Ish- kandidati i FRD: Këshilltari i Berishës është pjesë e urdhrit okult që kontrollon botën

12 Nëntor 2013, 10:42Kronika TEMA

Alfred Cako kandidonte për Frymën e Re Demokratike në qarkun e Korçës.

Por përveçse njeri që merret me politikë, Cako ka një shtëpi botuese, që sjell në treg libra ku trajtohen teoritë konspirative, tek të cilat duket se beson edhe vetë Cako.

Në prag të nisjes së Panairit të Librit në Tiranë, Cako ka dhënë një intervistë për GSH, ku shpjegon një nga librat që ka nxjerrë në treg shtëpia botuese, të quajtur “Skull& Bones: urdhri kult që kontrollon botën”.

“Ky urdhër okult, i themeluar më 1832 me 15 studentë të vitit të fundit të Universitetit të Yale-s, me kalimin e disa dhjetëvjeçarëve do të shtinte në dorë majat e aktivitetit politik dhe ekonomik të SHBA dhe më pas të gjithë planetit tonë. Pa dijeninë dhe vendimmarrjen e këtij grupi të fshehtë, nuk mund të merret asnjë vendim për politikën dhe ekonominë amerikane dhe pa marrë OK e përfaqësuesve të këtij grupi, nuk mund të ecin mbarë punët në shumicën e vendeve në Euro- Azi, Afrikë, Lindjen e Mesme, Amerikën Latine, Australi, Rusi, etj.

Tetë vitet e qeverisjes së PD në Shqipëri, veç ambasadës së SHBA në Tiranë, personi që ndiqte interesat e këtij grupi që kërkon të vendosë Rendin e Ri Botëror, ose thënë ndryshe grupit që është në ndërtim e sipër të “Kullës së fundit të Babelit”, ka qenë Tom Ridge, i dërguari special si këshilltar i kryeministrit Berisha,” shprehet ai./ep

16 komente në “Ish- kandidati i FRD: Këshilltari i Berishës është pjesë e urdhrit okult që kontrollon botën”

  1. KADAFF says:

    OK!
    PRANDAJ IKU SALIU ZGUPTHI NGA PUSHTETI SE E MBROJTI TOMI!
    TI SKE MENYRE TJETER ME E SHIT LIBRIN O ROB ZOTI?!

    1. tropojani says:

      E wertete cfare shkruan. Mund te lezoni dhe vete ne anglisht, kerkoni website-in dhe lezojeni, Ata kane dhe nderimin e vet qe e ben te dallushem. Eshte dhe nje gazetar aty ne Shqiperi, Kastriot Myftaraj , keshtu me duket se quhet, dhe ai eshte shume afer kesaj teme. Lezojeni e mos u tregoni skeptike. ESHTE E VERTETE

  2. tik says:

    Ahahaha me pare Katovica tani keto tjerat, jane fantastike keta konspiracionistët.

  3. lime says:

    publicita asgje me shum

  4. Stef Staku says:

    ANALIZE : Tesh po bahet edhe me ku ku sklanin …

  5. Sefedin Aga. says:

    Vazhdo vazhdo , rritja vlerat kot cecenit

  6. besiana gushi says:

    MASHTRUES LEBROZ E SHARLATAN ALFREDI I ÇAKAJVE

    Ja lidhja e faqes se Ridge ne Wikipedia:
    http://en.wikipedia.org/wiki/Thomas_Ridge
    Thomas Ridge nuk ka studjuar ne Yale University te New Heaven-it ne Connecticut USA !
    Anetaret e kesaj shoqerie te fshehte studentore te krijuar ne fund vitn 1832 te rregjistruar ne vitin 1833 jane 14-te e jo 15-te siç pretendon Alfred Çako i “zbulimit te ujit te nxehte”.
    “SKULL & BONES” nga viti 1833 deri ne vitin 2006 ka patur si te antaresuar 4512 (listat jane te hapura) e kane qene te gjithe studente te Yale University of New Heaven.
    Thomas Ridge ( per dashamiresit e Edi Kristaq Anife Rames) eshte Senior Advisor for Deloitte & Touche USA LLP.
    Akuzat ndaj tij jane kilometrike per financim edhe nga muxhaheidinet e tokave arabe.
    Qe i vogel Ridge ka patur probleme degjimi me veshin e majte dhe perdor aparat degjimi.
    Ridge ka lindur ne Munhall, Pennsylvania, ne Pittsburgh’s Steel Valley, dhe eshte me i madhi i tre femijeve. E ema ishte me origjine Sllovake dhe babai anglez.
    Ka qene edhe kongresman.

  7. eni says:

    Per te bere kete lloj publiceti duhet te jesh me teper i lexuar , jo te na nxjerresh keto brrockulla , po te kishe lexuar paaaak me shume nuk do beheshe kaq qesharak ….
    edhe sikur te ishte ashtu sic thua ti ( qe nuk eshte tamam ashtu ) kush po ta var ty …………….???????????????????

    1. besiana gushi says:

      Moj zhelane e qenefeve te Korçes, lexo ti me shume duke shfrytezuar kehen e lire gjate turnit te pastrimit te haleve nga ku vjen.

  8. fatmiri says:

    Une nuk dua as nje argument për Tom Ridge. Me mjafton nje video dhe nje foto ku Tom Ridge eshte ulur ne krahun e majte te Damir Fazlliçit ne Tirane, ne mbledhjen e qeverise shqiptare te udhehequr nga Sali Berisha. Jane mafje. Demokracia na genjeu! S’ka as drejtesi dhe as demokraci. Eshte bota e mafjes. Ne dikatature dime qe kemi ne krye nje diktator dhe dime si ruhemi e veprojme, ne kete lloj demokracie nuk di çfare te besh dhe nuk di si te mbrohesh. Ligj i xhungles. Te fala optimisteve dhe atyre qe trumbetojne demokraci.

  9. ekonomisti ridhvan bodhe says:

    Komentues injorant me kompjutera

  10. fredi guri says:

    I ke ra pikes o fatmir haj tung

  11. georges says:

    keto libra jane shume interesante por nuk duhen marre shume seriozisht, aq me teper kur ne mes te Yale university “Skull and Bones Fraternity” futet edhe trapi Sali Ram Berisha qe nuk ka as Skull as Bones te matet me gjenite e ketij Universiteti me fame ne Ivy League.

  12. llogjika says:

    gergo,
    kuptohesh prej kohesh se ty nuk te intereson asgje tjeter ne kete bote,pervecse te shajshe Berishen,qe e shtroi shqiperine me rruge,e mbushi me shkolle,me energji pa nderprerje,porte,airoport,qe bashkoi kombin(rruga e kombit),qe e futi Shqiperine ne NATO,ku sigurohet paprekshmeria e vendit,qe i dha Shqiptareve te drejten te levizin lirshem ne Europe,dhe e afroi vendin me B.Europjan.Kuptohesh te gjitha keto ty te vrasin sote.Sepse ti e din vete,por kuptohet lehte…

  13. LORA says:

    Ky lloj publiciteti me bind se ky liber nuk duhet te jete pjese e bibliotekes time familjare.

  14. Tulipani says:

    organizata eshte e vertete dhe pjese e saj jane XH Bush i madhi e i vogli,Xh Kerri etj.Bushi i madh kur ishte ne zyre mbajti nje fjalim ne OKB ku midis te tjerave foli per RENDIN E RI BOTEROR.Per me shume gogel dhe lexojini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje