SATIRE/Reagon Berisha për ekspertizën e videos: Duhet të kemi kujdes nga anglo-amerikanët. Do t'ja dalim me forcat tona

17 Shtator 2011, 12:38Politika TEMA
SATIRE/Reagon Berisha për ekspertizën e videos: Duhet të kemi

Gjykata e Lartë ka rrëzuar ekspertizën e dy ekspertëve të huaj, një amerikan e një britanik, për videon Meta-Prifti dhe ka caktuar tre ekspertë shqiptarë për videon.

Gjatë një inagurimi kryeministri Berisha e ka përshëndetur këtë vendim të gjykatës mbi ekspertizën amerikane dhe angleze duke sjellë në vëmendjen tonë se shoku Enver ka shkruar veprën e tij “Rreziku Anglo-Amerikan për Shqipërinë” duke na porositur ti bëjmë sytë katër ndaj armiqve të jashtëm.

“Anglo-Amerikanët na e kanë me të futur. Pastaj nuk kemi përse të paguajmë ekspertë të huaj për videon e Ilir Metës” u shpreh Berisha duke shtuar se të huajt nuk duhet të përfitojnë nga vendi më i zhvilluar në Europë.

Berisha deklaroi se punën duhet ta bëjnë tanët sepse kështu i mbetemi besnik edhe premtimit të fushatës për hapjen e vendeve të reja të punës.

“Ekspertët e zgjedhur nga gjykata janë profesionistë. Videot e regjistruara kur theva rekordet e notit janë ekspertuar me kujdes para se tu dergoheshin mediave. Edhe videot e tjera kur ngjita Murin e Madh Kinez apo kur zbrita Malin e Dajtit u verifikuan nga ekspertët tane” sqaroi kryeministri Berisha duke shtuar se këto ekspertiza e këtyre videove nuk është kontestuar as nga gjykata e as nga opozita.

Keshilli i Ministrave.org

10 komente në “SATIRE/Reagon Berisha për ekspertizën e videos: Duhet të kemi kujdes nga anglo-amerikanët. Do t’ja dalim me forcat tona”

  1. geno says:

    PINOKU SALI ESHTE BERE PER TE TALLUR BYTHEN KALAMAJT E BATHORES DHE PACIENTET E SPITALIT 5

  2. Berisha largohu says:

    Berisha me kujton Enverin diktator me veprat e tije. Ju sugjeroj shqiptareve ta blejne kete liber dhe hidhnja benxinen vepres Berishjane perpara kryeministrise ta shikoje Berisha sesi digjet vepra e Berishes.

    1. Profano says:

      o palle nuk e kuptone qe eshte satire…nuk ka as nje veper te shkruar te saliqiut

      1. sono battuto con olio e acetto says:

        vazhdoj te qesh……

      2. Berisha largohu says:

        Profano: Pse behesh llum? Komenti im eshte i bazuar nga fotoja. Berisha ka shkruar shum libara qe per mua nuk kane vlere. Ku ka politikan qe nuk shkruan libra mor mizere?? Per ty e kam Profano.

  3. vlora -uji i ftohte says:

    Eh sa mall ndjen per ate kohe…. se atehere mund te shkonte ne Paris vetem ai, ndersa tashti shkon cilido…….

  4. tarasi says:

    me qafsh mua po di not sali kryek…. edhe kur ndejti 2 ore ne uje ishte mbi kurrizin e kryek…. te bashkise

  5. klea says:

    ne kohen e Xhaxhit denoheshe me ligj po te flisje kundra tij, tani gjasme kemi lirine e fjales dhe aty kemi ngec, fjale fjale vetem fjale, kemi 20 vjet qe krahasohemi me ate kohe. 20 vjet qe i vihet kazma atij vendi dhe ne kemi lirine e fjales. Na vjen keq ta pranojme , po jemi nje popull leshi

  6. lira says:

    te vjen per te qare kur shikon qe te tille krijesa qeverisin! Merre me mend se si te vjen kur mendon qe eshte me i miri, pasi ua ka futur te gjitheve

  7. +10 says:

    Sapo kane dale nga shtypshkronja edhe disa botime te reja te Salimutit. Me te arrirat jane: ME ILIRIN, KUJTIME NGA VICIDOLI dhe SHENIME PER GREQINE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje