Ed Ha Lim nis punën nga komisioni hetimor

26 Prill 2013, 20:21Antena TEMA

Ed Ha Lim mori detyrën e re për komision hetimor. Ndryshe nga puçi i shtetit, këtu situata ishte më delikate. Gjatë puçit të shtetit kishte disa aktorë të rëndësishëm dhe shumë fakte.

Në këtë rast detyra ishte shumë e vështirë. Akuza ishte ndaj Edi Ramës, i cili i kishte shkulur veshin djalit të Neritan Cekës, dhe ky e kishte kuptuar këtë gjë kur shkoi në shtëpi dhe e mori Doktori duke i bërtitur pse nuk ia kishte prishur takimin Ramës.

Gjëja e parë që bëri ishte mbledhja e provave dhe dëshmitarëve. Duhet të merreshin në pyetje dëshmitarët që ia kishin parë veshin Eginit para dhe pas shkuljes. Pastaj duheshin pyetur Presidenti i Austrisë, Sekretari i Shtetit për Ekonominë dhe Fate Velaj për të dëshmuar nëse Edi Rama e kishte në plan ta bënte këtë sulm të pashembullt kundër veshit të Eginit apo i ka lindur në moment ideja.

Pastaj duhej një ekspert antropolog të krahasonte veshin e Migjenit, Petro Nini Luarasit dhe Hasan Cekës me veshin e Eginit. Nëse veshët ishin njësoj, kjo do të thoshte se dhe atyre si patriotë të nderuar dhe njerëz të artit ua kishte shkulur dikush veshin. Nëse ishte i ndryshëm, atëherë përgjegjësia mbi Ramën shtohej dhe me akuzën se ka dëmtuar një trashëgimi historike dhe kulturore.

Vendosi që përbërja e komisionit të ishte e njëjtë me atë të puçit të shtetit, vetëm se në vend të Dash Sulës vendosi të fusë Mesilën, se ajo e ka pasë shok Eginin dhe e njihte që kur ai rrinte i tëri i skuqur nga fytyra gjithë ditën, përveç veshëve. Kjo mund të shërbente dhe si eksperte në këtë çështje.

Kështu iu fut punës me seriozitet. I kërkoi Eginit tre pamje të veshit, normal, para shkuljes dhe pas shkuljes.

-Më vjen keq shef, i tha Egini, po pamjet janë njësoj të treja se nuk e fotografova pas shkuljes.

-Shko mate një herë dhe krahasoje me veshin tjetër, i tha Ed Ha Lim, se ndoshta mund të jetë zgjatur pak.

-I mata, të dy njësoj i kam, i tha Egini.

-Mirë atëherë se do flas me Flamurin të të caktojë një ekspert nga këta që kemi ne për gjyqe politike dhe ta nxjerr ai pak më të gjatë veshin që të ka shkulur Rama. Prit se ka rëndësi dhe diçka. Kë vesh të shkuli, të majtin apo të djathtin?

-Të djathtin, i tha Egini.

-Gjithmonë autogola bën ky njeri, tha Ed Ha Lim, ky e rrit gjithnjë të djathtën. Ja dhe ty të ka rritur veshin e djathtë.

-Në fakt Edo duhet me bo kujdes ta fiksojmë që më shkuli të djathtin se unë s’mbaj mend me thonë të drejtën kë ka shkulë, se në fakt e di ti si është puna, jo se ma ka shkulë, po fola me atë burrin…

-Jo, në rregull. I kemi marrë masat. Ti dërgo fotot e veshit tënd, ne do bëjmë ekspertizën që është i dëmtuar dhe do t’i krahasojmë dhe me veshët e paraardhësve të tu, që nuk ngjajnë fare pas dëmtimit të veshit. Aty Edi Rama nuk ka ku luan. Do akuzohet për fyerje të dinjitetit të Shqipërisë pasi i ka tërheqë veshin ambasadorit të Shqipërisë në OSBE, akuzohet për shkatërrim të trashëgimisë historike pasi veshi yt nuk ngjan më me veshin e Hasan Cekës, si shkatërrues të trashëgimisë letrare, pasi veshi yt nuk ngjan më me Migjenin, si shkatërrues të trashëgimisë patriotike, se veshi yt nuk ngjan më me Petro Nini Luarasin.

-Duhet me i shtu dhe një akuzë tjetër atij, tha Egini. Më ka shkaktu dëm ekonomik, se u vonova në forum dhe më la metro e fundit dhe erdha me taksi në shtëpi, më ka shku 45 euro.

-Nejse, e shtojmë dhe këtë, tha Ed Ha Lim, por qenka shumë e vogël. T’ia japim këtij Bujarit mos e shton pak nga Kontrolli i Shtetit.

-Kush është ky Bujari, tha Egini, se nuk e njoh.

-Është njëri që thotë “O le le gozhda”, por tani po e marr të bëjë një raport me titull “O le le veshi!”

13 komente në “Ed Ha Lim nis punën nga komisioni hetimor”

  1. more po merni vesh ju qe EDI rama jo vetem i terhoqi veshin , por edhe Pordhi kur po ja terhiqte veshin.Kjo e bene me te komplikuar situaten.Sepse disa deshmimtare thane qe ishte fende e vogel po me ere te keqe. kurse sali berisha tha qe ishte pordhe e madhe dhe pa ere.Dhe kur pordhi i tha beje te fala Saliut.Edi rama duhet te denohet me gjobe per ndotjen e ambjentit ne austri por gjoben duhet ta paguaje ne shqiperi. Ky eshte ligji , ju pelqen apo jo juve komunistave adoloshent.

    1. iku nje vesh per lesh says:

      Mire e ke,u bene komunistat adoloshente ti tregojne Sales qe eshte komunist pa lindur kta ende ! Sa vjec jane kta qe shkruajne,Sala aq vjet ka qene sekretar i PPSH-se ? ? ?

    2. He pra he.Dhe kujt Sali sekretarit te PPSH-se,qe ka qene komunist dembabadem e jo si kta adoloshentet komuniste te rinj ! ? ?

  2. Ramy says:

    problemi qendron se EDI RAMA i kapi veshin e djathte. Veshi i djathte ishte veshi i petro ninit.Ketu edi rama ka afenduar rilindasit tane.Une mendoje se veshi i DJATHTE vlen me shume se 100 veshe te majte.Baca sali nuk lejon te prekesh veshet e djathte.Te pushkatohet edi rama dhe ta heqim si kryetar te opozites, sepse nuk di te beje opozite.

    1. Vlora says:

      po te shkarkohet ed rama si kryetar i opozites dhe ne vend te tij me votim unanuk te shkoje ED AL QIM.

  3. VERONIKA says:

    Hahaaahahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahhahahah
    “veshi i trashgimise historike”
    haaaaaaaaaaaaaaaahahahhahahahhahahahhhhhhhhhhhahahha
    Antena ,ju marrte e mira ju marrte ,po na lini te qete se do ju marrin seriozisht ….hajd duro Neritanin ,
    i shkuli …veshin e djathte ….pucisti bllokator….
    uuuuu 3 dite duke lexuar vetem per veshin e ….sja mesova dot emrin ktij
    haaaaaaaaaaaaaaahahhahahhahahahah,sulm i pashembullt ndaj veshit …
    Jeni te paarritshem !

  4. toto u kurtu says:

    AI NERITAN CEKA DUKEJ GOXHA BURRE PO KETE DJALIN E PASKA PASUR KOQE KANDARI FARE.

  5. toni says:

    ky njeri duhet izoluar esht hajvan jo politikan

  6. Daja nga Kavaja says:

    Sali Krimineli njeri ordiner vrau 4 njerez te fapajshem ne mes te bulevardit dhe ben moral per Edi Ramen,po si ke fytyre more pleher ne vend te kritikosh rrugacin taleban qe puneson ne diplomaci merresh me Edi Ramen.

  7. Dezenjatorja says:

    Shashka e radhes e Doktor Mortjes,e Sali Kriminelit.

  8. Aleksandër Matrënga says:

    perlë,gallat shqiptare.Sidomos pjesmarrja e Mesilës si specialiste për koqet e eginit,gallat5…
    Sojsëzi neritan mburret me mendje ndriturit e kombit dhe kërkon të legalizojë pushtetit nepotist të familjes së tij.Qesharak dhe i rrjedhur,me letrën i ka nxjerrë bojën vetes,se e kanë kthyer diplomacinë në strehën e kurvave dhe kurvarëve dhe trafikantëve të të gjitha llojeve.
    Hallall ljo perlëpë humorin shqiptar.Respekte për mendjen e ndritur të këtij humori .

  9. astrit says:

    Mero je i madh. Une mendoj qe komisioni i Ed Ha Limit te quhet komisioni i veshit, madje edhe komisioni qe do te ngrihet me 24 qershor per dy veshet e Sales, ta drejtoje perseri Ed Ha Limi per te respektuar opoziten e re.

  10. albani says:

    Z. Merto Baze!

    A e kupton ky popull se eshte me lehte te vrasesh shqiptaret (Gerdec dhe 21 janar), te vjedhesh dhe te nxjerresh ne shitje te gjithe pasurine kombetare te Shqiperise, te vjedhesh pasurine e shqiptareve qe e zoterojne ne shekuj, te shkaterrosh me qellim trashegimine shekullore kulturore te Shqiperise, dhe t’i varferosh shqiptaret, t’i genjesh e mashtrosh se sa t’i “terheqesh” veshin nje rrugaci dhe drogaxhiu, qe rastesisht eshte i biri i kameleonit, spiunit te sigurimit te shtetit, kurves politike qe quhet Neritan Ceka. Persa i perket Berishes, ketij bravo i qofte, kur gjen nje popull muti si ne,perse te mos tallet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje