Për vite me radhë, mijëra tonë llum janë kontrabanduar dhe hedhur në tregun me pakicë duke i sjellë fitime përrallore Sali Berishës, ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të lartë në tatime e në polici që janë përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Për këtë kriminalizim të gjithë strukturave të shtetit fajin e ka Saliu.
Sali Berisha dhe oborri i tij fitojnë rreth 80 milion euro nga kontrabanda me naftën vergine, ndërsa ekonomia dhe qytetarët shqiptarë humbasin milionat nga:
Mosshfrytëzim i kapaciteteve prodhuese vendase. Ky dëm 75 milion eurosh në vit.
Plot 450 mijë tone gasoil importon Shqipëria me një kosto prej 700 dollarësh për ton, ndërsa nafta shqiptare e papërpunuar eksportohet me 400 dollarë për tonë.
Fajin e ka Saliu për këtë humbje financiare që bie në kurriz të qytetarëve dhe ekonomisë shqiptare.
Evazioni fiskal nga kontrabanda e naftës vergin nga lejet tregtare të dhëna nga Genci, nga symbyllja e tatimorëve të Ridvanit nën kujdesin bodigardëve dhe policëve të Lulit është rreth 20 milion euro në vit.
Seicili prej 250 mijë pronarëve të automjeteve paguan 300 dollarë në vit vetëm për riparimin e shkatërrimit që llumi i bën makinave. Pra, janë 75 milion dollarë në vit që kanë dalë nga xhepat e qytetarëve shqiptarë për të pasuruar Saliun e familjen e Saliut, Ridvanin, Gencin, Lulin.
Ndërsa dëmi në mjedis dhe tek shëndeti i qytetarëve shqiptarë nga kanceri i mushkërive, sëmundjet e rrugëve te frymëmarrjes dhe sëmundjet kardio vaskulare është i pallogaritshëm. Llumi që u shitet shqiptarëve përmban 10 herë më shumë squfur se benzina.
Faji për këtë krim është i Saliut dhe prandaj qytetarët shqiptarë do t’i thonë njëzëri kurrë më, këtij kusari që vodhi zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë dhe që helmon dhe vret për të vazhduar të vjedhë.
Comments are closed.
Imagjinoni cfare skandali do qe kjo po te kishte ndodhur ne ndonje vend demokratik. Do fluturonte mbare qeveria brenda javes. Ketu ka nje reagim justifikues e gati mirekuptues per te tilla gjera.
Sot po te perplasen dy veta ne rruge apo te gricen 2 makina, ka shume gjasa te behet sherr i madh po nuk u terhoq njeri ne fillim. Per hir te nje “nderi” a “ofendimi” merret jeta e tjetrit pa shume problem. Nderkohe per interesa te perbashketa pothuaj asuksh nuk ka ‘nerv’ per revolte.
Kjo eshte tipike e disa shoqerive ne azine qendrore, kaukaz a lindjen e mesme. Te pakten te keta te fundit gjerat kane filluar te levizin tashme, ketu shoh pak shprese.
Sme cudit ky fajt qe qeveria sjep doreheqjen per punen e ndyre te naftes. Ne Gerdec iku flaka 200 metra ne kupe te qiellit dhe kerkush nuk u denua. Biles Mehdiu u gradua me nje post tjeter ministror.