Bikini apo burka!

1 Shtator 2011, 11:59Politika TEMA

Bikini dhe burka në të njëjtin vend, në një njëjtin plazh dhe kurrfarë shqetësimi për askënd. Reporterët e AFP-së i kanë kushtuar enkas një artikull të botuar një ditë më parë tolerancës fetare që mbizotëron në Shqipëri

 

Një vajzë e re me bikini tërheq vëmendjen e shumë syresh. Disa metra më tej, mamaja e një familjeje myslimane, e mbuluar me burkën dhe hixhabin e saj, kridhet në ujë mes fëmijëve të saj. Në dalje nga deti, të gjithë shijojnë rrezet e diellit dhe askush nga pushuesit nuk vë re episodin që ndoshta diku gjetkë në Evropë nuk do të kalonte në heshtje. Në të vërtetë, ajo që nga të gjithë shqiptarët nuk përbën kurrfarë shqetësimi, ka tërhequr vëmendjen e disa reporterëve të AFP-së, të cilët i kanë kushtuar enkas një artikull të botuar një ditë më parë tolerancës fetare që mbizotëron në Shqipëri, madje edhe në një ditë të nxehtë të sezonit turistik në një nga plazhet e vendit, Spille. Bikini dhe burka në të njëjtin vend, në një njëjtin plazh dhe kurrfarë shqetësimi për askënd, për francezët, ky plazh është shembulli më i mirë ku ndërthuren mes tyre toleranca mes dy besimeve në vend, e cila vetëm në sytë e të huajve vërehet më mirë se kushdo tjetër.

Sipas të huajve, reflektim i një vendi të vogël, i ndarë mes aspiratës evropiane dhe peshës së traditave të tij, plazhi i Spillesë duket se është shembulli më i mirë në vend për këtë sezon ky dy tendencat ndërthuren mes tyre. “Disa mendojnë që të tregosh të ndenjurat është një shenjë civilizimi dhe një manifestim i lirisë. Ndërsa të mbulosh trupin nga shikimet është një shprehje nënzhvillimi”, – shprehet Selimi që vjen rregullisht së bashku me familjen e tij në këtë plazh publik rreth 100 kilometra larg Tiranës. “Islami nuk e ndalon gruan të lahet, por me kusht që ajo të mbulohet në mënyrë të dukshme për t’u mbrojtur nga shikimet e të tjerëve dhe t’i pëlqejë vetëm Zotit”, – reflekton Fatima, e cila del nga uji me hixhabin e saj të lagur dhe të ngjitur në trup. Selimi dhe miqtë e tij, rreth një duzinë, kanë bërë ç’kanë mundur të “fshihen” në plazhin e virgjër të Spillesë, ndonëse ende pa infrastrukturën e duhur. Për të huajt e AFP-së, asgjë nuk ndodh. Rreth katërqind metra më tej, vërehen gjithnjë bikinit dhe përballja e tyre. Ndonëse nuk ngurrojnë madje të konsiderojnë se ky plazh mund të njihet si “plazhi i burkave”. “Në Islam, është e ndaluar edhe për meshkujt të shikojnë gratë e tjera”, – deklaron Ermir Gjinishi, një profesor i ri në teologji.

Sipas tij, zgjidhja do të ishte “krijimi i një getoje” për myslimanët e devotshëm me “plazhe për besimtaret, të ndara nga burrat”. “Ata që kanë të holla shkojnë në Turqi ose gjëkundi. Por këtu, nuk ka aspak intimitet ose infrastrukturë të duhur për besimtarët”, – pohon Hasani. Tek “bikini” ka shumë njerëz atë ditë. Rrobat e banjës të ndara në dy pjesë, që shpesh janë shumë komike, janë shumë në modë në Shqipëri, një vend që ka njohur shumë ndryshime që prej daljes nga epoka e komunizmit që pas viteve ‘90.

Por nuk bëhet fjalë të heqësh reçipetat në këtë vend. Siç shpjegon sipas mënyrës së tij Ilir Mosko, një polic nga Durrësi: “Edhe pse nuk ka rregulla të shkruara mbi këtë çështje, është e ndaluar”. Në të vërtetë, turistë të huaj holandezë tentuan të shkelnin një rregull të tillë një vit më parë në një plazh në jug të vendit, por veprimi i tyre u konsiderua si shkelje.

Veç moslejimit nga ana e policisë, në drejtim të këtyre të fundit erdhën edhe shumë ankesa nga shumë familjarë të tjerë, që ndodheshin në të njëjtin plazh me ta.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve janë myslimanë, me nënndarje të besimit bektashi i njohur për tendencat e tij liberale. Gratë mund të rrinë kokëzbuluar, ndërsa shihet edhe konsumimi i alkoolit nga ana e tyre. Por në këtë pikë, Islami paraqitet më i kufizuar.

Tek femrat e reja më rroba banje në dy pjesë nuk i kushtohet kurrfarë vëmendjeje siluetave të zeza që qëndrojnë mbi valë. “Një grua me hixhab ose me burka, duke dalë nga uji, është gjithashtu seksi si një vajzë tjetër me bikini”, – vlerëson Ariana, një studente në psikologji e ardhur edhe kjo në plazhin e Spillesë së bashku me të dashurin e saj. “Nuk kam asgjë për të fshehur, as Zotit e as diellit”, – shton vajza e re bionde, duke shtrënguar rripat e rrobave të saj të banjës. Për anën e “hixhabit”, nëse tregohemi të ashpër për “bikinin”, tek këta të fundit është indiferenca që predominon. Ariana, si shumë nga miqtë e saj, nuk hedh më shikime drejt fqinjëve të saj më hixhab në shezlongët ngjitur. “Hixhab, burka, bikini, vëmendja është një çështje shumë personale, – citon Arta. – E rëndësishme është që gjithkush të ndihet i lirë të zgjedhë dhe të pranojë tjetrin pa asnjë kompleks”. Francezët, nga ana e tyre, shikojnë ndërkohë vajzën e re me bikini që tërheq vëmendjen e shumë syresh dhe disa metra më tej, mamaja e një familjeje myslimane, e mbuluar me hixhabin e saj, kridhet në ujë mes fëmijëve të saj. Asgjë nuk ndodh.

66 komente në “Bikini apo burka!”

  1. mikel says:

    kjo eshte qesharake, ah po vitamin D me cfar e merr kjo laraska zeze opo ja jep allahu! per ne ndoshta mund te jete “normale” te besh plash ne kete far feje , po per evropen? prandaj ne jemi PECORA NERA ne evrope.

    1. Bora says:

      Mer hajvan, Vitaminen D e merr edhe nepermjet ushqimit. Por rrezet kanceroze kush i merr mor Kancerogjen?!

      1. tana says:

        Te dalesh me burka ne plazh eshte njelloj sikur te besh ski me bikini.

        1. raimondi says:

          C’jnae keta njerez te neveritshem –Nuk ju vjen turp ketyre qe lahen me roba ne det ????–
          Na i shpifen …..Te vjen per te vjelle ti shikosh…

      2. mikel says:

        po z. BORA eshte e vertete qe vitamin D e marrim edhe nga ushqimi (vaj peshku , e verdha vezez etj.) por qellimi im nuk eshte ky , por ajo qu ju mendoni , une mund te jem nje KANCEROGEN (juve nuk do tju uroja) por jam shqiptar DOC (dominazione origine controlata) kurse per ju do tju uroja gjithmone pushime te mbara ne plazh . ah natyrisht me bikini, jam i sigurt qe edhe ju jeni shqiptare DOC.

        1. stalinsali says:

          Hahahahahaaaaa, tobe estrafullah !
          Kam degjuar qe grate me burka nuk mbajne bikini !
          Ketu shpjegohet dhe pse nuk zhvishen per plazh. Hahahahaaaa.
          Harramsez binlaversum !

          1. bazarhesap says:

            ike mer ti kaur, pse cjemi ne te cvishemi lakuriq, kemi moral ne, ju jeni pakince ne zhdukje

      3. Gazmend Rushi USA says:

        o bora po kjo foto nuk perputhet me shkrimin se ajo gruaja me te zeza fytyren e ka zbuluar

      4. Aishja prej Sauku says:

        Bora shpiri i Aishes.Ne e morrim vitamin D nepermjet ushqimit dhe burrat e morrin nepermjet shikimit.Po pse oj Borbardha nuk vishen ene burrat me burka,qi i shpelaft nji morte.a e din cdo me thane me u vesh me te zeza ne pik te dillit.ene me tu tha kripa n’lugun e bithes.Ah c’te bon varfnia.Te pjek si sardele ne mes te gushtit.Mjere ajo e shkreta.Un kur djersis ene me shkon vapa kru mezi prez ti heq rraqet prej trupi ene t’marr fllad kto na lahen megjith brekushe.Mu per vete me keni me string-tangas ne plazh t’Durrcit,jom tu i bo konkurrenc Munikes se Ilir Metes ene Argites se Berishes tej Gjini i Lalesit,ose sic i thone tani “CICJA e Munikes”

        1. stalinsali says:

          Hahahahahaaaaaaaaaa

    2. AK says:

      mikel ne radhe te pare meso cfare eshte toleranca. ne radhe te dyte ne nuk jemi delja e zeze ne eurpe per kete por sepse kemi keta politikane qe 99 leke i vjedhin e 1 lek e investojne. Tolerance ndaj fese ndaj nudizmit ndaj homseksualizmit. Ti dhe mendimet e tua te bejne dele te zeze si shume shqiptare te tjere. Lereni rinine te kenaqet o eeeeeeej rinia do diell ju vu shi thoshte xhaxhi robert ndrenika ne shi ne plazh

      1. mikel says:

        i nderuar e nderuara AK ,une jam rritur ne plazh dhe kam qene rinia e te madhit NDRENIKA dhe ju them me plot bindjen qe kishte vetem diell , por nuk kisha pare ndonjehere nga keto foto , besoj edhe ndrenika nuk ka pare ne ate kohe, sa per toleranzen ju lutem mos paragjykoni ne te gjitha aspektet, une e di se ceshte toleranza por mendoj qe ju duhet te dini ceshte injoranza. kenaqu rini ,une plazhin e boj atje ku dalin toples, kjo eshte preverenza ime, shpresoj qe edhe ju te mos jeni e ndrydhur.

  2. nga deti kuq e zi says:

    te dyja jane shenja te lirise se njeriut per te zgjedhur te jetoje ne menyren e vet pa ju inponuar te tjereve dhe pa ju shkaktuar dem !

    1. ardian says:

      po or mik ashtu eshte, duhet respektuar cdo zgjedhje, por,,,,,,,,,,,,ajo vajze me burka e ka bere vete ate zgjedhje, apo ja kane imponuar, kur ka qene ne nje moshe qe nuk mund te merrte nje vendim te tille. Kam 2 vjet e gjysem ne turqi dhe ketu eshte rregull qe vajza kur eshte 12-13 vjec vesh burken. Pyetja ime eshte . A eshte ne gjendje nje vajze e kesaj moshe te marre nje vendim te tille per tere jeten,,,,,,,,,,,,,,,,,per cfare demokracie flasim???????????

      1. seferi says:

        @ ardian ; Filmi ” Gymysh ” eshte xhiruar ne Turqi apo ne Argjentine ?

      2. nga deti kuq e zi says:

        jo nuk eshte e lire te marri vet nje vendim po mos e beni kaq tragjike qe mban kete veshje. me burrin e vet, e heq atehere kur duhet ! po degjo ardian, a nuk mendon se rinia ne perendim po shthurret dhe po humb sensin e jetes ? besoj se jeta e ka nje sens apo jo ?

    2. mikel says:

      z. deti kuq e i zi imagjinoni sikur te shihni ne plash 10 gra 9 me burka dhe 1 me bikini , dhe 10 burra qe shikojne grate e tyre qe argetohen, mendoni si e ndien veten burri i gruas me bikini? ai qe eshte burre e kupton ,por mendoj qe edhe grate e kuptojne , dhe kjo do te thote dem moral

      1. Loni says:

        Per mu cadrin e ushtarit ja ngren gjith plazhit ajo me bikini….hahahahaa

      2. nga deti kuq e zi says:

        ti ke mendimin se duhet patjeter pak eros edhe kur ecim ne plazh ! prandaj ata vishen keshtu per tu mbrojtur nga tundimi. zgjedhje e tyre!

        1. mikel says:

          pse beni sikur nuk kuptoni e dime shume mire te gjithe qe ne plazh kur femrat jane me costum banjo ose edhe nudo qofshin te gjitha nuk do ti benin pershtypje meshkujve por kurse nje me burka dallga e detit do ti ngrente pak fustanin do te shikoje qe meshkujt nga perpara shnderrohen ne varse rrobash ,kesaj nuk ke ci bon kshu na ka krijuar perenia , lezo pak shkenz , niveli i mjaftueshe i testoteronit (ormonit mashkullor) e ben burrin burre ose shqip gruaja e ben burrin burre thone a NAPOLI, kurse burka na ul nivelin dhe na prish pushimet.

  3. stalinsali says:

    Look at the bright side of it !
    Burka CAN be kinky !

  4. Anduelinda says:

    Kot fare.
    Sa budallallik te futesh me rroba ne det. Si nuk ndiejne siklet apo duan te jene ne qender te vemendjes. Roba te shpifura.

  5. mendimi_im says:

    1. i tere problemi eshte se nese ne kete forum bashkebisedoj me dike nuk gje njerez me edukate!!!
    2.meqense gjej mbase dike me edukate me duhet te di nese eshte besimtar ne zot (pa dallim feje) apo eshte ateist
    3.nese eshte besimtar duhet te di se ciles fe i perket,
    4. nese eshte ateist duhet ta argumentoje qe eshte ateist.
    — ——–
    Asnjeri nuk prezantohet se kush eshte dhe cile ide apo teori i beson por vetem shajn sa njeren pale sa tjeteren.
    Te nderuar,

    askush prej nesh qe merr mundimin te hedh drite mbi dika nuk mund te debatoje as te diaologoje me asnjere pale pa u prezantuar se kush kujt i perket.
    Nese un personalisht jam musliman dhe mborj tezen time te pakten i rri besnik tezes sime.

    Ju te tere beni si te krishtere po nuk i qendroni besnik tezes suaj dhe flisni ne emer te ateizmit,
    ose e kunderta shum prej jush flasin si ateiste por bejn sikur mbroj te krishteret…

    JU JENI FORUMI APO ME MIR TE THEM POPULLI ME I CUDITSHEM.
    -Nuk mund te nis asnje debat nese nuk jeni me 10001 fytyra dhe nese nuk jeni stabel ne ate qe mbroni.
    Eshte e kote tani te flas qofte per bikini qofte per fe se nese flasim per bikini atehere dua nje person qe eshte ateist dhe me ate po filloj te debatoj per bikini,
    por nese qofte se eshte i krishtere apo musliman atehere un do flas si musliman dhe fetar me ta sepse eshte e pamundur te bisedosh me nje njeri qe nuk e din se kujt i perket…

    1. seferi says:

      @ mendimi — ; Akujt nuk i ben pershtypje nje vaze me bikini e zene persore me nje tjeter me perce ,kurse ne France do linte nam . Kjo tregon se edhe ne , te krishtere ,ateiste , jemi ne stadin tuaj , te muslimaneve , te zhvillimit qytetar .

    2. Neorealizmi says:

      Unë, falë Zotit, kam qenë gjithmonë ateist.——Luis Bunuel

    3. Ton says:

      Kultura jot fillon dhe mbaron tek ferrexheja! Po nxorri pak buzen…gurin kokes!!

    4. ilir111 says:

      C’kemi Tropoja?
      Argumentet tuaja jane te drejta dhe precize ne kete koment.
      Une besoj e din qe jam ateist i bindur (sepse nuk besoj qe ne jemi banoret e vetem te Universit aq me aspak besoj ne fjalet e atyre qe flasin ne ermer te nje “ZOTI” qe nuk e kane takuar kurre dhe nuk kane asnje prove per ekzistencen e tij).
      Jam dakort me cdo lloj besimi kushdo qoft

    5. ilir111 says:

      C’kemi Tropoja?
      Komenti i juaj eshte i sakte dhe preciz dhe jam dakort me ty.
      Une jam ateist i bindur dhe besoj se e din tashme (sepse mendoj qe ne nuk jemi banoret e vetem te Universit, dhe aq me pak besoj ne fjalet e atyre qe flasin ne emer te nje “ZOTI” qe nuk e kane takur kurre dhe nuk kane asnje prove per ekzistencen e tij)
      Une respektoj cdo besim deri kur ai nuk cenon lirine time ne parim, dhe si gjithmone jam kunder cdo lloj doktrine fetare ne sistemin ligjor dhe istitucional ne nje shtet demokratik.
      Cdo njeri per mua te shfaqe besimin e tij pa kerkuar ta imponoje per te tjeret, shfaqja e besimit fetar ne publik per mua eshte me se normale jemi ne vitin 2011 tashme po hiqen kufijte kudo.
      Por dy fete me te medha Krishterimi dhe Islami per mua kane influencuar se tepermi jeten shoqerore, ekonomike dhe sociale ne pjesen me te madhe te njerezimit, me shume per keq se sa per mire (mendim personal) te dyja ndalojne lirite individuale dhe progresin shkencor.
      Ajo qe me irriton ne disa besimtare eshte shperfillja per te tjeret qe nuk besojne dhe thone direkt “ti je idiot nuk kupton” ti je i vetmi besimtar ne kete forum qe respektoj.
      Per ta mbyllur te uroj shendet dhe te kujtoj shprehjen e “Voltaire” qe ti do ma djegesh dirtekt si mason (shaka) “Nuk jam kurre dakort me ate qe thua, por do jepja jeten qe ti ta thuash ate.
      Tung

      1. mendimi_im says:

        Ilir, nderime.
        Nje nder gjerat e cmura qe kemi eshte liria per te zgjedhur.
        Un nuk mbaj pergjegjesi per veprimet e te tjereve por vetem per ato te miat.
        Jam njeri me edukate dhe po ashtu deshiroj qe edhe bashkebiseduesi te jete ndaj meje.
        Te falenderoj per respektin, andej nga tropoja themi:

        “Cdo berr (kafshe e therur) varet per kamb te veten” pra nese e din kur theret nje kafshe para se te ripet lekura varet nga kemba ne nje vend te caktuar, por asnjehere dy ne nje vend :))

        Nuk e di a e more sms…
        Tung

        1. Ju qe jetoni per nje jete te pertejme, na lini te qete neve qe jetojme per kete jete!

  6. Leka says:

    Burka nuk ka lindur nga kurani por nga mendja e gjymtuar e fanatikeve arabe te shkretetires dhe tani te turkoshakeve shqiptare.Njeriu ndihet i natyrshem kur i ekspozon dhe i pelqen pjeset e tij te trupit . Por kur shikon qe kjo bukuri te ambalazhohet e gjitha ne te zeze, te shkakton nje reagim te menjehershem frike dhe neverie, vecanerisht shokon boten e femijeve te vegjel. Burkat flasin per liri ne perendim, kur ne vendin e tyre nuk ekziston fare kjo fjale. Dhe po qe se nga e krejt e zeza e burkes del fjala liri, ahere njerezit me siguri do te ndiheshin me mire, qe te shihnin ekstremin tjeter: Nje njeri krejt xhveshur si e ka bere perendia, se sa nje gogol qe te kall daten, ardhur nga fiset e shkretetires.Se paku nuk do te kish dhe mundesine per te fshehur bomben kundrejt qyteterimit.

  7. toleranti says:

    Dakord, po ne nje konkurs bukurie a mund te konkurrojne keto te dyja se bashku? ku ka bikini compettition nuk mund te kete edhe burka competition:
    http://kokqepa.com/2011/08/lajme-nga-bota/

    1. stalinsali says:

      Hahahahahahaaaa. Mos i shani shume se do mbushet ndonjera me tritol brezit dhe ka me shkue ke kryeministria ! Hahahaaaaaa

    2. Kalorsi i zi says:

      e cka bo adhafi, edhe fokat kane te drejte te shkojne ne pishine..

  8. Zylo says:

    Ne shek e 21 dhe akoma me brockullat e Kuramit apo Bibles qofte te shkruara para mijera vjeteve. Hajde njerez trushkulur hajde !! Paska pasur te drejte E.Hoxha qe e emancipoi shoqerine shqiptare e i zhduku keto budallalliqe.

  9. V.F.L.P says:

    Fanatik!, kur dolen ca Suedeze me gjokset jashte ne nje periferi te plazhit te Durresit keta idioter fanatik lajmeruan Policine..u shokuan turistet kur policia i detyroi te vishen….. Sic nuk ka plazh nudistash nuk duhet te kete plazh Burgistash,(le qe asnji nga keto te zezat s’di not) e c’far ti them femijes tim kur t’me pyesi, c’far eshte kjo babi?!

    1. denkoka says:

      e mo partizano…kot qe nuk e meson femijen tdali nplazh topless….e atehere shpjegoja ca eshte ajo…pffff

    2. seferi says:

      @ V.F.L.P. ; Nuk te ka treguar gjyshja ty ndonje perralle me te Bukuren e Dheut ? Ja per keto tregohen , jep 5 grosh ti shikosh syrin , etj… .

  10. fieraku4u says:

    Tolerance leshi, hajde behemi te gjithe me mjekerr edhe i veshim grate me burka, tolerance i them falja e lire dhe martesa midis feve, por jo kjo. Un kesaj i them hajde behemi me shume mysliman se cjan vet myslimanet e arabis. Kshu i po nderrohemi si Kandahar.

  11. denkoka says:

    ik erre mbushuni me gjith AFP…..u paska bere pershtypje burka ne plazhin e spilles…..tshkojn e tbojne raportime per ate zonjen e pare pornostare qe kane atje paris….e ti len rehat grat e shkreta…
    dhe sa per informacion….kjo nuk eshte e pazakonte….ne plazhin e cdo shteti te botes mund te gjesh te tilla ndodhish…..pastaj ne fund te fundit…islami eshte feja me ritmet me te shpejta te perhapjes….kshuqe nuk eshte habi…qe per pak vite kto gazetaret franceze te cuditen nga bikini e jo nga burka…..peace out…

  12. eni says:

    Se kuptoj pse shqetesoheni kaq shume, eshte nje zgjedhje e lire e asaj femre me perce, ashtu sic eshte zgjedhja e lire e asaj me bikini te bejne plazh.. po ne shquhemi per tolerance fetare, e ju po i nxirrni syte nj – tj ne komente… nuk na demton aspak imazhin keto zgjedhje te lria personale, do te na demtonin imazhin ekstremizmat fetare te cdo feje…

  13. ardi says:

    Kjo me burka do te bente mire te bente nje kostum me qime te dendura, si orangotanget, dhe ne kete menyre nuk i shikonin fare lekure!

  14. turi per mendimi im says:

    mendimi im mund ta dij pse myslimanet kur vdesin ju vendosin ne shtyll bashk me fotografin dhe flamurin turk

    1. mendimi_im says:

      nga e shpike kete?

      1.nuk ka lidhje nje gje e tille me islamin
      2.hena dhe ylli nuk jan simbol i islamit sepse ne nuk adhurojm as henen as yllin dhe asgje tjeter se eshte e ndaluar te adhurohet gje tjeter vetem se Allahut, principi baze dhe numer 1 islamik.
      3.shum njerez veprojn ne koke te vet, por kjo nuk eshte pergjegjesi e islamit apo e imja si musliman.

  15. qeqeni ne qepen says:

    Dakort por burken me pase, e kane akuzuar per fyerje kur eshte kthyer, dhe denuar me perdhunim kolektiv.

  16. AK says:

    fieraku 4u. A eshte e vertet qe ju ne Fier nuk i lejoni femrat te dalin me rripa, te veshin funde te shkurtra apo bluze te hapura?

    1. fieraku4u says:

      @AK

      Per Fieraket e vertet ka nje kultur qytetare qe eshte e ngjashme me ate te Korces. Ne Fier perpara 95, kishte gjalleri, kultur. Kishte theatro cdo jave, kishte koncerte, kishte estrade, sport, shetitje neper pazar, njerzit visheshin dhe mbaheshin mire me aq pak sa kishin. Pas viteteve 95 ne Fier, shperdheu nje eksod i papare nga mallakastra, nga veriu i Shqiperis, por edhe Kosovaret dhe Camet ngriten koken e tyre. Perpara 95’s, ne Fier rrinin jasht vajzat deri ne 11 te darkes, edhe asnje mashkull Fierak nuk i thoshte nje fjale ofenduse me goje nje femre, jo me per te tjera qe nuk flitesh. Mos e shiko Fierin tani ti qe jan mbledhur me kuc e me mac, edhe vjedhin, zihen edhe kan hyre ekstremista….Vetem pak Fierak kan mbetur ne Fier. Ne pallatin tim, nga 15 hyrje qe ka pallati, vetem 4 familje jan Fierake, te gjithe te tjeret jan nga mallakastra, veriu i Shqiperise, etj….Shume qytete ndryshojn per mire ne nje te arthmen, per fat te keq per Fierin, ndryshoj per te keq.

  17. Hari says:

    Per te qene te sakte eshte burkini =>from bikin and burka = burkini

  18. EDI DETROIT says:

    Kush nga ju ka pas eksperience me nje femer me burke????

    1. Cakalli7 says:

      duhet te kalosh nga xhamija me pare per kete lloj eksperience qe kerkon ti

  19. Aldo says:

    Nuk kam gje me Burken zgjedhje e Femres por nuk ka gje me te shpifur se nje cift ku Femra me burka e mashkulli me robabanjo, po sikur ne KUR’AN thuhet se te dy duhet te mbulohen deri tek kavilijet??!!

  20. bubi kacurrel says:

    Ky faktikisht eshte halli me i madh i Shqiperise ne keto momente ,na e ben mire ai maloku i cmendur ne qe tall menderen ,ne e kemi mendjen si do dalim ne plazh …………………

  21. nela says:

    E veshur dhe kaq shume diskutime >po te ishte e zhveshur cdo behej. Te lahen si tu do qejfi,kur nuk ka ajo siklet ju ckeni

  22. Albana L. says:

    Gjeja me çmuar e Shqiperise per te cilen Bota na sheh me zili eshte toleranca fetare. Po te isha ne krye te shtetit shqiptar, une do ta shtyja shtetin ne nje laicitet edhe me te skajshem, pasi fete perveç se jane burim konfliktesh e problemesh, jane edhe te shtrenjta per arken e shtetit. Financimet qe kerkojne ne lloj lloj formash te rafinuara e djallezore, jane te shumta dhe nje shtet qe i kenaq orekset e fese, nuk eshte as laik as i lire!
    Kunderpozicioni apo antagonizmi me i urryer nga çdolloj feje eshte filozofia dhe pikerisht me kete arme do ta luftoja perhapjen e helmit fetar ne radhet e nje populli. Filozofia e nxjerr fene lakuriq me gjithe shemtine qe e karakterizon nga A-je deri tek ZH-ja, duke i bere qesharake dogmat, nocionet, pretendimet e predikimet e saja boshe por edhe hipokrite. Feja dhe filozofia jane si nata me diten, si zjarri me ujin, si dy skajet e magnetit, njeri thellesisht negativ e tjetri po aq pozitiv; prandaj edhe feja dhe mjekerrgjatet e saj e urrejne filozofine. E urrejne sepse perpara asaj ndihen te pafuqishem, te ç’armatosur, pa argumenta e pa kurrefare fuqie magjike. Filozofia eshte si rrezja e diellit qe djeg vampirin e zi gjakpires, filozofia e zgjon delen e leshte e te indoktrinuar nga gjumi ne te cilin e ka futur teologjia vulgare e njerezve te zinj me Kuran e Bibel ne dore. Prandaj edhe nje shtet i emancipuar, ne menyre qe te mbroje si te shenjte laicitetin e tij dhe bashke me te mendjet e shtetasve te vet nga kushtezimi fetar, duhet me doemos t’i jape nje rendesi te veçante filozofise, qe ndryshe nga feja, shperndan dije e vitalitet, jo dogma gjumendjellese e vdekje shpirterore! Po te studjosh me vemendje historine e fese dhe te se kundertes se saj, filozofise, do te vesh re se e para ka lulezuar ne germadhat e se dytes dhe se kudo ku ka lulezuar e dyta, e para s’ka ekzistuar. Edhe e ashtuquajtura “Greqi e lashte”, arriti kulmin e zhvillimit nen mburojen e filozofise sokratiane, platonike, aristoteliane, pitagoriane etj. Sapo vdiq filozofia, zuri rrenje feja qe helmoi terrenin e lene bosh nga e para. Dhe shiheni sesi eshte katandisur shteti helaq sot, nen kthetrat e egra te kishes dhe njerezve te zinj qe mbjellin urrejtje.
    Uroj qe shteti shqiptar i se ardhmes ta konsideroje si prerogative absolute filozofine, te vetmen arme qe e mbron njeriun nga injoranca e fondamentalizmave sektare!
    E MOS SHIKONI KISHA E XHAMIJA
    FEJA E SHQIPTARIT ASHT SHQIPTARIA!
    P. Vasa

    1. nga deti kuq e zi says:

      paske nje mendje me ENVER HOXHEN ! (bravo)

      1. shpulla says:

        Laicitetin nuk e shpiku Enver hoxha, shtetet e medha e perdorin duke i dhene prioritet Republikes, per mua eshte me se llogjike te jene te ndara

        1. nga deti kuq e zi says:

          zonjeza po kundershton fene, nuk po mbron shtetin laik.

      2. mikel says:

        qenka e kote , me falni por ju dikeni vetem te paragjykoni , jeni e lire te besoni si te doni , kjo nuk eshte ne diskutim eshte e drejta juaj dhe e respektoj jane 4000 besime te ndryshme ne bote ,por ju lutem faluni ne gjuhen shqipe dhe beni plazh me bikini keshtu une mund ti trgoje ketu ku jetoj ne vend te huaj se edhe ne jemi si ju , se me vjen turp.

    2. nga deti kuq e zi says:

      feja e shqiptarit eshte shqiptarija, nenkupton bashkim dhe mos krijim percarjesh fetare, te cilat nuk jane per faj te fese po per faj te atyre qe duan ta percajne kete vend . si mund te shpallesh fene te panevojshme kur dhe feja eshte nje lloj filozofie !

      1. Adriatik says:

        Feja dhe filosofia nuk kane asgje te perbashket. E para jeton me dogma te paprekshme te cilat ua shet njerezve me pak inteligjence, ne kembim te parase per te mbajtur ne kembe njerezit e saj perverse. E dyta nuk permban dogma, perkundrazi, i le hapesire te lire opinionit divergjent dhe revizionit te atij egzistues.
        E para e mban njeriun ne erresire me friken e denimit metafizik apo shpirteror, e dyta i ndriçon njeriut mendjen per te kerkuar te verteten.
        E para eshte pergjegjese per krimet me monstruoze te kryera paturpesisht nen emrin e Perendise(shih Inkuizicionin – nazizmin qe e la Boten ne erresire per shekuj, duke shkaktuar miliona e miliona viktima), e dyta i hap rrugen zhvillimit, harmonise, dashurise mes njerezve.
        E para i perçan njerezit, duke i bere qe te urrejne njeri-tjetrin, e dyta i bashkon si vellezer, pa dallime.

    3. PrapambetjetOsmane says:

      Pse Greke na paska qene ajo Aishja me burga ne plazh ?!!!! “Luftoni edhe kisha, meqenese diskutojme per xhamia, feja e shq.. eshe injoranco-komunisto-islamiko-skizofrenia” !!! Moj kasolle ku na mblodhe qe prej kohesh !!!

  23. tapa says:

    nqs flasim per nje shtet demokratik , gjeja e pare qe te shkon mendja eshte ekzistenca e fjales mendimit te lire.pershtat kesaj dua te them qe eshte e drejta e gjithkujt te beje ate qe mendon dmth ate qe ben te ndjehet me mire. per sa i perket temes ne fjale ajo qe me shqeteson eshte fakti pse ne (shqiptaret)ne mes te europes duhet te kultivojme nje kulture te nje populli apo nje bashksie tjeter njerzore, aq me shume nqs kemi parasysh diferecen e niveleve civile.pse duhet te ngrejme lart vlerat dhe veshjet tradicionale te nje kombi tjeter ne nje kohe kur nuk na pershtaten ne asnjeaspekt te jetes tone .kultura fetare ka te beje me boten shpirterore te njeriut dhe nqs kjo kulture(fetare)do te pershtatet me traditat , zakonet dhe kulturen tone tradicionale dhe aq te pasur shqiptare ,atehere gjithcka mendoj se do te shkoje ne normalitet.respekte

    1. nga deti kuq e zi says:

      kjo eshte shum e drejte, dhe besoj drejt kesaj do shkohet, te pershtatja me ambjentin shqiptar te disa gjerave te myslymanizmit.

  24. tourkofagos says:

    pervec se te mbuloi trupin e femres,ajo burka a perdoret per gje tjeter!!!!!????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje