Kryetari i Kontrollit të lartë të Shtetit, Robert Çeku, gjatë një raporti të paraqitur para Komisionit të Ekonomisë, ka pohuar se buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm prej 1.6 miliardë lekësh gjatë vitit që kaloi.
Çeku ka thënë se institucionet që i kanë shkaktuar më shumë dëme buxhetit të shtetit janë doganat dhe tatimet.
Kontrolli i Lartë i Shtetit prej vitesh është duke konstatuar shkelje të shumta që shkaktohen nga ana e institucioneve shtetërore, që shkojnë në miliarda lekë, si viti i kaluar, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë për parandalimin e këtyre shkeljeve.