Partia Demokratike nuk i është bashkuar mazhorancës në Komisionin ad-hoc për Reformën në Drejtësi, pavarësisht ndërprerjes së bojkotit parlamentar.
Deputetët demokratë nuk ishin të pranishëm as në mbledhjen e dytë të Komisionit, ndërsa kreu i tij fatmir Xhafaj dhe ministri i Drejtësisë Nasip Naço i drejtuan një apel opozitës të bëhet pjesë e kësaj reforme, duke vënë theksin në dakordësinë e palëve se drejtësia nuk funksionon.
“Ftoj opozitën të vijnë në këtë komision të posaçëm, pasi jemi dakord të gjithë që drejtësia nuk funksionon”, tha ministri Naço, duke shtuar se strategjia e Ministrisë së Drejtësisë për reformën në drejtësi shumë shpejt do të jetë gati.
Gjithashtu deputeti socialist Fatmir Xhafaj theksoi se në mbledhjet e tjera presim edhe ardhjen e opozitës dhe do të diskutojmë çështje më në detaje.
Ndërkohë, të martën në Tiranë do të vijë Presidenti i Komisionit të Venecias ku do të ketë takime të nivelit të lartë.
“Do të flitet për reformën në drejtësi dhe atashimin e Komisionit të Venecias për këtë reformë.
Gjykata e Lartë ka sjellë specialistët. Gjithashtu i kanë sjellë Prokuroria e Përgjithshme. KLD etj. Kemi përgatitur një dokument analitik që do ja u bëjmë publik javës tjetër.
Aty janë të gjitha tezat që kanë dalë nga takimet e nivelit të lartë. Ne po punojmë sëbashku me Euralius, që do të kemi mënyrën si do vlerësojnë gjyqtarët”, tha Naço.
Komisioni i posaçëm parlamentar i ngritur nga Kuvendit për reformën në drejtësi do të punojë deri në muajin qershor, ndërsa ka zhvilluar vetëm dy mbledhje.
Partia Demokratike ka kushtëzuar pjesëmarrjen e saj në këtë reformë me zhbërjen e disa ligjeve të miratuara vetëm me votat e mazhorancës.
“Zhbërja e këtyre ligjeve është shumë e rëndësishme, apo zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në këtë domen është shumë i rëndësishëm.
Ajo që duhet të jetë prioriteti ynë është prioriteti për një reformë në drejtësi sipas të gjithë parametrave që presin shqiptarët dhe BE.
Jo interesi i Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit apo kujdo personi në enturazhin e tyre që kërkojnë të kapin kontrollin e drejtësisë. Dhe këto që kanë bërë deri më sot, qoftë ligji për Gjykatën e Lartë, qoftë ligji për KLD, ligji për pezullimin e gjyqtarëve, shkolla e Magjistraturës apo edhe këshilluesve të ndihmësve ligjorë të Gjykatës Administrativejanë vetëm me një emërues të përbashkët.
Emrat konkret të personave që do të emërohen do të shkakrkohen në sistemin e drejtësisë.Dhe kjo do të thotë kërkesë për kontroll”.
Ndryshimet në ligjet e drejtësisë bien ndesh me pavarësinë që duhet të gëzojnë këto institucione.
Një sistem gjyqësor që nuk është i pavarur është po aq i keq sa një sistem që është i korruptuar.
Të dyja këto të këqia ne duhet ti luftojmë, por duhet ti luftojmë sëbashku, jo njëherë një pjesë që i intereson Edi Ramës dhe më pas shohim për pjesën tjetër”, thekson deputeti demokrat Oerd Bylykbashi. /gj.k/
Kush do ta bojn reformen ne drejtesi politikanet
alldup!!!!! Keto kan te gjith mentalitet oriental.
Policia dhe Ministri Drejtesise duhet te gjeje format ti beje keta Gjyqtare te shkeputen nga Padronet e vjeter.
Gjyqtaret kane makina? Marrin gjoba? Kane femije ne shkolle?
Kane motra e vellezer ne pune?
E mbani ment kur nje gazetar ne Lezhe shkruajti dicka per vajzen e Berishes, dhe gjithe farefisi 45 veta u pushua nga puna brenda 3 diteve?
Po si do funksionoje drejtesia,ku gjykatesit 6-mujorsh te plepave etiketohen+perzgjidhen neper studiot e shimpanzeze-majmunit argita berisha,kurse prokuoret i zgjedh zeni i sadijes,ne fund i vulos zedhenesi i PD-se jar nishani ,car drejtesie pritet nga gjin gjoni me shoke..