Hetimi i EULEX për akuzat e Dick Marty në Shqipëri, antikushtetues

12 Maj 2012, 16:30Politika TEMA

Për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Arben Rakipin, ligji për lejimin e hetimeve të EULEX-it në Shqipëri, për të verifikuar akuzat e Dick Marty-t, ka zgjidhur vetëm një situatë politike, për kompetencat dhe privilegjet që i ka dhënë një autoriteti të huaj. 

Rakipi shprehet se u demonstrua i gjithë vullneti i duhur, për t’i dhënë atë të drejtë, që shqiptarëve nuk i është dhënë asnjëherë.

“Them se ka zgjidhur situatë politike, duke e marrë në tërësi, si tek kompetencat, privilegjet, mënyrën e komunikimit të autoritetit të huaj, ashtu deri tek një mungesë totale reciprociteti, kur vjen fjala për situata të ngjashme, të cilat shqiptarët mund t’i kenë patur në jetët ose kurrizin e tyre. Gjëmat që ata kanë vuajtur gjatë këtyre viteve dhe kërkush nuk është kujdesur që të bëjë një ligj të ngjashëm, në mënyrë që t’i lejojë shqiptarëve për të verifikuar çfarë ka ngjarë me ta”, thotë Rakipi.

Per ekspertin e jurisprudences, shume dispozita te ketij ligji do te krijojne nje ngerç juridik, pasi jane edhe pjese e Kodit te Procedures Penale dhe nga pikëpamja juridike ky kod ne vend, eshte nje ligj hierarkik me i larte.

“Në këtë pikëpamje shihen dispozita të këtij ligji, të cilat vihen në dyshim lidhur me aplikueshmërinë e tyre, përsa kohë ligji në pikëpamjen e hierarkike më të lartë i rregullon gjërat ndryshe. Kështu që kush ka të bëjë me këtë ligj nesër, kur ai do të nisë të aplikohet, ose kushdo që mund t’i nënshtrohet këtij ligji si dëshmitar, do të verë në pikëpyetje faktin se cilën dispozitë juridike të zbatojë, këtë që po flasim bashkë, apo elementët që janë të përshkruara hollësisht në Kodin e Procedurës, që nga pikëpamja hierarkike është ligj më i lartë”, tha Rakipi.

Per ish-drejtuesin e akuzes shqiptare, dhënia e të drejtës së arrestimit nje organi te huaj eshte shqetesim akoma edhe me i madh.

“Eshtë një shqetësim i madh që ka të bëjë me autoritetin e institucioneve tona, nëse ato do të vazhdojnë të aplikojnë sovranitetin, që u është ngarkuar për të aplikuar, kur vjen fjala për ndihmën juridike të ndërsjelltë, apo do të lejojnë kolegë të tjerë që vijnë nga një juridiksion tjetër dhe manovrojnë sipas procedurave të tyre në vend. Kjo e dyta është e palejueshme”, tha Rakipi.

Dhenia e imunitetit diplomatik EULEX-it eshte nje paragjykim per Arben Rakipin, se ketij organi mund t’i ndodhe dicka ne Shqiperi, duke shprehur qarte kundershtine e tij per nenin 14 te ketij ligji.

“Mbase është menduar të rregullohet me Konventën e Vjenës, për dhënien ose njohjen e imuniteteve, por gjykoj që një autoritet juridik, qoftë edhe e EULEX-it, nuk ka një arsye të besueshme përse duhet të gëzojë një imunitet diplomatik. Duket sikur paragjykohet një situatë, kur atyre u nevojitet një mbrojtje e tillë”, thotë Rakipi.

Ish-prokurori e mbyll intervisten e dhene per Top Channel, duke sqaruar se politika ishte kompakte ne vend, ne momentin me te papershtatshem dhe se i vetmi instrument, qe mund t’i drejtohet Gjykates Kushtetuese per shfuqizim do te jene vetem ata qe do t’i nenshtrohen ketij ligji ose vete gjykatat qe do te procedojne me të. /TCH

6 komente në “Hetimi i EULEX për akuzat e Dick Marty në Shqipëri, antikushtetues”

  1. nastradini says:

    Me mire o kryeprokurori Rakipi nxirre te VERTETEN nga thesi i heshtjes dallkauke dhe mba nje pozite qytetare si funksionar i larte i organit te akuzes. Beje kete denoncim bashke me Fatos Klosin e SHIK-ut famoz dhe mos u mer me finte kushtetuese si avokatet te DJALLIT. Me mire do te ishte qe te flisnje edhe per KONTRABANDEN me Armatimin e Ushtrise shqiptare te Enver Hoxhes nga Fatos Nano, Sali Berisha dhe Hashim Thaci. Drejt vendeve terroriste te Botes se Trete. Me ndihmen e seksereve profesionise serbe. Te tre keta mafioze me pushtet bene pare te madhe. Saliu me pas vazhdoi i vetem kur mori ne duar pushtetin e pakufizuar, qe ja fali Fatos Nano Pijaneci. Kur te deklarosh keto zullume me ndershmerine e shpirtit te paster atehere mund te flasesh pak edhe per kliniken FRANKESHTJAJN “Medicus” per trafik organesh njerezore. Dy hapa larg EULEX-it famoz dhe ngjitur me zyren e kryeministrit kosovar Hashim Thaci prej Zvicre, akoma me famoz. Pershendetje nga shoqeria e nastradinit tek Tajvani.

    1. Hasani says:

      Me mir let zbardhet e verteta se heshtja nuk esht zgjidhej dhe do te shohim se diqka ka ketu se nuk heton kush pa lidhje dot dalin Patriotat e vertet ne sheshe

  2. Sem Luma says:

    Ka kohe qe rasti i hetimeve te Eulexit (si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi) ka ikur nga fusha e juridikes dhe eshte futë ne fushë të politikes.
    Per këtë arsye këto fjalë te zotit Rakipi (sado te verteta qofshin) nuk do të pijnë ujë fare. Keshilli i Evropes (si nje organ me autoritet politiko-moral tepër të lartë në Evropë) ka vendosur që të behen hetime per akuzat e Dik Martit dhe kjo gje do te behet.

    Edhe perkrahesit me te fuqishem te shtetit te Kosoves (SHBA, D, GB, F) e kane kuptuar se cdo bllokim apo zvarritje e hetimeve mbi akuzat e Martit do t´i shkaktonte dem edhe me te madh (politik dhe medial) jo vetem Kosoves dhe Luftes se Nato-s per clirimin e saj por edhe vet ketyre shteteve. Akuzat dhe interpretimet (anti-UCK) te Dik Martit eshte dashur te luftohen e bllokohen para rezolutes se KE-se…
    Pas kesaj rezolute hetimi u be i pashmangshem.

    Madje tash per tash nje HETIM i shpejte dhe i besueshem do te ishte gjeja e vetme qe do te mund t´i ndihmonte Kosoves, Shqiperise, UCK-se madje edhe vete shteteve kryesore te NATO-s dhe reputacionit te tyre nderkombetar.

  3. Lupi says:

    Miratimi nga myteberët (depudhjerasit) e kombit i ketij ligji përbën një shkelje tjetër të parimit të shenjtë të sovranitetit kombëtar, konkretisht të nenit 2 të Kushtetutës që parashikon se sovraniteti i përket popullit dhe se ky ushtrohet drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet përfaqësuesve të tij. Edhe studenti në drejtësi e njeh parimin e lashtë latin sipas të cilit delegatus non potest delegare, atëherë si ia delegoka Kuvendi një autoriteti të huaj kompetencën sovrane të hetimit të veprave penale në territorin shqiptar ku për këtë kompetencë Kushtetuta nuk njeh mandat përfaqësimi sipas të cilit përfaqësuesi mund t’i delegojë kompetenca të tilla autoriteteve të huaja (këtu nuk është fjala për pjesëmarrje të vendit në sisteme sigurimi kolektiv ndërkombëtar, gjë që parashikohet nga Kushtetuta). ëëëëëë. Si na u shkelka haptaz sovraniteti kombëtar duke u deleguar kompetenca hetimi në territorin shqiptar autoriteteve të huaja, kur Kodi i Procedurës Penale ia njeh këto qartaz dhe preraz organit kushtetutes të prokurorisë? Cili shtet e shkel në këtë farë feje sovranitetin e vet kombëtar?
    Përse nuk kanë kërkuar me ngulm autoritetet tona shtetërore të hetohet se çfarë është bërë me qindra e mijëra kosovarë të zhdukur “pa nam e nishan” gjatë agresionit milosheviçian në Kosovë? Po për genocidin e ushtruar gjatë gjithë historisë ndaj popullisë shqiptare të këtyre trevave? Nuk arrij të kuptoj përse këta palo qeveritarë janë gati të heqin edhe bre… kur këtë ia kërkon Evropa?
    Po sikur hetimet dhe elemente të caktuara të tij të falsifikohen nga këta hetues e të na nxjerrin se në fshatra të vendit na qenkan bërë transplante organesh? çfarë do të thonë paskëtaj këta myteberë (depudhjeras)? A nuk do të dilte menjëherë përfundimi se qeveria dhe organet e drejtësisë janë zero me xhufkë dhe se këta nuk dijnë asgjë se çfarë bëhet në vendin e tyre?.
    (Në të vërtetë kam shumë për të thënë por më duhet të largohem.)

  4. kurveleshi says:

    Do të ishte gabim fatal i këtij djalit (nuk ja di moshën…)të shtëpisë,që thotë se nuk do lejojë hetuesit të kryejnë punën e tyre hetimore që është në ndihmë të së vërtetës…!Të zotët e shtëpisë nuk janë…mpleksur në këtë histori (të paktën kështu mund të mendosh…duke parë nga jashtë gjërat…) Kështu që,ata duhet të ndihmojnë të zbardhet e vërteta….!Nëse..(ka gjasa të mëdha ..të mos ketë ndodhur gjë në këtë shtëpi…)shtëpia del faqebardhë….Banorëve të shtëpisë..(jo atyre në B-Bradher..)do tju kërkohet falje…!Urojmë të jetë kështu,pas faljes së Hetuesve ndërkombëtarë,i mëson puna vetë se si të veprojnë për të çuar nderin e humbur ..(Të K.Blumit..)në vend…!Kundërshtimi dhe sjellja prej Kapoje..do dëshmonte për të kundërtën..pra se Kasaposjet..kanë ndodhur këtu,(është derdhur shumë gjak,do mendonte,dikush..)aq sa ka tepruar të spërkaten edhe muret me të…(Del,si krim i përbindshëm.. )…dhe duhet të përgjigjen edhe vetë këta banorë…Nervozizmi i të zotëve të shtëpisë,nuk është as patriotizëm,dhe as ndonjë sjellje e respektuar shqiptarësh..(as të implikuar dhe as të paimplikuar..)Të dalin tek porta, dhe të ndalojnë hetuesit…?!!!!(Të mos gjejnë provat…thuaj,më mirë..?!!!):Është baras,me pranimin e fajësisë..!.Kur,Ti,djalosh nuk e ke kryer këtë vepër…(mos e merr përsipër këtë akt..)-Nderi i banorëve dhe i shtëpisë,(edhe në bik bradhër,vetëm dialogu nxjerr të vërtetën…)vihet në vend,duke ftuar grupin e ekspertëve të kontrollojnë dhe të verifikojnë çdo skutë,që vetë ata,të pranojnë se nuk ka ndodhur asgjë në këtë shtëpi…Kapadaillëku shqiptar,thjesht do të implikonte,qoftë edhe me shtimin e dyshimeve se provat që nuk janë gjetur(ngaqë,nuk egzistojnë…vërtet),nuk u provuan..do të mendonin hetuesit,-jo për faj të ekspertëve,por të pjesëtarëve të familjes…!Thjesht,kjo familje,nuk është e implikuar,por koketëria,bëhet thjesht një shkak që rrit dozën e dyshimeve…!Edhe unë besoj se shtëpisë së verdhë,do ti zbardhet faqja…Vetëm se duhet pak durim..I duruari,i fituari-kështu nuk thotë populli jonë..???!!!Të mos përpiqemi ta mbrojmë kushtetutën duke e shkelur ne të parët,me këmbë…

  5. Tefta Cani says:

    Analiza dhe interpretimi i z.Rakipi për hetimin e EULEX në Shqipëri dhe Kosovë për akuzat e Dick Martyt,si antikushtetuese janë të drejta.Kemi nevojë që në raste të tilla të flasin e të na sqarojnë ekspertët më të përgatitur të Shqipërisë për fushat përkatëse,siç po bën z.Rakipi.Opinioni shqiptar ka nevojë që të dijë se sa është i mbështetur në ligjet shqiptare dhe ndërkombëtare ky hetim.Mendoj se opinioni i drejtë shqiptar e ka mëse të qartë se akuzat e Dick Martit është e nxitur dhe e organizuar nga serbët dhe mbështetësit e pansllavizmit në institucionet e BE e të PE,për të akuzuar shqiptarët që,sipas tyre,kanë bërë genocid ndaj popullsisë serbe,pra për të publikuar një opinion manipulues në plan ndërkombëtar,se nuk kanë bërë genocid vetëm serbët ndaj popullit shqiptar,por edhe shqiptarët paskan bërë genocid ndaj popullsisë serbe.Pra gjithë atë gjakderdhje të luftës që bëri Serbija për pastrimin etnik të Kosovës duan ta mbulojnë me një hetim antiligjor e antikushtetues në Kosovë e Shqipëri,për t’na akuzuar e njollosur si popull si komb padrejtësisht e publikisht vetëm duke u bazuar në shpifje e manipulime të Dick Martit e Carla del Ponte që,me siguri,janë paguar me shumë oferta e të tjera… nga serbia.Por kam bindjen që populli shqiptar nuk do t’i lejojë t’i mveshin të tilla akuza e t’i bëhen shpifje e trillime manipulatore në dëm të tij e të Shqipërisë.Tefta Cani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje