Shaqiri: Juve është një klub i madh. Kujt nuk do t’i pëlqente të shkonte atje?

23 Korrik 2014, 15:00Sport TEMA

Xherdan Shaqiri e ndez edhe më shumë merkaton e trekuartistëve, me një mesazh të qartë që e dërgon në adresë të Juventusit.

Bardhezinjtë po përpiqen të çajnë në garën mes Monakos e Liverpulit për fantazistin me origjinë shqiptare, por nuk do ta kenë aspak të lehtë.

Drejtori sportiv Bepe Marota i ka të përditshme kontaktet me përfaqësuesin e Shaqirit, duke e ditur mirë se ky operacion nuk është aspak i lehtë.

Liverpuli shiti Luis Suarez, ndërsa Monako, Hames Rodriguez, dhe të dyja këto skuadra i kanë arkat plot për të shpenzuar pa u kursyer për përforcimet që duan.

Janë tre klube të mëdha që e ndjekin, megjithatë Shaqiri duket se e shikon veten më shumë te “Zonja e Vjetër”.

Nuk është më një mister dëshira e tij për të ndryshuar ambient, pasi te Bajerni e ka të vështirë të gjejë hapësira mes dy emrash gjigantësh si Roben e Riberi.

Nëse Guardiola nuk mund t’i garantojë vazhdimësi, Alegri e pret krahëhapur për t’i shtuar Juventusit të tij më shumë ingranazhe në ofensivë.

Shaqiri ndërkohë ka konfirmuar përmes një mesazhi se nuk është aspak indiferent ndaj kampionëve të Italisë.

“Jam me pushime dhe nuk e di ende se çfarë do të ndodhë me të ardhmen time. Di vetëm që kam kontratë me Bajernin deri në 2016-ën. Nuk e di nëse ka kontakte me bardhezinjtë dhe po kështu nuk jam i informuar për Liverpulin apo Monakon.

Gjithsesi, Juventusi do të ishte një opsion i mirë, ashtu si Monako ose Liverpuli.

Juve është një klub i madh. Kujt nuk do t’i pëlqente të shkonte atje? Bardhezinjtë nuk i shikoj si hap prapa për karrierën time”, tha Shaqiri.

3 komente në “Shaqiri: Juve është një klub i madh. Kujt nuk do t’i pëlqente të shkonte atje?”

  1. enter says:

    Po! Eshte klub i madh per vjedhje dhe korrupsion.

  2. tafili says:

    po le te vej ku te doi kujte i plasi per kete xhuxh ma xhuxh.ku eshte zviceran nuke eshte shqipe.

  3. mali says:

    o shaqo kudo qe te vesh stolin do ngrohesh
    ishe mire tek bazeli, pse ike andej se per ate nivel je ti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje