Agjencia “Panariti” e bashkisë Tiranë, që ka punësuar 200 inspektorë për të mbrojtur konsumatorin e kryeqytetit në të gjithë tregjet dhe shërbimet publike, ende pa u krijuar doli ekraneve dhe na u “përbetua” me madhështi, se do të bënte “namin” kundër abuzatorëve që cënonin interesat e popullatës. Këtë gjë e deklaroi me kapardisje dhe buzëqeshje të pafundme prej “sfiluesi” edhe dora vet, kreu i montuar i bashkisë Tiranë, “naltmadhnia” e PD, Lulëzim Basha. Pas krijimit administrativ në bordero, kjo agjenci doli në disa kioska domatesh e tezga trotuarësh e shoqëruar me kamera televizve qeveritare dhe vendosi ca gjoba propgandistike tek disa tregëtar rrugësh, të cilat ishin në atë vlerë, sa që shlyehen nga shitja e një tasi me gjizë. Tashmë, agjencia e drejtuar nga veterineri Edmond Panariti i LSI, i “doktoruar dhe lauruar” për pllenim dosash e rregjie lëkurësh në ferma private nëpër Europë, ka heshtur. Deklaroi se do të bënte “naming”, por që nga krijimi po bënë… “nani-nani”. Të 200 “ushtarët” dhe 7 “gjeneralët” e kësaj agjencie, që paguhen nga taskat e banorëve të kryeqytetit për të mbrojtur konsumatorin nga rreziku për jetën, nga vjedhja në peshë dhe çmimet abuzive është strukur brenda “gazemrës bashki” dhe nuk po “shkrep” asnjë fjalë në kontrollin dhe ndëshkimin e tregut abuziv. Ka disa skandale të rënda e me pasoja për shëndetin e qytetarëve në kryeqytet, që janë punë direkte e pashmangshme e kësaj agjencie, të cilat po kalohen në heshtje të plotë, që në vetvete është ortakllëk me ata që rrezikojnë jetën dhe zhvasin xhepat e qytetarëve.
1. Fjala është për ushqimet masive e të veçanta, të cilat në masën 80% rezultojnë të jenë jashtë standartit, madje dhe me afate skadence të tejkaluara deri në 1 vit. Bashkëngjitur këtij skarciteti “vrasës” të shëndetit të popullatës, qëndrojnë dhe veprojnë barbarisht çmimet super të larta, madje nga 170% deri në 2 e 3 herë më të larta se në vendet e BE. Agjencia fantazmë “Panariti-Basha” e di këtë fakt, sepse vet kreu i bashkisë Lulëzim Basha nuk konsumon nga këto ushqime, por i sjell me garanci nga Holanda, ndërsa vetë kreu i agjencisë Edmond Panariti i blen ato në Itali. Por këtë e ka deklaruar edhe vetë zv/ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit, zoti Ndoc Fasllia, i cili 15 ditë më parë, doli në TV e tha: “Mos blini perime, zarzavate dhe fruta importi, se janë jashtë standartit të bilancit minimal ushqimor dhe të dëmshme për shëndetin”.
2. Fjala është për nivelin e lartë të çmimeve në tregun e kryeqytetit, çmime këto që ta kthejnë pagën dhe pensionin në 1 jave e 10 ditë jetesë minimale. Këto çmime stratosferike i di agjencia fantazmë “Panariti-Basha”, por nuk belbëzon asnjë rrokje e nuk shkojn t’i frenojë, sepse e di që monopolet e tregut i kanë shefat dhe ministrat e pushtetit të tyre.
3. Fjala është për cilësin dhe sigurinë e ilaçeve që tregëtohen në farmacitë e kryeqytetit (dhe të vendit). Sipas kontrolleve të ushtruara, rezulton se afro 60% e ilaçeve masive dhe atyre për sëmundje të veçanta janë të sakduara, me etiketa garancie e sigurie false, pa llogaritur çmimin e lartë që vendosin farmacistët dhe 10% taksë TVSH e vendisur me ligj. Agjencia fantazmë “Panariti-Basha” e di këët fakt, por nuk flet, sepse këtë tregëti kriminale e bëjnë bosët e pushtetit të tyre.
4. Fjala ëshët për shërbimin shëndetësor publik, në spitalet e të cilit qyetarët shkojnë me dollap rrobesh e pajisjesh me vete, masakorhen, tallen, zvarriten, pagujanë rryshfete e ilaçe, madje edhe vriten nga mungesat e shërbimeve, nga mjekimet, nga operacionet e pakujdesshme, nga indiferenca dhe paaftësia profesionale e mjekëve. Agjencia fantazmë “Panariti-Basha” nuk flet asnjë fjalë për këtë batërdi me emrin absurd “shëndetësi moderne”, sepse shefi i pushtetit Sali Berisha, ka dalë ekraneve dhe ka thënë që “mjekësia shqiptare ka nivel europian”, por edhe sepse Luli dhe ortakët e pushtetit të tij edhe kur i zë gripi shkojnë e mjekohen jashtë vendit.
5. Fjala është për energjinë elektrike, që kompania CEZ ua shet shqiptarëve familjarë e bizneseve sa “frëngu pulën”. Ua ndërpret dhe nuk ua çon energjinë e nevojëshme në sasi, në kohë dhe fuqinë e duhur pranë shërbimeve që kërkojnë. Ua faturon në shuma të larta edhe kur konsumi është tepër i ulët e nuk I përfill kur ankohen, madje i përze me kamzhikë policie nga zyrat. Agjencia fantazmë “Panariti-Basha”e di mirë këtë realitet, por nuk ndërhyn, sepse brenda aksioneve dhe përfitimeve miliardëshe të CEZ, janë interesat e familjes së Saliut të Lulit dhe Ilirit të Edmond Panaritit.
6. Fjala është për librat shkollorë, që edhe sivjet pushteti i Lulit, do t’i shpërndajë me skemën mashtruese të ribmursimit, duke i sjell vërdallë e duke mos u dhënë asnjë qindarkë nxënësve fëmijë të famljeve në nevojë, siç është parashikuar në ligjin fals të Saliut. Agjencia fantazmë “Panariti-Basha” e di mirë këtë fakt, por nuk shqetësohet, sepse në këtë pazar të ndyrë përfitimesh është i përfshirë ministri i Saliut dhe zv/ministrja e Ilirit të LSI. Por edhe sepse këta dhe shefat qeveritarët i kanë fëmijët me banim, me trajtim e studime jashtë vendit.
7. Fjala është për ujin e pijshëm, të cilin një nga “Dollapët” e pushtetit të Saliut e faturon me shifra afrofe dhe super të larta, por agjencia fantazmë “Panariti-Basha” nuk ndërhyn, sepse “Dollapi” i pushtetit nuk i përfill këta dy “leshko” të bashkisë kukull, mbasi fijet e korrupsonit dhe vjedhjeve me ujin e pijshëm, janë të lidhura tek kolltuku i familjes “SALI”.
8. Fjala është për sahatët e ujit, që “Drejtor-Pronar-Dollapi” i Saliut ka urdhëruar të montohen dhunshëm tek familjet e Tiranës dhe me çmim të paguar prej qytetarëve, ndërkohë që mirëmbajtrjen dhe pajiset e deri në furnizimi i konsumatorit, i ka detyrim ligjor ujësjellësi. Janë 252 mijë sahatë që po vendosen në mënyrë banditeske prej horrave të ujësjellës-familje-pushtetit “SALI” dhe me çmim 3-4 herë më të lartë se çmimi real i sahatëve në tregun e lirë. Këtë skandal-krim ndaj konsumatorëve, agjencia fantazmë “Panariti-Basha” e di mirë, por nuk ndërhyn, mbasi këtë tregëti të zezë sahatësh uji e bënë Zeni Saliut dhe Drini Kryemadhi i Ilirit.
9. Fjala është për cilësinë e ujit të pijshëm, që shkon nëpër familje i papijshëm dhe madje i qelbur deri në përzjere me fekale. Por paguhet si i pijshëm. Këtë gjë e di mirë agjencia fantazmë “Panariti-Basha”, por nuk ndërhyn, sepse në familejt e tyre përdoret ujë i distiluar, i ardhur nga jashtë vendit.
10. Fjala është për furnizmin me ujë të familjeve shqiptare, furnizim që nuk i kalon 3 herë në ditë me nga 1 orë ujë në 80% të zonave të Tiranës. Agjencia fantazmë “Panariti-Basha” e di mirë këtë realitet rëndues, por nuk flet asnjë fjalë, sepse ka dalë e ka folur në TV shef Saliu, duke thënë se “Tirana dhe Shqipëria ka 24 orë furnizim me ujë dhe të pastër”.
Përse nuk flasin 7 “gjeneralët” e Agjencisë “BASHA”?
Përveç 200 inspektorëve, në krye të Agjencisië së (Mos)Mbrojtjes së Konsumatorit në Bashkinë e Tiranës janë emëruar edhe 7 ‘gjeneralë”, të cilët punojnë si drejtora të lartë në institucione shtetërore.Poku janë dhe çfarë bëjnë këta zyrtarë shteti, të cilët janë përzgjedhur nga klika në pushtet, që të paguhen fiktivisht edhe me nga një rrogë të majme në bashkinë e Tiranës?
1. Ku është dhe përse nuk flet GANI MOKA, Drejtori i Siguri-Cilësisë së Ushqimit në Ministrinë e Bujqësisë, njeriu i prezantuar me aq bujë si luftëtarë i papajtueshëm me abuzuesit e tregut dhe mbrojtës i zjarrtë i konsumatorëve?
2. Ku është dhe përse nuk flet TEUTA MYRSELI, Drejtore e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, prezantuar me aq bujë si “dorë e hekurt” në luftën kundër tregut “vrasës” dhe shërbimeve publike që vjedhin qytetarët?
3. Ku është dhe përse nuk flet ENVER ROSHI, Drejtor i Institutit të Shëndetit Publik, prezantuar si specialist i zoti dhe “luftëtar kundër tregut abuziv dhe mbrotjës i devotshëm i shëndetit dhe jetës së konsumatorve?
4. Ku është ALTIN GOXHAJ, Drejtor i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, i vetshpallur “gladiator” kundër tregut abuziv dhe si “mburojë besnike e kionsumatorëve”? Përse ka kyçur gojën dhe nuk del më ekraneve, të “llap” kundër këtyre sskandal-krimeve që rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe që zhvatin xhepat e konsumatorëve?
5. Ku është dhe përse nuk ndihet ARIELA STRUGA, Drejtore e Vlerësimit të Riskut, Autoriteti i Ushqimit, prezantuar si një “zë i fuqishëm” në luftën kudnër tregjeve dhe shërbimeve që cënojnë dhe rrezikojnë jetën e konsumatorëve?
6. Ku është dhe përse nuk flet “profesor” ZEF PREÇI, Drejtori Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, “shkencëtari” për cilin, Lulzim Basha dhe Edmond Panariti, na siguruan se është baza potenciale e funksionimit të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit?
7. Ku është dhe përse nuk e hap gojën PRANVERA KASTRATI, Drejtore e Mbikëqyrjes së Tregut, në METE, në minsitrinë e koamnduar nga trusti ortakëve të LSI, prezantuar nga Edmond Panariti, si “vigjilenca, korrektesa dhe papajtueshmëria me abuzimet ndaj konsumatorit”?
SHËNIM: Të shtatë “kokat” e kësaj agjencie, vazhdojnë të kapardisen nëpër zyrat e tyre, ku vegjetojnë prej vitesh në çdo pushtet, duke mos bërë asnjë punë, përveç raporteve fiktive lidhur me “mbrotjen” e konsumatorëve dhe kontrollin e tregut. Që prej ditës kur janë graduar prej Lulëzim Bashës dhe detyrën prej “gjeneralësh” të Agjencisië së (Mos)Mbrojtjes së Konsumatorit në Bashkinë e Tiranës, ata shkojnë njëherë në muaj tek bankomati dhe tërheqin pagat prej 750 mijë lekësh në muaj.
Nice Lula…ka dhe me, eshte plot gropa e mutit, deri ne fyt.
Zef Preci a Prec Zefi jane si dushku per gogla, se shkencetar nuk eshte as Preci e as Zefi, se shkencetare ne ekonomi shqiperia ka me nder nje m… te madh.
750mij nji tuf me lek …marrkan kokat e kucedres
Dy prej tyre i njoh persnalisht po te tjeret sbesoj te jene burra me te mire.
Le qe i bien shtetit ne qafe me 750 mij lek ne muaj por kane dhe bizneset e tyre private me te cilat jane ne konflikt interesi.
Duke qene ne bashki bizneset e tyre spaguajne kokerr leku si taksa se kush do ti kontrolloje llogari atyre.
ky artikull meriton 1yll me flamur, dhe 1 ‘te lumte dora e vogel’
O kledi edhe pse kam qene kunder Bashes, me duket se eshte shume shpejt per te folur e per ta kritikuar e per ta share bashen ne postin qe ka marre. Dhe dicka, per shume gjera qe flet, duhet ti kishte zgjidh te pakten Rama qe ishte perpara ketij ne pushtet. Dhe jo per pak kohe por plote 11 vjet. Shume gjera nga ato aty duhet ti kishte zgjidh ose te pakten tja dorezonte ne rregull.
Pra keto gjera kane qene mut qe kur ka qene Rama qe na eshte kthyer ne nje editorialist gazete.
Po gjithsesi ishin si ishin gjerat, kam frike se do shkojne me keq. Se Rama kur e mori e mori ne piken e hallit dhe smund te thuash se sberi gje. Kam frike se per kater vjet Tirana do iki ne piken e hallit si perpara se ta merrte Edi Rama.
Fillimi i punes,eshte gjysma e saj,kjo do te thote se kur e fillon nje pune,energjia eshte sh e madhe.Kur fillon si zvaranik,nuk behet asgje.Keta jane minigjakpiresat e atyre qe drejton Luli.Mos ki frike anti Taleban,po ta them qe tani se puna do vazhdoje me teper se m…. ,po i lane te qeverisin.
Dje kishte nji shkrim per Lubonjen po nga klodian Lula, lexova vetem titullin se nuk kisha kohe ,kur u ktheva dhe hapa Temen ,nuk e pashe me ,nuk e di arsyen pse u hoq aq shpejt ,por do tju isha mirnjohes nese do ta botonit prap
Ndyrsirajane te gjith
Altin zagari, i piset zhul eshte ky emer. Po cfare prisni nga zef preci aman, hiqet si profesor po e vetmja gje qe i intereson nje profesori medioker si ai eshte te kapi ndonje lek ketu dhe aty, kurse me kete pranvera kastratin me keni shkrire fare fare…..nje bibe si ajo veshtire se e gjen. ka 100 vjet ne METE vetem per vete….katastrofe……..
ti zarbo mban era qen kazanesh se aty ushqehesh dhe kenaqesh….
I dashur z. Baze.
Problemet qe ti ngre jane reale dhe me nje ndikim te tmerrshem mbi popullaten. Por keto probleme kane ekzistuar dhe ne kohen kur ti nuk i ngrije si probleme, dhe ne kohen kur PD-ja ishte ne opozite, dhe tani qe PS-ja eshte ne opozite. Problemi more i dashur eshte tek ky popull shkerdhate qe jemi ne shqiptaret qe nuk na ben pershtypje se na e vene shkelmin ne prapanice apo ne fytyre, nese na ofendojne cdo dite me sjelljen e tyre keta pushtetare apo jo! Ne nje vend tjeter do te ishte bere hataja, ketu eshte qetesi. Eshte kjo qe te deprimon dhe jo ekzistenca e njerezve si Basha, Altin Goxhaj, Panariti, Preci etj. Keta monstra gjejne terren prandaj dhe bejne kete qe bejne. Dhe terreni e ka emrin Popull. Anglezet dhe Francezet qe sot kane ate lloj demokracie qe kane, i kane prere koken mbretit perpara 300-400 vjetesh, pra kane nje te kaluar e cila qe ne zanafillen e saj e ka kufizuar terrenin ku mund te lindin fenomene si Basha, Rama, Berisha, Meta, Zhozefina etj! Sepse atje i tremben reagimit popullor. Ne Shqiperi nuk ka reagim popullor dhe ne e provojme cdo dite kete fatkeqesi! Me kete klase intelektuale dhe me kete popull te papergjegjshem per fatin e tij sit, dhe te femijeve te tij neser, sigurisht qe keta perbindsha do te lulezojne! Eshte ceshtje terreni.
Se keni kuptuar mire ca ka thene basha para zgjedhjeve.
Ka thene do ngre agjensine e konsumahorrit se cpune ka me konsumatoret Basha kur bashkija seshte as importues ushqimesh, as rishitese zarzavatesh etj etj.
Zoti Durim Hushi, shkrimin per Lubonjen e ke on-line edhe tek gazeta “Zeri Popullit”
Faleminderit per te qene i sinqert ,jetoj jasht Shqiperise dhe online lexoj vetem Temen, ngadonjihere dhe respubliken e Muc Nanos gjitsesi te falenderoj
MORE PO KUR DO TA ULË ÇMIMIN E BUKËS NË TIRANË KY LUL RROBOTI, SIÇ NA KA PREMTUAR???
Lexova me vemendje shkrimin dhe u habita se deri ku mund te shkoje mungesa e profesionalizmit apo shpifja. Agjencia e Konsumatoreve ende nuk eshte krijuar pasi qe te krijohet duhet te mblidhet Keshilli Bashkiak qe ta miratoje dhe KB sic e di kushdo qe ka sado pak info ende si ka ardhur data te mblidhet (15 Shtator!!!). Pra po akuzohet nje Agjenci per nje pune te dobet megjithese ende nuk eshte krijuar! Ne Bashki ende ska fillu pune askush ne fushen e konsumatoreve dhe askush nuk merr asnje qindarke per kete qellim! Situata eshte kjo qe eshte (prej 20 vjetesh|) dhe prandaj duhet ngritur Agjencia e Konsumatoreve per te reduktuar hap pas hapi brenda mundesive financiare dhe teknike kete abuzim qe u behet konsumatoreve prej shume kohesh! Une nuk kam marre ende asnje rroge ne Bashki dhe sa per dijeni jam Avokat i Qytetit dhe jo staf i Agjencise ne fjale! Cdo gje qe thuhet ne kete shkrim per AGJENCINE apo NJEREZIT qe po kontribojne ne Bashki eshte thjesht ne rastin me te mire injorance gazetareske dhe mungese totale informacioni!
Mund te kesh te drejt Altin, po ama nje gje nuk e shmang dot, qe bota rrotullohet. Harron qe te njejten gje ke bere sa here ke dashur me bashkine dhe me ramen, per cfare nuk i ke akuzuar pa paraqitur fakte, per cfare nuk ke shkruajtur. Tani te duket i hidhur ilaci yt eee. Po durim se edhe me keq behet. Ishe mire me shoqatat c’tu desh me pushtetin ?
Pse merresh me nje pederast si Altini, mos ja shto vleren, lere te flasi me veten, ose le ti bier me dore sa te thyej krahun edhe ky si Lulka! Ky eshte Avokati i Preshit, ja dhjefsh u Altin, paska nxjerr edhe Kurveleshi bajga si ty.
ne ne Kurvelesh ty te perdorim per pleherim kullotash pasi preferojme produkte bio..
Ky Altin Goxhaj eshte familje spiunesh, servilesh, te pabesesh, mosmirenjohesish. Por ky Altini eshte monster fare. Ky per vjedhjet dhe mashtrimet qe ka bere me miliarda leke nga shoqatat dhe bisneset dhe zyrat e pushtetit duhet te shkoj ne pranga.
Une nuk e di sa te verteta jane keto qe thuhen ne kete artikull po ty te mbaj ment me ato pankartat para bashkise dhe nga gjith ato akuza nuk doli asnje e vertet te gjitha shpifje.Tani te vjen keq qe paskan thene te pa verteta.
na kujto nje tabele qe sdoli e vertete (vetem 1 mjafton;-)