Kryqëzata e Saliut kundër pavarësisë së medias
Djegia e një gazete dhe rrahja barbare e gazetarëve kur Berisha ishte president, është vetëm nisja e historisë së një diktatori që nuk ka reshtur akoma në sulmet ndaj medias. Përkundrazi, tani është bërë edhe më i egër, më i sofistikuar rrallë dhe më shpesh i drejtpërdrejtë dhe gjakatar. Nëse nuk i blen dot për t’i nënshtruar, i godet. Me sharje publike, gjoba, polici dhe deri te eksplozivi. Shënjestron gazeta, televizione, pronarë mediesh dhe gazetarë, duke u kthyer tashmë në satrapin e medies së lirë. Njësoj si diktatorët e tjerë, prej të cilëve ka mbetur i fundit akoma në karrige…
Goditje biznesit të Kokëdhimës
Sulmi më i fundit ndaj “Shekulli” u ekzekutua pak ditë më parë, kur policë të pushtetit u turrën në dyert e redaksisë për të mbyllur “Shekulli News kafe”. Për të lëshuar sinjalin se herën tjetër radhën e ka vetë media. Pa asnjë tërheqje prapa për hir të standardeve që duhet të plotësojmë dhe as të raporteve që kanë në dorë fatin tonë evropian. Njësoj siç u bë me 22 biznese në emrin e Koço Kokëdhimës, të goditura egërsisht dhe vetëm politikisht. Reagimi i kompanisë nuk tuti aspak diktatorin. Vetëm sa e egërsoi më keq, për të bërë planin për sulmin e radhës që nuk dihet kë media tjetër, jashtë rrethit të pushtetit, do të shënjestrojë.
Baze i gjobitur dhe i dhunuar
Mbyllja e gazetës “Tema” ishte vetëm nisja e një sërë sulmesh të tjera, edhe fizike, ndaj gazetarit Mero Baze. Mësymjet e tatimorëve, deri kur mbyllën me shirita dyert e medias, morën vendin kryesor në raportet ndërkombëtare, por as këtë herë Berisha nuk u ndal. E përndoqi edhe në televizionin “Vizion+”, sepse emisioni investigativ i Bazes e kishte shqetësuar në aktivitetet e tij të jashtëligjshme si për shembull rruga Rrëshen- Kalimash, gropa që thithi miliona euro të taksapaguesve. Apo shpërthimi i Gërdecit dhe përfshirja familjare në biznesin vdekjeprurës të demontimit amator të armëve, si dhe shumë skandale të tjetra. Pas dhunës fizike në hundën e policisë, gazetari mori sinjalin tjetër kur një sasi eksplozivi i hodhi në erë automjetin poshtë banesës së tij, nga bandat e Berishës.
Media e Bolinos, një histori pushtimi
Do të kishte qenë plot me episode kërcënimesh dhe dhune edhe historia e grupit “Edisud” ku përfshihet televizioni dhe gazeta, nëse biznese pranë qeverisë nuk do ta kishin blerë me para dhe presion. Kjo blerje në fakt nuk nënkupton vetëm vënien e kësaj kompanie mediatike në përdorimin e pushtetit por edhe nxjerrjen jashtë të Karlo Bolinos, njeriut që përfaqëson gazetarin e lirë dhe të pavarur, të guximshëm edhe pse u përball me grupe të rrezikshme në pushtet. Që ditën e dytë të blerjes, ndryshimi i linjës editoriale ishte vetëm hapi i vogël. Sepse pas kësaj nisi “spastrimi”, me largimin e drejtoreshës së “GSH”, Anila Basha.
Artan Hoxha, kërcënim për jetën
Gazetari që detyroi kryeministrin të ndryshonte gjithë përrallën e tij me puç dhe vrasje brenda turmës në demonstratën e 21 janarit, u kërcënua për jetën, menjëherë pas publikimit të videos ku dukej qartë si plumbat e Gardës kishin marrë jetën e protestuesve. Një zarf me dy plumba u dërgua në derën e banesës së gazetarit të guximshëm, ikona e gazetarisë investigative sot në Shqipëri, që denoncoi vrasjet shtetërore të 21 janarit, me zë dhe figurë. Ndërsa një tjetër gazetar, Fatos Mahmutaj, dëshmitar i plumbave që vinin nga Garda dhe që e plagosën edhe atë në dorë, u detyrua të largohej nga vendi për shkak të përndjekjes nga pushteti.
Top Channel, “armiku” i përhershëm
Me mbërritjen në pushtet dhe me etjen për hakmarrje, Berisha “fshiu” kontratat ligjore që kompania “Top Media” kishte nënshkruar me shtetin për ambientet me qera te ish piramida. Sulmi nisi krejt hapur, pas kërcënimeve që kreu i qeverisë kishte lëshuar që kur ishte në opozitë. Goditje biznesit me gjoba në shifra marramendëse, të akuzuar publikisht nga vetë kryeministri me kërcënime të rënda ndaj presidentit të kompanisë, themeluesit të gjigantit mediatik, të ndjerit Dritan Hoxha. Atentatet ndaj antenave të transmetimit në Tiranë dhe nëpër Shqipëri, ishin të vogla krahasuar me kërcënimin e madh, që tashmë ka marrë edhe formën e ligjit me votat e mazhorancës. Dëbimin nga ambientet e ish piramidës. Pa pritur vendim gjykate dhe pa pyetur për apelet e ndërkombëtarëve, gjoja nën zbatimin e një projekti tejet të dyshimtë për të ndërtuar në vend të qendrës kulturore, një parlament të ri për Topallin. Ndërkohë, sharjet dhe ofendimet publike i kanë shkuar për “dekor” gjithë këtij sulmi ndaj kompanisë mediatike. Gazetari Sokol Balla dhe bashkëshortja e tij janë vënë në shënjestër në mënyrë të përsëritur, përmes akuzave si “telebelinda”. Turp për kryeministrin! Me siguri këtu nuk ka mbaruar. Kompanisë do t’i duhet të paguajë akoma për pavarësinë e saj dhe refuzimin për t’u “blerë” nga Berisha.
Çakuli, Balla, Bushati edhe puçistë
Thirrja e gazetarëve të njohur për dëshmitarë të “show”-t gjakatar të Berishës në 21 janar, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” erdhi pasi vetë kryeministri i kishte etiketuar më parë si “puçistë”. Dhe pasi kishte ngritur në një votim natën në Kuvend, vetëm me votat e mazhorancës, një komision turpi parlamentar për të deformuar gjithë atë që shqiptarët panë “live” në televizionet ende të pavarura. Komisioni “Halimi” bëri mandej edhe kërkesën për të marrë tabulatet telefonike të Mero Bazes, Sokol Ballës, Andi Bushatit, Filip Çakulit, duke pretenduar se që aty mund të zbardhej puçi imagjinar në kokën e kryeministrit. Berisha u detyrua të tërhiqej nga ky hap vetëm pas presioneve ndërkombëtare që e cilësuan si shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe lirisë së medias. Por nuk u tërhoq as edhe një milimetër nga akuzat monstruoze ndaj këtyre përfaqësuesve të medias. Të paktën deri kur e harroi edhe vetë “puçin” me të cilin bëri alibi për vrasjen e katër shqiptarëve nga plumbat e Gardës dhe me urdhër të tij, në mes të ditës dhe në mes të bulevardit. Nën dritaret e zyrës së tij.
Vizion+
Nga jashtë, në dukje një kontroll rutinë në brigjet e Vlorës në jahtet e pronarëve të kompanisë “Vizion+” ishte sinjali i fortë që edhe kjo media ishte futur në shënjestrën e pushtetit. Më parë, të njëjtët emra ishin akuzuar pa fakte për bizneset e tyre për të bërë alibinë e gjobave të firmosura dhe të ekzekutuara nga policët e pushtetit. Akuza që nuk u ndalën as kur kompania u ble nga të huajt.
“Korrieri”, mësymje policore dhe gjoba deri në mbyllje me dryn. Mbyllet edhe “Albania”
Gazeta “Korrieri” ishte e para që u detyrua të vërë “drynin” përballë presionit dhe gjobave me shumë zero që pushteti i faturonte për pavarësinë e saj. Pas saj edhe gazeta “Albania” po për të njëjtën arsye. Edhe pse nuk ia arriti dot të njëjtit qëllim edhe me gazetën “Tema”, Berisha nuk nguron të përdorë presionin edhe për mediat e tjera që nuk janë rreshtuar në Oborrin e tij.
Revista “Mapo”, gjoba ndaj Agim Shenedielles
Në të njëjtën shënjestër është edhe revista “Mapo”, artikujt e së cilës kryeministri i ka interpretuar si goditje ndaj tij. Dhe për këtë arsye ka ndërmarrë sulmin e zakonshëm ndaj biznesit të botuesit të revistës, Agim Shenediella, i cili zotëron 50 për qind të aksioneve, duke gjobitur dhe madje edhe duke i grabitur prona në emër të tij. Në një treg ku mediat, jo për rastësi ato që dalin si fryte të çiftëzimeve biznes- pushtet, lulëzojnë përditë mbase nuk duken kaq fatale mbyllja e ca të tjerave. Por në një vend demokratik, siç pretendohet se është Shqipëria ku akoma vota mbetet mall në duart e pushtetit, ky fakt është më tepër se i rëndë dhe skandaloz. Për më tepër kur të gjitha falimentet, mbylljet, blerjet vijnë si rrjedhojë e një lufte të hapur që kryeministri u ka shpallur sepse nuk i nënshtroi dot. Tashmë, nuk mbetet vetëm një zgjedhje e qytetarëve se tek cili stacion televiziv do të dëgjojnë lajmet apo cilën gazetë do të marrin në mëngjes. E vërteta dhe liria, nuk po i rezistojnë dot më diktaturës. Edhe pak mbetet deri kur Berisha t’i blejë edhe ato për të na i shitur të shtrembra dhe gënjeshtra. Deri atëherë do të vazhdojë akoma të godasë, djegë, gjobisë, dhunojë, kafshojë, rrëmbejë dhe vjedhë…Ama News
Do na e tregoj xhaxhi Arvizu se ku kane vajtur mediat e pavaruara ne Shqiperi pas 10-15 muajsh.
Djallezia e Saliut me parane e piset te Ilirt po rezultojne nje kombinacion vrastar per median dhe gjithe shtetin ne Shqiperi.
Qe kur dhe prej kujt Gazeta Shekulli dhe Koço Kokedhima konsiderohen si te pavarur!?
Koço Kokedhima dhe Gazeta e tij jane kundra Berishes, dhe kjo nuk eshte ndonje gje e keqe, problemi eshte se perveçese eshte kunder Berishes Shekulli ka mbi 10 vjet qe eshte pro Rames.
Do te isha kurioz sikur dikush te gjente qofte dhe nje shkrim kritik ndaj Rames botuar ne Gazeten Shekulli qe prej egzistences se saj.
Ne Shqiperi nuk ka asgje te pavarur, pervçese Top Chanel qe ka patur nje politike editoriale te pavarur dhe te pa aneshme politikisht, mediat e tjera…..
po ti lexoje ndonjehere shekullin qe ta shikosh qe kane shkruar edhe kunder Rames. Koloreto Cukali, Arben Rrozhani etj.
Tju rruaje BO … . . .zoti do ti denoje keto kriminele me kry salije berishen e kompani
ju kure shkruani a e ktheni ndonje gote me raki ore burrat e zakonit se kure diskutohet duhete ta lagesh fytin
Eshte bere Berisha si kucedra me shtate koke .
E urojme Berishen te thyej qafen me helikopter si familje , por mos te jete vetem t’a mbushi mire dhe te shkoje ne hale , kryeplehra e pleherave .
Do t’a marri se shpejti haracin .
Sali Berisha po e kupton se po afron ora e litarit eshte e pashmangshme per krimet ,tradhetite ne seri ndaj popullit Shqiptar.
Ai eshte nje monster komuniste, jashteqitje e kombit.
hallall sale . rofte gazeta 55 e balliut . u qate nga ENVERI ; SI JU DUKET SALIU:?
Po ti i dashur Mero e di shume mire se kush e blew News 24 prandaj mos u cudit pse Anila Basha iku qe javen e pare! Artan Santo eshte pjelle e Fatos Nanos dhe Dashnore e Sali Berishes! Kjo “thresome” duket me keq edhe se incesti!!!
v Vitin tjeter kur plaku i rjedhur te mare presidentin ,prokurorine e pergjitheshme dhe shikun do ti hape ruge vetes per te mbyllur cdo ze opozitar
MEshpirt jam me ju,por jam i pafuqishem,per te ber diçka,per kte liri te medias qe po venitet dita dites,kjo mendoj qe ka ardhur,dhe nga mungesa e kompaktesis se shoqates tuaj,jan pikerisht ajo pjesa e perdal e gazetaris,si Arian çani me disa te tjer,qe dashur pa dashur per interesat e tyre private,shtremberojnte vertetat dhe tradhtojn me koshienc te plot fjalen e lir,keta njerez kte zanat nuk e kan pasion,por e shofin si nje pun qe sjell perfitime te mdha kur behesh gjithmon njesh me intrigen.DHEe dyta ju ka ren per pjes nje opozit krejt e mefsht dhe e pa afte per te ruajtur me forc lirin tuaj si vizive dhe te shkruar, Mos u dekurajoni jemi me ju.
I forte shkrimi i “Zërit”. Nuk duhen harruar ikonat e gazetarise qe po i rezistojne regjimit.
me kujtohet para shume vitesh,kur gazeta KOHA JONE ishte me e ndjekura,horrat e DOKTOR MORTJES,dogjen redaksine e KOHA JONE.
direkt te nesermen ne TV,DOKTOR MORTJA deklaroi: bandat komuniste dogjen KOHA JONE.
Di gje kush nese strukturat e ketij talebani kane ndaluar njeri per ate veprim?
Natyrisht qe jo,sepse ishin njerezit e tij.
a e ke lexuar librin e nikoll lesit? pse u prish me nanon per hicgje.po kur kthehej bashke me berishen ne aeroport nikolla qe i herdhi keq dhe i harroi sic thot vet nikolla djegiet,dinamitin ne lezh tankun drejtuar te ballkoni i shtepis e femijet rrinin shtrir nga frika,e telefonaten qe beri me amb usa e me pas cetniket liruan gazetarin ne malin me gropa?ne97.dhe nikolla ‘fisnik’ qe ishte imori canten cetnikut se kish qen president e kish respekt. e o preng keta jane band hajdutesh.te keshilloj ta lexosh librin e nikolles e do te iki mendja si ka mundesi e ai plera eshta me cetnikun!
Arben
solla vetem nje deshmi mbi ate qe shohim ne te gjithe e dite per dite,lufta kunder shtypit te lire e DOKTOR MORTJES.
sa per nikolle lesin,nuk kam cfare te them,e tregoi koha kush eshte.
Mire qe kemi sot Mero Bazen,Mustafa Nanon.
ka ardhur koha qe te gjithe emigrantet te marin vendim dhe te ballafaqohen me salen ne 2013.ta heqim qafe me vote
I pergezoj dhe i uroj keta gazetare te shkelqyer dhe trima qe perballen me kercenimet e ketij pushteti mafios .JU jeni heronjte e vertete te ketij vendi
Keta jane Avni Rustemet moderne! Dhe po te ishin me shume si keta, sala nuk do te mundete te na mposhte si na ka mposhtur.
Nje gje nuk kuptoj: Karlo Bolino i shiti gazetat e tij. Mire beri se fitoi ca para nga hajdutet shqiptare. Por pse nuk e rifillon biznesin prape me emer tjeter gazete? Nga psh “Gazeta Shqiptare” ne Gazeta e Shqiptareve”.
Gazeta TEMA sot eshte bere si “Koha Jone” dikur. Bravo i qofte Mero Bazes. Edhe i vetem e po ia del mbane. Nje si Avni Rustemi do ta kishte vrare qelbesiren 1 here e vertete do gezonim te gjithe por Mero ne fakt po e vret perdite. Po ia nxin jeten Berishes. Edhe ne enderr besoj i del. Me siguri qe zgjohet ndonjehere si i lemerisur ne mes te nates. “C’pate”- i thote Liria? Ja, ai Mero ma nxiu jeten. Hajde ti japim m…ndonje 1 milion e vec t’ja mbyllim gojen. Thua do ta mbyllje vertet gojen me kaq Mero?
Ky ne fakt eshte nje artikull i gazetes “Zeri i Popullit” jo “amanews”. Nuk ka asgje te keqe te vendoset burimi i sakte, perkundrazi.
sara=frok lesh qupi gazetar dhe vetlexues i gazetes “blendi jone”
Mendoj se eshte nder dhe privilegj te jesh sot i rreshtuar ne opozite me mbretin e akrepeve.Ata gazetare e demek intelektuale qe po bien cdo dite si fiq te pjekur ne prehrin e saliut jane turpi i medies dhe i vetes se tyre .Ata e dine mire se cfare duhet te durojne nga doktori pacient e cfare duhet te sajojne per te lare breket me shurre .Por liria e mendimit nuk eshte kostum qe ta fal nje diktator .Diktatori te fal kemishen e forces duke te lidhur mendjen ashtu sic te lidh duart .Per ata gazetare qe ruajne dinjitetin e tyre perballe pushtetit kemi respekt .E di qe ca caner ciler ballinj e gjithfare minj gjirizash nenqeshin me fjalen respekt sepse ajo ste sjell asgje nga ato qe te jep lepirja e pra………se saliut megjithate e themi edhe nje here ;RESPEKT.
doni me per salen?votoni perseri per keto ndyresira.
Me hidherim te madh po ju deklaroj:Ju o popull qe falenderoni keto gazetare,qe jane jo vetem per tu falenderuar por per ti admiruar e per tja shperblyer ketyre njerezve kaq trima duke shpetuar ju nga kjo diktature Keto gazetare po sakrifikojne cdo gje per JU O POPULL.Gazetaret nuk jane Avni Rrustema ato jane e verteta e madhe e paster dhe sakrifice e madhe per ju.
mos u teriqeni dhe mos u terpni nga nji i goditur nga miligjiti se i ka ditet e numeruara,se edhe bisha kure plagoset per vdekeje egersohet,fudin e ka te afert shpellari
Sot Shqiperia ka nevoj per gazetar trima, si Mero Baze e 5-6 te tjere, dhe jo per bythelpires e shurraxhinj,si Frangaj,Balliu,Cili,Tupja,A.Hoxha.Dervishi,Cupi,Zheji,Lubonja,Rakipllari e kompani e mafjes mediatike te Sali Kucedres!!
Megjithese jam jasht temes,shpesh pyes veten: Si ka akoma vlonjat qe i japin voten Sali Bishes????
A ishte ky Sali Perbindeshi qe u dha urdher avjatorve te bombardonin Vloren???
Me sa duket edhe Vloren e trimave,Vloren e Selam Salarise dhe Avni Rustemit,e paska nenshtruar Sali Kucedra!!!
I vetmi trim ne lufte me bishen Sali Berisha dhe mafjen e tij, ka mbetur MERO BAZE!!!!!!!!!!!!!!
Vlonjatet trima!!! Jane trima te medhenj, sepse ne 97 kane arrdhur naten ne Delvine, e dogjen komisiaratin, vodhen e u larguan,… dilnin rrugeve e vidhnin shqiptaret, perdhunime, etj. vdiqen me mijera, por i kane harruar! Avionet nuk kaluan vetem mbi Vlore! Ne Delvine kaluan e njerri prej tyre hodhi nje bombe, ne nje nga kodrat e qytetit, bene 2 xhirro e u larguan, Por Delvinjotet e votuan prape! Harruan Delvinjotet, qe policet e trashe nga malesia, i rrihnin njerrezit si kafshe e ku te ankoheshe! Mire tu behet Vlonjateve trima! Delvinjoteve! e te gjithe atyre qe kane votuar per kete qeveri antikombetare. Por sot ka arrdhur koha, te behet nje revolucion, por nga t’ia nisesh me pare!!!!!
duke permendur dhe Andrea Stefanin , pionieri i luftes kunder saliut dhe te tjere si saliu. Respekte
Pushka e trimit nuk ndalet thot populli , e kete po e demonstron rregullisht trimi i medias se pavarur z. Mero Baze. Rrespektet e mia z. Baze, te uroj shendet dhe gjithmon maj te holle pendes qe shkruan.Salushet te marrin te keqen. Dhe i vetem trim ne luft titullohej nje roman ,keshtu je dhe TI nje hero qe turp per ata qe e quajn vehten gazetar si cupi, cili, dervishi,zhei,balliu frangaj e lubonja qe te kan len vetem por rrijn e lepihen e servilosen me pusht-etaret
Pushka e trimit nuk ndalet thot populli . Kete po na e verteton penda e gazetarit te nderuar Mero Baze qe dhe i dhunuar e i persekutuar nga bisha e eger me emrin Sali, kryeministri hajdut i vendit tone qe nuk po len mjet pa perdor per ti mbyll gojen ketij trimi te gazetaris . E ne, populli qe kerkon drejtesi,liri dhe demokraci te jemi ne krahe o Z . Mero dhe na je e vetmja shpres per egzistencen e medias se pavarur. Uroj per ju shendet e maje te mpreht ne penden e shkrimeve tuaja. Rrespekte.
Respekte te vecanta gazetarit Artan Hoxha … per cilesite e rralla investigative dhe faktet qe ka sjelle ne drite. FAKTET nuk mbajne anen e askujt sic mund te ndodhe ne komente.
Qe te jesh gazetar qe shkruan çfare i mban dora duhet te kesh ca doze te shkalluari,po dhe te kesh fis te fortesh.Se pune fisesh eshte bere,si ne Libi.S’ka police qe te krruhen me fiset e forta.as Argite qe u merr pronat,se ia gdhijne babane tek ura e Beshirit.Hajde,mo,se sa”berbere”jane rruar ne kete dynja,dhe s’ka sesi salia te prishe rregullin.Pastaj kafsharet e salise do kerkojne kocke tek bajraktari i rradhes.Bledi Mane ka share mire deri me sot,po e gjithe kjo nuk matet me sherbimin qe i beri videoja e 21 janarit gjtihe Shqiperise dhe shqiptareve;aty vdiq berisha si njeri politik,se ky qe po ul kellqet ne karrike deri tash eshte nje KUFOME politike.Kuraje!
,,,,,sot ne Turqi ka mbi 53 gazetare te arrestuar dhe te perdhunuar psikologjikisht,,,,,,a ju duket rastesi!!!!
Tourkofagos po pse more ke frike erdoganin , nuk do sulmon marmiden se ju greket jeni llumi i evropes. si ka mundesi qe ju greket te mbani linje politike me serbet , ruset, kinezet dhe te beni politike kunder amerikanve e europinave te cilet jane duke ju mbajtur se mos te ishin keta sa per serb e ruse do ikeni per lesh