Ed Ha Lim dhe Ba Ka Dill, hartojnë akuzën për tërheqje veshi

27 Prill 2013, 20:41Antena TEMA

Ed Ha Lim dhe Ba Ka Dill filluan dje së bashku punën për hartimin e kuadrit ligjor mbi tërheqjen  e veshit të diplomatit shqiptar në Vjenë nga lideri i opozitës. Pasi nuk gjetën diçka të ngjashme në Kodin Penal, vendosën të bëjnë vetë disa sprova për ta formuluar si vepër penale dhe ta fusnin me shumicë të thjeshtë në parlament meqë opozita i bllokon këto ligjet evropiane.

Propozimin e parë e bëri Ed Ha Lim.

 

Neni 55

Paragrafi c

Tërheqje veshi

Veprim i paramenduar me ngarkesë politike, që ushtrohet kundrejt një objekti njerëzor, me fuqi dinamike në momentin e takimit me objektin dhe për pasojë shkakton skuqjen e tij. Ka efekt të fortë fyes dhe poshtërues, sidomos ndaj personave me paraardhës të shquar. Rekomandohet 3-5 vjet burg dhe moslejim për të marrë pjesë në jetën politike.

 

Ba Ka Dill e lexoi me vëmendje dhe tundi kokën i menduar.

-Ndoshta duhet bërë më i fortë, tha. Ja, kam unë një variant.

 

Neni 55

Paragrafi c

Shkulja e veshit

Veprim arrogant, armiqësor, me qëllim frikësimin dhe dëmtimin e imazhit të një personi. Kryhet zakonisht nga persona të gjatë, të qethur shkurt, që merren kryesisht me politikë. Objekt sulmi janë zakonisht pinjollë të familjeve të shquara, veshët e të cilëve kanë vlera historike. Dënohet me dhjetë vjet burg dhe mospjesëmarrje në jetën politike.

 

Ed Ha Lim e lexoi dhe u bë shumë xheloz që Ba Ka Dill e kishte bërë më të fortë.

-Kam një version më të fortë dhe unë, tha.

 

Neni 55

Paragrafi C

Këputja e veshit

Plagosja e shkallës së parë me qëllim dëmtimin fizik dhe mendor të personalitetit njerëzor. Zakonisht kryhet duke ecur dhe duke mos këqyrur objektin që viktimizon. Agresori është zakonisht më i gjatë se viktima dhe e kryen krimin duke mos e kthyer kokën. Agresorët kanë zakonisht bindje politike të majta dhe synojnë si viktima njerëz me biografi të shquar që ata të mos dëgjojnë më për të parët e tyre. Krimi ndëshkohet me 12 vjet dhe ndalim të aktivitetit politik.

 

E lexoi Ba Ka Dill dhe u bë xheloz.

-Shiko, unë them të bëjmë një ligj special, tha, se nuk ia dalim dot me gjithë shkuljet e veshëve që mund të bëhen në shkolla, kopshte, parti. Propozimi im është ky.

 

-Pas shkuljes së veshit me synim dëmtimin e organit kryesor të punës që ne si Parti Demokratike kemi në dispozicion, Edi Rama ka synuar shkatërrimin e punës në ambasadë dhe shkatërrimin e imazhit të Shqipërisë duke lënë para zgjedhjeve në OSBE një ambasador që nuk dëgjon. Kjo do të shkaktonte mosdëgjimin prej tij të lavdërimeve që OSBE do t’u bënte zgjedhjeve në Shqipëri dhe kësisoj Edi Rama do përfitonte duke bërë thirrje për trazira në Shqipëri.

Komisioni kërkon që Edi Rama pas këtij akti kriminal të mos kandidojë në zgjedhje dhe të mos jetë kryetar i Partisë Socialiste. Kjo është masa më e butë që mund të marrim ndaj tij.

 

-I madh je, tha Ed Ha Lim. Ç’na duhet ne të bëjmë ndryshime në Kod Penal se dënohet gjithë dynjaja për qejf të Ed Ramës. Kjo është tamam.

18 komente në “Ed Ha Lim dhe Ba Ka Dill, hartojnë akuzën për tërheqje veshi”

  1. Molla says:

    O Mero,te marrte dreqi,ku te vete mendja,me bere te qesh me lot ne nje kohe qe eshte veshtir te qeshesh.Bravo,Mero Baze,bravo!!

    1. MeleshpaleshhajdeXhozisitakesh says:

      Mero, mos shkruj per keta se i ben ministra pastaj Saliu!

    2. SuperMero says:

      HA HA HA, I MODH MERO!
      Na mbyti kinezeria ?

  2. durrsi says:

    kesajte e thone…
    vari KEVIN.

  3. HASANI says:

    Kush te jep para ty o i mjere me keto budallalleqe qe shkruan?!?!??!?!

    1. ARUSHA says:

      KUR TI KOPTOC KETO ,DO JEC LIDHUR !

      1. ARIU says:

        KU JE MOJ ARUSHE KU JE MOJ ZEMRA VOGEL KUSH TE KA MERZITUR MOJ ISH-SIGURIMSE MOJ XHAN HE ?!? SALIU ? DURIM MOJ ZEMER SE NE VITET E ARDHSHME NUK DO TE DIME NGA TE VEMI (nga site kembet do u a mathim )
        DURIM MOJ KECE MOJ BIJ COBANI SE SPO NA BEN ASGJE .

    2. ENDRI says:

      I dashur Hasan Pordha, apo e ke Hason? Sipas shkrimit tend duket qe je nje pyke ne diell dhe te ka humbur sensi i humorit se AI BURRI te ka shkul shqisat e te qeshures.

      Po qesh o Hason qesh se mire te ben o pallosh.

      PS. Nga EMRI DUKESH QE I KE KALU TE 50, PO DIKE DIKE ME LEXU NE KOMPJUTER, BRAVO

      1. Hasan Pordha says:

        O ENDRI!
        Nuk jam une ore ky Hasani. Eshte Hasan Ceka ky.
        Une i shkreti kam qene i persekutuar ne kohen e Dulles, me hoqen nga puna ne kohen e Sales president, me hoqen nga puna ne kohen e Lilos kryeminister.Ika refugjat ne Itali dhe kur u ktheva hapa biznes privat ne kohen e PS dhe Sali kryeministrit me mbyten ne dogana e tatime. E mbylla fare dhe ika nga syte kembet.
        jam ne USA e nuk dua t’ja shoh me syte ketyre plehrave!

        Gjithe te mirat,
        Hasan Pordha

    3. Hasani says:

      Pse me ke vjedh emrin mer kopuk? Shko thuaji vishos te te gjej nje emer tjeter o pordhac, kaq qen paske qene sa jot teme as emer ste ka vene?

  4. Bato Mokra says:

    Koreano-veriorizimi i emrave te bandes qeverisese eshte ndoshta nje nga gjetjet me te bukura e origjinale ne kontekstin e zhvillimeve aktuale. Te lumte! Pa e tepruar, do te thoshja ta vazhdoje, psh Zhele Fi Na etj.

  5. ha sa ni don ka... says:

    O ha son , nese do e bente per para Mero Baze , sot do ishte milioner dhe do ishte ne krah te kryekriminelit dhe tradhetarit te kombit sali intrigantit!
    Mero eshte gazetari me mendjendritur dhe me trimi i vendit tone dhe eshte i vemti qe na ngre moralin lart, nuk eshte lepires dhe servil…
    Te pergezoj Mero Baze , si gjithmone rrespekte pafund!

    1. HASANI says:

      NJE BUDALLA HEDH NJE GUR NE UJE DHE GJITHE KETA TE CMENDUR (virus edvinist)NUK E NXJERRIN DOT !! CFAR KERKONI NGA NE SHQIPETARET ?! JU DURUAN KAQ VITE !! A E KENI MENDUAR KETE ?! JU JEP GAZ(pordhe) DHE HARE !? CFAR SJELL KY ARTIKULL!? JU HEQ HALLET DHE SIKLETET E KOHES !? KJO NUK ESHTE SITUATE E KEQE E SOC-KOMUNISTEVE ,POR ESHTE E VERTETA FIKSE HISTORIKE E HEQJES DHE FSHIRJES NGA FAQJA E DHEUT TE SHQIPETAREVE SOCIALIZMIN,KOMUNIZMIN ANTI-SHQIPETAR ! SHQIPERIA OSE SOCIALIZMI-SLLAV ARMIK I KOMBIT . SHQIPETARET E KANE ZGJEDHUR.

  6. Julian laci says:

    Zoti baze edhe “New York times”do tju kishte zili.Hasan ju jeni polic I mutit mulit.

  7. arjanita says:

    Hallall Mero!Por ke harruar te permendesh edhe Fa Ri
    Ball e 55.Ai e ka ne balle ligjin e agjitacionit dhe propa
    gandes.55.Ai eshte ekspert per shpifje dhe formulim
    akuzash per perfshirjen ne kete nen.Ka dhe pervojen
    e duhur te fituar nga koha e kumunizmit.
    Ne fund.Te gjithe e dime qe edhe ky komision do te jete
    nje FIASKO..Por jo per xhepat e majmuneve qe do te
    marrin pjese ne te.

  8. qe djali i neritanit kerkon te drejten e perdhunimit te veshit te tij ka te drejte, dhe mire bene.
    Po te drejten e vesheve te popullit qe po na shurdhujne me fjalorin banal KRYEMINISTRI dhe kryetarja e parlamentit çdo dite me fjalorin me banal, kush do te na mbroje, nga kjo ndotje akustike.

  9. alo ,,cimi,, says:

    O HASAN PORDHA DERI NE HAMERIKE KE SHKUE?? YLYLY BYLYLY ,,,

  10. ai Çuni says:

    mjere shqiperia se cfare “intelektualesh” ka ….
    po mduken te gjith pedera,
    kushdo qe te kishte qene (edhe saliu) ky veprim esht jo thjesht i denueshem por shume fyes per te gjith ata qe i thone vetes njerez…. pse rama mund te bahet kryeminister s’do te thot qe duhet te pranojme cfardo lajthitje te tij….
    s’ka rendesi kush e beri (personalisht) s’ka rendesi kush e pesoi (kjo s’ia ul vlerat aspak atij qe e pesoi),
    PO TURP I MADH PER ATA QE E PRANOJNE, E TOLEROJNE, DHE ME KEQ AKOMA I VINE PAS AVAZIT DUKE E MBURRUR NJE VEPRIM QE EDHE RAMA NE NDERGJEGJEN E TIJ E DI QE ISHTE NJE LAJTHITJE (NE RASTIN ME TE MIRE NJE HUMBJE KONTROLLI I VETVETES) !!!! P’THU ! ! !
    Ngelet vec me bertite si Pashko Vasa i Madh:
    O MOJ SHQIPNI E MJERA SHQIPNI !!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje