Berisha ngjall dyshime të mëdha në Francë për Shqipërinë e Madhe

7 Janar 2012, 00:35Antena TEMA
Berisha ngjall dyshime të mëdha në Francë për

Një ngatërresë e madhe ka ndodhur në seminarin ku merr pjesë Doktori në Francë. Christophe de Margerie, presidenti i përgjithshëm i “Total”, i cili ishte në krah të Doktorit, filloi ta merrte seriozisht kur po fliste për lirinë ekonomike dhe arritjet në Shqipëri dhe po mbante shënim shifrat. Doktori po fliste: “Po punojmë në pyllëzimin e vendit nëpërmjet drurëve frutorë. Vendi im ka shumë pak tokë bujqësore, për momentin ka 1800 m për frymë, më e ulëta në Evropë, por potenciali është shumë i madh nëse zbatojmë pyllëzimin nëpërmjet drurëve frutorë, sepse vendi im është një vend ideal për arrorët. Prandaj ne kemi vendosur të mbjellim 250 milionë drurë arrorë të të gjitha llojeve. Po mbjellim 50 milionë ullinj. Unë besoj se duke ndjekur këtë mënyrë pyllëzimi, nëpërmjet drurëve frutorë, është mënyra për të rritur prodhimin, është një mënyrë për të luftuar varfërinë, por, gjithashtu, është një mënyrë për të rritur sipërfaqet e gjelbra dhe të shkosh më shumë drejt zhvillimit të qëndrueshëm.”

Sapo mbaroi fjalimin Berisha, ai thirri Sekretaren dhe i porositi të bënte disa llogari se kishin ndërmend të investonin në Shqipëri.

-Fillimisht shumëzo popullsinë e Shqipërisë me 1800 metër katror tokë bujqësore që kanë për frymë, i tha. Pastaj më llogarit se sa tokë ngelet pasi të mbillet 50 milionë rrënjë ullinj dhe 250 milionë drurë frutorë. Më duhen urgjent, i tha shefi, se dua t’i bëj një ofertë për investimet tona atje nëse kemi shanse.

Iku sekretarja dhe filloi llogaritë.

Fillimisht pyeti për rezultatet e censusit në Shqipëri dhe i thanë afërsisht 3 milionë banorë, d.m.th nja 2 milionë e 800 mijë. Për të qenë brenda sekretarja i bëri tre milionë, i shumëzoi me 1800 metra katror për banorë tokë që deklaroi kryeministri dhe i doli që Shqipëria ka afërsisht 540 mijë hektarë tokë bujqësore.

Pastaj nisi llogarinë e dytë. Pyeti një specialist ulliri dhe i tha sa larg mbillet ulliri njëri nga tjetri. Specialisti i tha se pema nga pema duhet 6 metra, kurse rreshti nga rreshti 6 metra. Atëherë sekretarja nisi llogaritë.

-Për një hektar duhen 625 rrënjë ullinj. Shumë mirë deri këtu. I hodhi në sy shënimeve. Sipas atyre që i kishte dhënë shefi, Shqipëria do mbillte 50 milionë rrënjë ullinj. Nxori makinën llogaritëse dhe shënoi: Për një hektar duhen 260 rrënjë, për X hektarë duhen 50 milionë rrënjë, i doli që nëse Shqipëria do mbillte 50 milionë rrënjë ullinj, ajo do të vinte në dispozicion 192.000 hektarë tokë bujqësore.

Të njëjtin kriter përdori dhe për pemët frutore. Sipas specialistëve distanca në mbjellje e tyre duhet të jetë 6 metra. Llogaria ishte më e tmerrshme. Duheshin 961.538 hektarë tokë bujqësore. Pra sipas llogarive të saj duheshin vetëm për dy premtimet e Berishës afërsisht 1.150.000 hektarë tokë.

Sekretarja u trondit nga shifra. -Qenka vend i madh Shqipëria, tha. Unë e dija vend të vogël. Shkoi tek shefi i saj që po rrinte afër Berishës dhe i vuri shifrën përpara duke ia nënvizuar.

-Shqipëria do mbjellë gjithsej 1 milionë e 150 mijë hektarë tokë me ullinj dhe pemë frutore, i tha.

Christophe de Margerie, presidenti i përgjithshëm i “Total” e pa shifrën me habi dhe ju drejtua Berishës.

-Ju qenkeni vend i madh zotëri, ju paskeni 1 milionë e 150 hektarë tokë në dispozicion, këtu na thatë afërsisht gjysmën. Kjo më bën të dyshoj se ju llogarisni në shifrat tuaja edhe Kosovën edhe Çamërinë dhe pjesën e Maqedonisë perëndimore dhe kam frik se prapë nuk bëhen kaq tokë.

Berisha filloi të qeshte, pastaj u bë papritur serioz, bëri disa grimasa, pa nga fundi i sallës, tundi kokën, ju qesh prapë dhe nuk e mbajti dot një minutë të qeshurën. Christophe de Margerie, presidenti i përgjithshëm i “Total” u çudit shumë.

-Ky ç’pati, tha me vete, lajthiti. -Zoti Berisha dua një përgjigje për këto shifra se duam tu bëjmë një propozim serioz, por nëse llogarisni Shqipërinë e Madhe dhe na e fshehni ne këtu bëni gabim se ne nuk investojmë në një zonë që përgatitet për luftë.

-E keni gabim, tha Berisha. Nuk del kaq sa thoni ju?

-Me shifrat tuaja po flasim, i tha ai. Sekretarja ka bërë llogaritë dhe nëse ju mbani këto premtime, do të thotë se keni kaq tokë.

-Kena me i mbjellë dendur, i tha, do ta përgjysmojmë sipërfaqen.

-Po ato nuk rriten nëse i mbillni dendur, tha.

-Kemi modelin tonë ekonomik, i tha Berisha, shiko, ju nuk e njihni Roland Reganin, por kur unë e kam njohur atë, jam mahnitur.

-Keni njohur Reganin, i tha Christophe de Margerie i çuditur?

-Jo, d.m.th kur kam lexuar idetë e tij. Ki besim se nëse e lexon arrihet si objektiv, nuk asht gja. E shkurtojmë, i përgjysmojmë ato hapësirat, del prapë llogaria.

Christophe de Margerie, presidenti i përgjithshëm i “Total” u trondit shumë. U çua, hoqi kufjet dhe doli të merrte ajër.

-Pikë e zezë kush na e ka sjellë këtë të çmendur këtu, tha dhe i telefonoi Sarkozisë. Ja shpjegoi gjithë skenën. Ai qeshte me të madhe.

-Kam frikë se ai ka parasysh Shqipërinë e Madhe, i tha, se më kanë thënë që është nacionalist.

Më ka gjetë belaja me këta, tha. Po mos e merr seriozisht, vetëm zbavitu. Nuk është as nacionalist dhe as ekonomist, është një i marrë që do të rrijë në pushtet dhe gënjen veten. Dhe Gadafi kështu më vinte në siklet në fund me ato shifrat derisa e zbova. Durojeni, s’ke ç’i bën, ma ka kërkuar këtë nder.

-Është i tmerrshëm, i thoshte Christophe de Margerie, ka thënë gjëra të tmerrshme, ka gënjyer me miliona hektarë. Si mund të flasim seriozisht më tej, ju lutem ma hiqni ndryshe nuk kthehem më në seancë.

Pas kësaj një këshilltar i Sarkozisë u afrua tek tavolina e Berishës dhe e thirri për afe. Bëri përpjekje ta mbante pak më gjatë derisa Christophe de Margerie, presidenti i përgjithshëm i “Total”, të ulej i sigurt se ai nuk do t’i vinte më në krah.

 

10 komente në “Berisha ngjall dyshime të mëdha në Francë për Shqipërinë e Madhe”

  1. Horri i bulevardit says:

    Pa cfar fati tkeq kom, tkisha qen ne un ne Franc, do ta kisha deklaru me tmodhe se jom shqiptar, do te thoni ju se ca thu o rrot, jo mor albaneza, ja u shpjegoj lala ju, pse do thojsha se jom shqiptar dhe bashkatdhetar i Salih Berishes.
    E para, duke pa francezt se cfar gallate ka bo kryeministri im, do tfillojshin me bo me mu gallat.
    E dyta, duke pa se cfar bojte kryeministri im atje ke konferenca e arritjeve ekonomike, do kujtojshin se ne une jom i mencem fort dhe do tmkerkojshin ndonji menim, natyrisht kundrejt nji shperblimi.
    E treta, po ta kuptojshin se kryeministri im o gamor dhe tarrallak, sdo tma vejshin ne mu veshin dhe do bojsha ca tmdojte qejfi, sdo mthojshin gjo, se do menojshin, eme lene tshkretin se i paska bo kryeministri tyne me fol me vete dhe ta dini knej ka evropa e falimentume, po the se jom me kartel. stkap as ligj as polici, je i lire, bo ca te dujsh.
    Simas ksaj radakes teme, nga 250-miljon peme qe do mbillen, i bi qe mu te pakten tme bin nja 10,000 peme. Po hy nbisedime me ndonji firm te huj, me bo biznes.

    1. petrit says:

      askujt nuk i pelqen kur 1 shqipetar bene llogarit. berisha ua njef zemren francezeve

  2. hahaha says:

    saliu e ka fjalen per canabis kur thote arrore (kod sekret i saliut) vetem sarkozi e kupton dikur dhe berluskoni…

  3. Nadia Shabani says:

    Ha ha ha sa kam qeshur!!!!! Shume artikull i forte ku tregon se ne kemi ne krye nje kryeminister qe i ben petullat me uje. Artikulli shpreh nje satire te mprehte dhe dergon nje mesazh te qarte popullit shqiptar se kemi ne krye nje mashtrues qe genjen sic genjente diktatura per “begatine e atdheut”! Ky i cmendur kujton se duke genjyer shqiptaret do te genjeje dhe te huajt. Ata e dine se kush eshte Berisha por thone, leri kur e mbajne shqiptaret sehir kur ai genjen, c’na duhet ne te nderhyjme ne punet e “brendshme”.Dhe faktikisht ai genjen dhe disa bejne sikur e besojne, kurse disa e besojne me te vertete. S’kemi c’bejme kur nuk kemi organizim t’ja mbathim patkonjte, ai atje do te rrije deri sa te vdesin. Kete vit do ta kemi president se na i beri kete nder opozita ja dha presidentin ne pjate me 71 vota tani le ta duroje cfar do qe te thote, Saliu do te beje te veten.Populli ka vuajtur dhe do vazhdoje te vuaje per sa kohe qe do te heshtin.

  4. Ramy says:

    saliu na tregoi ne në parti qe ky kristophe de Margerie ju duk si i sëmure mendor

  5. Vlora says:

    ha ha ha,,,,,,,, nje i cmendur qe ska se si ta mar njeri seriozisht

  6. lili says:

    De Margerie i kallezoj Berishes se ku e ka vendin edhe per lajthit i tha.ju merreni me kokra ,ne merremi me gjera ma te medha.
    Edhe sa per “going green” te Berishes,i tregoj se pa firmen Total,firmat green ne France do kishin falimentu.Edhe perfundoj me shqiptaret kane probleme tjera..

    shikone ketu:http://colloquenouveaumonde.videodirect.fr/item.html?id=4

  7. teuta says:

    Mos ja vini re te shkretit ! Pershesh ha.
    Eshte keq kuptuar nga perkethyesi,icmenduri e ka fjalen per koqet e arres.

  8. Sipas ketij shkrimi kam pershtypjen se Presidenti i “Total”-it nuk e ka degjuar mire kryeministrin tone. Mbjellja e arroreve dhe ullinjve nuk do te behet ne token bujqesore, por ne pjesen tjeter. Duke u mbeshtetur ne llogarite e sekretares se Presidentit te “Total”-it del se 540000 ha toke bujqesore qe bejene 5400 km2 jane sa 1/5 e territorit te Republikes se Shqiperise dhe mbjellja e arroreve mendoj se mund te behet ne tokat djerre, si kullotat shkuret e kacubet. Per arroret dhe ullinjte sipas sekretares del se duhen 1 150 000 ha qe bejne 11 500 km2 ose 2/5 e territorit te Republikes se Shqiperise. Pra mbeten edhe 2/5 te tjera per zonen pyjore. Keshtu qe Presidenti nuk ka aresye te skandalizohet per Shqiperi Etnike por te hapi kasaforten dhe te beje investimin. Mbjellja e arroreve dhe ullinjve mund te jete nje ender, por duhet te pranojme eshte nje ender e bukur. Rreth 50 vjet me pare per te cuar nje student me ngjyre ne universitet ne SHBA u desh mbrojtja e gardeskombetare kunder racisteve. Martin Luterkingu tha atehere “une po shikoj nje ender”. Dhe jo me shume se 50 vjet me vone populli amerikan i dha voten nje amerikani me ngjyre te hyje ne Shtepine e Bardhe si president i vendit
    Ju faleminderit!

  9. qytetar says:

    MBJELLJA E ARROREVE DHE ULLINJVE ESHTE NJE AFERE KORRUPSONI

    1.MBI MARRJEN ME QERA TE TOKES.
    NE SHUME RASTE AI QE DO TE MARRE TOKEN PER TA MBJELLE ME ULLIN OSE ARRORE PAGUAN DY TARIFA NJEREN NE NJE ISH PRONAR FIKTIV DHE TJETREN NE SHTET.

    2.ME PAS VJEN KORRUPSJONI I DYTE.
    TOKA MBILLET ME ARRORE OSE ULLINJ, DHE I PARAQITET KOMISJONIT TE SUVENSJONIMIT I CILI BEMN VERIFIKIMIN NE VEND.

    PAS LARGIMIT TE KOMISJONIT DHE PERFITIMIT TE SUVENSJONIT,

    BIMET SHKULEN DHE SHKOJNE PRANE FIRMES KU JANE MARRE ME QERA.

    KESHTU MBULLET CIKLI KORRUPTIV DHE STATISTIKAT FIKTIVE.
    ME PAS PARAQITEN SI SUKSESE, TANI DERI NE FRANCE.

    Z. BERISHA JU THA FRANCEZEVE “INJORANT”

    Ne kemi vendosur të mbjellim 250 milionë drurë arrorë
    Po mbjellim 50 milionë ullinj,Baraz me = 300,000,000 cop arrore e ulinj.

    Po i pjestojme me 28000km2 qe ka vendi yne

    I takon te mbillen =10,714 cope per km2, Ose nje peme ne cdo 93m2

    Pra praktikisht edhe ne dhomen time te gjumit do te kem nje arror.

    Kete histori do ta kish zili edhe lefeni i famshem kinez.

    “PA RENE NE NIVELE QESHARAKE LUTEM TE SHTOHET SASIA PASI DUA TE KEME NJE ULLI NE BANJO”.

    KY eshte niveli fshataresk qe eshte katandisur shqiperia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje