Një incident i rëndë ka ndodhur në Komunën Lumas. Doktori, i cili kishte shkuar për një takim elektoral në zonën e Lefter Maliqit, u gjend para një surprize, pasi Lefteri kishte vënë grupin polifonik të Komunës të këndonte një këngë për Doktorin.
Problemi ishte se Lefteri kish dëgjuar fjalë që do të jetë i katërti në Berat dhe ishte i shqetësuar. Sipas Flamurit, i pari do jetë Pollo, i dyti ai i UFO-s, i treti Poni dhe i katërti Lefteri.
Kjo e kish mërzitur Lefterin dhe ishte ulur e kish bërë urgjent një bejte të gjatë për Doktorin. I gëzuar për gjetjen, ia nisi bejten Flamurit.
Kënga fillonte me lavdërime për Doktorin, vazhdonte me thumba për Pollon dhe mbyllej me ditirambe për Lefterin.
“Në Lumas po vjen Saliu
Ai që malet përpiu,
Ai që mendon për ne,
Natë e ditë bën xhade.
Vjen Saliu ballëlart,
Se kuqua e la në baltë,
Punoi dite e punoi natë,
Ta bllokonte në Berat.
O Sali t’u bëfsha ferrë,
Merr pushtetin edhe njëherë,
Krah për krah me Lefterë
Mos shiko kuqot e tjerë”
Flamuri e lexoi tekstin dhe u çudit shumë.
-Për kë kuqo bëhet fjala, i tha, për Genc Pollon?
-Të flasim drejt, i tha Lefteri, për atë e kam, por po u shqetësua Doktori, thuaj që e ka për Ramën si i kuq.
-Jo, nuk bën kjo, tha Flamuri. Mos na hap sherre tani. Hiqi këto strofat e para, lëre vetëm këtë të fundit… biles dhe kësaj hiqja këtë rreshtin e fundit.
-Po si t’ia bëj, tha Lefteri, se ky i grupit e ka mësuar përmendësh dhe nuk di ta ndajë më?
-Bë çfarë të duash, këto nuk i dua, tha Flamuri. Lerë këto tri reshta: “O Sali t’u bëfsha ferrë/ Merr pushtetin edhe njëherë/ Krah për krah me Lefterë”. Kaq mjafton.
-Dakord, po e heq, tha Lefteri, dhe e hoqi.
Filloi koncerti dhe rapsodi ia nisi këngës. Doktori po e dëgjonte me vëmendje. Kur përfundoi vargun e tretë, rapsodi, që është mësuar të këndojë me katër rreshta, ngeci një momenti dhe vazhdoi “se të tjerët e kanë dhjerë”.
Doktori lëvizi nga podiumi dhe u nis të largohej, ndërkohë që grupi këndonte. Lefteri i bënte shenja kërcënuese rapsodit, ndërsa Flamuri i dëshpëruar nxitoi tek Kozi të këndonte një këngë.
Kozi, i cili ishte thirrur në miting nga kryetari i Komunës, i gëzuar që iku Saliu, filloi të këndonte… “Eja o shoku ynë, të kemi pritur, ti ç’ke që rri mënjanë, pse je mërzitur…”
HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA , Mero rrofsh or djale se kam qesh me lot ?
Aha ha ha ah ahha,per Saliun:
O shpellar
te kam dhjerë,
Si s’u qytetrove
Nje herë!?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/sali-monstra-i-vicidolit.html
hahahahahahahaha,,, po Lefi e paska menderos me mulin more,, hahahahahahaaaaa,,,
—-kot thone ka humor portokallia , nuk e di ne se keto i shkruan MERO , ne se po , eshte humoristi me i madh qe kemi—po me qe jemi te humori , ajo dita qe ai i gjati i shkuli veshin veshegjatit do shpallet feste zyrtare
Fantastike sot “Antena”.Me gajasi.
O sali dhe kete here
na u gjende prap ne dere
na e solle rugen e re he
na bere te gjithe bllokqener
Po ctu desh mor i uruar
ne me kaq jemi te lumturuar
na e cove lefterine atje larte
na e bere dhe krietarke
Po ne rruge hic nuk duam
jemi popull i shemtuar
i kendojme cdo laskari
vec te na japi hu gomari
o sali o bir jone
je nje birbo si ke shoke
je nje djal si azgan
na ke rruar ne cdo ane
O sali te befsha gropen
se me mule dhe me froker
na ke bere te gjithe maloqer
sdim ku jemi sdim ku shkojme
Zbuluam me ne fund se Lefter Maliqi paska qene adapt fiks per Minister Kulture
Po Kozi ç’pati?!
Jemi rritur me respektin ndaj teje, si njeri dhe këngëtar. Por…
Që dje, TË KEMI VËNË VIZËN !!!
Po ca te bente babuci or vella. Me mori me zor Lefteri. I duhet ndonje leke babucit. Nuk na ftojne me ne dasma ca te bejme o vella.
Edhe here te tjera kom qesh por kesaj here kom qesh sa mka ik zoni hahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa, sidomos me kete te fundit “Eja o shoku yne, te kemi pritur,…… hahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa nuk po qesh mo se me zuni lemza , sa tpi nje cik uje do filloj prap te qesh , me duket se do qesh gjithe diten sa do me thone shoket paska ike per Lesh parlaminti ky, cna bone moj ANTENE hahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa , me iku lemza po filloj te qesh prap nuk e mbaj te qeshuren hahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa , oh oh oh me duket se ika me te vertet per Lesh parlamenti , oh oh oh , do vij njeri tma shkuli VESHIN se ika per Lesh une , oh oh oh , hahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa me ndihmoniiiiiiiiiiiiii, hahahahaaaaaaaaaaaaaaaaa