Miliona euro pastrohen në Kosovë

15 Tetor 2012, 10:46Rajoni TEMA
Miliona euro pastrohen në Kosovë

Dhjetëra miliona euro të fituara në mënyrë të paligjshme brenda dhe jashtë vendit po legalizohen në forma të ndryshme në ekonominë e Kosovës.

Ky është alarmi që jepet nga ekspertët e ekonomisë, sipas të cilëve, informaliteti ka arritur majat dhe institucionet kompetente duhet të angazhohen më shumë në luftimin e kësaj dukurive negative, shkruan “Zëri”.

Pastrimi i parave përmendet edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2011, ku mes tjerash thuhet se vendi ka pasur përparim të kufizuar në adresimin e krimit ekonomik/financiar dhe shpëlarjes së parave.

Dëmi 27 milionë euro

“Në vitin 2010, Drejtoria kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit ka hetuar mbi 700 raste, nga të cilat rreth 500 me kryerës të njohur të veprës janë dërguar në prokurori. Mbi 170 të dyshuar janë arrestuar. Dëmi i vlerësuar është rreth 27 milionë euro”, thuhet mes tjerash në Raportin e Progresit.

Agjencia për menaxhimin e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara, e themeluar në vitin 2010, sipas këtij raporti, është pothuajse e plotësuar me personel, i cili ka zhvilluar trajnime .

“EULEX-i gjithashtu ka trajnuar gjyqtarë dhe prokurorë për zbatimin e legjislacionit ekzistues për konfiskimin e aseteve, ndërsa shumë pak asete janë konfiskuar deri më tani”, thekson raporti.

1 komente në “Miliona euro pastrohen në Kosovë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje