Klaudio Ranieri, trajneri ri i Greqisë

25 Korrik 2014, 14:41Sport TEMA

Klaudio Ranieri rinis gjithçka nga Greqia.

Trajneri italian u zyrtarizua nga Federata Greke e Futbollit si tekniku i ri i kombëtares, duke marrë kështu vendin e të larguarit Fernando Santos.

Me përfaqësuesen helene ish- tekniku i Monakos firmosi një kontratë 2-vjeçare, ndërkohë që në komunikatën e Federatës nuk bëhen të ditura termat ekonomikë të marrëveshjes.

Menjëherë pas firmës erdhën edhe fjalët e para të Rainerit si trajner i kombëtares ballkanase:

“Kam marrë edhe shumë oferta të tjera, megjithatë marrëdhëniet e mira mes meje dhe presidentit të Federatës Greke të Futbollit, Xhiorxhos Sarris bënë që unë të merrja këtë vendim” u shpreh 62-vjeçari nga Roma në intervistën e tij.

“Kam ndjekur ndeshjet e Greqisë në Botëror dhe kam vënë re se kjo skuadër është rritur shumë. E vlerësoj shumë mentalitetin që kanë futbollistët dhe besoj se së bashku do të arrimë shumë suksese”, vijoi më tej Ranieri.

Objektivi i parë për ish- trajnerin e Romës, Juventusit dhe Interit në krye të stolit të Greqisë është të kualifikojë kombëtaren helene në Euro 2016 që do të zhvillohet në Francë.

Greqia është skuadra e parë përfaqësuese që trajneri italian do të drejtojë në karrierën e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje