Rama: 300 ditë luftë ndaj informalitetit. Do angazhohen edhe Policia e Shtetit dhe Prokuroria

31 Gusht 2015, 17:39Politika TEMA

Kryefjala e 300 ditëve të treta të qeverisë “Rama” do të jetë informaliteti.

Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, kryeministri  paralajmëroi se aksioni kundër abuzuesve nuk do të ndalet derisa të arrihet qëllimi; formalizimi i ekonomisë.

Në aksionin e paralajmëruar për të nisur më 1 shtator, do të angazhohen një sërë strukturash shtetërore, përfshirë këtu Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë.

Lufta ndaj informalitetit do të jetë kryefjala e 300 ditëshit të tretë qeverisës dhe do të harmonizojë veprimet mes doganave, tatimeve, Inspektoriatit të punës dhe Policisë së Shtetit, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë, konsumatorët dhe biznesin”, deklaroi Rama.

Për nga mënyra e zhvillimit, aksioni do të jetë i ngjashëm me të tjerët që ka ndërmarrë qeveria deri më tani.

Kemi një plan të mirëstudiuar për t’iu përgjigjur me efektshmëri dhe qëndrueshmëri afatgjatë në fitoren e kësaj sfide.

Operacion do të jetë i ngjashëm në thelb dhe në efekt me atë të energjisë, mbrojtjes së territorit, ndarjes në sistemin e arsimit mes atyre që ushtrojnë aktivitet të ligjshëm si subjekte private dhe atyre që deri dje e kishin kthyer sistemin në një hapësirë abuzimi dhe tregtie me diplomat”, tha Rama.

Kryeministri u kujdes të theksojë se lufta kundër informalitetit nuk duhet parë si një goditje për biznesin e ndershëm, përkundrazi.

Është një aksion për të bërë të mundur që më të mëdhenjtë të veprojnë brenda kornizës së ligjit dhe gjithkush të fitojë atë që i takon dhe jo të përfitojë duke vjedhur atë që i takon shoqërisë, e cila duhat ta marrë mbrapsht përmes investimeve dhe shërbimeve të shtetit”, u shpreh kryeministri.

Kreu i Qeverisë u bëri thirrje konsumatorëve të ndërgjegjësohen dhe të kërkojnë kuponin tatimor, si një kontribut për të patur më shumë investime dhe rritje rroga.

10 komente në “Rama: 300 ditë luftë ndaj informalitetit. Do angazhohen edhe Policia e Shtetit dhe Prokuroria”

  1. latifi says:

    Bravo bijt e djalit njesoj me saliun je dhe me me i keq nga meta dhe nano

    1. ??? says:

      Ik e pirdhu Latif, se jeni mesuar ju te jetoni si kafshet.

    2. Tarrasi says:

      Z. EDI RAMA KUR DO KAPEN PESHQIT E MEDHENJ??? APO KUR TE MBAROJE LIDHJA ME LSI-ne?

      PERSE PO BEHEN RREGULLA SELEKTIVE DHE ME TE PASURIT VAZHDOJNE TE MOS PAGUAJNE ASGJE. ASNJE TATIM ASNJE TAKSI JO VETEM KAQ PO KA FIRMA TE SHFRYTEZIMIT TE NAFTES QE DALIN DHE ME HUMBJE!!!!KA FIRMA QE SHFRYTEZOJNE MINERALET SHQIPTARE DHE NUK PAGUAJNE ASGJE SE NUK KA FITIME!!!! ATEHERE PERSE I LEJOME KETO AKTIVITETE!!!!!!PERSE E VIDHNI POPULLIN E VARFER DHE NGA KETO ASETE QE I KANE MBETUR????

      JU E KENI FILLUAR NGA KEMBET EDI RAMA DHE DO TA MERRNI PERGJIGJEN KUR TE VIJE KOHA E ZGJEDHJEVE. THESAT ME MIELL QE JEPEN SI LEMOSHE NE KOHEN E ZGJEDHJEVE NGA LSI-ja NUK DO KENE ME EFFEKT.

      JENI NJESOJ TE PA ZOTE PERPARA TE PASUREVE QE KANE DEKATA QE NA PALLOJNE POPULLIN DHE SPAGUAJNE ASGJE.

      PTU LEGENA TE QELBUR.

    3. Tarasi says:

      Moj Rilindje te kam dhjere,
      s’te kuptova ndonje here

      Nga pupulli qe paguan, s’paguan taksa, ha mut perherre!

  2. Spartaku says:

    Eshte e qarte.Edi Rama eshte nje kryeminister,qe shikon te ardhemen e vendit tone me objektivitet.Lufta kunder informalitetit, eshte lufte shume e drejte dhe do mbeshtetet nga te gjithe.Keshtu mund te ecin shteti,dhe jo korpsion galopant si ne kohen e Sali Berishes,qe shkaterroi çdo gje,vodhi hapur,ku sote jane bere miliarder nga djersa dhe gjaku i shqipetareve.Jemi me ty zoti Rama,ec perpara pa frike se ke mbeshtetjen e popullit.Qente e pd-ke le te lehin sa te ken fuqi se ata ashtu te mbrapesht jane gatuar.

    1. Nard says:

      Futja pordhes o Spartak. Sipas llogjikes se Rames dhe llogjikes se komentit tend vetem politikanet kane leje per te vjedhur ne kete vend. Sali Berisha vjedh e vret dhe nuk i ndodh asgje, per gjithe pjesen tjeter te popullit do u angazhoka edhe policia edhe prokuroria.

  3. Dean says:

    Gjith jeten dhe Jo 300 dite,Edo.
    Paralelisht,sa efektive do jete kjo “Strategji” me hapjen e vendeve te reja te punes,se per ironi te fatit,me 1 vend rrumpall,Informaliteti prodhon disa vende pune.

  4. sit... back..and relaks →→→ says:

    ate qe konsumatori e ble 10 leke pa kupon do e bleje 10 leke plus taksen me kupon. pra taksen do e paguaje konsumatori e jo biznesi pasi cdo rritje takse biznesi do ia faturoje konsumatorit. konsumatori duhet te pyesi tregetarin sa kushton malli me takse dhe sa pa takse dhe te vendosi vete si i leverdis, por nqs duan te mbeshtesin biznesin e vogel ath duhet te blejn kesh dhe pa takse (pa kupon) duke negociuar per cmimin.

  5. Tema says:

    Zgjidh shprehjet dhe po ngec në ekuacione

  6. Dritan Shkaba, Komisar i Dritës dhe jo i PS-së says:

    Kryefjala e 300 ditëshit të katërt do jetë…prit pak…sa shpejt ikën.Erdhën zgjedhjet prapë o popull.Vrap në mitingje.Dhe mos harroni të votoni.Jeni ju pa hanë këta…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje