Gjergj Lezhja: Siguria në vend njohu rënie në mandatin e dytë të Berishës

26 Tetor 2013, 11:47Kronika TEMA

Gjergj Lezhja, aktualisht këshilltar pranë Presidentit të Republikës, por dikur një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Sali Berishës, thotë në një intervistë për gazetën Mapo se në mandatin e dytë të qeverisë Berisha, siguria në vend ra ndjeshëm.

“Në mandatin e dytë të qeverisë “Berisha” u vu re një rënie graduale e sigurisë në vend. Treguesit u përkeqësuan, pasiguria u rrit, emërimet nuk impresiononin për mirë, ra forca zbuluese dhe ngjarje të rënda tronditën mjaftueshëm rendin dhe sigurinë publike. Drejtues të lartë të strukturave policore ulën ndjeshëm performancën dhe reputacionin e tyre tek uniformat blu, por edhe më gjerë. Megjithë ndryshimet e disa ministrave, gjendja nuk rezultoi e kapërcyeshme, përkundrazi policia nuk arriti ta rimarrë veten. Burokracia qendrore në strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme mbyti ditë pas dite operativitetin e terrenit. Pra, së bashku me zgjedhjet parlamentare në honin rrokullisës u përfshi edhe e gjithë piramida e sukseseve të arritura në vend nga policia në vite. Në këtë rast ndryshimet politike dhe reformat imediate janë të domosdoshme por edhe të mirëpritura. Terreni është mjaft i përshtatshëm për një start pozitiv. Ajo që vlen të theksohet është mënyra se si e nis rrugëtimin tënd për të krijuar frymë të re, por edhe rezultate të prekshme të menjëhershme. Nëse në ekonomi apo investime rezultatet pozitive të një reforme duan kohën e nevojshme për tu përftuar, në polici dhe rend publik ato mund të jenë prezente menjëherë,” thotë Lezhja.

Ai komentoi edhe zgjedhjet për kreun e PD, që u drejtuan prej tij.

“Ditët në të cilat unë drejtova komisionin e zgjedhjeve për kryetar të PDSH-së kanë qenë nga ditët më të sikletshme të jetës sime. Për herë të parë një garë e re; një anëtar një votë, në një periudhë aspak të përshtatshme për një garë zgjedhjesh. Vlen të kujtoj që sapo kishin mbaruar zgjedhjet parlamentare, ku PD-ja pësoi humbjen e përmasave tragjike. Veç kësaj koha ishte mjaft e shkurtër, gjë e cila nuk linte vend për organizimin shumë të mirë të këtij procesi të vështirë e të panjohur. Mungonte totalisht baza ligjore. Nga pikëpamja teknike sigurisht që zgjedhjet kishin probleme të shumta. Ato nuk është se u deformuan gjatë rrugës, përkundrazi, gjatë procesit u përpoqëm me të gjitha mënyrat që ta formatonim dhe institucionalizonim garën. Bëmë më të mirën e mundshme. Jam krejt i bindur që defektet teknike nuk kishin lidhje me asnjë kandidat në veçanti, si dhe nuk influencuan në rezultatin e garës. Kandidatet qenë shumë dinjitozë në marrëdhënie si me mua ashtu dhe me komisionin. Komisioni në asnjë moment nuk përcolli dhe nuk u përfshi në frymën e garës”./ep

22 komente në “Gjergj Lezhja: Siguria në vend njohu rënie në mandatin e dytë të Berishës”

  1. sadiku says:

    A TI PRANON KETO QE THUA PLAKU MERE, SE TI JE BASHKPUNTOR NE VRASJET E 21 JANARIT DHE I SHUME ZULLUMEVE QE JANE BERE NE KETE VEND,POR TANI E PASKE BRAKTISUR PLAKUN MERE O I ZI SI KORBI.

    1. Kasem Myderrizi says:

      Ik ore Pirdhu,
      Jep Llogari per 21 Janarin e te tjera, e te tjera

      http://goo.gl/mHUvHs

  2. shqiptari says:

    Me dukesh shume si spiun i regjur sepse nuk e di dhe nuk po e kutoj more Leshia.
    Me mire te mos dalesh fare ne shkrime dhe gazeta se mjafte njerez i irriton dhe e kam hallin se mos te gjen ndonje gje dhe çfar te beje pastaj kremineli Sali pa ndihmen tende te vyere more lesh i pa perpunuare.
    Ke filluare ta dredhesh pak por sdo keshe mundesi me shume se do te priten fijet.
    Siç duket nga dituria e madhe te kene rene dhe floket more lesh,ose nga ndihma e madhe qe i ke dhene atij hunde shkabes dhe sy petritit.

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Se mos vetem siguria….!

  4. andrea dimushi says:

    Ti bashke me te tjere je pergjegjes per perzgjedhjet qe bete.Ju u bete aq te larget per ne demokratet sa dhe nje sms nuk denjonit ti pergjigjeshit.Ne cdo pale zgjedhje Familja ime i qendroi besnike pd me 8 vota.kete here jo!!nese duhet ta dini megjithese femijet e mij mbaruan studimet jashte gjithe familja ime mbeti pa pune nga partia e shpreses time.Ju nuk kini me fytyre te me shpjegoni gjera qe per te cilat dhe per ne demokratet jane te qarta.Ju FORMUAT NJE KLAN ne dem te pd dhe njerezve qe inspironin per demokraci me PD!!rri tek komunisti nishani e si durrsake qe jemi po ju them se foleja qe ke zgjedhur eshte nje turp per ju te dy!!!ti duhet te hapesh krahun-boll me!!ska me tendera makinash per policine aty!!

  5. gjergji says:

    Po duket, rob per se mbari dhe mustaqet i kane lezet.

  6. vampir says:

    Si ka ftyre dhe flet ky bastard nji langaraq bythlepires i berishes i veshur me pushtet sillej nKM sikur ja kishte lene i jati..pse sflet sa ja kan dosjen amerikanet..

  7. Kosta says:

    Pse mbajtu dhe ju poste spiuneve te sigurimi…por soiune e gjitha familja…si kjo e ketij ndyresires..Lezhja…prandaj humbi me turp pushtetin dhe u katandis si nje bande hajdutesh PDja…..shikoni presidencen….ka mbledhur figurat me te ndyra te PDs te lidhur me trafikun, me haduterine por edhe me vrases…..pyesni Lulzim Bashen perse e shkarkoi dhe luiroi nga detyra Arben Cyren…..dhe Nishani e merr me vehte kudo qe shkon..edhe ne presidence….ndyresirat e dreqit….n uk lane njerez te ndyre por edhe dashnoret6 e grave pa ju dhene detyra shteterore….

  8. Teta says:

    Ti ishe ai qe urdherove fshirjen e pamjeve filmike tek K.ministria ne 21 Janar? E cna plasi se si shkuan zgjedhjet per kryetar te PDSH,na duhet se si shpetove ti pa dhene llogari.Por fajin e ka tema qe boton deklarata pa kuptim te tipave kriminel si puna e Lezhjes.Apo mendon se duke u strehuar ne presidence do ti shpetosh drejtesise, per kete dil o zotri e bej deklarata e jo keto qe thua.

  9. dritani says:

    “Mungonte totalisht baza ligjore…”

    Or ti Zoteri nuk jemi me 1991 por me 2013. Dhe ne 13 prej ketyre 22 vjeteve keni qene ne pushtet.

    Te kishe thene ndonje llaf me te bute se “totalisht” te pakten.

  10. Treviso says:

    Zoti Lezhja, nuk e mbron dot presidentin me kete artikull qe ke shkruajtur. Me keto qe shkruan don ti ngreshe vlerat presidences por vlerat e presidenxes do ngelin gjithmone zero deri sa te jete ne krye Bujar Nishani.
    Ju paski drejtuar zgjedhjet e famshme per te zgjedhur kryetarin e ri te Partise Demokratike qe per mua do ishte turpi me i madh qe eshte bere. Te ishit aq i paster sa tregoheni ne kete artikull, nuk do ta organizonit ju zgjedhjen e kryetarit te ri te P.D.

  11. Bigj Shkodrani says:

    Brravo Lezhja me kete gjuhe pegjigjet nje burr i menqur dhe nje demokrat i ndershem

  12. profesori says:

    nje nga drejtuesit me korrekt dhe profesional te polise

  13. nishani says:

    Z. Lezhja

    na trego se cfare bete me 21 Janar dhe me pas 22, 23 Janar mos fshih asgje se ne fund te fundit i sherben shpirtit te atyre qe iken – 4 vete te vrare nga Shpellari i kryeministrise dhe Guvari i Bashkise.

    Trego e pastro shpirtin !!! Ne emer te viktimave e familjareve te tyre !!!

  14. kaonia says:

    Fol tani fol,se kur shkove per takim me kreret e komunes ne Lazarat ta kerciten me kallash koke, policia ja mbathi e ti ngele vetem. Mire qe u fute te dyqani i fshatit o lumemadh se per pak te vrane ballistat e Lazaratit . hahahhhahahahahahaha

    1. zarari says:

      e cfare do me thene kjo? duhet me qesh? a duhet ta besojme si histori gazmore meqe e thua ti? a ka lidhje me temen? ca mut muhabeti eshte ky…” kur shkove atje , ta bene keshtu…”. te dyqani i fshatit nuk futeshin dot ballistet? si ishte puna?

      ik or debil bej dy lek pune

      1. kaonia says:

        zarari cun ari! mos ofendo o cun mami.ok.

  15. NjeQytetarOptimist says:

    Ky zoteri I pranoka gjemat kur shef token e djegur..Ahh mor Lezhja, ju ishit ata qe pranonit duke tundur koken marrezite e nje njeriu te rrjedhur..Ju jeni njerez pa shtylle kurrizore..Sahanlepires..

  16. Tarrasi says:

    z Lezhja megjithse per hir te se vertetes tani duhej te te therrisnim i pandehur nese drejtesia shqiptare do kishte vetem nje shenje jete ben mire se paku te mos flasesh. Nese deshiron te flasesh dicka atehere fol rreth “Ziftit”
    Nese ne 95-96 Berisha ishte arkitekti i thyerjes se embargos te keshillit te sigurimit te OKB me Milloshevicin , Lezhja ishte zbatimi ne praktike i ketij projekti e aksioni kriminal.
    Kjo eshte arsyeja e unitetit kriminal ne dyshen Berisha-Lezhja. Pushteti i ri duhet te hetoje edhe ne kete fushe pasi emrimi i tije ne presidence ka per qellim ruajtjen e konservimin e kesaje funderrine.
    Shikoni kush eshte garant i kalimit te trashigimise politike apo misionit te UDBse ne ate qe quhet PD pasi Partia Demokratike ka kohe qe nuk ekziston. Nese PS vazhdon te injoroje ekzistencen e ketyre dhoj gjarperinjesh helmues ne institucionet e “”pamvarura” prej saje dhe ligjit por tersisht te komanduara nga kreu i bandes Berisha shpejt do ta shikoni se do kthehen ne bumerang per pushtetin e Edi Rames. Kjo eshte teoria e gramit me vreshtin qe kerkon te zbatoje politika kriminale e Berishes .

  17. arjanita says:

    A i ke marre leje Jarit per kete deklarate?
    Se ka qene Minister i Brendshem edhe Jari.
    Apo nuk ka pune Ministri i Brendshem me
    sigurine?
    Po me 21 Janar 2011 ku ishe ti o spiun i lindur.
    Di gje si rrodhen ngjarjet,si u fshi serveri.
    Ate na thuaj jo perralla.Sigura ne vend iku per
    lesh qekur ne pushtet erdhi Bisha me PD e
    Tropojes.

  18. "BALASHI" says:

    Pse more jo burre do jetoje dite te sikletshme? Pse do jetoje si mbi gjemba> Pse nuk u çove burrerisht e te thoshje:” A vendosem nje anetar nje vote, ahere ç’ eshte ky manipulim brenda llojit?”.
    Jo ti je ne vazhden e tere majmuneve te PD, te cilet qe diten qe kane humbur dalin lloj lloj biçimesh, si puna jote, tregojne budallalleqe kinse bejne opozite dhe leshojne nga nje mufke dhe largohen. Pastaj komentet besoj se i ke pare se sa “te embla” jane.
    Po ç’ lidhje ka kjo konferenca jote? kujt i sherben? Juve u ka ikur truri te gjithve. Problemi eshte se Saliu u beri te pasur, mbuloi krimet e tij e tuajat e ju nuk kini pike burreria te perballeni me te edhe kur ai vepron, si zakonisht, kunder PD e vendit e ju beni sehir. Tani del e flet budallalleqe me siklete, me krime ne shtim ne mandatin e dyte etj.

  19. Real Bohotina says:

    Degjome mire more ANDREA DIMUSHI. Qenke njeri i mrekullueshem. Thua gjera te verteta per kete bastardin Lezhja. Duket qe te ka folur zemra e jo xhepi siç u flet ish pushtetareve te PD. Bravo. deklarata jote, zhgenjimi yt, me frymezoi te them dy mendime.
    Ti duke qe je njeri i ndershem. Ti ke sakrifikuar per demokracine, e ke mbeshtetur, e mire ke bere, se u lodhem me nje parti per 45 vjet. Ke studiuar femijet me njemije halle. Sherblimi i tere atyre votave qe u ke dhene eshte zhgenjimi total. Po ty nuk te donin. Ty te donin per votat. qe tjeter sere ajo qe perkrahu tere kohen PD. Ti nuk beje pjese tek ajo sere.
    Te gjithe e deshem ne 92, por shpejt u privatizua gjithçka nga nje bande, qe beri ç’ i deshi qejfi, me nje popull te tere.
    Ajo parti ashtu siç hipi ne pushtet, si bande kriminale, duke prishur, djegur, shkaterruar çdo gje te mire te ndertuar nga nje popull i tere, u demtua sa hap e mbyll syte. E tani ndonese jemi pas Gjermanise, kemi nje industri shume te zhvilluar ku spikasin industria e pjekjes se misrit e farat e lule diellit. Ky eshte zhvillimi i ketij vendi. Ja ky eshte zhvillimi i tanishem.
    Ty idashur njeri i ndershem te kujtohen palaçot e fillimit te demokracise. Njerez qe lan mustaqe e pak mjeker qe u veshen me kemisha e bluza blu, duke u bere qesharake, per t’ u dalluar nga te tjeret dhe u versulen si te çmendur e te babezitur mbi pronen e te gjithve.
    E ç’ te te them more i dashur Andrea. Mund te shkruash libra te tere per keto lloj bemas. Si per vjedhje votash qe eshte vjedhja me e perbindshme qe mund ti behet nje populli ne aemokraci, vrasje njerezish te rendesishem per organet gjyqesore, shkaterrim total i vendit me pyje, toke are duke ndertuar kudo pa pike rregulli e kriteri, por si nje popull kanibal, te drejtuar nga nje mafioz, Gerdeci, 21 janari, 1997, 1998 e plot te tjera, e sikur te mos mjaftonin keto u desh te shtremberonte edhe zgjedhjet brenda llojit, duke vene ne ktye nje marionete te tij, te paafte, dembel, pa horizont, mashtures…
    Te pergezoj per ndershmerine tende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje