrohemi me ta. Distancohemi dhe kaq.

-Doktor, unë e kam shumë problem. Nuk shkoj dot në shtëpi. Më thotë gruaja, vajza, ça u bë me atë që do të vrasë ambasadorin tonë. Pastaj kam dhe një problem tjetër.

-Çfarë problemi?

-Ky Eqrem Huri e ka shtëpinë në fund të bulevardit tek treni. Parada do nisë nga aty dhe kam frikë se mos kujtohet dikush dhe sulmon shtëpinë. Ose dhe më keq, mos dikush nga shtëpia sulmon ata në bulevard. Si t’ia bëjmë ta ruajmë shpinë e Eqremit, ta mbajmë të izoluar.

-Ky qenka problem serioz, por kush ia ka dhëne lejen atij aty për të ndërtuar?

-E ka bë pa leje, po ia ka legalizu Rama atëherë kur votonin legalistët pro Nanos. Problemi është si t’ia bëjmë tani se mund të kthehet në pikë rreziku ajo?

-Shiko, ne e kena dënu deklaratën. Dakord jam, dhe shtëpia duhet ruajtur. Po shiko, ky ambasadori holandez nuk ka pse shqetësohet. Ai ka mbështetjen tonë, nuk e prek njeri. Por po do të ikë, le të ikë, le të vijë një tjetër, ndoshta është më i mirë se ky.

-Po jo Doktor se na prish shumë punë. Ai ka simpati dhe për mua.

-Tani o zotëri që për ty ka simpati, këtë nuk e vë në diskutim, dhe që është me ngjyrat e ylberit të Edi Ramës, këtë nuk e vë në diskutim, por që po të ndërrohej do ishte më mirë, këtë as që nuk e vë fare në dyshim. Tani Eqremi e paska shtëpinë në vend të keq, dakord, ta ruajmë, por kaq.

-Po si t’ia bëjmë Doktor, ata duan një përgjigje. Unë së paku duhet të distancohem nga Eqrem Huri.

-Tani o zotëri, votat e Eqremit të duheshin për kryetar, duro dhe Eqremin. Tani më mirë t’i dëgjojmë të na shajnë për Eqrem Hurin se sa për presidentin apo reformën zgjedhore. Ja foli dhe ky i BE pas atij danezit. Ti e kupton tani. Lëri të merren me Eqremin më mirë sa të mbarojmë këto punë.

Shitet për një çmim rekord Ferrari më i bukur (FOTO)
E thonë pastaj që ka recesion dhe krizë ekonomike. Një ankand i organizuar në Monako për makinat luksoze ka arritur të grumbullojë mbi 26 milion sterlina, ndërkohë që vetëm një Ferrari është shitur për plot 4 milion sterlina.

Ferrari i vitit 1957- 625 TRC Spider, i njohur ndryshe edhe si “Ferrari më i bukur që është prodhuar ndonjëherë”, tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve në ankand.

Shtëpia e ankandit kishte menduar se makina do shitej rreth 2.4 milion sterlina, por ofertat nuk ndaleshin derisa arritën në 4 milion.

Makina 55 vjeçare është një nga dy të tilla të prodhuara nga shtëpia italiane e supermakinave.

Fillimisht ishte në pronësi të një shoferi garash.

Qeveria sheh futboll, ndërsa Berisha thotë të njëjtat gjëra
Ndërsa kryeministri Sali Berisha përsërit në çdo dalje publike të njëjtat gjëra, anëtarët e kabinetit të tij nuk kanë nerva të dëgjojnë. Fiks Fare ka bërë një krahasim të fjalës së Berishë të hënën në mbledhjen e grupit parlamentar të PD dhe fjalës së Berishës të mërkurën në mbledhjen e qeverisë. Janë të njëjtat gjëra, siç mund t’i shihni më poshtë. Por ajo që ka arritur të kapë Fiksi është një anëtar qeverie, një zëvendësministër, i cili sheh në kompjuterin e tij ndeshje futbolli ndërsa Berisha përsërit të njëjtat gjëra. Në fakt edhe ministrat e tjerë janë gati për t’i zënë gjumi.

Më poshtë deklaratat e Berishës.

14 maj, mbledhje grupi

Dua t’i them z. Rama, i cili merr hua nga vitet ‘90 një statistikë të diktatorit të fundit që qarkulloi asaj kohe në mbarë botën. Për të shprehur urrejtjen dhe përçmimin ndaj kombit të tij, i cili hodhi në koshin e historisë regjimin mizor të diktaturës hoxhiste, diktatori i fundit komunist do u  deklaronte botës se, kombi shqiptarë përbehet nga 3 milion, 1 milion të papunë,1 milion hajdutë, 1 milion spiunë. Kjo ishte deklarata më përçmuese që një njeri mund të bënte për shqiptarët. Shqiptarët duhet ta dinë se këtë e beri Ramiz Alia dhe këtë e bëri vetëm për ti poshtëruar ata, në shkallën me ekstreme si një akt i verbër, se e hodhën mënjane regjimin e tyre. Tani përsëri përdoret e njëjta statistikë, statistika 1 milion të papunë dhe mashtrimi i madh, se këtë e thotë Banka Qendrore e vendit.

16 maj, mbledhje qeverie

Megjithatë, edhe njëherë dua të ndalem në qarkullimi i statistikës së njeriut që urrente kombin e vet, i cili u deklaroi të huajve se shqiptarët janë 1 milionë hajdutë, 1 milionë spiunë, 1 milionë të papunë, për t’i denigruar dhe depersonalizuar ata, sepse regjimi i tij dhe diktatura hoxhiste bëri që, si kurrë ndonjëherë në historinë e tyre, në kohëra lirie, ata të braktisin masivisht vendin e shkatërruar dhe, në  katastrofë të plotë nga regjimi, të dynden drejt vendeve fqinjë për një jetë më të mirë. Pasi kishte rrënuar çdo gjë me hiperkolektivizmin total, ai do të deklaronte se këta që ikin jashtë vendit janë 1 milionë hajdutë, një milionë spiunë,  milionë të papunë. Sot këtë statistikë e ka marrë kreu i Partisë Socialiste dhe e qarkullon prej një viti, nga tribuna në tribunë, nga platforma në platformë, si dëshmi e përçmimit ndaj lumenjve të djersës që kanë derdhur dhe derdhin shqiptarët. Të deklarosh se ka 1 milionë të pa punë në Shqipëri, do të thotë të mos kesh as edhe njohuritë më elementare për punën dhe punësimin, do të thotë të mos njohësh numrat. E theksoj edhe njëherë se të krijohet përshtypja se ky zotëri ka mbetur në stadin e bojërave dhe ngjyrave. Por nuk është e vërtetë, këto ai i deklaron për qëllime propagandistike, për interesa të veta.

14 maj, mbledhje grupi

Shqipëria me bordero ka në total 565 mijë e 600 pensionistë përfundimtarë dhe të parakohshëm. I themi zotit Rama se Shqipëria ka 300 mijë fëmijë nga mosha 0 deri në 6 vjet, mosha parashkollore, të cilët i llogarit për të papunë, se Shqipëria ka 650 mijë nxënës dhe studentë në sistemin e vet arsimor, se Shqipëria ka në fshat rreth 320 mijë ferma. Tani nëse llogarisim pa fshatin të gjitha këto kategori, këto bëjnë 1 milion e 500 mijë pensionistë,  fëmije parashkollor dhe shkollor. Z. Rama harron se në shoqërinë e lirë në Shqipëri dhe në mbarë botën janë me qindra dhe mijëra, ata të cilët përzgjedhin që kanë mundësira, njëri bashkëshort të mbajë biznesin, tjetri familjen, ndonëse e pa këshillueshme, por ja që kjo ndodh edhe në vendet më të pasura të botës.

16 maj, mbledhje qeverie

Statistikat janë të tilla; Shqipëria ka 560 mijë pensionistë. Deri para disa vitesh, drejtor të këtij institucioni ka pasur nënkryetarin e tij z. Beqja. Le ta pyesë atë se sa pensionistë ka pasur vendi. Shqipëria ka pasur 700 mijë nxënës. Nuk ka më aq, por ka 670 mijë, pasi lindjet ulen. Por të gjithë këta janë në shkolla dhe në, statistikën e botës, nuk konsiderohen të papunë shkollarët. Zotëria nuk njeh strukturat e grupmoshave, sepse po t’i njohë ato nuk do bënte kurrë një deklaratë të tillë. Grupmoshat e viteve të para po zvogëlohen, por është rritur shumë numri i studentëve. Ka pasur 52 mijë studentë tani ka 140 mijë studentë. Shqipëria ka një lindshmëri nga 45-50 mijë në vit. Këta vogëlushë, nga 1 në 6 vjeç shkojnë në kopshte dhe jo në shkolla. Edhe këta ai i quan të papunë, sepse duhet të plotësojë 1 milionëshin. Por krahas këtyre, në Shqipëri, si në çdo vend tjetër të botës, ka qindra e mijëra familje në të cilën njëri bashkëshort punon për të krijuar të ardhura, pasi ka mundësi të krijojë të ardhura, ndërsa bashkëshorti tjetër u përkushtohet problemeve të tjera në familje dhe jo një pune konkrete, veçanërisht kjo ndodh me gratë, të cilat unë sërish i inkurajoj të mos heqin kurrë dorë nga karriera. Por ky fenomen ndodh edhe në vendet më të zhvilluara të botës, ndodh kudo.

J-Lo është si vera, sa më e vjetër, më e mirë (FOTO)
Jennifer Lopez është si vera, sa më shumë kalon koha, aq më e mirë bëhet ajo.

Në moshën 42 vjeçare, ajo ka pozuar në kostum plazhi për revistën e njohur Vogue, duke treguar se është në formë të shkëlqyer. Megjithatë ylli latin thotë se nuk është e lehtë të kesh gjithmonë një trup të tillë. “Nuk dua që njerëzit të mendojnë se është e lehtë. Duhet kohë dhe punë e ashpër. Ekranet HD nuk janë mik i askujt,” ka ironizuar këngëtarja dhe aktorja me mënyrën se si del pamja e njerëzve në High Definition.