Pacolli në Tiranë: Më shumë bashkëpunim me Shqipërinë në fushën ekonomike.

21 Mars 2011, 12:41Politika TEMA

Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar paraditen e sotme një vizitë në Tiranë. Në një takim me presidentin Bamir Topi, Pacolli u shpreh se “Jam i emocionuar që vizitën e parë e bëj në Shqipëri tek shteti mëmë, tek miku im, dhe kjo do të thotë shumë për mua. Jam i betuar që të punoj për Kosovën dhe qytetarin e Kosovës dhe kombin tim”.

Gjithashtu Pacolli është ndalur edhe tek negociatat mes Serbisë dhe Kosovës duke shtuar se “Kosova ka filluar bisedime me Serbinë shumë të rëndësishme për të ardhmen e saj. Kosova nuk mund të ketë 60 përqind të kufijve të saj të mbyllur prandaj ajo ka nevojë për bisedime me fqinjët tanë të veriut sepse humbësi më i madh ka qenë Kosova kur serbët u larguan dhe prishën dhe plaçkitën vendin dhe jemi ne që kërkojmë llogari nga ata. Është e mbrapsht ideja që të mos bisedohet. Kur armët pushojnë atëherë duhet të bisedohet. Asnjëherë nuk do të bisedohet për integritetin dhe kufijtë tanë. Çdo gjë tjetër që diskutohet është shumë e rëndësishme për vendin”, tha Pacolli.

Ndërkohë, presidenti Bamir Topi theksoi se Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.

“Jam i bindur që bashkëpunimi ynë do të bëjë të mundur që Kosova të ketë reputacion të ri në të gjitha përpjekjet e përbashkëta dhe që Kosova të njihet nga sa më shumë shtete. Shqipëria e Kosova do të jenë bashkë në një të ardhme, si pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Topi.

2 komente në “Pacolli në Tiranë: Më shumë bashkëpunim me Shqipërinë në fushën ekonomike.”

  1. rexha italia says:

    MOS e krahaso KOSOVEN DHE SHQIPRINE ME SARAJET E TUA
    POR BERE KRAHESIMIN ME SARAJET E SALI BERISHES
    e kupton besoj se cfar do te thote fjala sarajet TURQISHT do te thote VILAT

  2. raimondi says:

    Shume bukur ka folur Bacolli

Comments are closed.

Lini një Përgjigje