Debati mes gjykatësve: Duhej një ekspertizë e huaj për rastin e Metës

16 Shtator 2011, 19:29Politika TEMA

Gjykata e Lartë ka caktuar sot tre ekspertë shqiptarë për verifikimin e videos së Ilir Metës. Në një vend normal, me gjykata normale, debati për këtë video duhej të kishte mbaruar tani. Nëse hetimi e gjykimi do ishte korrekt, video do shërbente si një indicie për hetimin e shumë krimeve që zbardhen prej saj. Por është e qartë se synimi është që të rrëzohet video e përmes saj të mbyllet hetimi. Nuk ka si të ndodhë ndryshe kur Gjykata e nis punën e saj me ekspertizën e videos, në vend që të vijojë me rendin e kërkuar nga prokuroria.

Pas rrëzimit të ekspertizës së huaj, Gjykata ka përzgjedhur tre emra ekspertësh shqiptarë. Prokuroria kishte kërkuar sërish që të thirrej si ekspert amerikani Glen Bard, por kjo kërkesë nuk është pranuar. Kurse pala mbrojtëse kishte kërkuar të thirrej një ekspert italian. Edhe kjo kërkesë nuk është pranuar.

Tre emrat e përzgjedhur janë Ardian Pollo, Artur Rrahmani dhe Ermal Beqiri.

Pollo dhe Beqiri janë të dy të punësuar pranë një universiteti privat, “Kristal”. Beqiri punon edhe tek Rektorati i Tiranës. Kurse Rrahmani punon pranë një qendre shkencore të quajtur “The experts”. Më përpara ishte përzgjedhur Dritan Zoto, por emri i tij u kundërshtua për shkak se ishte shprehur për këtë çështje në një të përditshme. Ai i zëvendësua nga Rrahmani, që punon në të njëjtën qendër private si Zoto, çka nuk e zhduk dhe aq shumë problemin e ngritur.

Por përzgjedhja e ekspertëve është kundërshtuar nga ajo pakicë që ka kundërshtuar edhe vendimet e mëparshme të Gjykatës, që kanë hedhur hije dyshimi mbi këtë gjyq. Kjo e mbush sërish me dyshime procesin e përzgjedhjes së emrave.

“Ekspertimi është një mjet procedurial me natyrë teknike, për marrjen e provës, që nga natyra e tij është neutral dhe si e tillë nuk mund të klasifikohet as në favor dhe as kundër të pandehurit apo akuzës. Si i tillë, ekspertimi është jashtë disponimit të palëve dhe, në thelb, i përket eskluzivisht pushtetit diskrecional të gjyqtarit për ta vendosur e motivuar nevojën për kryerjen e ekspertimit, detyrat e ekspertimit, përfshirë edhe caktimin e ekspertëve apo grupit të ekspertëve. Pra ekspertimi është një mjet prove në thelb diskrecionale,” thuhet në mendimin e pakicës për këtë vendim.

Në mendimin e pakicës theksohet fort fakti se ekspertët e përzgjedhur duhet të kenë integritetin e duhur për të kryer këtë detyrë. Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes dhe faktit se i akuzuar është një njeri i veshur me kaq shumë pushtet, pakica ka sugjeruar që eksperti të vijë nga një vend perëndimor, për të hequr dyshimet mbi punën që do bëjë.

“Për vetë natyrën e çështjes, natyrën komplekse teknike të ekspertimit, njohurive, programeve dhe mjeteve teknike të domosdoshme për realizmin e ezaurimin e detyrave të ekspertimit, për vetë personalitetin e spikatur të të pandehurit Ilir Meta, si politikan dhe shtetar, por edhe të vetë shtetasit Dritan Prifti si politikan e shtetar e që ka regjistruar bisedën që ekspertohet, për vetë stadin aktual historik të zhvillimit të institucioneve dhe në tërësi të vendit, kam bindjen që grupi i ekspertëve duhet të kërkohej e përzgjidhej ndërmjet ekspertëve me përvojë pranë enteve zyrtare e policive shkencore të një vendi perëndimor, nëpërmjet praktikave e procedurave të njohura rogatore e letërporosive ndërkombëtare të aplikueshme sipas Kodit tonë të Procedurës Penale dhe Konventave ku shteti jonë është palë,” theksohet në mendimin e pakicës.

“Gjithashtu, kam mendimin se duhet të mbahej parasysh që jo vetëm në çështjen objekt i këtij gjykimi dhe nga vetë palët e këtij gjykimi penal, por edhe në praktikën tonë gjyqësore në tërësi, në rastet e ngjarjeve të profilit të lartë, atyre komplekse, të rënda, të jashtëzakonshme apo të vështira, gjatë fazës së hetimit paraprak dhe gjatë shqyrtimit gjyqësor vijimësisht është kërkuar nga të gjithë dhe disponuar për realizimin e ekspertimit me anë të ekspertëve të huaj. Kjo praktikë e konsoliduar ligjore jo vetëm është bazuar në ligj por edhe ka patur si efekt garantimin e besimit të palëve në gjykim dhe opinionit në tërësi për drejtësinë dhe normalitetin e hetimit dhe gjykimit të çështjes. Së fundi, edhe nëse ekspertët do të përzgjidheshin në vend, zgjedhja duhet të bëhej mes atyre personave që ushtrojnë profesionin apo detyra jashtë institucioneve publike apo ndikimit real e potencialit të tyre mbi ta. Përndryshe, nuk do të vërehej dallimi mes këtyre personave dhe atyre që kanë cilësitë e ekspertit dhe ushtrojnë detyrën pranë policisë sonë shkencore,” vijon më tej mendimi i pakicës.

Ndërkohë shumica në Kolegjin Penal nuk ka marrë parasysh këtë mendim dhe ka vendosur të përzgjedhë vetë emrat, nga një listë ekspertësh jashtë këtij institucioni.

“Bazuar në nenin 179 të Kodit të Procedurës Penale, në kushtet kur nuk ekzisto një persona me cilësitë e kërkuara në listat gjyqësore të ekspertëve, veprime të tilla mund e duhet të realizohen nga persona që kanë njohuri të posaçme në degën e informatikës dhe teknologjisë audiovizive e që, njëkohësisht, disponojnë programet dhe pajisjet e duhura për natyrën e qëllimet e këtij ekspertimi. Njëkohësisht, natyra e ekspertimit kërkon edhe realizimin e këtij ekspertimi nga një grup ekspertësh sipas profileve përkatëse,” thuhet në vendimin e marrë nga gjykata.

 

 

 

13 komente në “Debati mes gjykatësve: Duhej një ekspertizë e huaj për rastin e Metës”

  1. Diplomati says:

    Aha vate dhe kjo pune… Eksperti punoka tek Universiteti Kristal… Ah moj Shpresa moj Shpresa, dihet kjo pune, skishte sesi tmos ja shprebleje nderin qe te ka bere Ilir Meta duke te punesuar vajzen ne Ambasaden tone ne Austri.. Vate Shqiptar vate…videoja do dali e pa vlefshme, keshtuqe ne tetor Ilir qypi do jet Minister perkrah Sali Hales… a mjer ne ku jetojme……… Duhet te ikim sa me pare nga ky vend qe meriton te quhet vetem ABSURDISTAN.

  2. brace1 says:

    SHikoni c/punohet ne vendin tone,kto jane gjykatat shqiptare,te pa drejtesise,drejtesia eshte paraja,e poshtersija,atehere cpresim ne nga ky shtet kriminel me drejtesi te komanduar e te korruptuar pa funde.

  3. komi says:

    o gjykata lereni videon,ju keni nje akuze te paster me fjale ,vidjua eshte perforcim i fakteve.fakti kryesor eshte paditesi qe mund ti thoj ato me goje……e drejt si drapri…kta duhet te nderrojne emblemen, ta ven 1draper ne ved te peshores.

  4. antonio says:

    E shikon ,o PRESIDENT I REPUBLIKES,se ku jane KATANDISUR GJYKATAT TONA???As nje gjykate FASHISTE nuk do merrte guximin te vepronte kaq hapur KRIMINALISHT NE FAVOR TE HAJDUTIT!!!Ne vend,qe te merresh me DREJTESINE(si kryetar(i thencin) i KLD-sa ,merresh me RREGJISTRIMIN E POPULLSISE!!!!Haaaa!!!GOMARIN PO E SHQYENTE UJKU COPA COPA,AI SHPRESONTE:”ISHALLA JAM NE GJUME”!!!!TEK NE NUK KA SHTET,NUK KA DREJTESI,NUK KA TE SOTME E AS TE ARDHME!!!SHQIPERIA MORI FUND!!!!SHQIPTARE TE DASHUR,TAKOHEMI NE FERR!!!(se parajsen e ka privatizuar FAZLLICI)!!!!

  5. Aldi says:

    E mos beni gam-gam more. Kush u denua te denohet Meta… U hodhen ne ere 26 persona mu ne mes te Tiranes dhe kater te tjere u vrane ne karshillek te plote pa ju bere syri terr dhe c’bene shqiptaret??? Rrufisnin kafe, neper ato kafenete e ndyra pa fund ne cdo cep te vendit. Vegjetoni\, vegjetoni…. se do ja shifni tymin e do ja ndjeni zjarrin gjithe kesaj situate. ne fund te dites populli paguan…. Ky populli yne nuk ka qene kurre i afte qe ne momente kritike te marri fatet e veta ne dore. Une them bejme lloqe me mire… ose gam, gam, gam….

  6. deni says:

    Ilir Meta i ka bere llogarite, do me doemos Ministrine e Transportit, se i duhen me shume pare, halese, dhe ka filluar sulmin lkunder Olldeles, sepse do te dale i lare nga gjyq pacavure, dhe te rrembeje ministrine e transportit e bukur……

  7. qazo says:

    Per te shpetuar Meten po luhet nje Loje e tmershme po nga gjykata e Larte, hedhin poshte ekspertizmin nderkombetar mbasi e nxori Meten me Faj dhe regjistrimin Priftit te rregullt pa nderhyrje,duke vendosur nje Ekspertizem vendaste perbere prej 3 Ekspertesh ,ku mund te manipulojne dhe Meta si nje Hajdut qe njhet tani edhe ndekombetarisht te dale pa lagur duke e vleresuar videon si te modifikuar ne ze e figure,Kjo eshte DREJTESIA e Sotme dhe mjere Shqipetaret se ne cnivel korrupsioni e kane Drejtesine e gjykates se larte per Pushtetaret si Meta qe i blen me para ,Turpi i mbatet ne Dere mjere mjerani..

    1. dr tr el ko says:

      Shpresa Becajt i intereson shume qe kjo video te dale e pavlefshme sepse Meta eshte shprehur me kenaqesi te Dritani se sa e mire eshte ne shtrat goca e Shpreses…kjo gje ka dale nga personat qe e kane pare videon te plote.

  8. labi nga memal says:

    nuk ju doli ekspertiza epare doni te tjer, doni qe te dali pa lagur te vej ne te monikes……….

  9. PATRIOTI USA. says:

    Zoti president , VERE DORE BRENDA KOPETECAVE PER TE ZBATUAR LIGJET DHE KUSHTETUTEN GJUKATA SEPSE ESHTE KETHYER NE VEGEL QORE QE SMBAN DREJTESI, PORE BEN PADREJTESI,. ESHTE KJO GJUKATE QE ME MOSE VEPRIMET E SAJE KA NZITUR KORUPSJONIN NGA ANA E PUSHTETAREVE DUKE FILLUAR NGA ILIR KOKE LOPA E DERI TEK LULEZIM BASHA ,MEDIU, RULI, ,MINISTRI I TRASPORTEVE OLLDASHI,,ETJER E TJERE ………..SKEMI BESIM NE GJUKIMIN E NDERSHEM DHE TE DREJT NDAJ AJDUTIT META QE SKA LENE VEND PA FUTUR DUARTE DHE HUNDET TE SHOHIM.

  10. Shefqet Cela says:

    QOFSHA I GABUAR, POR GJYKATA E LARTE E KA KORUPSIONIN ME TE LARTE.

  11. paraziti says:

    per mendimin tim laboratorin e ekspertizes ta bojn te shpija e ilir metes te gjiri lalzit…pa hile ( si rakija mojes).

  12. nita says:

    Po ky eksperti i trete qe nuk eshte pedagog, mos eshte njeri qe punon tek nje pike exchange tek Bulevarsi Zogu i I. Ky Instituti mos eshte nje OJF pa nipt e pa adrese? te jete ai valle tek keta eksperte te jete katandis gjykata e shpreses?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje