Ish-kapiteni i Mançester Junaited, Roi Kin, mendon se dështimi i “Djajve të Kuq” këtë sezon është si pasojë e aktivitetit të paktë transferues të lojtarëve vitet e fundit.
“Daily Express” shkruan se rënia e fundit e Mançester Junaited, sipas ish-lojtarit të skuadrës, nuk është për faj të menaxherit aktual, Devid Mojes.
Sipas Kin, fajin e dështimit të skuadrës e ka politika e Sër Aleks Ferguson për të qenë dorështrënguar në tregun e transferimeve.
“Junaited ka nevojë për pesë ose gjashtë lojtarë të rinj. Ata kanë qenë dorështrënguar në aspekt të transferimeve në disa vitet e fundit, dhe nuk ia kanë dalë dhe të sjellin lojtarë të mëdhenj. Kjo i ka goditur këtë vit”, citohet të ketë thënë Kin.
“Djajtë e Kuq” gjatë verës transferuan vetëm Maruan Felaini nga Evertoni, që nuk ka qenë në formë të mirë, ndërsa transferimi tjetër, Huan Mata, erdhi muajin e kaluar nga Çelsi.
Roi Kin ka qenë një nga legjendat e ekipit të lavdishëm të Junaited, por ai u largua nga ekipi në fund të karriereës së tij, pas konfliktit publik që pati me Aleks Fergusonin.
Ka te drejte! Fergusoni la nje ekip te mabruar dhe ata qe luanin mire u demtuan. Vetem Runi ka luajtur dicka kete vit…
sa per informacion ky ekip fitoi kampionatin vitin e kaluar. pra no coment
Pas deshtimit te United qendron Januzaj i cili ka vrare nenen e vet,krimi me i madh ne Bote eshte te vrasish nenen.
Moys eshte trap fare!
A blihej fellani £27.5 miljon (leke te hedhura ne hale) Mata £37.7 miljon (prap lek te hedhura ne hale)
Moys i ka syte si “BERRKOCKE”
Ca fitoi Moys tek Evertoni! Nuk na e hoqen kete Moys se nuk e shoh dote.
Po te ishte kaq keq nuk kish fituar kampionatin vitin e shkuar ky. Moys duhej (te pakten) te ishte ne vend te 3-te
Menaxheri qe asnjeher nuk i kam dhen credit
Sy BERRKOCKA
Emri i tij eshte Roy keane.
Po por ne i shqiperojme emrat (sic duam e sic dijme vetem ne)