Dënohet në Itali për trafik droge këngëtarja Liljana Kondakçi

1 Mars 2011, 16:03Sociale TEMA

Gjykata e Katanzaros dha dje vendimin pas pretencës së prokurorisë, 3 vjet pas arrestimit të këngëtares në kuadër të operacionit të koduar “Shkodra”.

Kondakçi u kap në vitin 2006 me 3 kg heroinë dhe më pas u ndalua po në 2008 në këtë shtet në bazë të urdhrit të prokurorisë. Pas 4 vitesh procesi gjyqësor, ndërsa nga 2006-2008 ndiqej lirisht, Kondakçi duhet të vuajë një vit e gjysmë burg për trafikun e drogës. Prokurori i çështjes kërkoi 8 vite heqje lirie, por gjykatësi ka dhënë vetëm gjysmën, nga të cilat këngëtares së njohur shqiptare i kanë mbetur pak më shumë se një vit, llogaritur dhe paraburgimin.

Sipas dosjes hetimore të prokurorisë italiane theksohet se Kondakçi thirrej me pseudonimin “Mamaja”, ose “Këngëtarja”. Nga operacionet në Itali u kapën 500 kg heroinë dhe kokainë, pjesa më e madhe e të cilës vinte nga Shqipëria.

Ama News

1 komente në “Dënohet në Itali për trafik droge këngëtarja Liljana Kondakçi”

  1. sociologu says:

    Te pakten Kengetarja Kondakci mori rrugen e pasurimit jo me politiken e pasurimit te paskrupullt si Monda Bulku, Aktorja!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje