Veliaj prezanton programin për mjedisin: “Më shumë hapësira të gjelbra dhe parqe për qytetarët”

25 Maj 2015, 11:13Politika TEMA

Erion Veliaj, kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës, prezantoi sot 5 pikat e programit të tij për hapësirat e gjelbra në kryeqytet, që synojnë ta kthejnë Tiranën në një ambient me më shumë parqee lulishte. Veliaj tha se Tirana ka nevojë urgjente për hapësira të reja të gjelbra sepse është sot një nga qytetet më të ndotura të Europës.

Veliaj premtoi rehabilitimin dhe gjelbërimin e 6000 m2 hapësira publike, të cilat janë çliruar nga ndërtimet informale gjatë 2 viteve të fundit në Tiranë, si dhe rigjenerimin e ish-zonave industriale të Tiranës në hapësira të gjelbërta dhe në shërbim të komunitetit. Gjithashtu, ai prezantoi projektin interesant “Fasadat e Gjelbërta”, i cili synon krijimin e hapësirave të gjelbërta vertikale. Sipas Veliajt, pas 21 qershorit do të bëhet identifikimi dhe shndërrimi i hapësirave potenciale brenda blloqeve të banimit në hapësira të gjelbërta në partneritet me komunitetin dhe bizneset e zonës, si dhe do të pastrohen nga mbetjet lumenjtë e territorit e Bashkisë së Tiranës përgjatë gjithë rrjedhës së tyre.

“Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë arrin në 63.88 µg/m3, krahasuar me kufirin maksimal prej 40 µg/m3 për vendet e BE. Ne jetojmë në një qytet që është tërë kohën në alarm. Madje, disa zona si 21 dhjetori, janë më rëndë se kaq. Ja në ç’gjendje jemi sot, kurse këta thonë na jepni edhe 4 vjet se do jemi ndryshe. Po si? Sot Tirana urbane ofron vetëm 1 m2 hapësirë të gjelbërt për banor, krahasuar me standardin minimal europian prej 7m2 për banor. Por, si çdo mall i vjedhur, Tirana këto 4 vjet as është dashuruar dhe as respektuar”, deklaroi Veliaj.

Ai tha se Lulzim Basha nuk mbajti asnjë premtim nga ato që tha në vitin 2011, porse vetëm ka gënjyer. “Në 2011 Basha tha se do të dyfishojë hapësirat me gjelbërim. Ku është ky dyfishim? Te 60 lejet e ndërtimit që u dhanë këto 4 vjet? Te lejet e ndërtimit te diga e Liqenit? Këto janë lejet e Saliut dhe Shkëlzenit. Gjërat kanë një emër dhe ato duhen thënë”, u shpreh Veliaj.

5 pikat e kontratës për hapësirat e gjelbra:

1. Rehabilitim dhe gjelbërim i 6000 m2 hapësira publike të çliruara nga ndërtimet informale gjatë 2 viteve të fundit në Tiranë;

2. Rigjenerim dhe transformim i ish-zonave industriale të Tiranës në hapësira të gjelbërta dhe në shërbim të komunitetit;

3. Aplikim i projektit “Fasadat e Gjelbërta” me qëllim krijimin e hapësirave të gjelbërta vertikale;

4. Identifikim dhe shndërrim i hapësirave potenciale brenda blloqeve të banimit në hapësira të gjelbërta në partneritet me komunitetin dhe bizneset e zonës;

5. Pastrim nga mbetjet i lumenjve në territorin e Bashkisë së Tiranës përgjatë gjithë rrjedhës së tyre.

Projektet e mëdha:

Bulevardi i ri i Tiranës

Do të shtrihet në një zonë ende të pazhvilluar në aspektin urban. Do të jetë zgjatim i bulevardit ekzistues, do të gjallërojë zonën me hapësira shërbimesh e aktivitetesh rekreative dhe do të krijojë një sërë hapësirash të gjelbra, duke funksionuar si një park qendror. Do të përfundojë në lumin e Tiranës, ku do të realizohet projekti i Parkut T.

Parku i Integruar i Liqenit dhe Parku Olimpik i Tiranës

Projekti do të mbrojë hapësirën ekzistuese të liqenit dhe do ta zgjerojë atë duke e integruar me Parkun Zoologjik, Kopshtin Botanik dhe Parkun Olimpik. Do të ketë investime infrastrukturore dhe ndriçim të rrugëve. Parku Olimpik do ndërtohet tek kompleksi Dinamo dhe do të jetë kompleksi i parë në vend që do të përmbledhë të gjitha federatat sportive në ambiente mjaft cilësore.

Kopshti Zoologjik

Do të kthejë një nga kopshtet më të trishta në botë në një park zoologjik me standarde bashkëkohore. Numri i kafshëve do të rritet dhe kafshët nuk do mbyllen më në kafaze, por do të qëndrojnë në mjedise të hapura të ngjashme me habitatin e tyre natyror.

Parku i Besimit

Park që do jetë simbol i harmonisë dhe tolerancës fetare në Shqipëri. Do ndërtohet përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit, ku do të mbillen pemë e bimë që përmenden në Librat e Shenjtë.

Parku i Liqenit të Kasharit dhe Liqenet e Tiranës

Liqeni i Kasharit do të kthehet në një park të madh çlodhës që do të ofrojë shërbime unike për banorët e Tiranës metropolitane dhe banorët e zonave periurbane e rurale. Parku do të ofrojë mjedise për shëtitje në pyll, agro-turizëm, plazh si edhe sporte të ndryshme ku veçohet pista e notit. Nga këtu do të nisë një shteg që do lidhë Liqenet e Tiranës duke krijuar një korridor rekreacional për ecje, ekskursione e çiklizëm

26 komente në “Veliaj prezanton programin për mjedisin: “Më shumë hapësira të gjelbra dhe parqe për qytetarët””

  1. redi says:

    zoti veliaj duhen mbajtur nje me nje kto premtime se me lulin 4 vjet u dhan vetem leje betoni per kunatin

    1. olsi says:

      jo po keto i ka bere luli. shifeni kopshtin zoologjik. nje dite pash ujkun me rod vajlerin dhe me i gjel me nji kafaz. shqiponja ishte me serum te krahu

      1. muci says:

        si ka mundsi ne fakt qe luli nuk ndjeheet per asgje. te kishte bere vertet pune do dilte ta mbronte, por ne fakt pervec tramit te endrrave asgje me shume

        1. afrim says:

          bravo eri.tirana me ty do jete nje metropol si ne europe.duhet patjter ta kthejme tiranen ne drejtimin e duhur, boll me gerhima e pertacerira

          1. najle says:

            Pikat e prezantuara deri tani per te gjithe sektoret duken serioze dhe japin shume shprese . nje qytet i cili fle dhe nuk ben asgje eshte per te ardhur keq sepse kemi te bejme me kryeqendren qe dashur padashur njerezit perplasen.

      2. gjyshja says:

        Krijimi i hapsirave te gjelberta jane jetike e te domosdoshme per kryeqytetin. Tirana e braktisur prej kohesh ka nevoje per nje drejtues te zotin, per nje person i cili te punoje ne interes te qytetareve te kryeqytetit qe jane lene ne harrese prej kater vitesh.

      3. adelina says:

        vetem erion veliaj do ja ktheje fytyren e gjelber tirane s qe ne keto 4 vite i ka munguar aq shum prej betonizimit qe ui beri luli

    2. g says:

      duhet mdyshuar dhe ai bulevardi qe u be vec me i shtu betonin tiranes. smund te kete me beton pa shtuar parqet ose te pakten pa shtuar liqenin artificial. eshte e kote shpresa qe mbajten njerzit te basha, ai i braktisi te gjithe per hollanden. ama megjithse ne holland ate pallatin te diga eshte duke e bere

    3. vini says:

      tirana i ka syte dhe shpresat te ju! nuk mund te rrim me pa kryetar si nje shpi pa zot. na myten gropat, na myten parkimet e makinave ne shitje qe spo na len me asnje cep per te parkuar, na myten trotuaret pa kosha dhe pa kapak pusetash. eshte turp qe tirona i dha voten lulit

    4. fabi says:

      ne fakt teksa degjoi ju dhe halimin me shkon ne mend qe nje njeri qe per 2 vjet nuk e kan sulmuar te puna por te jeta vet dhe nje njeri qe premton ato qe ka premtuar dhe kryetari partis se vet. a mund te votohet “babaxhani” qe do te vazhdoi te genjej me tramin apo leket ia jep miku nga zvicra??!

    5. jona says:

      Te pakten po premtohen gjera reale e te prekshme , po i jepen njerezeve zgjidhje konkrete e nuk po i tregohen barsaleta e po i lihen anonime ne forme sekreti

    6. kastriot says:

      kemi besim ke aftesite e erjonit.nje i ri si ne qe punon per rinine.neo-politika e tij dhe filozofia e e praktikes se saj eshte gjeja qe ne rinia shqiptare duhet te besojme dhe jo politikat e vjetra te shqupit,me shpifje dhe perbaljtje apo premtime me fjale qe i merr era.

    7. kastriot says:

      lul basha nuk beri asgje pervecse beri shume te keqija qe dhe ate pak lulishte qe kishim na e betonizzoi.tirana ka shume nevoje per mushkri te pastra te mbushura me oksigjen

    8. Janqi says:

      Projekte konkrete. Puno per kryeqytetin qe eshte lene ne meshire te fatit prej kater vitesh. Kryebashkiaku aktual premtoi krijimin e hapsirave te gjelberta mirpo ne realitet po kryen nje krim mjedisor si ne rastin e ndertimit te kompleksit te pallateve poshte diges se liqenit artificial. Nje tjeter leje abuzive eshte dhene ngjitur me shtepine “Zyber Hallulli”, tjeter leje te 9-kateshet.

    9. nisi says:

      po normale qe dhe Bojaxhiu i saliut eshte se nga e njejta parti del dhe ai !!
      e pale pale del e ben si ftyre mire tani me kto ndertimet pa leje tani se per sa kohe ishte me saliun nuk bente llafe zoteria …

    10. fiona says:

      erion velaij drejtimi i duhur per tiranen

  2. hana says:

    Erion Veliaj eshte e vetmja rruge per ta cuar tiranen ne drejtimin e duhur e per ti dhene zgjidhje konkrete e reale problemeve te qytetareve. nje qytet i ebtonuar dhe qe ka mungese oksigjeni . askush nuk vuri dore per kater vite temudn te ndertonte nje kopesht a lulishte

  3. ELENA GJIKA says:

    EDHE PSE UA PUTHE PLAKAVE DOREN PER PUSHTET;EDHE PSE CDO 2 FJALE GENJEN,EDHEPSE SHET FIC KY ZOGU I RAMES MEGJITHATE DUHET VOTUAR SEPSE NGA KETO SHUME GENJESHTRA DICKA DO MBETET

  4. ana says:

    Kur te perfundojne zgjedhjet per Kryetar Bashkie ne Tirane dhe sigurisht pas dates 23 Qershor kur te dale rezultati perfundimtar qe paraqet Doktor Halim Kosvene fitimtar me te pakten 15-20% me shume vota se Veliaj,mendoj qe Doktor Halim Kosova mos e haroi premtimin e Erjonit per kopshtin zoologjik.
    Per kete premtim te tij Doktor Halim Kosova te kerkoi ndihmen e Erjon Velisa e ta kryea i kete pune,pasi sigurisht pas zgjedhjeve te te qershorit do ete disi i lire e kete pune e kopshti zooologjik e ben mjaft mire.

  5. nori says:

    e verteta eshte se tirana ka nevoje per shume gjera,dhe ne vend qe te fillonin projektet per te bere dicka reale dhe madhore per tiranen na duhet te kthehemi ne tiran e e 1975 qe te vejme kapake pusetash.

  6. dori says:

    tiranes i duhen shume hapsira te gjelbera.me pelqen projekti i veliajt dhe qenka nje projekt konkret.nuk jane fjale qe i merr era sic ben kosova.

  7. erti says:

    planet dhe projekte e veliajt duken shume frymezuese dhe te japin idene se per tiranen po kandidon nje europian.eshte relativisht e pelqyeshme ideja sesi ai po shpalos planin e tij per fushaten,dhe per nje tirane me te bukur.jo si shqupistat qe kane vec fjale.

  8. jorisi says:

    kam shume besim tek veliaj !
    me gjithe keto plane qe ka per Tiranen na ben te besojme se eshte pikerisht personi i duhur per qytetin tone…fundja edhe e ka provuar qe eshte person i zoti se sa kohe ishte ne krye te ministrise beri reforma aq te nevojshme per shteti

  9. taku says:

    edhe bojaxhiu nga vatra e madhe e shqupit ka dale.i vetem ne nje beteje per tiranen.kemi besim ke erjoni dhe ke aftesite e tij per ta bere kete qytet serisht nje qytet te mire per tu jetuar.

  10. roan says:

    Tashme populli yne eshte ndergjegjesuar dhe nuk rrehet me nga pamja e Erit cunit te mamit dhe nga fjalet e tij. Ne tashme e kemi pare qe ai nuk di te punoj di vetem te bej show ashtu si qeveria e piktorit. Prandaj Tirana ka nevoj per ndryshim per Pune dhe Dinjitet. Tirana ka nevoj per Dr. Halim Kosoven.

  11. gesi says:

    Mashtrues, ju jeni qeveria e betonizimit dhe e rrenimit. Beni premtime ne leter sa per te mar votat e qytetareve dhe pastaj i leni ne meshire te fatit. Erjon ti je mashtrues dhe populli tashme e ka pare kete gje. Ti nuk je i zoti per pune, ti ke deshtuar ne cdo pune qe ke mar persiper.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje