Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, ka thënë se masat e sigurisë “arrest shtëpiak” të caktuara nga ana e gjykatave, janë skandaloze. Kjo, pasi sipas tij, kjo masë mbetet formale dhe në 95% të këtyre masave, ato nuk kontrollohen.
Rasti më flagrant i këtij fakti është turku Abdulselam Turgut, i akuzuar si një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në Europë. Gjykata e Apelit e liroi këtë të fundit, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, por tashmë ai është zhdukur dhe nuk gjendet më.