Flamuri zgjidh enigmën e gjethes 5 mijë eurosh

24 Prill 2013, 21:21Antena TEMA
Flamuri zgjidh enigmën e gjethes 5 mijë eurosh

Një tronditje e madhe ka kapur Flamurin pas shfaqjes së fundit të Doktorit në televizion në një takim me të rinjtë.

“Provova gjethe ne Gjirokastër dhe ishte me e ëmbël se sheqeri. Me ketë gjethe merr 5 mije euro fitim”.

Meqë pamjet filmike kishin shkuar nëpër TV dhe Flamuri nuk e ndalte dot, vendosi të hetojë çfarë gjethe ishte ajo që kish provuar Doktori. Mori me urgjencë Rulin, që ishte pas Doktorit, dhe e pyeti se ku kanë ndaluar rrugës dhe çfarë gjethe ka provuar Doktori.

-S’di ç’të them biro, i tha Ruli. Ndaluam në Virua, po aty vetëm ca lofata kishte. Nuk pashë të këpuste ndonjë gjethe lofate.

-Jo, jo, nuk i ha lofatat ai, e di unë, tha Flamuri. Çfarë pemësh tjetër ka atje?

-Po tani del dhe gjethe shkozës, po s’ka në anë të rrugës. E hanë zakonisht dhitë në këtë kohë, është e ëmbël. Mos ndoshta e ka fjalën që nga gjethja bëhet qumështi, nga qumështi djathi, pastaj mishi, lëkura dhe të gjitha bëjnë 5 mijë euro?

-Tjetër, tjetër, s’besoj se e ka për këto, tha Flamuri.

-Ja të pyes, tha Genci dhe thirri Yllin, këshilltarin e Doktorit.

E pyeti gjerë e gjatë ku qëndroi Doktori, çfarë bëri, çfarë hëngri.

Ylli filloi t’ia shpjegojë që shkuan në Virua, hynë në restorant, Doktori hyri në banjë, ndenji 5 minuta dhe doli duke mbërthyer pantallonat para kështu që i bie të ketë bë ujin e hollë, tha.

-Hajt o burrë se po të pyes ça hëngri, i tha Ruli. Ç’do hante në banjë.

-Po pra, po ta shpjegoj, i tha Ylli. Pastaj dolëm në qytet, u ulëm në kafe, piu kafe, po e piu pa sheqer.

-Qartë, tha Ruli. Po drekë ku hëngrët?

-Ah, drekë hëngrëm në një restorant të një lazoje. I kishte bërë japrak, po në Gjirokastër në fakt nuk është bërë akoma gjethe e rrushit se është ftohtë.

-Po me se e kish bërë, tha Ruli.

-Kam frikë se ai do t’i ketë mbështjellë ndonjë çik me gjethe hashashi ato japrakët, se me atë punë merret. Më tha vetëm ma bjer Doktorin këtu, pa i keni falas të gjitha. Në fakt të gjithë ne që hëngrëm japrak, na ndryshoi komplet forma më pas, ishim më të qeshur, më të gëzuar. Doktori pyeste vazhdimisht pronarin e restorantit, i thoshte sa fiton me këto gjethet e japrakut.

Pesë mijë euro, thoshte pronari. Dhe nuk i ikte nga mendja Doktorit. Nuk ngeli vend pa e thënë.

-E kuptova biro, e kuptova. Kaq nuk marrim as ne që jemi ministra, tha Ruli. Ka të drejtë të jetë entuziast.

Me qetësi mori Flamurin në telefon.

-E gjetëm gjethen, tha. Ka ngrënë japrak me ato gjethet që bëhen në Lazarat dhe i ka pëlqyer shumë. Bile ka thënë me një gjethe të tillë fiton 5 mijë euro.

-Ja paska fut kot, tha Flamuri, se 300 euro kilja është më shumicë. Do ta kenë gënjyer ata të PD në Gjirokastër për t’u mburrur.

-Jo, jo, këta numëronin gjethet, tha Ruli.

6 komente në “Flamuri zgjidh enigmën e gjethes 5 mijë eurosh”

    1. coku says:

      nuk mori ca gjethe edhe per dhine.

  1. DETARI-vl says:

    Faleminderit fiksit se kemi qeshur aq shume sa s mbanim dot lotet.
    Eshte e pabesushme e pabesushme na u duk montazh ne fillim.I bemi ndonje vizit mjeksore o ju njerzit e familjes per ju se per ne vete shume mire se na ben per te qeshur

  2. ivani i madh says:

    Si ska hengrene me shume gjethe se rezik te kishte treguar per embelsiren me UDB , Serbine , FAZLLICIN DHE KRIMET E TJERA e per pa besite ndaj Shqiperise e popullit kjo shemtire.

  3. davidi says:

    pse po te kishte bere ujet e trashe do mberthente pantallonat nga mbrapa?!?!?!?!?!

  4. Uarda says:

    Ky Flamuri paska qene vertet malok legen! Te isha une ministre e brendshme dhe te tallej Merja me mua pa ta shihte…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje