PS proteston për listat zgjedhore. Dokle: Në një shtëpi 1+1 janë regjistruar 6 familje

21 Mars 2011, 10:12Politika TEMA

UPDATE- Partia Socialiste ka protestuar gjatë ditës së sotme para Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, pasi sipas saj, janë duke u kryer shkelje të rënda me listat zgjedhore.

Kryetarja e minibashkisë numër 1 në kryeqytet, Lindita Nikolli, theksoi se PS-ja ka prova se po shkelet kodi zgjedhur, duke regjistruar në Tiranë persona të cilët vijnë nga qytete të tjera.

“Në shumë minibashki po bëhen regjistrime të personave që vijnë nga qytete të tjera, me qëllimin për të vjedhur zgjedhjet dhe s`ka asnjë pengesë nga sistemi i gjendjes civile që të mos i lejuar ata” theksoi Nikolli.

Ajo gjithashtu theksoi se PS-ja nuk do të lejojë që asnjë votues i sjellë me forcë me një kontratë fiktive në dorë, të bëhet pjesë e manipulimeve për zgjedhjet.

Deputeti Namik Dokle tha se Basha po nxit të gjithë punonjësit e tij të regjistrohen në Tiranë. Dokle tha se në një shtëpi 1+1 janë regjistruar si banues 6 kurora.

Prej ditësh opozita është duke denoncuar shkeljet, që sipas saj janë duke u bërë me listat zgjedhore, sidomos në kryeqytet, që është bërë edhe objektivi kryesor i mazhorancës për t’u fituar.

9 komente në “PS proteston për listat zgjedhore. Dokle: Në një shtëpi 1+1 janë regjistruar 6 familje”

  1. rexha italia says:

    AKOMA SE KA KUPTUAR KY SE ZGJEDHJET NUK MVAREN NGA VOTUESIT POR NGA NUMRUESIT

  2. nicolla disha says:

    Ne qofse ka parregullsi bojkotoni zgjedhjet.

  3. saimir says:

    Po ambasadoret “miq” te shqiperise ku jane regjistruar ?

    1. hasan says:

      Ambasadoret do ti veme te numurojne votat,sepse ata kete radhe do ti numurojne me mire se heren qe kaloi.Te pakten ti numurojne 20perqind keq dhe jo 30 perqind si heten e kaluar.I kemi te mire ambasadoret,jane te paanshem na jane bere si te shtepise,me falni si zoter shtepie desha te them.I marte zoti e i çofte sa me shpejt ne parajse.

  4. merre me leng se mishi u maru says:

    po ne qe jetojme ne emigrim ose gjith ata qe kan bo familje dhe jane te pa stre sipas dokles ku do rregjistrohen te shpia e prinderve normalisht .se gjith kjo politik nuk merret me probleme sociale per qytetaret se si do strehohen se sa jane te pa streh si i ndimojne bankat me kredi per te bler nje shtepi etjera e tjera se per pun spo flasim se po kalojne breza e breza qe nuk punojne .prandaj populli bo si munet qertifikatat duhen asistenza per sopravivence i thanshin duhet atehere duhet me u rregjistru te baba……dhe me shpresu se e ka perfitu njat shpi kur jane bo privatizimet po ky seshte faji vetem i sales por edhe edvini qe ka 12vjet ne bashki me status te vecant qe nje gje te tille sociale mund ta beje mrena ligjeve pershendetje.

  5. hysni dajaku says:

    edhe ankoheshin nga Enver Hoxha qe i linte dy kurora ne dy dhoma e guzhine:)))

  6. hysni dajaku says:

    po ca protestom kot PS-ja,cfare te ruaj me pare,,te ruaj listat,,te ruaj njerzit,,te ruaj ministrine e brendeshme,,te ruaj Ferdinant Ponin,,te ruaj zyrat e gjendjes civile,,te ruaj komisioneret e PD-se qe ta mbushin kutin sa vete ne WC,,te ruaj ambasadoret qe lehin lart e posht,,te ruaj Ilir Meten,,edhe tre shtete me vehte te kesh nuk i dilet shtetit te Sali Berishes me pehlivanlleqet qe ben,,te iken truri vetem duke i lezuar ne gazete e jo te jesh aty dite per dite me Saliun dhe pehlivanet e tij

  7. nicolla disha says:

    Ambasadoret kane vendose te numerojne votat ne favore te Berishes.

  8. raimondi says:

    hahahahahahaha — I madh fare Sala. Filloi te marri masat –Ka ndemrend ti fitoje 99 % hahahahahaha

Comments are closed.

Lini një Përgjigje